Wednesday, October 14, 2009

Cilësi legjislative apo pamundësi kuorumi!? » Vendosur:

Panorama


Rexhep Meidani

Jemi në muajin e dytë të funksionimit të Kuvendit dhe ndjehet “insuficienca kardiake” e këtij institucioni, jo vetëm në veprimtarinë e tij legjislative, por dhe në të gjitha aspektet e jetës së vendit. Aq më keq, po ndjehet apo do të ndjehet pafuqia e tij numerike për ligje që kërkojnë një shumicë të specifikuar, siç janë p.sh. kodet apo vetë legjislacioni që lidhet me reformën në drejtësi. Dhe vetëkuptohet, pa pjesëmarrjen e grupit të deputetëve të PS-së, në procesin parlamentar bëhet krejtësisht e pamundur kjo reformë apo të ngjashmet me të. Madje, dhe ndonjë “shpresë” për ndonjë teknologji “shit-blerjeje” vote duket sa e pahijshme, po aq dhe larg të qenit rezultative. Për më tepër, një situatë e tillë bojkotuese, po të shtrihet mbi një kufi të caktuar kohor, nënkupton dhe domosdoshmërinë e zgjidhjes së ngërçit ekzistues, që do të thotë, nëse jo me “çbojkotim”, me përgatitje potenciale për zgjedhje të parakohshme...
Parë me këtë shqetësim, në vend të pranohet ky realitet parlamentar tepër azmatik, dhe të mendohet apo të veprohet sa më shpejt për kapërcimin apo zgjidhjen e tij, përfshirë dhe mundësinë e hapjes së kutive problematike nëpërmjet rregullimeve të nevojshme ligjore, flitet e merren poza, sikur nuk po ndodh asgjë, sikur gjithçka është krejtësisht normale. Bile, dëgjohet, ndoshta dhe pretendohet me një retorikë të bezdisshme, për veprimtari legjislative të karakterit tepër cilësor, nëpërmjet diskutimit e ridiskutimit vetëm në komisione parlamentare, të “populluara” për gjysmë dhe praktikisht të “ngjyrosura” njëlloj! Pra, na kërkohet tani një veprimtari në komisione, sa “skrupuloze” po aq dhe e “mençur”, një fokusim serioz dhe i “heshtur” për një cilësi legjislative të vërtetë. Dhe e gjitha kjo, për të zëvendësuar veprimtarinë e zhurmshme në seanca parlamentare, edhe pse transparenca para publikut mund të ndeshet apo të prodhohet shumë më tepër në zhvillimin e këtyre seancave!... Në fakt, historia nuk duket tamam kështu. Shqetësimi i shfaqur apo teknologjia që po përdoret nuk lidhet me cilësinë ligjore, por me sasinë njerëzore. Ndryshe e thënë, një problem në vete, aktualisht, po rezulton jo kualiteti apo cilësia e prodhimit legjislativ, por kuantiteti apo numri, veçse jo i ligjeve, por i vetë deputetëve. Realisht, në rastin maksimal, në parlament marrin pjesë një numër deputetësh prej 76 vetë (68 deputetë të PD-së, 4 deputetë të LSI-së, 1 deputet i PR-së, 1 deputet i PBDNJ-së dhe 2 deputetë të tjerë të ardhur nga dy krahët dhe që kanë krijuar një grup të ri politik), ndërsa për hapjen e rregullt të një seance parlamentare kërkohet kuorumi prej 71 deputetësh. Por, kjo nuk është aq e lehtë. Madje, mund të bëhet tepër i vështirë për arsye të ndryshme, përfshirë dhe shërbimet e jashtë shtetit, realizimi i këtij kuorumi, diku pa marrë masa konkrete “disiplinore”, diku pa bërë kujdes për “punë numrash”, në hapjen e një seance parlamentare. Për më tepër, po ta zbatonim edhe ne me ndershmëri traditën anglosaksone për “rënie zileje” (në mungesë të kuorumit), seancat do të bëheshin gjithnjë dhe më të vështira, pse jo dhe me shtyrje të njëpasnjëshme!...
* * *
Në kuptimin ligjor kuorumi është numri i anëtarëve të një bashkësie për të realizuar nisjen e një aktiviteti. P.sh., për të nisur një seancë parlamentare në rastin shqiptar, siç u tha më sipër, kërkohet një kuorum prej 50%+1 deputetë apo 71 të tillë gjithsej. Si i tillë ai shërben si një mjet konkret disiplinimi e funksionimi. Po ashtu, në raste të veçanta, kuorumi mund të jetë edhe më i lartë, p.sh., në votimet e para të zgjedhjes së presidentit në Shqipëri kërkohet një pjesëmarrje mbi tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit (neni 87, paragrafi 3 i Kushtetutës pas ndryshimit të tij me ligjin 9904 të datës 21.04.2008). Po të mos plotësohet ky numër, p.sh., një trupë legjislative nuk mund të funksionojë, nuk e nis dot seancën parlamentare, edhe pse në miratimin e ligjeve të veçanta mund të kërkohet një shumicë e thjeshtë e deputetëve të pranishëm. Edhe për ndryshimin e rregullores së Kuvendit kërkohet një vendimmarrje me shumicë të cilësuar, që