Showing posts with label Opinion. Show all posts
Showing posts with label Opinion. Show all posts

Wednesday, August 20, 2014

KOZMA ETOLIANI: SHENJTORI I MYZEQESË DHE I ORTHODHOKSISË EKUMENIKE

Nje studiues grek, ka bere nje artikull, ku ne menyre shkencore hedh poshte shpifjet dhe genjeshtrat per Shen Kozmain dhe denoncon shtremberimet historike dhe manipulimin me fjalet e Shenjtorit.
MIHAIL KR. PANTOULLAS ish Kryetar i Komitetit të Miqësisë së Parlamentit Helenik me Parlamentin Shqiptar


KOZMA ETOLIANI: SHENJTORI I MYZEQESË
DHE I ORTHODHOKSISË EKUMENIKE
(përgjigje historianëve profanë në histori)

Në gazetën “Dita” të Tiranës, u botua, së fundmi, artikull i profesorit z. Pellumb Xhufi nën titullin: “Shën Kozmai dhe misioni i tij në Shqipëri” (1). Objektiv i tij, sikundër vetë ai pohon në hyrje të artikullit, ishte “që të zhvishet Shën Kozmai nga mbulesa mitologjike që e ka mbështjellë personalitetin e tij”. Absolutizmi, që e dallon këtë formulim konkrret, krijon që në krye të herës probleme për objektivitetin në kërkimin e së vërtetës nga ana e z. Xhufi. Supozoj se vetë ai e njeh më mirë se kushdo tjetër se gazetaria mercenare është një nocion krejt i papajtueshëm me hulumtimin shkencor, që ambienti akademik kuron. Por kjo lidhet me profesorin z. Xhufi dhe besueshmërinë e tij shkencore, që për nga rezultati duket se nuk e preokupon seriozisht. Qartazi qëllimi i artikullit ishte tjetërkund!!!
Sidoqoftë le t’i marrim gjërat prej fillimit. Së pari titulli që i vihet artikullit është në atë mënyrë i formuluar, për të lënë si të nënkuptuar, një shërbim të porositur të Hieromonakut Kozma në Shqipëri. Kjo nuk është e vërtetë. Dhe kjo për faktin se studimi i letërkëmbimit të shpëtuar dhe i predikimeve të tij na tregojnë se nuk ka patur asnjë devijim përsa i përket mesazhit bazik të Kozmait për popullsitë Orthodhokse të përvuajtura të Ballkanit, që ishte të ruajtja e besimit të krishterë Orthodhoks si armë ideologjike për mbijetesën e rajave përballë muhamedanizmit mbizotërues të pushtuesit Turk (2).
E dyta, që konstatohet nga lexuesi në artikullin e z. Xhufi nuk janë veç gabimet profane historike që me shumicë gjenden në këtë shkrim të tij. Për shembull: 1) Është e gabuar se ekzekutimi me varje i Hieromonakut Kozma është kryer në Kolikondas. E drejta është se Kozmai u martirizua në Mojalli të Fierit dhe varrimi i tij u bë në Kolikondas, ku u gjend trupi i tij i marrë me rrëmbim nga ujrat e lumit Seman (Apsos) (3). 2)Vizitat njëzetëvjeçare të Hieromonakut Kozma nga fshatrat e periferisë së Konstandinopojës, në Romilinë Lindore, Maqedoninë Lindore – Qendrore dhe Perëndimore, në Thesali, ishujt e Egjeut dhe të Jonit, Greqinë Kontinentale, në Manastir dhe Ohër deri në Shqipëri dhe Epir, u realizuan me lejen dhe bekimet e Patriarkëve Ekumenikë Serafimit II, Samuelit dhe Sofronit II. Kurrë ndonjëherë nuk është lëshuar firman i posaçëm Sulltanor për këto udhëtime të Kozmait. Kjo tezë e z. Xhufi hidhet poshtë nga vetë ai, ngaqë në po të njëjtin tekst na sjell një letër të Kozmait për kadiun e Filatit të Thesprotisë që të lejohet qëndrimi dhe aktiviteti në zonën nën përgjegjësinë e tij. Pyetja është e thjeshtë. Nëse do të ekzistonte firmani i Sulltanit përse u dashka kërkesa me shkrim për të njëjtën çështje ndaj një gjykatësi klerikal vendor? Dhe për më tepër si do të guxonte Kurt Pashai i Beratit të urdhëronte ekzekutimin e Kozmait? 3) Referenca e z. Xhufi se Patriarkana Ekumenike e emëroi Hieromonakun Kozma si “Inspektor të Përgjithshëm të Shkollave Greke” është e gënjeshtërt. E vërteta është se u caktua “Hieropredikues i Përgjithshëm Apostolik i Kishës Lindore” (4). Me këtë cilësi bëri udhëtimet e tij në Ballkan. E para me të dytën asnjë lidhje nuk kanë. Është për t’u habitur sesi ia arrin dhe i njehson z. Xhufi. 4) Hieromonaku Kozma nuk ishte “Shenjtori gjysëmanalfabet nga Etolia”, sikundër shkruan z. Xhufi. E kundërta ndodh, sepse përveç arsimit të përgjithshëm dhe studimit shumëvjeçar të tij në Bibliotekat e Malit të Shenjtë, ishte njohës i të paktën tre gjuhëve përveç Greqishtes dhe ishte student në Akademinë e famshme Athonike , nga institucionet më të vjetra akademike në Evropë, me drejtor Evgjeni Voullgarin, iluministin më të rëndësishëm në Evropën Juglindore (5). 5) Më 24 Gusht të çdo viti nderimi i kujtimit të Shën Kozmait nuk kremtohet vetëm nga Kisha e Greqisë dhe Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, sikundër këmbëngul z. Xhufi. Më 20 Prill 1961, kohë kur Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ishte shkatërruar prej rregjimit të Enver Hoxhës, Patriarkana Ekumenike, me miratimin e të gjithë Patriarkanave Orthodhokse dhe Kishave Autoqefale, e renditi Kozmain në korin e shenjtorëve të Orthodhoksisë Ekumenike (6). Jam i sigurt se këtë fakt e di edhe redaktuesi i shkrimit, sikundër edhe se shenjtëria e Kozmait ishte ngulitur në ndërgjegjen e popullit, të Krishterë dhe myslymanë, shumë kohë para martirizimit të tij. Për këtë arsye dhe në varrin e tij, në Kolikondas, që nga çastet e para drejtoheshin mijëra njerëz pavarësisht besimit (7). Po e njëjta gjë edhe në Manastirin që ndërtoi në nderim të tij Ali Pashai më 1814 – 1815, ndërkaq që ikona adhuruese të Shën Kozmait filluan në pikturohen në gjithë rajonin ballkanik që prej vitit 1779 e në vazhdim (8). Studimi i mbishkrimeve të këtyre ikonave e çvlerëson opinionin e z. Xhufi se në mjedisin Heladik ai shënohet si “ethonmartir apo si apostull i Helenizmit”. Epitetet karakterizuese që shoqërojnë emrin Kozma janë po të njëjtat kudo. I hasim ato në të gjitha ikonat qoftë ato që ndodhen në Shqipëri apo në Greqi, qoftë gjetiu dhe fiksojnë pikërisht atë çka ai ka qenë: hieromonak, hieropredikues, asket, atlet, neomartir, hieromartir, oshënar – martir, apostull, isapostull (i barabartë me apostujt) dhe pas vitit 1961, i Etolisë. Përjashtim këtij rregulli përbën një ikonë e mbartshme (Manastiri i Shën Kozmait, Arnea, Halkidiki, fillimshekulli 20-të) në pjesën e sipërme të së cilës është shkruar mbishkrimi: SHEN HIEROMARTIR DHE ISAPOSTULL I SHQIPËRISË KOZMAI (Ο Άγιος Ιερομάρτυς και Ισαπόστολος της Αλβανίας Κοσμάς), gjë e cila gjithashtu reflekton realitetin, sikundër ky është reflektuar në mënyrë diakronike në ndërgjegjen e Orthodhoksëve të Shqipërisë dhe jo vetëm tek ata. Dëshmi e papërgënjeshtrueshme është afresku i Shën Kozmait i vitit 1960, në kulmimin e regjimit komunist, në fshatin Bubullimë të Lushnjës (9). 6) Edhe gabimi historik i tij i fundit , fare ashiqar. Lejen për udhëtimin e dytë të Hieromonakut Kozma e dha Patriarku Ekumenik Samuel, dhe jo “vegla e Sulltanit, Sofroni II”, sikundër e cilëson z. Xhufi. Ky Patriark dha lejen e tij miratuese për udhëtimin e tretë me këtë argumentim: “Rrezikun e islamizimit duke e parë emergjent, i ndjeri atëherë udhëheqës i Kishës, Patriarku Sofron II, vendosi të dërgojë këtë klerik të urtë, Kozmain, në ata rajone të rrezikuar” (10). Përpjekja, për ndërprerjen e islamizimeve masive, që rrezikonin transformimin e përbërjes etnike dhe fisnore të popujve të Ballkanit, e prish gjykimin e z. Xhufi se Patriarku Sofron II, ishte “vegël e Sulltanit”. Lufta pra për pengimin e islamizimeve masive, që rrezikonin të transormonin përbërjen racore dhe etnike të popujve të Ballkanit, e çvlerëson vlerësimine e z. Xhufi se patriarku Sofron II ishte “vegël e Sulltanit”. Vetëm në rastin se në këtë formulim të tij fshihet hidhërimi personal për faktin se prezenca e Hieromonakut Kozma i përmbajti numër të konsiderueshëm Shqiptarësh që të përqafojnë fenë (muhamedanizmin) e pushtuesit Turk, duke qëndruar besnikë në besimin atëror. Por një fakt i tillë nuk është për akuzë por për lëvdatë.
E treta që do të dëshiroja të vërej në shkrimin e z. Xhufi ka lidhje me shtrembërimin, gjatë transferimit në gjuhën shqipe, të citimeve nga burime të shkruara, të cilave u referohet. Një akt i tillë nga pikëpamja shkencore është i papranueshëm, moralisht i palejueshëm dhe i dënueshëm nga i gjithë komuniteti shkencor. Le të marrim dy shembuj: a) Mes titullit të shkrimit dhe paragrafit të parë të tekstit z. Xhufi na parashtron këtë citim: “U mësoni fëmijëve tuaj të flasin gjuhën greke sepse kisha dhe kombi ynë janë grekë... Më mirë të kini shkollë greke në fshatin tuaj sesa të kini kopshte, pyje dhe lumenj”. Ky fragment është nga Predikimi didaktik nr.5 i Hieromonakut Kozma (11) dhe formulimi i tij origjinal është si vijon: “ ...t’i arsimoni fëmijët tuaj të mësojnë greqisht, sepse kisha jonë është në gjuhën greke. Dhe nëse nuk mëson greqisht, vëllai im, nuk mund të kuptosh ato që kisha jonë pohon. Më mirë, vëllai im, të kesh shkollë greke në vendin tuaj, sesa të kesh burime dhe lumenj. Dhe ndërsa do të kesh mësuar shkrim e këndim fëmijës tënd, atëherë quhet njeri”. Nga krahasimi i dy teskteve menjeherë kuptohet shtrembërimi barbar, të cilin ndërmorri z. Xhufi në mënyrë që të manipulohet dhe të vishet me faj kuptimi real i fjalëve të Kozmait, në mënyrë që lexuesit të orientohen në konkluzione të gabuara. Konkrretisht në shprehjen origjinale të Kozmait “...sepse kisha jonë është në gjuhën greke” z. Xhufi në mënyrë abuzive shton fjalët “dhe kombi ynë” ndërsa qëllimisht fshiu fjalinë që vijon ngaqë ajo argumentonte në mënyrë të qartë qëllimin e të mësuarit të gjuhës greke nga Orthodhoksët johelenofonë të Ballkanit . Ndërtoi, për pasojë, fjalinë “sepse kisha dhe kombi ynë janë greke” dhe për arsye propagandistike i vuri në gojën e Kozmait. E di sigurisht z. Xhufi se fjala “komb” mungon kryekëput nga fjalori i tij, ndërsa fjalën gjini e përdor vetëm kur i referohet gjinisë njerëzore ose gjinisë së Orthodhoksëve. Ka edhe diçka, akoma, që gjithashtu, nuk është se nuk e di z. Xhufi. Fjalën Helenë hieromonaku Kozma e përdor gjithonë me kuptimin e idhujtarit (atij që adhuron idhujt). Është shprehës fragmenti i mëposhtëm nga predikim i tij didaktik: “Nuk jeni Helenë, nuk jeni jopërdëllimtarë, heretikë, të pafe, por jeni të Krishterë Orthodhoksë përdëllimtarë” (12). Nga sa u thanë më sipër bëhet e qartë se hieromonaku Kozma besonte se forcimi i besimit të krishterë orthodhoks dhe për këtë shkak përballimi i islamizimeve ishin në një linjë me njohjen e gjuhës greke, ngaqë në greqisht ishin formuluar fillimisht të gjitha librat e shenjta dhe dogmat e tij. Një e vërtetë e vetëkuptueshme që gjen konfirmimin e saj absolut në personin e Fan Nolit, i cili me sukses përktheu nga greqishtja në gjuhën shqipe një pjesë të madhe nga thesari i theologjisë dhe adhurimit orthodhoks, duke qenë vetë ai një njëhos i gjuhës greke antike, mesjetare dhe moderne (13). Z. Xhufi i di këto të gjitha prandaj edhe guxoi manipulimin me këtë fragment konkrret të Predikimit të Kozmait. Vetëm se vjedhësi dhe mashtruesi vetëm për pak kohë gëzohen... b) Në shkrimin e z. Xhufi gjendet, gjithashtu fragment i një letre të hieromonakut Kozma për kadiun (gjykatës fetar myslyman) e Filiatit të Thseprotisë, për dhënien e lejes që të rrugëtoj në zonën e tij. Fragmenti të cilin boton është si vijon: “Unë, zotëria im, si shërbëtor i sovranit tim, Sulltan Hamitit, po u vij përreth nga fshati në fshat që të bind të Krishterët të mbajnë besën e Perëndisë dhe të binden në urdhërat e sulltanit, sikundër kam urdhër nga Patriarku dhe parinë e Kishës...”. Origjinali i tekstit, ndërkaq, i letrës së Kozmait është si vijon: “...unë, zotëria im, si i Krishterë dhe shërbëtor i padenjë i Perëndisë së shenjtë dhe raja i mbretit tim Sulltanit Hamit, i urdhëruar prej patriarkësh dhe kryepriftërinjsh të mi, po rrugëtoj dhe u mësoj të Krishterëve të ruajnë porositë e Perëndisë dhe të binden në urdhërat mbretërorë sipas vullnetit të Perëndisë...”. Nga teksti origjinal z. Xhufi ka hequr dy elementë decizivë. E para është vetëpërcaktimi i hieromonakut Kozma “i Krishterë dhe shërbëtor i pavyer i Perëndisë së shenjtë”, që i paraprin cilësisë si “raja i sulltanit Hamit”. E dyta është përcaktori “sipas vullnetit të Perëndisë”, që përcakton me qartësi absolute përmbajtjen e urdhëresave sulltanore ,e të cilat do të mund të binin dakord të Krishterët Orthodhoksë. Synymi i qartë i z. Xhufi është që të paraqesë hieromonakun Kozma si vegël të Sulltanit. Nuk mjaftohet vetëm këtu. Që t’i jap gjoja një pamje të vërtete shpifjeve të tij kundër Kozmait, e ngatërron atë në disa lëvizje Shqiptarësh të revoltuar kundër Portës së Lartë, duke vendosur në kohë letrën e tij për Katiun e Filiatit më 13 Qershor 1767. Sigurisht, e di z. Xhufi, se koha e vërtetë e shkrimit të asaj letre është 1779 (14), dymbëdhjetë vjet më pas, periudhë kohore gjatë së cilës historia nuk ka të regjistruar asnjë lëvizje revoltash veçse përplasje të ashpra personale mes ofiqarësh me origjinë shqiptare të administratës otomane, me rast kulmor atë të Ali pashait me Kurt Ahmet pasha, nga viti 1779 deri më 1782. Gjatë kësja periudhe i pari ishte bej në Tepelenë dhe i dyti veli i Vlorës (15). Ndjenja e dëshpërimit dhe pamundësisë që u krijoi popullsive Orthodhokse të Epirit përplasja e Ali pashati me Kurt pashanë, ngaqë kjo mori karakteristika të mbizotërimit mbi hapësirat gjeografike më gjerë, në mënyrë shumë shprehëse janë pasqyruar në një kujtim të kishës së hirshme të Shën Nikollës, në fshatin Marmara të Janinës (16). Në fund të fundit për rastin e Kozmait z. Xhufi është shumëfish i ekspozuar, sepse masakroi me ndërgjegje historinë, nuk e respektoi traditën e gjallë popullore të vendit të tij dhe përbuzi kujtimin e dlirët të Shqiptarëve, të krishterë dhe myslymanë, që për dyqind e tridhjetë e pesë vjet tanimë, duarhapur deponojnë, nderimin dhe falenderimin e tyre për gjithshka u ofroi atyre dhe atdheut të tyre, Kozmai (17). Në këtë pikë është karakteristike se Fan S. Noli në “Kremtoren” e tij, që e botoi në Amerikë, më 1947, nuk ka të fiksuar vetëm të kremten e Shën Kozmait (Shën Kozmai i Beratit) si një nga më të rëndësishmet e Kishës Orthodhokse, por referencën e tij e shoqëron edhe me tropare të “Lavdërimeve” që vetë kompozoi në gjuhën shqipe në nder të Shenjtit. Në këto tekste poetike e karakterizon “...lipsan mrekullibërës, Kozma...”, “...thesar të pavyer të Beratit...” dhe vetë atë “...mburrje të murgjërisë...” që “...nderoi dhe lavdëroi Kishën dhe stolisi altarin e saj si meshtar...” (18). Gjithë sa u përmendën më lart është e sigurtë se z. Xhufi i di. Pyetja pra është torturuese. Pse megjithatë i fsheh duke barbarizuar të vërtetën? Përgjigja është përgjegjësi e tij personale.
