Friday, March 13, 2009

Prokuroria kërkesë Kuvendit për imunitetin e Nikollaq Neranxit

Personit që akuzonte duke shkumëzuar nga goja, kryetarin e bashkisë së Himarës, për vjedhje e abuzime me pronat, pa pasur asnjë bazë ku të mbështeste këto akuza, tashmë duket se i ka ardhur radha tu përgjigjet akuzave reale që janë ngritur në drejtim të tij. Sa e lehtë qënka për një mashtrues të hedhë baltë kundër personave që luftojnë abuzimin?

TIRANË-Prokuroria e Përgjithshme i kërkon Kuvendit të Shqipërisë, heqjen e imunitetit të deputetit Nikollaq Neranxi. Kërkesa vjen një vit pasi, drejtoria e tatimeve denoncoi në Prokurorinë e Tiranës, deputetin e LSI-së, për kontrabandë.
Sipas të dhënave paraprake, që i referohen hetimeve të kryera për këtë denoncim, shifra e shkeljeve arrin në 136 milionë lekë. Në këtë vlerë dyshohet se është dëmtuar shteti shqiptar, për shkak të kalimit të mallrave në doganë gjatë viteve 2004-2005, pa bërë procedurat e zhdoganimit.

(Gazeta Shekulli)

4 comments:

Anonymous said...

Pse akuzat ndaj Neranxit jane reale? Disponon blog-u juaj dokumente qe vertetojne fajesine e Neranxit.Me kete logjike njeriu qe fshihet pas ndjekjes se Neranxit eshte Vasilaq Bollano dhe miku i tij Sali Berisha.Te gjithe ne Shqiperi njohin se Bollanua dhe Berisha jane brek e bythe.

Anonymous said...

NERANX, QE PO SHKRUAN VETE ME LART. KE KURAJO TE DEKLAROSH VETEDIJEN TENDE ETNIKE SI HIMARIOT GREK DHE VORIO EPIRIOT? DEKLAROJE SE CFAR GJUHE FLISJE I VOGEL DHE SE NE KE KISHE SHKOJE. DEKLARO SE ME BOLLANON NA BASHKON IDENTITETI FEJA DHE KOMBESIA GREKE DHE UNITETI HIMARIOT HISTORIKISHT. DEKLARO SE TOKAT JANE TE PAPREKSHME DHE SE PO KE LIDHJE ME ILIR METEN PER GRABITJEN E PORTO PALERMOS. DEKLARO SE POLITIKA SHQIPTFARE MAJTAS DJATHTAS ME NE KRYE BERISHEN DHE METEN DUAN TE DEPORTOJNE HIMARIOTET NGA PRONAT E VETA. I JE FUTUR POLITIKES PER TE FITUAR DHE HARON SE PO TE RRJEPIN QE KUR KE HYRE NE KETE BELA. DHE NE FUND BEJE PUBLIKE KARTEN TENDE DHE TE FAMILJES SI VORIO EPIRIOT. THOJU DHE NJA 50 VETE TE TJERE QE E KANE NE PARLAMENTIN TEND.

MAQUA NGA LLAMANI

Anonymous said...

Prokuroria kërkon imunitetin,Neranxi: Hetimi është politik
» Vendosur: 14/03/2009 - 08:57