në thelb nënkupton dhe kuorumin për nisjen e një seance kur synohet ndryshimi i kësaj rregulloreje. Pra, pa këtë numër nuk ndryshohet lehtë as status quo-ja, as mund të kryhet ndonjë reformë konkrete me ligje të veçanta, ku kërkohet një shumicë e cilësuar (siç është p.sh., sipas Kushtetutës sonë, ndryshimi i kodeve me mbi 60% të votës pozitive të deputetëve apo 84 vota pro). Në përgjithësi, edhe në botë, kur tentohet të favorizohet një status quo, aplikohen, në një mënyrë apo tjetrën, strategji të ndryshme, përfshirë bojkotimin apo obstruksionin të quajtur quorum-busting. Në SHBA, kur ndeshen raste të tilla thirren senatorët apo kongresmenët që të vijnë të votojnë. Por, njihen dhe raste kur konstatohet një kundërvënie kohë-gjatë bojkotuese e refuzuese. P.sh., një rast kundërshtimi i tillë ka qenë ai në shtetin e Teksasit, në maj 2003, ku 52 demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve të këtij shteti u larguan në Oklahoma, jashtë juridiksionit të këtij shteti, për të bllokuar procesin e votimit të një ligji plotësisht të garantuar nga republikanët. Ky bllokim u arrit sepse në këtë shtet kërkohen dy të tretat e anëtarëve, pra 100 përfaqësues nga 150 të tillë, për të zhvilluar procesin në këtë Dhomë. Diçka të ngjashme bënë dhe 11 senatorët demokratë të Senatit të Teksasit, duke qëndruar 46 ditë në Nju Meksiko. Në nivelin federal, sipas nenit të parë të Kushtetutës të SHBA-së, të dy Dhomat e Kongresit (Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati) kanë një kuorum të një shumice të thjeshtë të anëtarëve përkatës. Aktualisht, në rastin e senatit është përfshirë dhe ka një kushtëzim shtesë (të shumicës së anëtarëve të zgjedhur dhe të betuar). Si përjashtim nga vlera e mësipërme e kuorumit është rasti kur dështon kolegji në zgjedhjen e presidentit (apo zëvendëspresidentit), atëherë në këtë rast në dy dhomat kërkohet një prani anëtarësh të dy të tretave të shteteve që kënaqin kuorumin. Në Mbretërinë e Bashkuar, p.sh., në Dhomën e Lordëve mund të merren vendime për çështje procedurale me 3 anëtarë të pranishëm (midis 753 të tillë). Kurse në Dhomën e Ulët ky numër është 40. Bile, aty nuk nevojitet kuorumi i pranishëm gjatë gjithë kohës, debati mund të vazhdojë deri sa të mbeten aty një anëtar parlamenti dhe drejtuesi (spikeri) i tij! Por, ama, nëse kërkohet votimi dhe numri i parlamentarëve është më i vogël se 40, atëherë kjo vendimmarrje duhet të shtyhet për kohë tjetër, por jo të suspendohet. Ndërsa, në Kanada, ky kuorum zbret tek 20 anëtarë, bile nëse janë më pak të pranishëm bien zilet për 15 minuta dhe nëse kjo situatë mbetet e njëjtë zhvendoset aktiviteti për në seancën e ardhshme. Në përgjithësi, në vendet anglosaksone, p.sh. në Australi, nëse nuk është plotësuar kuorumi me nisje të seancës çdo deputet i pranishëm ka të drejtë, kur e vë re një situatë të këtillë, të kërkojë rënien e ziles për 4 minuta. Nëse kjo situatë mbetet po ajo, seanca zhvendoset për ditën pasuese. Nisur nga teprime të këtij lloji, janë bërë përpjekje të ndryshme për kufizime të kësaj praktike, pa prekur thelbin kushtetues të kuorumit.
* * *
Në përgjithësi, në bashkësi të ndryshme nga parlamenti, p.sh. për shoqatat, kur kuorumi nuk futet në statutin e organizatës, ai nënkupton shumicën e anëtarëve të saj. Kjo gjë bëhet problematike kur prania apo aktivizimi i anëtarëve është relativisht më i kufizuar. Megjithatë, korrigjimi në këtë rast nuk ka kuptim të ndjekë një rrugë të ngjashme me atë të procedurave apo kufizimeve parlamentare. Zgjidhja më e zakonshme është fiksimi i kuorumit në numra më të vegjël apo përqindje më të vogla. E njëjta gjë aplikohet sot edhe në bashkësi më të mëdha, siç është p.sh. populli. P.sh., në Shqipëri, për referendumin apo për zgjedhjet e përgjithshme nuk vendoset ndonjë kufi pjesëmarrjeje, ndërkohë që më parë për referendumin kërkohej një përqindje votuesish me të drejtë vote mbi 50%. Dhe e gjitha kjo për të kapërcyer vështirësitë e prodhuara, diku nga indiferenca apo apatia, diku nga hilet, padrejtësitë apo “shkelmat” e llojllojshme të politikës. Të tillë janë dhe “sekretet” e tranzicionit të vetë kutive të votimit! Të zhbëhen këto sekrete dhe të punojë sa më shpejt parlamenti në mënyrë normale!...

