Thursday, April 19, 2007

PROBLEME INSTITUCIONALE TË HIMARËS


Nga Prof.Dr Priamo BOLLANO

Për prosperitetin dhe përparimin e Himarës vend të veçantë zë zgjidhja e trajtimit bashkëkohor e disa problemeve institucionale, që lidhen me statusin e saj. Në kushtet e demokracisë zgjidhja e tyre nuk ka të bëjë me njohjen për Himarën të një statusi te tipit për të cilin shume është aluduar nga analistë e publicistë të veçantë, ashtu sikurse nuk ka lidhje as edhe për dhënien e statusit “të veçantë politik” të saj, aq më shumë për ndonjë “kantonizëm specific” të kësaj treve.

Kush gjykon e mendon kështu është jashtë kohës dhe jashtë objektivave të integrimit drejt botës globale që synojmë. Në të kundërtën, në përshtatje me rrjedhjet e reja historike dhe mundesitë që krijon një sistem i vërtetë demokratik, mbështetur në kushtet e veçanta gjeografike e ekologjike, të trashëgimisë kulturore, të dokeve e të identitetit të himariotit të formuar në shekuj dhe të normave të njohura të së drejtës ndërkombëtare, me probleme institucionale të Himarës kemi parasysh një status administrative e institucional që duhe t’i rijepet e të gëzojë kjo Krahinë, qe i eshte mohuar sidomos në vitet e Demokracisë

Historikisht Himara ka pasur dhe ka gëzuar një status të veçantë. është e njohur pavarësia e saj e fituar me luftëra e përpjekje titanike kundër pushtuesve osmanë, që u kurorëzuan me të ashtuqujturat venomenet e himarjotëve. Ato të shkruara në pllaka të mëdha prej bronxi, u jepnin atyre të drejtën e qeverisjes vendore, të pasjes së nëpunësve e të gjykatave të veta, të drejtën e komunikimit në gjuhën amtare, të drejtën e mbajtjes së armëve e të flamurit të vet, etj.

1.-

Historikisht në kushtet e administratëes osmane deri në vitin 1913 Himara ishte një nahije më vete. Ajo përfshinte fshatrat nga Palasa në Qeparo, por edhe duke u futur thellë në Kurvelesh, me fshatrat Kuç, Bolenë, Borsh, Ftere, Corraj e Kallarat, si dhe përfshinte gjithë fshatrat e tjera të Bregut të Poshtëm deri në Lëkurrës e me tutje.

Pas shpalljes se Pavarësisë së Shqipërisë deri në vitin 1928, Himara u rrudhos, u shkëput nga Prefektura e Gjirokastrës në të cilën bënte pjese dhe iu bashkangjit Prefekturës se Vloës, duke pëerfshirë shtatë fshatrat e Bregut të Sipërm: Palasën, Dhërmi-un, Vunonë, Pilurin, Kudhësin, Qeparonë dhe qytetin me të njëjtin emër Hiamarë

Me miratimin e statutit të Mbretërise Shqiptare, në shtator të vitit 1928 dhe mbështetur në ligjin “për zbatimin e Kodit Civil” në dispozitat e të cilit rregullohej organizimi adsministrativ i vendit, Himara mbeti në përbërjen e prefekturës së Vlo rës me statusin e nënprefekturës dhe me dy komunat atë të Qendrës dhe komunën e Vunoit. Ky organizim vazhdoi deri me 1949, ku sipas ligjit “Mbi ndarjen administra-tivo-tokesore te Republikes Popullore të Shqipërisë” shkrihen prefekturat e nënprefekturat dhe krijohen elemente të rinj administrativë ai i rrethit dhe i lokalitetit. Himara me 7 fshatrat e saj organizohet administrativisht si lokalitet me të njëjtin emër, në përbërjen e rrethit të Vlorës.

Në vitin 1953 deri në vitin 1958, ku në përbërjen administrative hyri edhe qarku, Himara fitoi statusin e rrethit, në varësi të qarkut të Vlorës Në vitin 1958, me shkrirjen e qarqeve, Himara kaloi përsëri në lokalitet. Në vitin 1970, me bashkimin e ish kooperativave bujqësore të veçanta në kooperativa të bashkuara, fshatrat e Himarës u organizuan administrativisht në njësinë “fshat i bashkuar”. Fshati i bashkuar Himarë përfshinte qytetin Himarë dhe fshatrat Vuno e Pilur, fshati i bashkuar Dhërmi përfshinte Dhërmiun e Palasën dhe fshati i bashkuar Qeparo përfshinte fshatin Qeparo dhe Kudhës.

Ky organizim vazhdoi deri në vitin 1992, ku në përbërjen administrative u krijuan prefekturat dhe njësitë vendore bashkitë dhe komunat. Himara mbeti në përbërjen e Prefekturës së Vlorës, në fillim si njësi administrative komune dhe më vonë si Bashki, status i cili vazhdon deri më sot.