Përpjekja e fundit e pashpresë e z. Xhufi që të zhvlerësojë respektin e thellë të popullit shqiptar në kujtimin e Shën Kozmait përmban në vetvete një pasion të pabesueshëm. Në artikullin e tij mbështet idenë se udhëtimet e hieromonakut Kozma përbënin pjesë të një plani, që kishte për qëllim: a) të mbante të robëruar tek Perandoria Otomane popujt e krishterë të Ballkanit dhe b) të përhapte gjuhën helenikenë trevat shqiptare me krijimin e shkollave greke me qëllim helenizimin e shqiptarëve. Le t’i shikojmë të dy aspektet me gjakftohtësi.
Është fakt i njohur tek komuniteti shkencor dhe akademik se trajtimi i çfarëdo çështjeje, aq më tepër të shkruarit e një artikulli, presupozon studim të thellë dhe hulumtim të hollësishëm. Në rastin e Shën Kozmait, z. Xhufi i konsideron të dyja të tepërta. Nuk i intereson e vërteta, por “regjizura” e mashtrimit, edhe në rastin kur ky është kaq i trashë, sikundër argumenti i tij se Kozmai luajti lojën e sulltanit në kurriz të popujve të krishterë të Ballkanit.
Në rast se z. Xhufi do të studionte qoftë edhe elementarisht atë periudhë, veprën dhe jetën e hieromonakut Kozma do të kishte ndershmërinë shkencore të pohonte se nënshtrati historik i ideve të tij nuk ishte përmbysja e regjimit feudal ortoman, historia madje nuk i kishte ngarkuar këtë detyrë, por besimi i patundur në epërsitë shpirtërore të krishterimit. Për përhapjen e ideve të tij Kozmai shfrytëzoi veçantitë historike të ndarjes më dysh të shoqërisë otomane në besimtarë ofiqarë (myslymanë) dhe jobesimtarë vasalë (të krishterët), që reflektonte marrdhënien mes pushtuesit dhe të pushtuarve. Kjo ndarje shoqërore, në bazë të besimit fetar, ndikoi në mënyrë vendimtare evolucionin etnogjenetik të popujve të krishterë të nënshtruar të rajonit. Skllavërimi social feudal mori trajtat e nënshtrimit fetar dhe krishterimi përbëu element historik të etnogjenezës. Kryqi nga simbol fetar u bë simboli i flakjes së zgjedhës otomane. Përballë fesë së pushtuesit, hieromonaku Kozma lartësoi me mësuesinë e tij besimin orthodhoks të të pushtuarve, duke i dhënë ideve të tij përmbajtje më të zgjeruar (19). Për këtë arsye dhe lufta e tij kundër islamizimeve ishte një nga kapitujt më të rëndësishëm dhe më pozitivë të veprimtarisë së tij.
Këtë flamur nuk e uli akoma edhe kur bënte vlerësim të skllavërimit Turk si më tolerant nga kolonializmi i Frëngëve ose e Venecianëve me argumentin se “Turkut aspra (para) nëse i jep bën çfarë të duash”, ndërsa të tjerët “do të na dëmtonin në besim”. Edhe diçka akoma shumë e rëndësishme. Në emrin e besimit orthodhoks e mbrojti atdheun kundër Turqëve edhe Heroi Kombëtar i shqiptarëve, Gjergj Kastriot (Skënderbeu)? Leximi i mbishkrimit në përkrenaren e famshme që është e ekspozuar në Muzeun e Vjenës (Austri) dhe përmbajtja e fjalimit të tij para Papa Pavlit II, në Romë, për qëllimet e pushtuesit Turk “... të shkatërrojë Kryqin dhe të të ngrejë mbi Kapitol shenjën e Gjysëmhënës”, mundet që t’i zgjidh të gjitha habitë z. Xhufi. Por me vrullin që ka marrë nuk e ka për gjë ta denoncojë edhe atë si një agjent sekret të Turqve!!!
Ngelen për t’u prëgjegjur edhe sa janë shkruar në artikull lidhur me pozicionin e hieromonakut Kozma ndaj gjuhës dhe arsimit helenik. Çështja është shumë e thjeshtë sado që z. Xhufi bën përpjekje pa sukses të “zbulojë” objektiva të fshehta politike që arrijnë deri në argumentin e pabesueshëm se “...Kozmai ndaloi të shkruarit e gjuhës shqipe”. Por që diçka të ndalohet duhet që të ekzistojë dhe në atë kohë shkrim nuk ekzistonte. Madje shkolla e parë shqipe u krijua në Korçë më 1887, 108 vjet pas vdekjes martirike të Hieromonakut Kozma. Përgjigja gjendet te ajo frazë e Kozmait, që është e përfshirë në shumë pika të mësuesisë së tij, të cilën z. Xhufi e ka fshehur kur ka përdorur fragmentin analog: “Edhe nëse nuk ke mësuar gjuhën greke, vëllai im, nuk mundesh të kuptosh ato sa Kisha jonë beson”. Pa këtë bazë argumentuese nxitja e Kozmait për popullsitë orthodhokse të Ballkanit që flisnin gjuhë të tjera ( albanofonë [shqipfolës] , vllahofonë, sllavofonë, tourkofonë), që “të mësojnë greqishten”, do të dukej se vinte në kundërshti me parimet e tolerancës liberale. Por ndërkaq, në bërrthamë, të mendimit të Kozmait fuqizimi i besimit të krishterë Orthodhoks, përmes gjuhës greke, në të cilën ishin formuluar të gjitha tekstet hyjnore, kishte një rëndësi gravitale dhe përbënte elementin mbizotëruse të përpjekjes idelologjike të tij kundër islamizimeve. Ishte e vështirë, për shembull, ta linte të paprekur rekrutimi i qindra mijra fëmijësh nga trevat Ballkanike në trupën e Jeniçerëve, llogariten të paktën një milion të atillë, dhe që për këtë fakt humbën njëherë e për gjithmonë besimin dhe etninë e tyre.
Për më tepër, kjo nxitje e Kozmait duket se kënaqte nevojën e fuqizimit të pjesëmarrjes së barabartë të njerëzve në veprimtarinë sociale, ekonomike dhe kulturore, ngaqë në këtë periudhë kohore të zotëruarit e gjuhës helenike përbënte parakusht të nevojshëm për një gjë të atillë. Edhe diçka akoma. Funksionimi i shkollave në treva me popullsi thellësisht konservatore ishte kontribut determinant në krijimin e një ambienti pozitiv arsimor, të denjë për t’i bindur ato popullsi se zotërimi i diturisë përbën atë rrugë unikale, që i shpie njerëzit, shoqëritë njerëzore dhe popujt drejt prosperitetit dhe përparimit. Nën këtë kontekst hieromonaku Kozma ishte ai pararendës i rilindjes shpirtërore të tyre dhe jo vetëm kaq. Më 18 Tetor 1848 udhëtari dhe piktori Anglez, Edward Lear vizitoi një shkollë të atillë, që funksiononte që fshatin ngjitur me manastirin e Shën Kozmait, në Kolikondas. Përshkrimi i Lear është mbresëlënës dhe do të ishte shumëfish i dobishëm për z. Xhufi që ta studioj atë (20). Ja vlen gjith ashtu që z. Xhufi të studiojë librin “Jetëshkrimi dhe Akolluthia e Neomartirit dhe Isapostullit Shën Kozma”, që u përkthye nga gjuha greke në shqip më 1931 nga zotëruesi i Greqishtes, Episkopi inaktiv i Sinadhës, Kristofro Kissi, më vonë Kryepiskop i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë (1937-1949). Nga epilogu i fuqishëm i këtij libri, që e shkroi përkthyesi po paraqes një fragment të shkurtër: “Në ato kohë aq të vështira të frikësimit, ky [Kozmai], me mundime të mëdha deh rreziqe që nuk përshkruehen i erdhi përreth Shqipërisë nga njëra anë tek tjetra duke shpërndarë kudo dritën, duke forcuar dhe fuqizuar popullin e dëshpëruar me predikimin e tij të rëndësishëm. Me verpimtarinë e tij ja doli ta përmbaj në besim dhe ta shpërtojë. Ja doli duke krijuar kudo shkolla dhe duke e bindur popullin që t’i mbajë ato me çfarëdo sakrifice. Kjo është më e rëndësishmja nga sa ai bëri...Urojmë që ky person kaq i ndriçuar të qëndrojë gjithmonë pranë nesh që të na kujtojë pandërprerë kuptimin e lartë të besimit që është humanizmi dhe sakrifica, drita dhe përparimi” (21).
Absorbimi i mesazhit të Kozmait nga shoqëria shqiptare ishte i drejtpërdrejtë dhe rezultatet diakronike dhe befasuese. Le t’i mbajmë shënim disa prej tyre: Faktorët e rilindjes shqiptare Naim dhe Sami Frashëri ishin nxënës të Shkollës Zosimaia të Janinës (22). Prej këtyre Naim Frashëri përdoroi gjuhën Greke për të shkruar poezinë e tij të famshme patriotike “Dëshira e vërtetë e Shqiptarëve” (“O Alithis pothos ton Skipetaron”) më 1886, dhe kjo në mënyrë që të jipte me saktësi dhe plotësi nocione emërore si liri(eleftheria), atdhedashuri (fillopatria), krenari kombëtare (ethniki yperifaneia) etj. Gjuha Greke përbënte në këtë mënyrë atë mjet komunikimi për mishërimin e frymës, të mendimit dhe emancipimit të popullit shqipta (23). Në po të njëjtën shkollë gjithashtu ndoqën mësime themeluesi i shtetit modern shqiptar Ismail Qemal Vlora (24) dhe autori i Fjalorit Shqip, Konstandin Kristoforidhi (25), që i përfundoi studimet e tij në Universitetin e Athinës. Diplomantë të këtij Universiteti ishin po ashtu, Fan Noli (26) që sikundër u përmend përktheu nga greqishtja në shqip një pjesë të madhe të literaturës kishtare si edhe Aleksandër Xhuvani (27) që ripunoi nga alfabeti helenik në atë shqip Fjalorin e Kristoforidhit. Po qëndroj vetëm në këta për t’i mëshuar faktit në vetvete, se studimet e tyre në gjuhën greke dhe shkollimi i tyre në shkollat helenike, jo vetëm nuk e zbutën, përkundrazi e përforcuan ndjenjën e origjinës së tyre nacionale, dhe kjo për hidhërim të madh të z. Xhufi. Po të njëjtin efektshmëri patën fjalët e hieromonakut Kozma edhe për banorët e Myzeqesë dhe të trevave të tjera, ku ai udhëtoi dhe predikoi. Mos vallë e njëjta gjë nuk ndodh edhe sot me mijëra nxënës dhe studentë me origjinë shqiptare, që studiojnë në shkollat dhe Universitetet shtetërote helenike? Z. Xhufi shtirret se harron një fakt që përbën gjënë më të zakonshme për komunitetin akademik botëror. Pikërisht, atë mesazh ekumenik, të cilin rrezaton gjuha dhe mësuesia Helenike, dhe është kjo arsyeja që studimet helenike kurohen në të gjitha universitetet me famë botërore. Madje një shikim i shpejtë në Fjalorin Shqip – Greqisht do të mjaftonte që z. Xhufi të kuptojë se fjalët që sot përdor gjuha Shqipe për të dhënë shumë nocione bazike të shkencës, të filozofisë, të sferës së politikës, koncepte teknologjikë etj. janë huazime nga gjuha Greke (28).
Profesori z. Xhufi e mbyll shkrimin e tij me cilësime negative për Shqiptarët që nuk ndajnë me të të njëjtin mendim. I konsideron ata “viktima të hieromonakut Kozma”. Në këtë kategori ka përfshirë edhe Ali pashën me mendimin se “me ndërtimin e manastirit të Shën Kozmait në Kolikondas ndihmoi shumë në ngritjen e kultit të murgut Kozma”. Jam i sigurt se herën tjetër ka për t’a dënuar si agjent të Grekut, ngaqë mbante korrespodencën e tij në gjuhën Helenike (29). Ndruhem se për të njëjtën arsye dhe për faktin se vula hegjemonike e Skënderbeut është edhe ajo në greqisht (u gjet në vitin 1634 dhe sot ekspozohet në Muzeun Kombëtar të Kopenhagës), nuk ka për t’ia dalë i larë as Gjergj Katrioti (Skënderbeu) (30). Për këtë arsye edhe nuk përbën befasim që në ligjërimin e tij histerik z. Xhufi nuk neglizhoi t’i referohet edhe Kryepiskopi Imzot Anastasit. Madje, personaliteti i Kryepiskopit të Orthodhoksëve të Shqipërisë përbënte që në fillim, objektivin e tij kryesor. Paçka se pak ditë para shkrimit të artikullit të tij, gjatë ceremonisë së shenjtërimit të Kishës së re Katedrale të Tiranës, një stoli e vërtetë e qytetit, e gjithë udhëheqësia shtetërore, politike dhe shpirtërore e Shqipërisë, sikundër mijëra njerëz, nderuan veprën kolosale të kontributit dhe sakrificës së Imzot Anastasit për grigjën e tij, por edhe për gjithë popullin qe jeton në shtetin shqiptar, pa asnjë dallim. Mesa po duket misioni i z. Xhufi rreh tjetërkund. Është për keqardhje se mban edhe titullin e profesorit...