9 comments:

Anonymous said...

Mire ne te himarese qajme hallet e te tjereve po nga ne cbehet? shikoni sec cfar lajmesh ka dale nga shekulli: Jane te verteta apo jo? vertet Bollano nuk jepka leje per himariotet dhe jep per te huajt? Pse i zvarrit? Cbehet me tokat e Qeparoit, sjkaterimet ne Jale dhe vjedhjet ne Vuno?
lexo me poshte shekullin sot:..............


"Berisha na tha: Ndërtoni, por Bollano nuk na jep leje"
E nënshkruar Albania Reagimet Shekulli Online | 14/10/2009 | Letrat e lexuesve
I dashur "Shekulli"!
Nga Himara kemi lajme. Vasil Bollano nuk mbledh KRT-në qysh 6 muaj më parë, ndërsa kryeministri Berisha u ka sugjeruar vendasve të ndërtojnë me iniciativën e tyre për të shtuar katet.


Tani ndodhemi në një gjendje të tillë që Bollano nuk jep leje ndërtimi dhe më e keqja vjen për banorët vendalinj. Bollano u kritikua në mbledhjen e Këshillit Bshkiak nga anëtarët e PD-së së KRT-së dhe administrata që ai ka zgjedhur është jashtë çdo shërbese për qytetarët himariotë.


Po kështu, prefekti i Vlorës, i ka dërguar letër Bollanos që të mbledhë KRT-në dhe të kalojë lejet, të cilat kanë kaluar automatikisht, sipas nenit 45 të ligjit për urbanistikën në "Heshtje".