TIRANE - Prokuroria e Përgjithshme i drejtohet Kuvendit me kërkesën për heqjen e imunitetit Nikollaq Neranxi, ndaj të cilit organi i akuzës kërkon të fillojë hetimet për veprën penale “kontrabandë me mallra të tjerë”. Hetimet kanë filluar nga Prokuroria e Tiranës, e cila pasi ka konstatuar se është e nevojshme të kryhen veprime ndaj deputetit Neranxi, i cili mban imunitet parlamentar, e dorëzoi dosjen në Prokurorinë e Përgjithshme. Kjo e fundit për më tepër se një muaj, verifikoi provat e mbledhura nga Prokuroria e Tiranës dhe dy ditë më parë formalizoi kërkesën për heqjen e imunitetit. Kjo kërkesë ka mbërritur dje në Kuvendin e Shqipërisë ndërsa deputeti Neranxi e konsideron hetimin si një proces politik. Burime zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, thanë se deputeti Neranxi duhet të hetohet lidhur me një dëm në shifrën e rreth 136 milionë, të shkaktuar nga kalimi i mallrave në doganë pa i deklaruar ato. Prokuroria tha se provat e mbledhura gjatë hetimit hedhin pikëpyetje edhe mbi doganierët që dyshohet se janë implikuar në këtë çështje.
Reagimi
Ndërkaq, deputeti Nikollaq Neranxi ka reaguar dje lidhur me kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit, duke e konsideruar këtë si një hap formal. “Prej disa kohësh jam vënë në dijeni nga persona, të cilët janë thirrur në Prokurorinë e Tiranës për t’u pyetur në lidhje me të ashtuquajturën kontrabandë të zhvilluar në vitet 2001-2004, nga persona dhe automjete të kompanisë së biznesit që drejtohej prej babait tim të ndjerë”, shprehet deputeti Neranxi në deklaratën e tij. Më 2 mars 2009, ai tha se i ka kërkuar takim prokurorit të ngarkuar me këtë çështje, “i cili gjatë seancave të pyetjes me persona të ndryshëm, ka insistuar të nxjerrë lidhje dhe implikim të personit tim me këtë hetim të iniciuar prej tij dhe njerëzve të komanduar të doganave”. “Më 11 mars 2009 me kërkesën me nr.protokolli 305 i jam drejtuar me shkrim Prokurores së Përgjithshme zonjës Ina Rama, e cila më është përgjigjur në datën 12/03/2009, ku më bëhet dijeni se takimi mund të zhvillohet te prokurori Arben Kraja në datën 26 mars 2009”, thuhet më tej në deklaratën e deputetit. Sipas tij, dje Parlamentit të Shqipërisë i është paraqitur kërkesa për heqjen e imunitetit. “Kërkesa proceduriale e prokurorisë duket se është formale, pasi personalisht kam shprehur zyrtarisht gatishmërinë për t’u vënë në dispozicion të Prokurorisë për pyetje”, thekson më tej Neranxi. “Duke qenë i bindur në pastërtinë e time, në mungesën e implikimit në kësi çështjesh dhe akuzash dhe duke qenë një përfaqësues nga më aktivët në jetën politike dhe parlamentare si opozitar, përmes kësaj deklarate denoncoj prapaskenën politike dhe rrezikun që i kanoset akuzës, si organ drejtësie prej porosive politike. Gjatë këtyre katër vjetëve, qysh në momentin kur kam kryer lëvizjen time politike prej opozitari të kalimit nga një forcë politike pjesëtare e koalicionit qeverisës, ka startuar edhe ideimi dhe nisja e hetimit politiko-doganor ndaj biznesit tim. Publiku e mban mend mirë se pak muaj pas kalimit tim si deputet i opozitës, mbi kompaninë e familjes sime, vërshuan gjoba dhe penalitete arbitrare financiare”, thekson më tej deputeti Neranxi në reagimin e tij. tr.so

Anonymous said...

Nuk perjashtoeht mundesia qe Neranxi te jete vene ne shenjester si rezultat i aktiviteit te tij politik. Me sa duket zelli per te sulmuar kryetarin e bashkise (dmth per te paraqitur sulmin nga nje himarjot ndaj nje himarjoti) nuk gjeti mirenjohje nga ata qe u sherben.

Keshtu qe Neranxi duhet te kuptoje se sado besnik ti jete nje himarjot nje qeverie shqiptare, asnje qeveri nuk ka per ta besuar ate asnjehere.

Kjo sepse asnje qeveri shqiptare gjer me sot nuk ka treguar se i respekton himarjotet si shtetas te vet.
stefaneli