Mihail Kr. Pantoulas, filolog – studiues
ish deputet i Janinës

Gazeta “Dita”, Tiranë, 10.6.2014, fq.9
Markos A. Golas, O Kosmas o Etolos kai i epochi tou, Athinë 1971, fq. 329-344.
Theofan Popa, Mbishkrime të Kishave në Shqipëri, Akademia e Shkencave e Shqipërisë – Instituti i Historisë, Tiranë 1998, fq. 307 [Në pjesën e sipërme të afreskut të Shën Kozmait (shek. 19-të) në Manastirin e Tërëshenjtës Mari në Dhërmi të Himarës gjendet ky mbishkrim: Asketi Kozma që u martirizua në myzeqe në një fshat të quajtur mojali viti 1779 gusht 24 (ο ασκητής κοσμάς όπου εμαρτυρισεν εις την μουζεκιάν εις χωρίον λεγόμενον μοϊαλί έτος 1779 αυγούστου 24)] FONI TIS IPIROU nr. 2/25.9.1892, Nga Berati korrespodencë e posaçme, fq. 2/.../... martirizimin e pësoi më 24 Gusht 1779. U var nga dora e një keqbërësi të njohur në fshatin Majuli, ndërsa lipsani i tij i shenjtë që u hodh në lumin që kalon aty pranë Apso (Semani) u gjend pas tri ditësh dhe u varros në kishën e Gjithë Shenjtorëve të fshatit Kolikondas ku pas 20 vjetësh u ngrit me nxitjen e Ali Pashait kishë ku ruhet deri më sot lipsani i tij i shenjtë. Për ngritjen e këtij manastiri u kujdes Ali pashai sepse e kishte takuar atë rrugës si bari ose kusar, në kohën e udhëtimeve të tij, shenjtori i pati thënë postet dhe nderet dhe mbarëvajtjen të cilën ai pati fituar pas këtyre/.
Kon. Sathas, Mesaioniki Vivliothiki, vol. III (1872, në Venedik) fq. 123-124. V. Dh. Zotos Molossos, Leksikon ton Ajion Apanton tis Orthodhoksou Ekklisias, Athinë 1904, fq.616, Fanis Michallopoullos, Kozmas e Aitollos, Athinë 1940, fq. 88.
Shënim dorëshkrimi që i përket fondit të Arkivës së Manastirit të Vatopaidhi, Mali i Shenjtë, Paschalis M. Kitromilidhis, Neoellinikos Dhjafotismos, Athinë 1996, fq. 54.
Arkiva e Patriarkanës Ekumenike, Akti Patriarkal dhe Sinodikal i 20 Prill 1961, nën Patriarkun Athinagora
Dhodhoni, Ikonografimenon Ipirotikon Imerollojion, viti i parë, Athinë 1895, fq.20 / në 24 Gusht të çdo viti bëhet panegjir në këtë kishë të hirshme të tij, nga të gjithë banorët e eparchisë së Beratit, të krishterë dhe myslymanë rendin pa numër atë ditë në Kolikondas dhe duke rënë në gjunjë me përdëllimtari dhe besë pranë varrit të Hieromartirit duke marrë shërime të mrekullueshme të çfarëdolloj sëmundje/
Koleksion privat [paraqitjet ikonografike të Shën Kozmait nga viti i martirizimit (1779) deri në renditjen zyrtare ndër shenjtorët (1961) në të gjithë territorin e Ballkanit, kanë për t’u përfshirë në një volum të posaçëm përvjetori që do të qarkullojë së shpejti].
Ikonografia e Kishës së hirshme të Kryengjëllit Mihail në fshatin Bubullimë të Lushnjes sipas mbishkrimit ktitorik zyrtar u bë më 1960 nga piktori Theodor Qendro nga Libofsha e Fierit. Dhurues për afreskun e Shën Kozmait ka qenë Vasil Jot Bardho. Dhurata mban datën 25.3.1961. Bëhet fjalë për rastin unikal të pikturimit të një kishe në të gjithë Shqipërinë në periudhën e regjimit komunist. Piktura murale e Shën Kozmait është e qartë se na shpreh kujtimin e mprehtë të prezencës së tij në ato treva. Dhe kjo pavarësisht faktit se nga viti i martirizimit (1779) kishin kaluar tashmë 181 vite, ndërsa në këtë periudhë konkrrete Kisha Orthodhokse ishte nën persekutim të patreguar. Sidoqoftë është impresionues se as Enver Hoxha nuk mundi t’i shmanget referencës në personin e Kozmait. Më konkrretisht në një dialog me një ministër të Qeverisë së tij në një mbledhje të Këshillit të Ministrave në dhjetëvjeçarin 1970 nga një fragment i zbardhur i regjistrimeve fonike i cili ka qarkulluar në internet, dëgjohet së thëni si vijon: ... të gjitha këto mrekulli ti i ke bërë? As Shën Kozmai të kesh qenë...
Sp. P. Aravantinos, Istoria tou Ali Pasha tou Tepelenli, në Athinë 1895, fq. 29 dhe Predikim i ndër shenjtorët atit tonë Kozma i Etolisë..., botimet G. Apostolia, në Pirgo 1897, fq.8/ I nxitur prej Patrikut Sofron dhe duke marrë uratat e tij të shenjta e lashë rehatinë time personale dhe dola dhe po rrugëtoj nga një vend në tjetrin dhe u mësoj vëllezërve të mi/.
Markou A. Gola, si më sipër, fq.375.
Dhidhachi tou en ajiois patros imon Kosma tou ieromartiros, si më sipër, fq. 6-7.
Arkiva e Institutit të Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës
Ilias Tsitselis, Kefaliniaka Symikta, vol. A (1904), fq. 373
Konstandinos Ap. Vakallopoullos, Istoria tis Ipeirou, Botim III (2007), Thesaloniki, fq. 133
Kujtim i vitit 1782 në kishën e Shën Nikollës në Marmara (Sandovica), Janinë/ 1782 në muajin .... u ngjitën të mallkuarit tzamë (çamët) së bashku me ali bejën (Ali Pasha) dhe prishën dhe dogjën dhe në disa fshatra dhe grabitën të najetit të Kourentës dhe Kurti (Kurt Pashai) edhe ai i prishi dhe vodhi (?), djalli bredna tij dhe për këtë shrojta unë papa Jani dhe ne na prishi dhe breshëri dhe kushdo që do t’i lexojë le të na falë, Sandovitza po shkruaj/.
Foni tis Ipeirou, si më sipër, fq.2 / ...më 24 të Gushtit që kaloi u ndodha në Kolikondas ku po bëhej panegjir. Se çfarë panë aty sytë e mi, as që mundem deh as vend disponoj që të mundem tiu a përshkruaj. Më shumë se gjithshka përshtypje të thellë më bënë përdëllimtaria dhe dërrmimi i zemrës dhe besa me të cilën myslymanët shqiptarë afrohen tek varri i Shënjtit dhe vendosin aty dedikimet e tyre duke marrë prej tij mrekulli. Sidoqoftë do të doja në ato momente të jem brenda në zemrën e atyre shqiptarëve që të shokoja nëse mbajnë mend atë ditë nga tradita e etërve të tyre se pak kohë para vdekjes martirike të Kozmait ishin të gjithë të krishterë Orthodhoksë/.
Theofan Stilian Noli “Kremtore”, Bostonmass, USA, 1947, fq. 754,760,761.
Markou A. Golia, si më sipër, fq.78-79
Edward Lear, Në Shqipëri – ditar udhëtimesh 1848 – 1849 (përkthyer nga origjinali Majlinda Nishku), Tiranë 2008, fq. 145-147.
Jetëshkrimi dhe Akolluthia e DËSHMORIT TË RI DHE ISAPOSTULLIT SHËN KOZMA, kthyer nga Gërqishtja, prej Klerikut Orthëdhoks Kr(istofor) K(isi). Shtyp. dhe Libraria Dhori KOTI – KORÇË 1931, fq. 47-49. (Ky libër është nga librat e parë që përkthehen në gjuhën shqipe ]në dhjetëvjeçarin 1920-1930. Përsa i përket “jetëshkrimeve të shenjtorëve” është ndoshta libri i parë i përkthyer).
GAK Ioanninon (Arkiva Shtetërore e Përgjithshme e Janinës), Amza e nxënësve të Shkollës Zosimaia të Janinës (vitet shkollore 1865 deri 1870) dhe Akademia e Shkencave RPSSH, Fjalor Enciklopedik Shqiptar, Tiranë 1985, fq. 289-290.
Niko H. Gjini, Fjalor Shqip – Greqisht, JANINË, 1998 (PËRSHËNDETJE E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Prof. Dr. Rexhep Mejdani).
GAK Ioanninon etj. si më lart (vitet shkollore 1856 deri 1860), Fjalori Enciklopedik Shqiptar si më sipër fq. 887.
GAK Ionannino etj (viti shkollor 1848) dhe Konstandinos Kristoforidhis, Leksikon tis Allvanikis Glossas, në Athinë 1904. (Fjalori i botua me financim të shtetit helenik) dhe Arkivi i Universitetit të Athinës.
Arkivi i Universitetit të Athinës.
Konstantin Kristoforidhi, Fjalor Shqip – Greqisht (prej prof. Aleksandër Xhuvani), Tiranë 1961 dhe Arkivi i Universitetit të Athinës.
Niko H. Gjini Fjalor Shqip – Greqisht, JANINË 1998. Arkiva personale e Kon. Mari, letër e pabotuar e Lioni Naçi në një mikun e tij nga Korça, Tiranë 8.7.1936. [Në këtë letër (në greqisht) mes të tjerash shkruhet edhe sa vijon: Para se të futem tek çështja pse të shkruaj po sqarohem pse po ju shkruaj në Greqisht, mundem të shpreh më mirë dhe të kuprohem lehtësisht edhe prej teje sepse kjo çështje është e natyrës teknike dhe gjuha jonë është ende e varfër në nocione teknike].
Archeio Ali Pasha Genadeiou Vivliothikis (Arkivi i Ali Pasha të Bibliotekës Genadiane), vol. 4 (2007), Athinë dhe Anastasios Papastavro, Ali Pasas, Ioanina 2013, fq. 198 – 199.
Ekspozante të Muezeumit të Krujës, Shqipëri dhe Aleks. H. Mamopoulos, Jeorjios Kastriotis (Skenderbeis), në Athinë 1988. Ekspozante të Muzeut Kombëtar të Kopenhagës [Vula Hegjemonike e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut ka në qendrë shqiponjën bizantine dhe rreth saj mbishkrimin: ΒΑΣΙΛΕΥΣ ΑΛΕΞΑΝΔΡΟΣ ΕΛΕΩ Θ(Ε)ΟΥ ΑΥΤ(ΟΚΡΑΤΩΡ) ΡΩΜ(ΑΙΩΝ) ) ΜΕΓ(ΑΣ) ΑΥΘ(ΕΝΤΗΣ) ΤΟΥΡ(ΚΩΝ) ΑΛΒ(ΑΝΩΝ) ΣΕΡΒΙ(ΩΝ) Κ(ΑΙ) ΒΟΥΛΓΑΡ(ΩΝ) (Mbreti Aleksandros me mëshirën e Perëndisë Perandos i Helenëve, Sundimtar i Madh i Turqëve, Shqiptarëve, Serbëve dhe Bullgarëve)]