Menjëherë pas deklaratës së Berishës për shtimin e godinave në bregdet për efekt turizmi, banoret vendas kanë aplikuar në Bashki, por nuk kanë mundur të marrin ende lejen e ndertimit. Peprlasja me prefektin e Vlorës rrjedh pikërisht se neni 45 favorizon gjithë pronarët pa përjashtim që duan të ndërtojnë në pronën e tyre.

http://www.shekulli.com.al/2009/10/14/berisha-na-tha-ndertoni-por-bollano-nuk-na-jep-leje.html

Anonymous said...

Vertet duhet te besojme tashme Neranxin per akuzat e bera publike pamvaresisht te qenurit ne nje parti anti himariote si LSI...Ceshtja eshte, Bollano eshte himariot dhe eshte votuar per himariotet, ne se vertete te besojme edhe me tej Neranxin atehere punet nuk jane mire. Bollano eshte akuzuar se i ka sherbyer me besnikeri familjes mbreterore Berishiane per te cilen faktet i presim nga Neranxi te na tregoje per jalin. Akuza eshte shume e rende dhe presim nga Bollano te reflektoje per gjithshka perpara banoreve te tij.

Neranxi: Bollano firmosi prishjet në Jalë
Anila Peçi | 05/02/2009 |

Kronike
Deputeti i LSI-së ngriti akuza kundër kryebashkiakut të Himarës lidhur me lejet abuzive të ndërtimit dhe prishjet

Kryetari akuzohet se duhet t'i kishte dhënë përgjigje çështjes së pronave në bregdet rreth dy muaj më parë

VLORË - "Bollano ka firmosur për prishjen e ndërtimeve në Jalë dhe kjo është e faktuar me dokumente". Kjo ishte deklarata e deputetit të LSI-së Nikollaq Neranxi. I mbërritur në Himarë rreth orës 13:30, deputeti i LSI-së, Nikollaq Neranxi, lëshoi një sërë akuzash ndaj kreut të bashkisë Vasil Bollano, duke e quajtur atë uzurpues, por edhe abuzues.


Neranxi qëndroi para Bashkisë së Himarës, teksa ngriti disa pika për të cilat ai e akuzoi kryebashkiakun se e kishte shkelur, duke i kujtuar atij premtimet e pambajtura, grabitjen që po iu bën pronave në mënyrë të fshehtë, lejet abuzive të ndërtimit apo edhe firmosjen e prishjeve në Jalë.


Akuzat


Në deklaratën e tij, Neranxi theksoi se veprimi i tij kishte si qëllim amanetin e të parëve dhe se dëshironte t'i kujtonte njeriut që kishte uzurpuar bashkinë e Himarës se mandati i tij është një mëkat në kurriz të krahinës dhe banorëve të kësaj zone.


"Ky person është një ujk që po grabit fshehtazi pronat e himariotëve në disa vende të krahinës. Ai është bashkëpunëtor në krim në vjedhjen e tokave, në Jalë, Gjipe, Porto Palermo, në kodrën Goro, Llaman, Spile e Qeparo, - tha Neranxi, ndërsa vijoi se Bollano kishte premtuar 10 gushtin e vitit 2008 se në datën 28 dhjetor do të kishte përfunduar raportin e Komisionit për verifikimin dhe ndarjen e pronave te i zoti.


"Ky mashtrues publik i krahinës e ka kaluar çdo afat të premtimeve dhe afateve të parealizuara, - u shpreh deputeti. - Sot jemi më datën 4 shkurt, por tokat në Himarë, jo vetëm nuk kanë shkuar te i zoti, por janë grabitur edhe më shumë. Së fundmi, ky kryebashkiak lokal është i zhytur në aferat e lejeve të ndërtimit për të huajt që kanë ardhur gjatë tre viteve të fundit në Himarë.


Bëmat e këtij ujku grabitës janë edhe më të shumta, të cilat tashmë nuk janë propagandë, por një dosje e madhe të cilën do ta marrë në dorë drejtësia ligjore.


Jala


Ndër të tjera, Neranxi nuk ka lënë pa përmendur edhe çështjen e prishjeve në Jalë. Ai u shpreh se e vërteta nuk është ashtu siç ka deklaruar Bollano, i cili është shprehur se nuk ka pasur lidhje me prishjet e ndërtimeve.