Në të njëjtën kohë, jo vetëm gjatë regjimit osman, por që nga fillimet e organizimit e të funmksionimit të shtetit shqiptar, fshatrat e Himarës greqishtfolës kishin të njohur me ligj të drejtën e gjuhës amtare greke. Në të njëjtën kohe, pamvarësisht nga numri i deputetëve dhe përbërja parlamentare, himarjtët gëzonin të drejtën e përfaqësimit në organet ligjvënëse të shtetit shqiptar, me deputetin e tyr, që zgjidhej zonën e tyre elektorale dhe që shtrihej nga Palasa deri në Qeparo.

Aktualisht, në kushtet e reja të krijuara me vendosjen e Demokracisë dhe me detyrimet e shtetit shqiptar brenda kuadrit të Marrëveshjes së Asociimit dhe Integrimit MAI, lind domosdoshmëria e rishikimit të statusit institcional të Himarës. Kjo jo vetëm që ky status t’u përgjigjet nevojave e kushteve të reja, por edhe për të mbajtur më mirë veçoritë gjeografike, kulturore, historiko-filologjike të Krahinës, por edhe për të rivendosur një të drejtë, që aktuliahsht është mohuar, në kundërshtim me normat jurike ndërkombëtare “që një e drejtë e fituar prej kohësh, nuk mohohet”.

2-

Së pari, mbështetur në kushtet e veçoritë gjeografike, kulturore, historike, në doket e trashegiminë, në largësinë e Himarës nga Prefektura e Vlores, në konfiguracionin e thyer malor-kodrinor, lind nevoja e dhënis së statusit të rrethit e të Prefekturës të Krahinës së Himarës. Dheni e këtij statusi Himareë nuk përben ndonje favor ose një privilegj të veçantë që i jepet asaj. Në të kundërtën, përben një të drejtë të fituar që, për arësye të ndryshme i është mohuar asaj

Aktualisht statusin e prefekturës dhe rrethit e gëzojnë mjaft krahina e zona të vendit, që për vite të tëra gjatë shekullit të kaluiar, kishin të njëjtin status me Himaren. Te tilla janë psh rrethi i Peqinit, i Delvinës, i Sarandës, i Skraparit, Lushnjes, Fierit etj qe nga pikepamja administrative tokesore gezojne sot statusin e rrethit ose të prefekturës, pra më të lartë se ai i Himarës.

Mund të thuhet se Himara ka dallime nga këto sepse nuk mund të shtojmë pa kufi numrin e prefekturave dhe të rretheve, por edhe sepse Himara perveç të tjerave ka një numur të pakët popullsise, 11 deri 13 mijë veta. Argumentet e mësipërme, që sjellin politikane të veçantë, mendojme se nuk qëndrojnë. Numri i prefekturave dhe rretheve në asnjë rast nuk mund të jetë element subjektiv dhe prodhim i gjykimit të këtij ose atij politikani. Ndërkohë argumentimi i numrit të popullsisë, i madh ose i vogël s’mund të jetë vndimtar për përcaktimin e statusit të një krahine. Në rast se do të pranohej ky argument, atehere nuk të kishim, siç kemi sot në botë, shtete që në perbërjen e tyre numërojne miliarde ose qindra milione vetë dhe shtete që kanë një popullsi, numri i së ciles nuk i kalon disa dhjetra ose në rastin më të mirë disa qindra mijë vetë.

Në përcaktimin e e statusit administrativ të një krahine ose zone lipset që krahas popullsisë të merren në konsideratë edhe veçoritë gjeografike ekologjike të zonës, bashkësia komunitare e popullsise, kushtet e vecanta historiko-kulturore të formimit të identitetit të këtij komuniteti, veçoritë dhe kushtet e këtij formimi etj. Pare dhe trajtuar nga ky kënd vështrimi Himara i ka te gjitha mundësitë dhe sa duhen për të gëzuar statusin e Prefekturës ose të rrethit.

Kuptohet një gjë e tillë nuk varet nga himarjotët as edhe është në dorën e tyre. Ajo varet nga politika, e cila sipas nesh duhet të drejtoje më mirë sytë nga Himara, e çveshur nga çdo lloj mentalitetit të nacionalizmit të sëmurë dhe nga konceptet e vjetra ballkanike gjeopolitike, që në kushtet aktuale janë shprehje e qëndrimeve dogmatike të së kaluarës dhe që bien ndesh me synimet e integrimit drejt Europës.

Domosdoshmëria e këtij organizimi diktohet edhe nga fakti se në gjendjen e tanishme që ka Himara, shumë probleme të karakterit publik, fiskal, të regjistrimit të pasurise, të procedurave gjygjësore, të marrjes së pasaportave, të legalizimit të dokumenteve te identitetit etj himarioti është i detyruar t’i kryejë ne Vlorë. Për këtë përveç shpenzimeve të shumta që duhet të perballojë, atij i duhet të humbasë edhe shumë kohë. Shpesh herë këto shërbime normnalisht nuk mund të kryhen brenda një dite, pa bërë fjalë për sorollatjet eventuale dhe pagesat e tepërta që duhet të bëjë ndaj nëpunësave e funksionarëve shpesh herëe tëe korruptuar.