Tuesday, May 14, 2013

Është koha, që minoriteti të bashkohet rreth PBDNJ


Askush nuk mund të mohojë punën e bërë në këta njëzet e ca vite, në mbrojtje të identitetit të minoriteteve, për mbrojtjen e gjuhës kulturës e zakoneve të tyre. Në mbrojtje të këtyre vlerave, në pararojë, ka qenë dhe mbetet Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, si e vetmja përfaqësuese e ligjshme e këtyre minoriteteve. Ajo nuk ka lejuar dhe nuk lejon nëpërkëmbjen e atyre të drejtave dhe interesave që u garanton Kushtetuta dhe Konventa ndërkombëtare e të drejtave të njeriut. Është kjo Parti, e cila qëllimin më madhor të saj, në epiqendër të programit të saj ka mbrojtjen e këtyre interesave të të gjitha minoriteteve. Është kjo arsyeja, që PBDNJ sot ka përfaqësuesit e saj në të gjitha nivelet e pushtetit qendror dhe atij vendor.
Është dashur shumë mund, përpjekje e sakrifica, që zëri i minoriteteve të dëgjohet fuqishëm në mbrojtje të interesave dhe garantimit të të drejtave që u jep ligji. Këtë e ka bërë e vetmja përfaqësuese legjitime e tyre që është PBDNJ-ja dhe askush tjetër. Eksperienca e këtyre viteve, qysh nga rënia e komunizmit e këtej, si nga ana e shtetit, ashtu edhe nga Partitë e mëdha, janë vërejtur tendenca të përçarjes së minoriteteve dhe nëpërkëmbjes të identitetit të tyre. Atë që nuk mundi ta bëjë komunizmi, për mohimin e të drejtave të minoriteteve dhe nëpërkëmbjes së kërkesave të tyre legjitime, po mundohen ta bëjnë sot, struktura të veçanta të pushtetit qendror apo parti të ndryshme, që gjoja përfaqësojnë interesat e minoriteteve. Këtë e tregoi më së miri edhe Censusi i kohëve të fundit, i cili nuk i përgjigjej aspak realitetit të sotëm, për regjistrimin e saktë të minoriteteve që jetojnë në Shqipëri.
Kjo, bëhet me një qëllim të caktuar, për të minimizuar numrin real të minoriteteve, sidomos atij me kombësi greke në përgjithësi dhe komunitetit ortodoks në veçanti. Ishin të ashtuquajturit përfaqësues të minoritetit, ata që para fillimit të Censusit, miratuan një ligj në Parlament, me anën e të cilit ndëshkoheshin me gjobë, ata që bënin deklarimin e lirë të shtetësisë, ligj ky, që binte ndesh me kushtetutën dhe të drejtën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Ky nen u kritikua dhe u quajt antikushtetues edhe nga Bashkimi Europian, dhe fakti që ky nen nuk u zbatua asnjëherë, tregon më së miri edhe falsitetin e tij, qysh në miratim. Një shkelje tjetër e të drejtave të njeriut, është edhe mos deklarimi i kombësisë në certifikatat që merren në Gjendjen Civile. Përballë presionit të shtetit nga njëra anë dhe tendencave për të përçarë minoritetin nga individë të ndryshëm, minoriteti duhet të bashkohet e të kërkojë të drejtat e tij legjitime, t’i bëjë rezistencë këtij presioni dhe të mos lejojë që të kthehet nga minoritet, në pakicë kombëtare. Këtë forcë, këtë rezistencë, minoriteti e gjen të mishëruar vetëm në programin e PBDNJ-së dhe përfaqësuesve të saj legjitimë. Në asnjë program tjetër nuk i gjen të pasqyruara respektimin e të drejtave të minoriteteve, si në programin e PBDNJ-së dhe organizatës së saj politike “Omonia”. Interesat e grupeve të veçanta, apo e individëve të ndryshëm, nuk janë të ndara nga interesi i përgjithshëm i tyre për mbrojtjen e identitetit të tyre, mbrojtjen e interesave dhe respektimin e të drejtave që u siguron Kushtetuta dhe Konventa Ndërkombëtare e të drejtave të njeriut. Shumë personalitete dhe individë të ndryshëm nga minoriteti, militojnë në parti të ndryshme, në organe të pushtetit lokal apo qendror, dhe kjo është e ligjshme. Por, në të njëjtën kohë duhet të kemi parasysh, atë ç’ka është më kryesorja, sepse këta nuk përfaqësojnë interesat e minoriteteve, por interesat e tyre të ngushta partiake apo personale dhe hiqen sikur mbrojnë interesat e minoriteteve. Në një formë apo në një tjetër, këta i kundërvihen programit të përfaqësueses së vetme legjitime të minoriteteve PBDNJ dhe në plan të parë vendosin programin e partive ku ata militojnë. Përveçse përçarjes së minoriteteve, kjo nuk ka se si t’i shërbejë frymës së bashkimit e të bashkëpunimit.
Përkundrazi, qëllimi i PBDNJ-së është përfaqësimi i të gjitha minoriteteve, grekë, vllehë, maqedonas etj., në të gjitha nivelet e qeverisjes. Nuk mund të quhen të realizuara interesat e minoriteteve, me asfaltimin e një rruge, ngritjen e një ure apo punësimin e disa njerëzve, siç bëjnë persona të ndryshëm për thënë se janë në mbrojtje të të drejtave legjitime të minoriteteve. Përkundrazi, interesat dhe qëllimet e tyre janë shumë të mëdha se kaq. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut është parti e qendrës dhe ajo në themel të saj ka mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve dhe mosnëpërkëmbjen e tyre nga partitë e tjera, apo nga shteti. PBDNJ-ja e ka shtrirë aktivitetin e saj në të gjithë territorin e Shqipërisë, nëpërmjet organizatës së saj politike, “Omonia” dhe degëve të saj në shumë qytete të Shqipërisë, që janë të vetmet përfaqësuese të minoriteteve. Nga Jugu në Veri, minoritetet kanë organizatat e tyre të përfaqësimit dhe besimi në to, ka ardhur vazhdimisht duke u rritur dhe forcuar. Këto organizata, tashmë janë më të bashkuara se kurrë rreth përfaqësueses së tyre, PBDNJ. Kjo bindje, tashmë është krijuar me vetë punën dhe aktivitetin e kësaj partie për të mos lejuar askënd, që të marrë nëpër këmbë të drejtat e minoriteteve. Për këtë, ajo, ka dhënë prova dhe kur ka qenë e nevojshme, është futur në konflikt të hapur me qeverinë dhe ka patur kurajon për të mbrojtur e respektuar të drejtat e tyre. Sot, më tepër se kurrë, është e nevojshme dhe përbën domosdoshmëri, që këtë bashkim ta ngremë në një stad të ri, në një nivel më të lartë, për t’ju kundërvënë më me ashpërsi, tendencave përçarëse të individëve apo grupeve të ndryshme, që dëmtojnë interesat e minoriteteve. Nuk i shërben bashkimit, por përçarjes së minoriteteve, krijimi i organizatës “Mega”.Qëllimi i këtij fraksioni nuk i shërben aspak mbrojtjes së interesave të minoriteteve, por interesave të ngushta të disa personave, për të qëndruar sa më afër pushtetit qendror. Qysh në krijimin e saj, kjo organizatë u krijua nga kuadro të punësuar në shtet, për të ruajtur ëndet e tyre të punës dhe jo për t’i shërbyer interesave të minoritetit. Jo vetëm kaq, por kjo organizatë e ka dëmtuar jo pak minoritetin nëpërmjet heqjes nga puna të shumë kuadrove e punonjësve, e duke vendosur në vend të tyre njerëz të afërm të atyre pranë pushtetit. Këtë e dëshmon më së miri edhe marrëveshja e fundit, që kjo organizatë, u bë pjesë me koalicionin qeveritar. Lind pyetja; Interesat e kujt minoriteti përfaqëson kjo organizatë? Më së shumti, kjo organizatë u përdor nga Partia në pushtet për të përçarë minoritetin. Megjithatë, Partia Bashkimi për të drejtat e Njeriut, më shumë se një herë i ka shtrirë dorën kësaj organizate, për tu bashkuar e për të bashkëpunuar me të, në atë ç’ka është më madhorja, mbrojtjen dhe respektimin e interesave dhe të drejtave legjitime të minoritetit. Por kërkesat e organizatës “Mega”, në këtë bashkëpunim kanë qenë sa absurde, aq edhe të parealizueshme e të papranueshme për PBDNJ. Duket pra haptazi, se kjo organizatë mbron interesat e një grupi të caktuar njerëzish dhe jo ato të minoriteteve në përgjithësi. Kjo organizatë, më së shumti përdoret nga pushteti për të përçarë minoritetin dhe jo për ta bashkuar atë në realizimin e qëllimeve të tyre.
Nuk na ndajnë veçse pak më shumë se një muaj, zgjedhjet e përgjithshme. Fushata elektorale, tashmë ka hyrë në një fazë intensive. Është koha, që minoritetet të dëshmojnë edhe një herë, që janë më të bashkuar se kurrë rreth përfaqësueses së tyre legjitime PBDNJ-së, e cila përfaqësohet në të gjitha zonat me përfaqësuesit e saj më të devotshëm, që kurdoherë e mbi gjithçka, kanë qenë e janë në mbrojtje të të drejtave të minoriteteve dhe respektimit të tyre në të gjitha fushat. PBDNJ ka bindjen e plotë se edhe në këto zgjedhje, minoritetet do të dëshmojnë forcën dhe pjekurinë e tyre në mbështetje të kandidatëve të PBDNJ-së, duke u ngritur kundër interesave të ngushta, të individëve apo grupeve të caktuara, që spekulojnë me interesat e minoriteteve. E vetmja forcë politike, që ruan tiparin kombëtar, që ruan përfaqësimin kombëtar të minoritetit në përgjithësi dhe atij grek në veçanti është PBDNJ-ja dhe organizata politike “Omonia”. Edhe në këto zgjedhje, minoritetet me siguri do të votojnë për përfaqësuesit legjitimë të PBDNJ-së, që janë nga kandidaturat më të spikatura e më të përkushtuarit për respektimin e të drejtave të tyre si; Vangjel Dule, Evgjeni Kota, Thoma Melo etj. Kjo, do të bëjë të mundur që minoriteti të bindet, se vetëm tek përfaqësuesit e PBDNJ-së, do të gjejë kurdoherë mbështetje dhe përkrahje për zbatimin në praktikë të të drejtave të tyre...

Pandeli BARDHI(Gazeta Sot)

Friday, June 22, 2012

Η συνέπεια λόγων και έργων,

Θωμάς Κατσαρός<thomasekatsaros@gmail.com>

«Τη συγκυβέρνηση (σ.σ.: της ΝΔ με το ΠΑΣΟΚ) τη θέλουν τριών ειδών συμφέροντα: Πρώτον, το ίδιο το ΠΑΣΟΚ. Δεύτερον, τη στηρίζουν όλα εκείνα τα συμφέροντα και οι συντεχνίες που δεν θέλουν να αλλάξει τίποτε στην Ελλάδα και τρίτον την προτιμούν όσοι εντός και εκτός χώρας θέλουν την αυριανή κυβέρνηση αδύναμη και ελεγχόμενη».

Αντώνης Σαμαράς, 7/4/2012

*

«Δεν θέλω να συγκυβερνήσω με το ΠΑΣΟΚ και δεν συμφέρει τον ελληνικό λαό να γίνει τέτοια συγκυβέρνηση, συμφέρει μόνο το ΠΑΣΟΚ για να πέσει στα μαλακά, συμφέρει τη διαπλοκή και τα εξωθεσμικά κέντρα».

Αντώνης Σαμαράς, 3/5/2012

*

«Απέναντί μας λοιπόν έχουμε όχι ένα κεντροδεξιό μέτωπο, αλλά το μέτωπο της καθαρής και σκληρής δεξιάς, της "καραδεξιάς" (...). Μια συσπείρωση ακραίων στην πλειοψηφία τους στοιχείων, που επανέρχονται στην κοίτη τους στο όνομα μιας μικροπαραταξιακής επιδίωξης. Έχουμε απέναντί μας τον κ. Σαμαρά και το κόμμα του (...)».

Ευάγγελος Βενιζέλος, 25/5/2012

*

«Δεν θα γίνουμε το αριστερό άλλοθι της προωθούμενης συγκυβέρνησης ΠΑΣΟΚ και ΝΔ».

Φώτης Κουβέλης, 3/5/2012

η πραγματική εξουσία

Στις 15 Σεπτέμβρη του 2008 κατέρρευσε η «Lehman Brothers». Επρόκειτο για ένα τραπεζικό «κραχ» στο έδαφος των ΗΠΑ το οποίο αποτέλεσε τη με βροντώδη τρόπο εκδήλωση της οικονομικής κρίσης που έκτοτε αγκαλιάζει ολόκληρο τον καπιταλιστικό κόσμο.

Πώς αντέδρασε το αμερικανικό πολιτικό σύστημα της πλουτοκρατίας στην κατάρρευση της «Lehman Brothers» και σε όσα κρύβονταν πίσω της; Άνοιξε τους κρουνούς των δημόσιων ταμείων και έκτοτε εφαρμόζει το... «σοσιαλισμό» των ιμπεριαλιστών: Έχει «κοινωνικοποιήσει» μέχρι σεντς τις ζημιές των μονοπωλίων και τις έχει φορτώσει στις πλάτες του λαού, με αποτέλεσμα, είτε με υπουργό Οικονομικών τον Πόλσον (επί Μπους), είτε με υπουργό Οικονομικών τον Γκάιτνερ (επί Ομπάμα), να έχουν διοχετευτεί πάνω από 7 τρισεκατομμύρια δολάρια (!) στη Γουόλ Στριτ.

*

Σημείωση: Τόσο ο Ρεπουμπλικανός υπουργός Οικονομικών Πόλσον, που πριν γίνει υπουργός Οικονομικών ήταν πρόεδρος της «Goldman Sachs», όσο και ο Δημοκρατικός υπουργός Οικονομικών Γκάιτνερ, που πριν ήταν επικεφαλής της Ομοσπονδιακής Τράπεζας της Νέας Υόρκης, ήταν τραπεζίτες...

***

Η νέα κυβέρνηση της Ισπανίας υπό τον Ραχόι ήρθε κι αυτή στην εξουσία το Νοέμβρη του 2011 στο όνομα της αντιμετώπισης της κρίσης. Ούτε ένα χρόνο μετά, τα αποτελέσματα - για το λαό της Ισπανίας - είναι γνωστά. Η χώρα βουλιάζει μετά από τη διαρκή τροφοδότηση των ζημιογόνων τραπεζών και των μονοπωλίων της χώρας με δισεκατομμύρια ευρώ σε «πακέτα» και ενισχύσεις, που εκτινάσσουν το δημόσιο χρέος και τα δημόσια ελλείμματα.

*

Σημείωση: Επειδή οι «αξίες» που συναπαρτίζουν το σινάφι του παγκόσμιου κατεστημένου, είτε πρόκειται για πολιτικές είτε για τεχνοκρατικές «αξίες», δεν πάνε ποτέ και πουθενά χαμένες, δεν προκαλεί καμία έκπληξη ότι στη θέση του υπουργού Οικονομίας της κυβέρνησης Ραχόι έχει επιλεγεί ο κ. Λουίς ντε Γκίντος. Το απίθανο: Πρόκειται για τον κύριο που είχε διατελέσει πρόεδρος για την Ισπανία και την Πορτογαλία της «Lehman Brothers»! Της τράπεζας, δηλαδή, που στις 15 Σεπτέμβρη του 2008 κατέρρευσε στις ΗΠΑ, και ήταν ακριβώς η κατάρρευση της συγκεκριμένης τράπεζας, που λειτούργησε ως ντόμινο και αποτέλεσε την παγκόσμια «καμπάνα» εκδήλωσης της καπιταλιστικής κρίσης!

Ένας τραπεζίτης, λοιπόν, και στην Ισπανία...

***

Όταν η κρίση χτύπησε με ένταση την πόρτα της Ιταλίας, όλα λειτούργησαν «ρολόι». Στο όνομα - τι άλλο; - της «σωτηρίας» της χώρας κλήθηκε στη θέση του πρωθυπουργού ο Μάριο Μόντι. Είναι αυτός του οποίου οι υπουργοί... δακρύζουν μπροστά στις τηλεοπτικές κάμερες λόγω της σκληρότητας των μέτρων που ανακοινώνουν εναντίον του ιταλικού λαού.

*

Σημείωση: Πριν γίνει πρωθυπουργός ο Μόντι δεν ήταν τραπεζίτης, με τη στενή τουλάχιστον έννοια... Ήταν, όμως, σύμβουλος διεθνών υποθέσεων - ποιας άλλης; - της τράπεζας «Goldman Sachs»...

***

Στην Ελλάδα, κι ενώ οι τράπεζες (και μέσω των τραπεζών τα μονοπώλια) έχουν από το 2009 εισπράξει από το ελληνικό Δημόσιο σε ρευστό και εγγυήσεις πάνω από 200 δισ. ευρώ και πάνω από 100 δισ. ευρώ ενισχύσεις από την ΕΚΤ μέσω της Τράπεζας της Ελλάδας, το αποτέλεσμα ήταν η νέα γιγάντωση του δημόσιου χρέους. Και τότε τί έγινε; Συγκροτήθηκε μια κυβέρνηση που την είχαν βαφτίσει «κυβέρνηση εθνικής σωτηρίας», η οποία έφερε νέο μνημόνιο. Υπό ποιον επήλθε αυτή η νέα «εθνική σωτηρία» του δεύτερου μνημονίου; Υπό τον τραπεζίτη Παπαδήμο...

Σήμερα, η νέα ελληνική κυβέρνηση, της νέας «εθνικής σωτηρίας», έχει για υπουργό Οικονομίας τον κ. Β. Ράπανο.

*

Σημείωση: Τον - οποία έκπληξις! - τραπεζίτη κ. Ράπανο.

Monday, February 27, 2012

Si mesohet historia ne Shqiperi-GJIMNAZISTËT MES PELLAZGËVE

Ardian Vehbiu

Pellazgët, pellazgët… Cili prej nesh nuk ka ëndërruar, në fëmini, për të kaluar pak orë në shoqërinë e tyre fisnike, ulur në hije të gurëve qiklopikë, duke shijuar me ta kofshën e pjekur të thiut thesprot, me ndonjë kupë verë mjalti a nektar?

Guri i provës për patriotinsafi, në lëmë të origjinave, është qëndrimi ndaj pellazgëve.

Tradicionalisht, këta thuhet se kanë qenë një popull i lashtësisë paragreke në Ballkan – ose së paku kështu janë mbajtur prej grekëve të vjetër.

Sot e kësaj dite, për këtë popull gjysmë-mitik dihet shumë pak; madje dijetarët as janë të një mendjeje nëse pellazgët, thjesht në kuptimin e popullsisë që u parapriu grekëve në trojet e tyre, kanë qenë apo jo indoeuropianë.

Disa dijetarë gjejnë e shohin si pellazgjike toponiminë e vjetër jogreke të Greqisë dhe të ishujve të Egjeut; të tjerë i krahasojnë pellazgët me etruskët.

Interesimi i madh i Rilindësve tanë për pellazgëtkishtë bënte jo vetëm me nevojën për t’u dhënë edhe shqiptarëve lashtësinë e merituar, por edhe me faktin që pellazgët kishin luajtur rol në themelimin kulturor të Greqisë së lashtë.

Ndër fillesat e kulturës së Rilindjes, lidhjet shqiptare-pellazgjike i kanë interesuar në mënyrë të veçantë krahut tosk-ortodoks, përfshi këtu edhe arbëreshët e Italisë; të cilët pellazgët i kanë parë jo vetëm si themelin e shqiptarisë në lashtësi, por edhe si urën që do të lidhte shqiptarët me grekët modernë.

Teksti i Albasit u jep pellazgëve hapësirë në raport me çështjen e etnogjenezës ilire dhe, tërthorazi, edhe shqiptare. Duke iu referuar shkrimtarëve të vjetër grekë dhe romakë, Albasi thotë se “pellazgët njiheshin si popullsia më e vjetër e Ballkanit dhe ishin një popullsi paragreke e parailire; dhe se “për mënyrën e jetesës, veprimtarinë ekonomike, zakonet dhe besimin e tyre gjenden mjaft të dhëna, veçanërisht në veprën Iliada të Homerit.”

Shumë studiues, vazhdon Albasi, “dëshmojnë se pellazgët e shkruanin gjuhën e tyre, pra kishin alfabetin e tyre, të marrë nga fenikasit.”

Tezën pellazgjike, gjithnjë sipas Albasit, e mbështetin shumë historianë e studiues shqiptarë e të huaj, si rilindësit tanë (Jeronim de Rada, Pashko Vasa, Sami Frashëri, etj.) studiuesi austriak Hahn, historiani suedez Hans Erich Thunmann, studiuesi francez Edouard Schneider, etj., “të cilët argumentojnë se pellazgët ishin pararendës të ilirëve, pra edhe të shqiptarëve.”

Për Albasin, pellazgologjia ka marrë formë të plotë në fund të shekullit XIX (Schneideri e ka shkruar veprën e vet në 1894 dhe duhet konsideruar modern sipas këtij standardi); meqë në tekst nuk përmenden autorë si V. Georgiev ose A.J. Ëindekens, të cilët janë marrë në nivel akademik të mirëfilltë me pellazgët, në vitet 1950, çka është e pashpjegueshme, në kontekstin e vendit të madh që u është lënë Hahn-it dhe Thunmann-it.

Çuditërisht, nuk thuhet gjë as për studiues shqiptarë si Spiro Konda dhe Dhimitër Pilika, të cilët lidhjeve shqiptare-pellazge u kanë kushtuar studime të plota (ku e ku më të vlefshme se ndonjë fjalë që mund të ketë thënë Pashko Vasa apo Sami Frashëri, sipas leximeve që kanë bërë andej-këndej; por të paktën autorët kanë treguar aq shije dhe integritet, sa të mos citojnë Kadarenë për këtë temë, i cili në fakt ka shkruar dikur për shqipen se “Grekëve u dhe/fjalë perëndish;” kushedi edhe nuk e kanë ditur, të presim ribotimin).

Ndërkohë, në ushtrimet nxënësve u kërkohet që të gjejnë përcaktimin që u duket më i saktë: pellazgët janë popullsi paraindoevropiane apo indoevropiane e hershme; sfidë kjo që do t’i nxirrte djersë të ftohta çdo studiuesi të Ballkanit arkaik.

Edhe teksti i Pegit i referohet Hahn-it, për të argumentuar se “shqiptarët janë pasardhës të ilirëve dhe këta të fundit janë pasardhës të pellazgëve” – pa çka se Hahn-i i formulonte hipotezat e veta në një kohë kur as indoeuropianistika, as arkeologjia moderne, nuk e kishin thënë fjalën e tyre në lidhje me Ballkanin e lashtësisë dhe popujt që jetonin aty.

Sipas këtij teksti, hipoteza e mësipërme “shpreh karakterin autokton të formimit të popullsisë ilire nga një popullsi më e lashtë mesdhetare, e cila quhej pellazge.” Ky pohim mjafton, në vetvete, për ta hedhur poshtë krejt ngrehinën e indoeuropianistikës dhe gjithçkaje që kemi arritur të dimë për marrëdhëniet e shqipes brenda familjes gjuhësore indoeuropiane.

Ja edhe një shembull tjetër i konfuzionit konceptual dhe metodologjik që sundon te Pegi:

Duke u nisur nga faktet, në kohën e Strabonit, epirotët dhe maqedonasit ishin ende jogrekë ose barbarë, si dhe nga shumë fakte të tjera, Ha[h]ni arriti në përfundimin se termi ilirian ishte pellazg në kuptimin më të gjerë të fjalës.

Përshtypja ime është se Pegit i intereson teoria pellazgjike jo në vetvete (në tekst nuk thuhet asgjë e mirëfilltë për pellazgët, në një kohë që aty gjen faqe të tëra, pambarimisht të mërzitshme, për vendbanimin e Vlushit dhe qeramikën e Kolshit), por ngaqë ajo teori i lejon t’i mëshojë tezës së autoktonisë ilire; të mos harrojmë edhe se ky është teksti që ekspozon fotografinë e arkeologut M. Korkuti.

Pokëtu, nxënësve u kërkohet ndër të tjera të lexojnë librin Shqiptarët, të Edëin Jacques. Fatmirësisht, atyre u janë kursyer figura si Nermin Vlora ose Zacharia Mayani, të cilët kanë thyer rekorde në këtë sport guximtarësh.

Edhe Uegeni u kushton vëmendje pellazgëve, duke vërejtur se “ata patën një shtrirje të gjerë, që nga Ballkani i Jugut deri në Azi të Vogël, madje edhe në gadishullin Apenin” dhe pastaj e thellon edhe më tezën:

Në studimet e arkeologëve dëshmohet se shtrirja e dokumentuar e pellazgëve përputhet me kompleksin kulturor arkeologjik ballkano-egjean të periudhës së eneolitit dhe supozohet se ky kompleks i takon popullatës pellazgjike, si paraardhëse e ilirëve.

Literatura e rekomanduar, për këtë seksion, përfshin vepra të Pilikës, Kondës dhe Mathieu Aref-it; por çuditërisht jo veprën e fundit të Shaban Demirajt (Epiri, Pellazgët, Etruskët dhe Shqiptarët), e cila është shumë më racionale dhe e balancuar, sesa tre të parat.

Në seksionin “Veprimtari praktike” nxënësit ftohen “të navigojnë edhe në Internet duke kërkuar botime amerikane me temën pellazgo-ilire. Krahasoni alfabetin pellazg të botuar nga amerikanët dhe alfabetin fenikas dhe atë grek të vjetër…”

Se ç’është ky “alfabet pellazg” i botuar nga amerikanët, unë nuk e di. Uegeni vazhdon me dorë njëlloj të sigurt edhe në kapitullin tjetër, kushtuar etnogjenezës ilire, të cilin e hap me thënien se “Ilirët, si trashëgimtarë të pellazgëve, janë ndër banorët më të vjetër të gadishullit të Ballkanit.”

Në të tre këto tekste, pjesët kushtuar pellazgëve nuk i përmbushin kriteret elementare të një dijeje të tillë që të meritojë t’u jepet nxënësve në mënyrë jokritike.

Parasë gjithash, pellazgët janë popull hipotetik; në kuptimin që për ta dihet shumë pak, dhe ajo çka dihet është një kombinim i të dhënave mitologjike dhe anekdotike, me interpretime arkeologjike dhe toponomastike të kuturisura, shpesh të papajtueshme mes tyre.

Në përgjithësi, pellazgët u interesojnë atyre që merren me parahistorinë e grekëve të lashtë dhe jo popujve të tjerë, më në veri; sepse edhe gjurmët toponomastike që i atribuohen këtij populli, gjenden mjaft më në Jug se trojet e banuara prej shqiptarëve, ilirëve, madje edhe trakëve.

Nuk ka ndonjë arsye, megjithë përpjekjet vullnetmira të disa studiuesve, që të shihen shqiptarët si pasardhës të pellazgëve.

Askush nuk ka arritur të tregojë në mënyrë bindëse që pellazgjishtja ishte gjuhë indo-europiane; në një kohë që për shqipen kjo merret tashmë si e mirëqenë.

Gjithsesi, hallka më e dobët në këto konstruksione, është ajo e lidhjeve mes pellazgëve dhe ilirëve, vërtet e përsiatur nga ndonjë studiues i huaj në të kaluarën; por që të krijohet përshtypja sikur mbahet gjallë vetëm e vetëm për të përfshirë edhe njërin popull, edhe tjetrin, në etnogjenezën shqiptare – në emër të autoktonizmit (teologjisë sonë kombëtariste).

Dija e sotme përgjithësisht nuk i konsideron si të pranueshme hipotezat për lidhjet shqiptaro-pellazge, dhe ato të tjerat, për lidhjet iliro-pellazge (kjo edhe ngaqë vetë pellazgët përbëjnë një objekt disi të rrëshqitshëm – mjaft të përmend faktin që në prestigjiozin The Oxford Introduction to Proto-Indo-European and the Proto-Indo-European Ëorld, botim i vitit 2006, pellazgët nuk përmenden asnjëherë). Kjo nuk është se i zhvlerëson këto hipoteza vetvetiu – por ama e bën të diskutueshme përfshirjen e tyre në tekstet shkollore të shkollës së mesme në Shqipëri, e cila është udhëhequr, në këtë rast, nga kritere mirëfilli ideologjike, jo shkencore.

Aq më e çuditshme bëhet hipoteza pellazgjike në këto tekste, po të krahasohet me shpërfilljen e plotë dhe të qëllimshme që i është bërë teorisë trake së prejardhjes së shqipes – e cila sot e kësaj dite ka ndjekës dhe përkrahës në universitetet anembanë botës (mjaft të përmend veprën e Gottfried Schramm-it, Anfänge des albanischen Christentums. Die frühe Bekehrung der Bessen und ihre langen Folgen, zëeite, überarbeitete Aufl.,Freiburg1999; që shkëlqen edhe me dështimin e vet). Edhe në këtë rast, efekti i një përzgjedhjeje hipokrite, kinse “patriotike”, nga ana e autorëve, është në thelb obskurantist; sepse tekstet u servirin nxënësve një teori etnogjenetike gjysmë-fantastike, si ajo e pellazgëve, dhe nuk u thonë asgjë për teorinë tjetër, shumë më pak fantastike, si ajo e trakëve dhe e trakishtes.

Ia vlen të pyetet edhe nëse ka ndonjë lidhjeje midis këtij kombëtarizmi crudo në kapitujt për lashtësinë të teksteve të historisë për gjimnazet shqiptare, dhe faktit që në këto kapituj mbizotëron këndvështrimi arkeologjik – duke krijuar përshtypjen se njohuritë më të mira dhe më të plota për lashtësinë dhe parahistorinë shqiptare i kemi prej arkeologëve. Natyrisht kjo është e pabazë; dhe sa kohë që shqipja ose parashqipja nuk janë shkruar gjëkundi në lashtësi, arkeologët janë të pafuqishëm të na thonë gjë në lidhje me etnogjenezën tonë; sikurse edhe nuk na kanë thënë asgjë.

*Shënim i autorit: tekstet e Historisë së shqiptarëve për klasën e 12-të të shkollave të mesme të cilave u referohem më lart janë ai i UEGEN (2011, nga Beqir Meta, Muharrem Dezhgiu, Bedri Kola dhe Xhevahir Lleshi); ai i Pegi-t (2011, nga Petrika Thëngjilli, Fatmira Rama, Ajet Shahu dhe Liliana Guga) dhe ai i Botimeve Shkollore Albas (2011, nga Menduh Dërguti, Ledia Dushku, Ferit Duka dhe Sonila Boçi).

**Shënim i redaksisë: Një javë më parë, nga i njëjti autor, lexuat Gjimnazistët në Epir, ku është analizuar gjithashtu teksti i historisë për klasat e 12-a. Në ditët në vijim, mund të lexoni nga z.Vehbiu, vëzhgimin e tretë në librat tanë shkollorë, “Gjimnazistët në Mit”

Monday, September 19, 2011

“ΟΜΟΝΟΙΑ”: Ανακοίνωση Τύπου

Send by DIMITRIS PERDIKIS [mailto:perdikis.dim@cyta.gr]

ΔΗΜΟΚΡΑΤΙΚΗ ΕΝΩΣΗ ΕΘΝΙΚΗΣ ΕΛΛΗΝΙΚΗΣ ΜΕΙΟΝΟΤΗΤΑΣ “ΟΜΟΝΟΙΑ”

BASHKIMI DEMOKRATIK I MINORITETIT ETNIK GREK “OMONIA’’

DEMOKRATIC UNION OF GREEK MINORITY IN ALBANIA “OMONIA”

Δ. Ε. Ε. Ε. Μ. “ΟΜΟΝΟΙΑ»

Address .Rruga Nr3, Sarande , Albania , web site: www.deem-omonoia.com e-mail: omonoia_gmg@yahoo.gr tel – fax +355 85 2 2522

Ανακοίνωση Τύπου

Θέμα: Ζητείται παράταση προθεσμιών απογραφής, βελτίωση κλίματος και ερωτηματολόγιο στη μητρική γλώσσα

Στη σημερινή του συνεδρίαση το Γενικό Συμβούλιο της ΔΕΕΕΜ ΟΜΟΝΟΙΑΣ συζήτησε διεξοδικά σχετικά με τη διαδικασία απογραφής στην Αλβανία.

Μετά λύπης όμως διαπιστώνουμε πως η αναμενόμενη διαδικασία δεν πληρεί όρους ούτως ώστε να απεικονιστούν σωστά και επακριβώς ευαίσθητα ζητήματα της δημογραφίας της Ε.Ε.Μειονότητας. Η διαδικασία όπως έχει διαμορφωθεί δεν ταυτίζεται με τις ευρωπαϊκές προδιαγραφές και την πρακτική εξειδικευμένων διεθνών οργανισμών για τις εθνικές μειονότητες.

Οι προσπάθειες της Ομόνοιας και των εκπροσώπων της για συνεργασία με την πολιτεία και τα αρμόδια σύμφωνα με το νόμο όργανα για την απογραφή δεν απέδωσαν με πλήρη ευθύνη των τελευταίων.

Απογραφή που στοχεύει στην τεχνητή στατιστική μείωση της ΕΕΜειονότητας και των δικαιωμάτων που απορρέουν, δεν μπορεί να γίνει αποδεκτή.

Ως εκ τούτου ζητούμε παράταση των προθεσμιών απογραφής ώστε ο χρόνος που θα μεσολαβήσει ώστε ο χρόνος που θα μεσολαβήσει να χρησιμοποιηθεί ωφέλιμα και σε συνεργασία με το διεθνή παράγοντα ούτως ώστε:

-Να διορθωθούν ελλείψεις και σκοπιμότητες της υφιστάμενης διαδικασίας όπως βελτίωση του κλίματος, παρότρυνση συμμετοχής, προπαρασκευαστικό υλικό και ερωτηματολόγιο στη μητρική γλώσσα και διαφάνεια στην επεξεργασία των δεδομένων.

-και ως απαράβατος όρος να ακυρωθεί η σχετική νομοθεσία που καταργεί στην πράξη το δικαίωμα αυτοπροσδιορισμού

Σε αντίθετη περίπτωση η ΔΕΕΕΜ ΟΜΟΝΟΙΑ θα προχωρήσει στη χρήση δικαιώματος για δική της ανεξάρτητη και τεκμηριωμένη απογραφή των μελών της Ε.Ε.Μειονότητας.

Παράλληλα εκφράζουμε τον αποτροπιασμό και την απογόητευσή μας για την χθεσινή απόφαση του Συνταγματικού Δικαστηρίου, μια απόφαση καθώς φαίνεται που υπαγορεύθηκε από τις πλέον εθνικιστικές ανθελληνικές δυναμεις.

Άγιοι Σαράντα 17 Σεπτεμβρίου 2011

Γενικό Συμβούλιο ΟΜΟΝΟΙΑΣ

Wednesday, April 27, 2011

Zgjedhjet vendore ne Himare

Zgjedhjet vendore tashme jane ne dere dhe afrohen me te njejten shpejtesi qe afrohet dhe politika anti-himare ne raste te tilla. Cilat jane te rejat e ketyre zgjedhjeve dhe çfare ka ndryshuar kesaj radhe?

Ne rangun e pozicioneve dhe pozicionimeve, nuk ka asnje te re. Jane perballe njera tjetres si gjithnje Himara dhe politika kunder saj.

Kjo e fundit si gjthnje e perfaqesuar nga mbare bota shqiptare, duke filluar nga fukarai qe shet fara luledielli ne ndonje cep pallati te ndonje qyteti te humbur e per te arritur ne nivele pushtetesh, si media, parti politike, qe ndertojne pikerisht mbi qendrimin anti-himare “suksesin” e tyre, drejtues lokale qe ndodhen ne distance me qindra kilometra nga Himara, kryetare partish nga me te voglat tek me te medhate, qeveritare, ministra, gjykates, intelektuale ose te quajtur te tille, femije, nxenes shkollash, studente universitare, punetore, minatore, mesues, shkrimtare, farketare, pensioniste, njerez te shendoshe e te dobet, te semure e te shendetshem, fshatare e qytetare, emigrante e rezidente. Me pak fjale, nje proletariat i vertete. Dhe menyra e predikimit te tyre, nuk te le vend per asnje definicion tjeter, sepse jane komplet ne stil proletar, pa i munguar as mitingjet, marshimet, parullat banderolat, thirrjet, traktet e shkruarat neper mure e rruge, flamujte, qeleshet e firmat. Enver Hoxha do ta kishte zili kete lloj organizimi edhe pse duhet te ndihet krenar qe ajo qe ai mbolli e riti, eshte akoma gjalle. Madje vazhdon te trasmetohet siç ja kishte enda atij, brez pas brezi dhe ne stil “lart me lart o shoke, flamujt e kongreseve!”.

Le te kthehemi tek te rejat e paleve ne keto zgjedhje, meqe konteksti i tyre nuk ka ndryshuar. Nuk ka ndryshuar as mbulimi i politikes anti-himare si nje lufte ndaj nje “personi te padeshiruar”. Paçka se ky eshte personi qe perfaqeson voten e lire te himarioteve. Kjo ska rendesi per kodoshet e pushtetit. Madje dhe vete Edi Rama qe pretendon se perfaqeson “politiken e re”, kur lufton Sali Berishen e fillon me te drejte nga paligjesia e zgjedhjes se tij, nga vjedhja e votave, ndersa kur do te sulmoje Bollanon e fillon nga frika e rizgjedhjes se sigurte te ketij te fundit. Kjo eshte e paprecedente per çdo lloj demokracie, qofte dhe fiktive si ajo Shqiptare.

Ndoshta kjo eshte per tu shenuar si e reja absolute e kesaj fushate. Nuk besoj se mund te kaloje kaq e lehte kjo gje ne syte e kujt ka sy. Lufta filloi me presionin e papare per mos kandidimin e Bollanos. Normalisht kur je kundra dikujt dhe ke argumenta qe ta luftosh, mezi pret qe ai te futet ne lufte dhe ti te kesh mundesine te perdoresh argumentat e tua. Po qe te pretendosh se ke argumenta dhe te perpiqesh ti perdoresh keto per te bllokuar kandidimin e antagonistit tend, kjo ka vetem nje emer, frike!. Frike sepse je i sigurte qe ai person te mund. Frike se argumentat e tua jane ne fakt “argumenta”. Frike se po ia le ne dore sovranit, sovrani te çmonton ty dhe teorite e tua. Dhe kjo lloj frike quhet pabythesi. Sepse po kerkon ti shmangesh gjykimit te sovranit, nderkohe qe ke humbur nje beteje ne nje tjeter front pikerisht sepse sovrani u manipulua. Per kandidimin e Lulezim Bashes ne Tirane, zoti Rama nuk u shpreh kunder, madje mezi e priti, pikerisht se ka aq shume argumenta ndaj tij madje dhe shume te fresketa, qe i japin sigurine e fitores. Ndersa ne lidhje me Bollanon, zoti Rama, ashtu si gjithe proletariati shqiptar, perdor kete standard te dyfishte dhe nuk i ben pershtypje. Zoti Rama eshte nje politikan shume i ri dhe papjekuria e tij politike i eshte kthyer pas disa here. Zoti Rama karakterizohet shpesh nga nje dilentatizem politik dhe e ka treguar jo pak here kete perqasje foshnjore ndaj politikes. Zoti Rama lidhte aleanca me ish kryeministrin italian Prodin, kur ky i fundit ishte i perenduar si kariere politike pas nje serie skandalesh ne lidhje me privatizimet ne Itali. Dhe Rama i komentonte keto aleanca si arritje fantastike te politikes se tij. Romano Prodi ne Itali ishte nje figure qe tentoi ti jepte nje jete te dyte te majtes italiane, kur kjo gjendej ne nje kome te thelle. Deri diku dhe ia arriti qellimit, per te deshtuar shume shpejt ne qeverisjen e tij dhe per ta kthyer shume shpejt vendin ne duart e Berluskonit. Une jetoj ne te njejtin qytet me Prodin dhe ata qe e njohin nga afer, e tregojne ate si ai me pak inteligjenti i shtate vellezerve te tij. Une po tregohem i rezervuar me definicionin “me pak inteligjent”. Por duke lene menjane kete fakt, Prodi ishte nje figure e papeshe per aleanca politike. Per me teper, atehere kur Edi Rama reklamonte keto lidhje, Prodi nuk i hynte ne pune as per nje xhiro me biçiklete. Rama ka treguar se nuk eshte ne gjendje as te mbaje aleanca te shendosha dhe me njerez me peshe. Dhe ne kete teme, mund te flitet per filmin “na ishte nje here Papandreu”, qe dilentatizmi politik i Rames beri qe ta prishte kete alenace vertete te forte, ne momentin me delikat te karieres se tij politike. Per tu kthyer tek tema e zgjedhjeve ne Himare, Rama ne te njejten menyre, si nje diletant i mirefillte politik, humbi nje prej aleateve me me peshe qe kishte, PBDNJ si te vetmin aleat qe ka vend ne parlament.

Po Sali Berisha çte re ka sjelle ne keto zgjedhje per Himren? Do te ishte naive te mendohej se Saliu nuk ka bere asgje. Saliu hiqet sikur ka mardhenie te mira me Bollanon dhe deri diku eshte keshtu. Dhe ska perse te jete ndryshe duke konsideruar qe Saliu nuk eshte diletant politike. Po Saliu ka qene i vetmi person qe ne menyre konstante dhe me te gjitha menyrat, ka kerkuar te zhduke Bollanon nga politika e Himares. Saliu eshte autori i paktit famekeq me Nanon vetem e vetem per te bllokuar ardhjen ne krye te saj te Bollanos. Ishte nje periudhe qe po tia vije Nanon perpara, Saliu e vriste pa medyshjen me te vogel, ndersa per Himaren arriti te bente aleance me armikun e tij me te madh te kohes. Dhe e theksoj se flasim per nje kohe, kur Saliu edhe Lirine e tij mund tia jepte Nanos, po kurre nuk bente aleanca me te. Saliu eshte i vetmi qe i ka vene gjithnje perballe Bollanos nje kandidat te vetin. Savua i tanishem, eshte Savua qe ne emer te “shqiptarizimit” te Saliut, bllokoi keshillin bashiak per shume kohe. Dhe e dime qe Saliu i perdor keto taktika, vetem me armiq. Llazari i tanishem, eshte Llazari i heres se fundit, eshte Llazari qe Saliu e perdori heren e fundit per te fituar me karten e shqiptarizmit dhe eshte Llazari qe Saliu po e fut kesaj radhe me karten e minoritarit. Vetem budalla qe nuk eshte Saliu. Kesaj radhe i ka reshtur Bollanos perpara te gjithe “garden” e tij. Kesaj radhe Saliu ka hedhur ne sheshin e betejes te gjitha kartat qe disponon, ate shqiptare me Savo Berishen dhe ate greke me Dhimiter Llazarin, ish Dhimiter Berisha. Pak a shume te njejten gje po ben edhe Rama. Heren e pare qe hodhi ne shesh Goron e hodhi ate me karten e shqiptarizmit, madje jo vetem me emer te ndryshuar nga Jorgo ne Gjergji, po me deklarate direkte se Himara nuk ka asnje lidhje me minoritetin. Gjergji Rama deshtoi sikur nuk ishte fare. Kesaj radhe Rama po rihedh ne shesh Jorgo Goron, madje me takime edhe ne Athine. A jane te lidhura fati i Gjergji Rames me Jorgo Goros? Si njeriu qe i perfaqeson besoj. Natyrisht qe elemente te tille te ricikluar ne kete menyre dhe te perdorur si marioneta, nuk jane nje kapacitet i madh ne duart e Saliut. Niveli i tyre eshte ai qe eshte dhe qe lehtesisht e tregojne sa hapin gojen. Debati i fundit i Llazarit ne Bollanon ne Klan, ishte nje komedi e vertete. Savua nuk ishte se nuk di te lidhe dy fjale as kur e takon ne rruge e jo me ne debat televiziv. Ndersa Llazari qe ska asgje me shume se Savua ne kete drejtim, nuk e ka kuptuar akoma qe s’di te flase dhe vazhdon te jape shfaqje per teleshikuesit.

Ku qendron problemi i Saliut dhe Edit ne lidhje me kandidatet e tyre himariote? Problemi eshte se nuk kane kandidate te vlefshem. Problemi eshte se eshte shume e veshtire ne mos e pamundur, te gjesh himariote te vlefshem per te perfaqesuar politiken anti himariote. Dhe kete e tregon me se miri, si rruga e ndjekur nga Edi ashtu edhe ajo e ndjekur nga Saliu, kane ricikluar humbesit e tyre me shpresen idiote se mos neser fitojne. E verteta eshte se ata nuk kane asnje shprese reale, por vetem mllefin e tyre qe nuk po i shtrijne dot influencat e aferave te tyre korruptive ne mrekulline e Himares.

Ka dhe nje skenar tjeter qe do perpiqet ta shfrytezoje Saliu apo ndoshta pa u çuditur fare Edi bashke me Saliun, po le te mbarojme nje here me kandidatet. E kane te qarte se nuk ekzistojne shpresa per fitore te kandidateve te tyre, sepse kete e kane provuar per vite te tera si socialistet me Nanon dje dhe Edin sot ashtu edhe demokratet me te perhereshmin Sali.

Si Edi dhe Saliu, kane tashme te qarta dy gjera. E para qe ne Himare me karten e shqiptarizmit nuk fitohet dhe e dyta, qe ne Himare me perfaqesuesh partish shqiptare nuk fitohet. Une do te shtoja dhe nje te trete; nuk fitohet ne Himare me kandidate qe flasin vetem shqip, po kjo eshte e xhepit tim per momentin dhe kush do ta besoje mire, ne te kundert, prape mire. Ka jo shume kohe qe neper qarqe te caktuara himariotesh dhe jo, ka filluar te qarkulloje teoria e kandidatit te pavarur. Pse them une se ekziston nje lidhje e mirefillte midis kesaj teorie dhe linjes anti himariote? Perveç argumentave te paqendrueshme qe hedhin per te mbajtur ne kembe teorine e nje kandidati te pavarur, duket se edhe per te gjetur kandidate te pavarur, eshte po aq e veshtire si per te gjetur kandidate per partite shqiptare. Paqendrueshmeria e argumentave mbeshtete ne dy arsye kryesore. E para sepse njerezit qe i hedhin dhe i ushqejne keto teorira, jane pikerisht te njejtet qe ishin kunder Bollanos qe prej kandidatures se tij te pare. Madje me karte te forte shqiptarizmi edhe pse himariote. Karte kjo qe per vete zhvillimin e ngjarjeve, kane filluar ta zbukurojne me teorira e shpjegime, qe kane arritur deri ne hapjen e teorive se himariotet nuk qenkan as greke e as shqiptare. Thua sikur zoti krijoji njekohesisht me Even dhe Adhamin edhe nje çift tjeter ne Himare ose sikur nderkohe qe zhvillohej lufta e Greqise me Trojen, ne himare ulej nje anije kozmike nga ku zbarkonin himariotet e sotem. Pra si kaloi Edi nga Gjergji Rama tek Jorgo Goro dhe Saliu nga Dhimiter Berisha tek Dhimiter Llazari, po keshtu edhe keta himariote filluan ti japin kartes se tyre ngjyra ylberi madje maramendese. Arsyeja tjeter e lidhjes se politikes Edi-Sali me kandidatet e pavarur, eshte fakti se pavaresia e ketyre kandidateve eshte e tejdukshme si nje xham i lagur nga jashte e nga brenda. Pse flas ne shumes kur them kandidatet? Sepse deri tani eshte zyrtarizuar vetem zoti Gjicali, nderkohe qe nuk ishte vetem zoti Gjicali si kandidat per kandidat, po edhe nje himariot tjeter qe per arsye terheqje, nuk dua tia ze ne goje emrin. Per mendimin tim, beri shume mire qe u terhoq. Nuk i di arsyet e tij, po gjithsesi beri mire. Ndersa zoti Gjicali, kerkoi te shkoje deri ne fund dhe tashme eshte regjistruar si kanditat zyrtar per bashkine e Himares. Zoti Gjicali, filloi fushaten me nje shkrim ku kritikonte menyren se si bashkia perdorte fondet. Nuk dua ta kometoj ketu shkrimin pasi mendoj se gjithsecili duhet te krijoje pershtypjet e veta pasi e lexon vete shkrimin, po nuk mund te le pa thene qe ne ate shkrim, zoti Gjicali deklarohej si anetari me intelektual dhe me i zgjuar i gjithe keshillit bashkiak te Himares. Si shkrimin dhe pergjigjen time, mund ti lexoni tek klubi i himares. Natyrisht qe ky mbivleresim arrogant i zotit Gjicali, qe duket sikur e ka zgjedhur si kalin e betejes pozicionin e tij prej intelektuali, ka gjetur aty mbeshtetjen e gjithe atyre himarioteve qe dikur flisnin per shqiptare e tani per aliene, vetem e vetem per te mos folur per greke. Kur them gjithe atyre himarioteve, mos krijoni pershtypje te gabuara, jane thjesht ata 2-3-4 qe tani qe klubin e kane abandonuar gati te gjithe himariotet duket sikur jane shume. Gjithashtu zoti Gjicali, nuk shpjegon se kur e ka “fituar” pavaresine e tij, nese e ka fituar. Zoti Gjicali ne nje te kaluar jo te larget ka qene ne Himare perfaqesues i nje partie shqiptare. Ashtu si edhe kandidati tjeter per kandidat qe u terhoq. Deri me tani nuk ka asnje komunikim se nese zoti Gjicali eshte akoma anetar i kesaj partie, nese eshte terhequr, perse eshte terhequr dhe perse hyri ne te? Nese pretendon pavaresine dhe postin e kryetarit, zoti Gjicali duhet te jape shpjegime dhe ti lere menjane teorirat e me te bukurit te shpendeve. Une nuk dua te jem ne vendin e tij duke ditur se sa e veshtire eshte qe jo vetem te sqarosh, po edhe tu mbushesh mendjen himarioteve kur faktet jane akoma me kokeforte se keta te fundit.

Siç shihet, karta e kandidatit te pavarur, varet nga shume parametra, po mbi te gjitha varet nga e drejta e sovranit himariot per te te pare ne sy kur e genjen.

Te kthehemi tek skenari tjeter i Saliut dhe Edit. Kane hedhur ne sheshin e betejes kater profile te ndryshme njerezish qe perfaqesojne kater kategori te ndryshme mendimi ne dukje, kunder nje personi te vetem qe perfaqeson ate qe ka perfaqesuar vazhdimisht dhe per te cilen himariotet e kane votuar me shume se nje here. Shpresat e tyre se dikush prej ketyre profileve mund te mund Bollanon, eshte e provuar se eshte zero. Mjaftojme te kujtojme se dy te ricikluarit kryesore kane humbur perballe Bollanos nen gjykimin e sovranit. E vetmja shprese e tyre eshte se mos kategorite e shumta te mendimit ndajne elektoratin himariot. Llogarite duket se i kane te gabuara se elektorati himariot, ka nje bosht preciz mendimi qe perbehet nga prona dhe etniciteti i tyre dhe qe perkon ekzatesisht me ate per te cilen kryetari i bashkise Bollano, eshte ndeshur vazhdimisht me gjithçka i ka dale perpara. Madje edhe duke i pesuar vete ne personin e pare pasojat. Mos te harrojme se eshte ai qe eshte i perndjekur dhe i persekutuar nga gjykatat nacionaliste shqiptare. Te katert kategorite e mendimit qe politika shqiptare ka hedhur ne shesh kunder Bollanos, sulmojne pikerisht kete bosht tek Bollano, per ta ndare ate nga himariotet. Thone se eshte i ndjekur nga gjykata per korrupsion, nderkohe qe himariotet e kane alergji tu zeshe ne goje gjykatat shqiptare, sepse e dine se per çfare ne te vertete e sulmojne keto te fundit Bollanon. Thone qe ka shitur toka ne Himare, pa treguar ndonjehere se si kryetari i bashkise mund te shese toka dhe pa dhene qofte edhe nje rast te vetem si prove per keto shitje. Pse nuk ka dale deri me sot nje himariot i vetem dhe te thote “jam filani dhe Bollano ka shitur token time ne filan vend filanit”. Do ishte e thjeshte, sepse te gjithe ne Himare njihemi dhe te gjithe e dime se kujt i perket kjo apo ajo toke. Po nuk ka raste te tilla ndaj edhe nuk mund te kete deklarata te tilla. Kush i shpik teorikisht, e ben vetem per nje qellim te vetem, te krijoje çarje ne boshtin e parimeve qe lidh Bollanon me himariotet.

Pra kjo hedhje ne sheshin e betejes se sa me shume kandidateve, te gjithe kunder Bollanos, shikohet nga politika shqiptare si mundesi te shumta çarjeje te elektoratit himariot. Nese kjo çarje ndodhte dhe do te ishte sinjifikative, do te kishim mundesine te shikonim edhe orgjine e Edit me Saliun me te qeshura e shterngime duarsh. Po mundesia qe te krijosh çarje te tilla ne nje elektorat te tille eshte me pak se zero, sepse himarioti shikon faktet ne sy dhe jo genjeshtarin pas shpine.

Edvin Kyritsis

Tuesday, February 01, 2011

Αλλά αρκετά πια µε τον Μπερίσα!

http://gazikapllani.blogspot.com/
Φτωχοί διαδηλωτές, φτωχοί αστυνοµικοί

Του Γκαζµέντ Καπλάνι

ΔΗΜΟΣΙΕΥΘΗΚΕ: 25 Ιανουαρίου 2011
Μόλις είχα βγει από την έκθεσητου Edvard Munch στην Αθήνα όταν έµαθα τα θανατηφόρα νέα από την Αλβανία. Τρεις νεκροί και το φάντασµα ενός νέου ‘97 να πλανάται πάνω από τη χώρα. Στην έκθεση του Munch υπάρχει ένας πίνακας µε τον τίτλο «Αγχος». ∆είχνει µια οµάδα ανθρώπων που διαβαίνουν τη γέφυρα, τα πρόσωπά τους γεµάτα σπαρακτική αγωνία.

Ισως επειδή ξέρουν πως δεν υπάρχει επιστροφή και πρέπει να πάνε µπροστά, να διαβούν οπωσδήποτε τη γέφυρα. Ισως για το γεγονός ότι νιώθουν παγιδευµένοι πάνω στη γέφυρα, χωρίς εναλλακτικές λύσεις. Ισως επειδή συνειδητοποιούν ότι η διαδροµή είναι πολύ πιο δύσκολη από αυτήν που είχαν φανταστεί στην αρχή. Αυτός ο πίνακας θα ταίριαζε στη σηµερινή Αλβανία. Η γέφυρα που η Αλβανία διαβαίνει λέγεται «καθαρτήριο». Επειτα από πενήντα χρόνια κόλασης υπό το παρανοϊκό καθεστώς του Ενβέρ Χότζα. Οταν «χάνεις» πενήντα χρόνια από την ιστορία θέλεις άλλα τόσα, τουλάχιστον, για να τα «πάρεις πίσω». Για να γίνεις «οµαλή χώρα». Η διάβαση από το «καθαρτήριο» θυµίζει, δυστυχώς, τους στίχους του Ελύτη: «Για να γυρίσει ο ήλιος θέλει δουλειά πολλή/ Θέλει νεκροί χιλιάδες να ‘ναι στους τροχούς/ Θέλει κι οι ζωντανοί να δίνουν το αίµα τους».

Οσοι γνωρίζουν την Αλβανία γνωρίζουν, επίσης, ότι οι πολίτες νιώθουν παγιδευµένοι, χωρίς εναλλακτική λύση. Εβλεπα τις εικόνες µε διαδηλωτές και αστυνοµικούς να κονταροχτυπιούνται αλύπητα και σκεφτόµουν ότι και οι δύο πλευρές έχουν κάτι ακόµα πιο κοινό από την εθνικότητά τους: τη φτώχεια τους. Ενώ εκείνοι δέρνονταν στο κρύο και τη βροχή, εξουσιαστές και αντιπολιτευόµενοι πολιτικοί προσπαθούσαν να ξεκαθαρίζουν τους λογαριασµούς από τις πολυθρόνες των καφετεριών ή τα πολυτελή τους γραφεία.

Οι αλβανοί πολιτικοί που προέκυψαν από τα ερείπια του ολοκληρωτισµού, δεξιοί και αριστεροί, είναι διάδοχοι του παλαιού καθεστώτος. Κυριολεκτικά και προπαντός «πνευµατικά». Γι’ αυτούς δεν υπάρχει η έννοια του πολιτικού αντιπάλου αλλά του εχθρού που πρέπει να εξοντωθεί. ∆ιαχειρίζονται την «ελεύθερη οικονοµία» και το κράτος µέσω µιας ολοκληρωτικής διαφθοράς. Στην πιο φτωχή χώρα της Ευρώπης υπουργοί τσεπώνουν 700 χιλιάδες ευρώ για µια σύµβαση και αγοράζουν επαύλεις στο Αµστερνταµ...

Ο Σαλί Μπερίσα είναι ο πιο «καθαρόαιµος» πνευµατικός διάδοχος του Ενβέρ Χότζα. Κατά πάσα πιθανότητα ήταν δική του η εντολή για τη δολοφονία των διαδηλωτών. Χωρίς την έγκρισή του οι υφιστάµενοί του δεν τολµούν να προσλάβουν ούτε καθαρίστριες. Πίστευε, φαίνεται, εκείνος και οι πραιτωριανοί του ότι οι διαδηλωτές είναι οπλισµένοι και θα απαντήσουν µε σφαίρες. Θα µπορούσε τότε να εξοντώσει την αντιπολίτευση µε την κατηγορία του πραξικοπήµατος. Τώρα που οι νεκροί του έµειναν, κυριολεκτικά, στην πόρτα του γραφείου του απειλεί τους αλβανούς εισαγγελείς επειδή ζητούν τη σύλληψη των δολοφόνων. Ο δρόµος της Αλβανίας προς µια σταθερή δηµοκρατία δεν θα είναι εύκολος. ∆εν υπάρχουν µεσσίες και η Αλβανία θα συνεχίσει να διαβαίνει τη γέφυρα της ιστορίας. Αλλά αρκετά πια µε τον Μπερίσα! Πρέπει επιτέλους να πάει στο σπίτι του. Ελπίζοντας ότι αυτή τη φορά δεν θα κάψει τη χώρα. Οπως µαθαίνω, είναι αυτή η απειλή που χρησιµοποιεί µε τους δυτικούς διπλωµάτες. Και εκείνοι, για να έχουν το κεφάλι τους ήσυχο, συνιστούν στους Αλβανούς να τον υποστούν µέχρι να πεθάνει. Και κάπου εδώ η τραγωδία αρχίζει και παίρνει διαστάσεις όπερας Μ(π)ούφα…

Wednesday, September 01, 2010

Duke pritur drejtësinë për Himarën

Pas nje pertypje e ripertypje mese te gjate ne stil lope te ketij akti barbar, po fillojne te nxjerrin si me pertese koken edhe zera qe kerkojne denimin real te krimineleve. Edhe pse disa pikepamje autori i ketij shkrimi nuk mundet ti shprehe ndryshe nga pjesa me e madhe e shqiptareve, edhe pse kerkon te tregohet shume i ekuilibruar duke harruar qe bipartizanizmi eshte i mirepritur kur komentohet politika dhe jo kur je perballe nje krimineli qe ka vrare dhe viktimes qe ka humbur jeten, autori mbetet nga te paktat, ne mos e vetmja figure shqiptare qe nuk pozicionohet me kriminelin. Madje leshon edhe disa thirrje te mefshta per nje pozicionim me te qarte edhe te faktoreve te tjere.


PREÇ ZOGAJ (Shekulli on line)
Kaluan pak javë nga vrasja me makinë nga disa të rinj vlonjatë e qytetarit nga Himara, Aristidh Guma. Prokuroria po punon për zbardhjen e gjithë ngjarjes që përfundoi tragjikisht. Besohet se së shpejti dosja do të shkojë për gjykim në gjykatë. Atje do të marrë përgjigje pyetja përse u vra ky himarjot greqishtfolës. Në të njëjtën aulë të drejtësisë, të akuzuarve do t'u jepet haku sipas ligjit, pa i rënduar pa nevojë për t'i bërë qejfin një pale, por edhe pa i lehtësuar pa nevojë për t'i bërë qejfin një pale tjetër. Lehtësimi dhe pudori në rastin e dhënë u përket të afërmve të të ndjerit, ndërkohë që prokuroria dhe gjykata kanë për detyrë parësore të bëjnë drejtësi.

Përgjegjësia për zbardhjen dhe gjykimin e vrasjes që ndodhi në Himarë është e pazakontë. Ndjeshmëritë dhe pritshmëritë për dinamikën dhe motivet e kësaj vrasjeje janë të larta, të shumta. Në Shqipëri, në Greqi dhe më gjerë i kemi parë të manifestohen në ditët e para të tragjedisë, me deklarata dhe kundërdeklarata të nxehta politike, me bllokimin në shenjë proteste të rrugës kombëtare nga disa banorë të bashkisë së Himarës, me reagimin e shumë personaliteteve fetare dhe civile, brenda dhe jashtë vendit, me shprehjen e shqetësimit nga qeveria greke dhe me jehonën e këtij reagimi në Bruksel, si seli e Bashkimit Europian.


Tani, si në një marrëveshje xhentëlmenësh, të gjithë kanë heshtur, duke pritur drejtësinë. Kjo heshtje, nën të cilën lëvrijnë leximet kundërthënëse të vrasjes së Aristidh Gumës, që përkojnë me leximet kundërthënëse të historisë dhe aktualitetit të veçantë të Himarës, pra kjo heshtje me ngarkesa të tilla është si cipa mbi plagë. Duhet të jesh naiv për të mos e kuptuar këtë. Përgjigja kryesore shteruese dhe e gjithëpërfshirë, ndaj gjithë kësaj pritjeje, është drejtësia. Për momentin, prokurorët dhe gjykatësit kanë përparësi ndaj historianëve dhe studiuesve. Drejtësia do të ndikonte fuqishëm për të shndërruar renë e emocioneve krahinoriste apo nacionaliste në balsam shërues për plagën që u hap dhe, pse jo, në burimin e një ndjenje të re pozitive për miqësinë, mirëkuptimin dhe respektin mes njerëzve, pavarësisht nga origjina, feja, krahina, vendi, partia, shteti, apo gjuha e tyre.


E cekëm më lart dhe po e theksojmë më qartë: për faktin që i ndjeri i përkiste komunitetit greqishtfolës të Himarës dhe greqishtja, e përpunuar apo jo, e folur si dialekt apo si argo, ishte gjuha e tij e nënës, sepse prej saj e kishte marrë, dhe për faktin tjetër se në valën e parë të përhapjes së lajmit tragjik kjo vrasje u paraqit dhe u përcoll si shprehje e "urrejtjes etnike" të disa të rinjve shqiptarë ndaj dikujt që fliste greqisht në Himarë, pra për të dyja këto arsye vrasja e Gumës është një peng për të gjithë ne. Prandaj, ne presim shumë nga drejtësia shqiptare. Lejohem të pohoj se me përemrin "ne", pavarësisht se nuk kam lejen e askujt për ta përfaqësuar, unë nënkuptoj me bindje të gjithë pasardhësit e denjë të Naim Frashërit, Gjergj Fishtës dhe korifenjve të tjerë të shqiptarizmit, që na kanë mësuar doktrinën e atdhedashurisë dhe njeridashjes në respekt për të tjerët që nuk flasin gjuhën tonë, që nuk kanë fenë dhe zakonet tona, por që jetojnë me ne ose në fqinjësi me ne.


Përgjegjësia e prokurorisë dhe gjykatës për çështjen "Guma" e ka emrin saktësi. Pritet përgjigja pse u vra me makinë Aristidh Guma? Ishte një aksident nga pakujdesia si shumë aksidente të tjera, por që kombinimi i rrethanave dhe identiteteve i ka dhënë vetvetiu pamjen e një akti racist? Ishte një vrasje me dashje, e menduar dhe e realizuar me egërsi, si të ishin ata të rinj një celulë paramilitare e gjuhës? Ishte një vrasje me dashje, që erdhi si rezultat i evoluimit të një sherri banal për çështje sedre - kush jam unë, kush je ti - nga ato që janë bërë të modës në një fashë të brezit të ri të ditëve tona, sidomos kur dalin apo udhëtojnë në grup në formën e një minibande? Apo ata të rinj deshën ta trembnin të ndjerin, duke iu kanosur me makinë, por u doli situata nga kontrolli dhe mëtimi i tyre përfundoi më keq sa s'behët? Nuk ka mundësi që hetimi dhe gjykimi të shmangë të vërtetën. Ka pasur shumë pjesëmarrës dhe shumë dëshmitarë në ngjarje. E vërteta, cilado qoftë, e shoqëruar me vendimin përkatës të gjykatës, do të jetë shëruese për të gjithë, duke përjashtuar ata që do të donin ta përdornin vrasjen e Gumës si një "casus belli" për ngatërresa dhe synime të mbrapshta. Ajo do të jetë qasja e ligjit shqiptar, e shtetit shqiptar dhe e shoqërisë shqiptare për çështjen "Guma". Prandaj, nuk është e tepërt, përkundrazi është e këshillueshme, që prokurorët dhe gjykatësit të inkurajohen nga krerët e shtetit dhe nga intelektualët më të shquar vendit.


Por, kjo çështje nuk mbaron në aulën e drejtësisë. Duke konsideruar me seriozitet të madh problematikën që nxori në shesh vrasja e Arsitidh Gumës, Shqipëria është thirrur në kauzë të reflektojë dhe të nxjerrë mësime të vlefshme nga kjo tragjedi njerëzore. Nuk duhet të ndodhë që autoritetet të mos u referohen raporteve zyrtare të policisë për ngjarje të tilla. Në rast se policia nuk ka një raport dhe kanë raporte gazetat, atëherë kjo polici është krejtësisht jashtë funksionit dhe për këtë duhen marrë masa urgjente deri në shkarkime në nivele të larta. Nuk duhet të ndodhë që në deklaratat apo qëndrimet e autoriteteve politike të ndjehet tundimi për të vënë në një plan një vrasje njeriu me një bllokim rruge. Ata individë që i kanë barazuar këto dy gjëra të pakrahasueshme duhet të turpërohen, por mund edhe të mos turpërohen. Liria është një mundësi, por është edhe një lloj kurthi për kufizimin dhe marrëzinë. Nacionalizmi i sëmurë, që duket akoma më anakronik në kohën e globalizmit, internetit, lëvizjes së lirë, multilinguizmit e tjerë, nganjëherë shkon deri atje sa t'u kërkojë llogari një pakice njerëzish se përse ata flasin si gjuhë të parë gjuhën që kanë mësuar në krahët e prindërve. Në shoqërinë e lirë nuk përjashtohet të ketë pikëpamje të tilla. Por nacionalizmi i sëmurë nuk mund të vërë përpara arsyen. Intelektualët me mendje të hapur duhet të japin tonin. Nga ana e tyre qeveria dhe institucionet nuk duhet t'i lenë këto çështje thjesht si tema të debatit intelektual. Ato kanë detyrimin që, sipas rastit, të deklarohen menjëherë dhe të investohen me përkushtim të shtuar për respektimin e standardeve dhe konventave për liritë dhe të drejtat e minoriteteve, pakicave dhe enklavave gjuhësore. Në këtë fushë qeverive demokratike nuk u kërkon kush të "humbin" në labirintet e historisë, por të respektojnë realitetet konkrete që sigurisht nuk vinë nga qielli, por nga historia. I tillë është edhe komuniteti greqishtfolës në Himarë. Ai ka historinë e vet autentike, disashekullore, të krijuar kryesisht për shkak të pozicionit gjeografik.


Qeveritë shqiptare të viteve të fundit, sidomos qeveria "Berisha", duke investuar për turizmin në rivierën e Shqipërisë, kanë dhënë një përgjigje thelbësore ndaj problemeve historike dhe aktuale të Himarës dhe fshatrave të tjera të Bregut. Rruga e re ka sfiduar muret malore dhe i ka hapur ato zona, i ka bashkuar më shumë se kurrë me pjesën tjetër të vendit, apo thënë ndryshe ka bërë që pjesa tjetër e vendit të derdhet drejt Bregut si asnjëherë tjetër më parë. Kjo është hapja e brendshme, që duhet të vazhdojë për të na lidhur me shumë me karakteristikat që ka çdo krahinë, Në të vërtetë zhvillimi është përgjigja që jehon fort në aktualitetin dhe ardhmërinë e njerëzve, rajoneve, krahinave, mbarë vendit. Por, nuk mjafton. Liritë dhe të drejtat janë akoma më të rëndësishme. Një incident, pale një vrasje me sfond politik apo etnik, mund të çojë dëm një investim të tërë në infrastrukturë. Unë nuk mund të imagjinoj përfitues të tjerë, përveç keqdashësve të Shqipërisë, nga incidentet me banorët e Himarës apo të fshatrave të tjera të Bregut për shkak të gjuhës greke që flasin një pjesë e atyre banorëve. Nuk mund të imagjinohet e ca më pak të pranohet që dikush të vritet në tokën e Republikës së Shqipërisë apo në çdo cep të planetit për faktin se flet gjuhën e tij të nënës, apo edhe të njerkës po të dojë. Në rast se gjykata provon se vrasja e Aristidh Gumës ka pasur në fillesë faktin ae ai u ka folur greqisht të rinjve nga Vlora, autoritetet shqiptare dhe publiku shqiptar, sekush në mënyrën e tij, duhet të bëhen pjesë e një ndjese të madhe për këtë tragjedi. Unë nuk di greqisht dhe më vjen keq që nuk më është dhënë rasti të mësoj këtë gjuhë që, ndërsa rrjedh nga greqishtja e vjetër e Homerit, Eskilit, Platonit dhe Arsitotelit, ka krijuar monumente të reja të shprehjes artistike me veprat e shkrimtarëve modernë grekë, dy prej të cilëve, Seferis dhe Elytis, kanë marre çmimin Nobël. Por, edhe sikur të mos kishte merituar këto kurora të përbotshme e të gjithëkohshme, ajo është gjuha që flasin fqinjët tanë grekë, gjuha që flasin arvanitasit e Greqisë, gjuha që kanë nxënë gjatë viteve të emigracionit bashkatdhetarët tanë atje. Duhet ta themi se pavarësisht se marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë kanë njohur edhe momente apo periudha të errëta, fqinjësia me këtë vend ku është përkundur qytetërimi modern perëndimor na jep nder. Ç'hyn Greqia këtu mund të pyesë ndokush. Hyn, sepse gjuha, nëse lëndohet, e jep dhimbjen tek i fundit që e flet. Ne do të ndiheshin keq si komb dhe do të indinjoheshim të gjithë nëse do mësonim fjala vjen se një serb apo një afrikan e ka pësuar, sepse ka mësuar e folur gjuhën shqipe. Prandaj, jo vetëm nuk duhet të habitemi kur fqinjët tanë grekë prononcohen e kërkojnë transparencë për vrasjen e Gumës, por qeveria duhet të nxitet dyfish për të bërë atë që duhet. Në një plan më të gjerë, duhet ndryshuar qasja kulturore për fqinjësinë. Do të ishte shumë mirë që ballkanasit të dinin gjuhët e njëri-tjetrit. Gjuha është njohje dhe nga njohja lind respekti.


Plator Nesturi:

Për Himarën, vera e këtij viti nuk do të mbahet aq shumë mend për turizmin, detin e kaltër dhe vizitorët e shumtë. Ndonëse kryeministri Berisha, i stacionuar me pushime në Dhërmi, vijonte të priste shiritat e rrugëve të shtruara përgjatë bregdetit,duke i paraqitur ato si arritje të qeverisë së tij në politikat për turizmin, pakkush mund të mendonte se mund të cënohej kjo atmosferë e krijuar. Por perdja e panoramës ekzotike së rrugëve të shtruara dhe plazheve të virgjër ra menjëherë pas vdekjes së Aristotel Gumës të përplasur me makinë nga 21 vjeçari Ilir Muka. Akuza se kjo ishte një vrasje me sfond etnik shërbeu si katalizator që vuri në lëvizje median dhe shoqërinë, të interesuar direkt apo interesa periferike, politikanë, shoqata, përfaqësues fetarë e deri qarqet diplomatike në dy anët e kufirit. Ajo çfarë kish ndodhur nuk ish e lehtë. Jo për faktin se kish ndodhur një vdekje ( kronika e zezë është e mbushur me plot të tilla në Shqipëri), por për motivet që çuan në të dhe që natyrisht kishin hapur një polemikë të re në shoqërinë shqiptare. Ishim mësuar që për çështje identiteti apo kombësie, e pësonin veç shqiptarët në vende fqinje, porse dukej e huaj që për të njëjtat shkaqe ta pësonte në Shqipëri një bashkështetas i një tjetër etnie.

Vdekja tragjike e himariotit Guma, pavarësisht dhimbjes që shkaktoi tek familiarët e të afërmit, mund të shërbente si një pikënisje e një debati të shëndoshë shoqëror për të gjetur ilaçin e shmangies së konfliktit dhe sigurisë së bashkëjetesës pavarësisht etnisë apo fesë, duke hequr çdo mundësi që ajo të nxisë urrejtjen e paprinciptë. Por inisiativa e opinionit publik për të qenë ai më aktivi në këtë cështje u sabotua dhe debati mbi ngjarjen u infektua nga virusi i politikës që e shfrytëzoi atë për të rënë më tepër në sy e për të nzjerrë sa më shumë përfitime elektorale. Krijimi i dy kampeve të zhurmshëm antagonistë nuk i la vend të dëgjoheshin zërave të arësyes që argumentonin se nga gjithë kjo përplasje e paarsyeshme dhe debat butaforik ata që e pësojnë jemi të gjithë ne që ndajmë të njëjtën tokë me emrin Republika e Shqipërisë.

A mund të nxirret mësim nga kjo ngjarje e dhimbshme? Në pamje të parë duket se jo, dhe madje ajo çka ndodhi mund të majiset me urrejtje. Nëse shohim deklaratat e bëra në media nga të dyja kahet, si nga PBDNJ, Omonia e Mega, ashtu dhe nga parti të tjera të vogla me qendër në Tiranë, nuk duket asnjë pikë përputhjeje në qëndrime. Banorët e Himarës dhe aktorët politikë atje e shohin si vrasje me motive etnike dhe të revoltuar kërkojnë respektimin e të drejtave si minoritet, ndërsa forcat politike në Tiranë e trajtojnë me shpërfillje si aksident të rëndomtë dhe e vënë theksin se policia duhet tu kish treguar vendin bllokuesve të rrugës nacionale. Madje këtë qëndrim mbajti dhe forca më e madhe e opozitës, PS, kur i kujtonte qeverisë se nuk kontrollon dot territorin e saj dhe në këtë rast zënien e rrugës në Himarë. Menjëherë pas kësaj, debatet në forume u mbushën me nota të forta nacionaliste dhe frymë urrejtjeje e nxitur kjo dhe nga deklaratat populiste të aktorëve të ndryshëm për avantazhe politike. E gjitha kjo të krijonte përshtypjen se akti i djemve vlonjatë ndaj Gumës ishte mbarsur pikërisht nga kjo atmosferë luftarake gjë që në vetvete veç ua rëndonte pozitën atyre përpara togave të gjykatës. Por nga ana tjetër dëshmoi se dhe shoqëria shqiptare, e njohur dikur për hapjen dhe gjithëpërfshirjen, është prekur nga sindroma e rrezikshme e mostolerancës. Kemi kuptuar pra se struktura dhe mentaliteti shoqëror ka pësuar një deformim nga i cili duhen marrë disa masa për mosagravimin e tij. Ajo çfarë ndodhi në Himarë natyrisht që do të fashitet me kohën. Gjatë kësaj periudhe do të shihen me sy tjetër dhe deklaratat e qëndrimet e ndryshme, se cili politikan deshi të nxisë konfliktin e kush tjetër që ta shuajë atë. Shërimi i plagës mund të nisë vetëm në këtë kohë, kur të shihet me mendje të kthjellët e mira dhe e keqja, makiavelistët nxitës e të arësyeshmit e mënjanuar.

Telashet për Tiranën e Athinën

Ngjarja tragjike e vdekjes së Gumas përveç notave diplomatike solli një situatë të brendshme jo të këndshme për vetë qeveritë në Tiranë dhe Athinë. Zëdhënësi I Ministrisë së Jashtme greke menjëherë deklaroi se këto ngjarje “kanë për qëllim nxitjen e tensioneve etnike me pasoja të paparashikueshme dhe dëmtimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Greqisë dhe Shqipërisë”. Nga ana tjetër qeveria shqiptare kish angazhuar veç Ministrinë e Rendit për këtë cështje dhe kryeministri Berisha u prononcua duke e denuar sfondin e saj vetëm pas 36 orësh. Kjo deklaratë duket se e qetësoi Athinën zyrtare porse të dyja qeveritë po ndienin peshën e qarqeve të ndryshme që kërkonin ta nxitnin konfliktin duke u mëshuar notave nacionaliste. Berisha po vihej në presion nga deklaratat e politikanëve ku qëndrimi i shprehur nga PS në opozitë ishte më i hidhuri pasi thjesht i kërkonte të bënte zap bllokuesit e rrugës në Himarë por nuk jepte asnjë qëndrim për vdekjen e Gumës. Të njëjtën situatë po ndiente dhe qeveria Papandreu, ku parti të ndryshme po e akuzonin për qëndrim të butë ndaj Shqipërisë ndërsa Demoktatia e Re në opozitë mori angazhim që ngjarjen në Himarë ta përcillte në Bruksel për ta pasqyruar në raportin e ecurisë së Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE. Ndërkaq ishte bërë me dije se vetë kryetari i opozitës, Samaras, kish patur një bisedë telefonike edhe me kryetarin e bashkisë së Himarës, Vasil Bollano. Pas gjithë këtyre lojrave politike ku qeveritë ndopdheshin nën presion, shfaqet së fundmi dhe Ministri i Jashtëm alternativ i Greqisë, Droutsas, i cili në intervistën në televizionin SKY deklaron se “të mos ndaj të njëjtin mendim me ata që janë duke i përdorur fenomene të tilla, që edhe njëherë e ritheksoj se janë krejtësisht të dënueshme, si pretekste për të nxitur trazira apo për t’u keqpërdorur nga disa individë. Për të abuzuar me fenomene të tilla dhe për të na krijuar të tjera probleme këtu (në Greqi), që askush nuk dëshiron të ndodhin”.

Fakti që të dyja qeveritë nuk ranë kurthin e sirenave të nacionalizmit në nxitjen e konfliktit, duket se është i vetmi lajm i mirë nga gjithshka që shoqëroi prej një jave ngjarjen në Himarë. Jo rrallë pushteti mund të ketë nxitur nacionalizmin për përfitime të shpejta dhe të përkohshme. Por ndërsa e kanë zgjuar atë, e kanë patur vështirë për ta vënë në kontroll, ndaj duket se si Tirana zyrtare edhe Athina i druhen kësaj kafshe të rrezikshme e të pafre që nëse tolerohet prish themelet e shtetit.

Në vend të urimit

Vitin tjetër sërish Himara do të mbushet me turistë. Plazhet do të jenë po ato dhe shërbimi shpresoj edhe më i mirë, njerëzit po ata dhe njësoj do të flasin edhe greqisht. Ajo çka mund të jetë ndryshe, mbase do të jetë perceptimi më i drejtë për atë çka është Himara e banorët e saj. Me këtë pikëvështrim vdekja e Gumës do të duket mëse absurde ashtu siç do të duket absurd dhe çdo paragjykim për gjithçka është e ndryshme nga ambienti nga vijmë. Dhe ndërsa do të futemi në ujin e kristaltë do të shpëlahemi nga çdo piklë urrejtjeje me të cilat na spërkati politika.