"Përkundrazi, - ka vijuar ai. - Ka dokumente me firmën e Bollanos që e vërtetojnë dijeninë e tij. Madje, urdhri i dhënë për prishjet ka rezultuar në një kohë që kishin filluar legalizimet". Neranxi solli në kujtesë prishjen e ndërtesave 200-vjeçare, në një kohë që zona e Jalës i ka pronarët e saj.


"Banorët njihen si vendas në këtë zonë ku u kryen prishjet. Po të bëjmë një paralelizëm, mund ta krahasojmë me Bathoren, - tha Neranxi. - Atje ka të ardhur dhe nuk u prishën ndërtimet, ndërsa në Jalë po. Unë disponoj dokumente të cilat kanë firmën e kreut të bashkisë Himarë në kërkesën që ai bënte për këto prishje, - vijoi deputeti i LSI-së. I pyetur në lidhje me lejet e dhëna për ndërtim, emra të cilat Neranxi ka preferuar t'i bëjë publike në një moment të dytë, deputeti ka pohuar se pjesë e kësaj liste janë edhe emra qeveritarësh.

Anonymous said...

Δεν μπορώ να πιστέψω αυτά για Bollanou ως δίνοντας άδεια σε αλλοδαπούς και δεν προορίζεται για τον αδελφό του στη Χειμάρρα, η συγκεκριμένη για την καταστροφή των σπιτιών στη Jali για λογαριασμό της οικογένειας Μπερίσα?
Αναμένουμε Πρόεδρος Bollanou να αποσαφηνίσει τις κατηγορίες. Εμείς επιλέξαμε να ψηφίσουμε για να μας σώσει και τις ιδιότητες ......

Anonymous said...

A MUND TE ME SQAROJE DIKUSH ME MIRE PASI JAM I PAKIARTE,,,

BOLLANO EDHE NE OPOZITE POLITIKISHT EDHE MIK I NGUSHTE I BERISHES?????

EDHE I KERKUAR NGA DREJTESIA (PADREJTESIA ME E MADHE QE I ESHTE BERE NJE PERFAQESUESI TE LARTE POLITIK TE HIMARES NGA SHOVINIZMI SHQIPTAR) QE QUHET BERISHA EDHE MIK I NGUSHTE ME ATE!!!!!

EDHE U THONE HIMARIOTEVE TE NDERTOJNE DHE SHTOJNE KATET (BERISHA DEKLARATE ME BOLLANON) , EDHE I PRESIN NE BESE PER ME TEPER NGA BOLLANO.

PSE HESHTIN SHOQATAT HIMARIOTE, KUR BENE NJEREN PER TA NXJERE PER HERE TE DYTE KRYETAR BASHKIE?

A JANE TE MORALSHME PER NJE LIDER HIMARIOT QE TE BASHKEPUNOJE PER QELLIME TE MBRAPERTA KUNDER HIMARES ME NJEREZ TE KALLEPIT BERISHA?

Anonymous said...

Den einae toso kala ta themata styn Xeimarra pedya. Kay emis edo mesa exoumae xrono na mbylisoumae. Afta pou grafy o Kokedimas pano, mbory kai na ta psitevounae oly giati oi keparotys einae o protos antypolitipsys kata toy Berisa to lazyston tora gya tora. Prepy na aniksoymae debate kai na my afynomae mono to Bollano an kai aftos exy pari sytravo dromo me ton Berisa oso mas lenae. tromero tys fotografies toy Berisa me ton Bollano. Den mboro na pistebo pote an o Bollanos sinergazaitae me ton Berisa gia na mas arpaksonae tys gis kai paralies. Ta pedia poy eine Xeimara na mas enimerosonaer gia olla ta themata kai apo to Dymarxeio, sto telos oly na eimaste enomeny.....

Xristos

Anonymous said...

Djema, eshte hera e dyte qe Bollano prish shtepite e himarioteve, e para ishin shtepite qe prishi ne Spyle dhe vecanerisht hotelin e Viktor Varfit afer portit te Himares, por edhe shume himarioteve te tjere qe spo ja permendin emrin ne fund te fundit jane te gjithe himariote. per here te dyte, na ndodhi me Jalin. Parafolesit me lart thone se Neranxi ka zbuluar qe Bollanoua ka firmosur per prishjen e godinave te himarioteve pronare. Eshte e dhimshme ne se provohet. tani per here te trete, nuk shkon me. Bollanos i duhet dhene nje mesazh i qarte" Mos guxo te shkaktosh dhimbje ne Himare vellezewrve te tu. Shiko Berishen se cfar nuk ben per te legalizuar me qindra mijera shtepi te malokeve. Mbroji te gjithe himariotet pa perashtim sic mbron ata te grupit tend te Omonias ne Livadh. Berisha po behet gati te godase Himaren. Djemte himariote nuk duhet te lene asnje shtepi te himariotit te prishet. ne fundte fundit eshte Bollano qe vendos dhe ai e ka kete pergjegjesi, prandaj edhe e kemi votuar. ne te kundert behet rasti i trete ne kete histori dhe duhet te mare pergjegjesi te larte per kete mission.

shikoni se ckane paralajmeruar ata te Fiks Fare, nje masaker e re po pergatitet nga Berisha per te dertguar Polici ndertimore ne Himare per te prishur shtepite e ngritura me plot mund dhe djerse nga vete himariotet dhe kur kur ne athine ka ardhur Papandreu.:

http://www.top-channel.tv/video.php?id=9045

Anonymous said...

Nqs duam qe himara te perparoje, duhet te mbeshtet cdo gje me ligj. "Ngrini katet e siperme "-thote Berisha, pro si zakonisht ecet me stilin e sekretarit te enver Hoxhes. Nqs ligji parashikon qe banesa te kete dy kate, atehere ato qe thote berisha jane burdhes.

Kurse per lidhjen Bollano Berisha nuk kemi asnje fakt qe te provoje ate perkundrazi kemi faktin qe gjykata e ka denuar bollanon me burg, kurse miqte tij si Mediu me shoke i mbylly gjygjet pa u hapur fare me pretekste proceduriale.

Anonymous said...

Ne Shqiperi nuk ka vetem, Salist, Nanoist, Ramist e Metist, por edhe Bollanist. Qirici na e verteton kete me zellin e tij te njohur Donkishotesk.

Qirici poashtu harron qe Himarjot nuk te ben te ardhurit ne Himare nje muaj te veres per pushime per te gjykuar me pas se kush eshte Himarjot 24 karatsh e kush eshte i ardhur. Kush eshte Himarjot i mire e kush eshte i keq.
Cinizmi i Bollanisteve arrin deri aty sa te ofendoje me pa te drejte cdokend qe mendon ndryshe duke i kategorizuar njerezit me epitete nga me te cuditshmet. Por le ta lejme Qiricin ne shpellen e tij pasi ne fund te fundit ai eshte vetem nje dhe qe aq me pak te meritoje te mbahet ne qender te vemendjes.

Tani ceshtja eshte, ca do bejme ne Himarjotet e ndershem ne menyre qe te mos behemi pre e politikave te uleta?. E thene ndryshe, si te arrijme te ndajme shapin nga sheqeri qe jane prej kohesh ne gjirin tone.

Dhimitri

Anonymous said...

Sapo lexova komentin per hotelin e Varfit qe eshte prishur. Mos i ngaterroni gjerat. Cilido qe tenton ta beje buzen e detit te tijin duhet pengohet me cdo menyre. Pra, jo vetem qe ja kane bere mire Varfit per hotelin e ngritur 5 metra nga buza e detit (fekalet e rreth 20 dhomave qe kishte ndertuar ky zoteri ku filtronin? -direkt ne det) por normalisht dhunues te tille te atyre pasurive qe quhen koinoxrista dormalisht duhet te vene dhe ne burg.

Sipas idese se ndokujt le te vene 5 vete dhe ta bllokojne buzen e detit per hesap te tyre. Le te jene sa te duan me origjine himarjote te hereshme, ata faktikisht jane kunder interesit himarjot ne teresi.
Kocua