Së dyti, lidhur ngushtë me dosmosdoshmerine e rioorganizimit institucional të Himarës është edhe problemi i organizimit të zonës lektorale në Himarë.

Historikisht fshatrat e Himares, që nga themnelimi dhe funksionimi i shtetit shqiptar, kanë përbërë një zonë më vehte elektorale. Ata kane patur kurdoherë të drejtën që me votën e tyre të lirë të zgjedhin përfqësuesin e tyre në organet e larta legjislative.Kjo është ndjekur gjatë viteve të Mbretërisë Shqiptare. Një gjë të tillë s’mundi t’ia mohonte popullit liri dashës e punëtor të Himares, as edhe regjimi monist që ishte diktatura më egër, në krahasikm me vendet e tjera te Lindjes.

Por pas viteve 90 te shekullit të kaluar, në vitet e Demokracisë, himariotit kjo e drejtë e fituar iu mohua. Himara, për efekt të organizimit të zonave elektorale herë përfshihet me një zonë herë me një zonë tjetër, me shtrirje maramendese teritoriale dhe largësi disa dhjetra kilometra. Vite me parë Himare bënte pjesë në nje zonë elektorale në disa fshatra të Lumoit të Vlores, prapa maleve të Vetëtiës.Sot zona elektorale në të cilën përfshihet Himara shkon deri në në Rrëzën e Delvinës, përfshi qytetin e Delvines dhe Finiqin antik, me një largësi në rrugë automobilistioke prej 110 Km.

Një organizim i tillë i zonës elektorale të Himares meriton vemendje dhe një kthim në organizimin e zonës elektorale Palasë Qeparo, siç ka qenë organizimi i zonës elektorale për dekada të tera. Zonat lektorale do të mund të shprehin një unitet dhe kompaktësi komunitare të formuar historikisht, mbi bazën e trashëgimisë historike, kulturore, të dokeve etj. Vetëm kështu mund të sigurohet një barazi në fushën e votimeve, barazi e cila është në radhë të parë, një barazi sociale e komunitare, që rrjedh nga respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve

Se treti, lidhur ngushtë me problemet e mësiperme është edhe çështja e njohjes së gjuhës amtare të fshatrave greqisht folëse të Himarës.

Edhe në kushtet e diktaturës moniste gjuha amtare e fshatrave greqisht folëse të Himarës nuk u është mohuar. Për këtë le të mbajmë parasysh, perveç të tjerave edhe faktet e mëposhte: Deri nga mesi i viteve 50 në Letër Njoftimin e shtetesave shënohej krahas besimit edhe gjuha amtare. Rrjedhimisht qytetarët e Himarës, të Dhermiut dhe të Palasës e kishin të njohur si gjuhë amtare greqishten. Nga ana tjetër, deri në regjistrimin e përgjithshëm të Popullsisë së Shqipërisë të vitit 1960, ku në anketën përkatëse përfshihej krahas besimit edhe gjuha amtare banorët e këtyre fshatrave shënonin si gjuhë amtare gjuhën greke.

Aktualisht kjo e drejtë e fituar atyre u është mohuar, në kundershtrim të plotë me gjithë normat e së drejtës ndërkombëtare, duke shkelur një nga të drejtat dhe liritë themelore të shtetasve.Eshtë e nevojshme që edhe kjo e drejtë të rivendoset.

X

X x

Himara historikisht ka qenë dhe mbetet vendi i takimit të dy kulturave e të dy qytetërimeve, të “detit” dhe të “tokës”, vendi i komiunikimit dhe i shkëmbimit të vlerave materiale e shpirtërore të popujve. E tillë do të mbetet ajo kurdoherë, sepse kjo përputhet plotësisht me natyrën, karakterin dhe shpirtin e himariotit. Për të janë të huaja konceptet e ksenofobizmit të vjetër ballkanik. Himara ka qenë edhe është kurdoherë e hapur, në radhe të parë, për Europën, çka përkon me konceptet e reja globaliste, me konceptet e lirive dhe të drejtave themelore të popujve kudo në planetin tonë. Në këtë kontekst himarioti kërkon që për askënd të mos ketë deformim të të drejtave dhe të lirive, qoftë tek ai që flet shqip, qoftë edhe tek ai që flet greqisht. Ai nuk ka kohë, por nuk e ka as për zakon, sepse nuk përputhet me karakterin e tij, të mendojë për “teritore dhe për flamuj”. Ai flamurin e ka pasë edhe në vitet e pushtimit osman, gjithashtu është i ngopur dhe i kënaqur me vendin, pronat dhe tokat që kanë lënë trashëgim të parët e tij, për të cilat do të kërkojë deri në fund për ndarjen e tyre sipas parimit të trashëgimisë dhe gjendjes së tyre para vitit 1945. Himarioti sheh përpara dhe për këtë interesohet për zhvillimin e përparimin e Himarës, për integrimin e saj dhe të mbarë vendit në botën globale, në Europë.


No comments: