Thursday, June 19, 2014

Hiresia e tij Anastasio: "Protestojme kunder shpifjeve gebelsiane te pseudo historianeve -ish pjese e shtabit te E. Hoxhes qe dikur shkateruan kishat nga themeli"

 http://orthodoxalbania.org/old/index.php/lajme/2262-shpifjet-kunder-kishes-orthodhokse-minojne-bashkeegzistencen-harmonike-midis-feve-ne-shqiperi
Ishte një ngjarje unikale nga ana historike. Nuk kishte ndodhur për 20 shekuj qëkur këtu ka ekzistuar kisha. Ditët që pasuan, disa persona ishin të shqetësuar. Dhe arritën që me anë disa emisioneve shpifëse që këta realizuan dhe me shkrime të mbushura plot me helm, që të ndryshojnë kuptimin e këaj dite dhe që të bëjnë një sulm mjeran ndaj Kishës sonë Ortodokse. Gjoja gjetën rast nga një intervistë që u dha jashtë kishës. Jam i detyruar që t’u them disa të vërteta që edhe ju të jeni të informuar, por edhe të tjerë që pyesin të vihen në dijeni. Nuk kërkuan intervistë me Patriarkun Ekumenik, as me atë të Rumanisë, i cili është sot personi më i rëndësishëm në një vend që ka 18 milionë të krishterë; nuk morën intervistë nga kryepeshkopi i Athinës, ai vetë është arvanitas, as nga ai Qipros. Morën dy intervista të tjera; nga ai ai i Polonisë, i Jerusalemit, por nuk publikuan asgjë nga këto. U rrekën që të bënin një zhurmë politike nga asgjëja dhe vunë tituij që ishin aspak dinjitozë dhe të një niveli fare të ulët. Këto tregojnë ligësinë me të cilën këta shikojnë ditët e bukura që po kalon kisha. 

Disa paraqiten si historianë dhe rreken që të helmojnë opinionin publik. Janë ato qarqe që persekutuan kishën, ishin pranë shtabit të ngushtë të Hoxhës dhe sot përpiqen të na japin leksione rreth fesë. Nuk bëjnë pjesë në kishën tonë, shpesh deklarojnë se nuk besojnë asgjëkundi dhe duan që të kenë udhëheqeje te kisha jonë. Në çdo vend që do ndodhte kjo, mund të bëheshin shumë denocnime për shpifje. Por e dini shumë mirë sesi funksionojnë këtu gjërat. 

Madje herë pas herë nxjerin edhe një papagall që me vështirësi mund të thotë ndonjë ide, ja shkruajnë dhe ky rreket që të thotë gjërat më të pamundura ndaj kishës ortodokse. Nëse duam të marrim një shembull. Deklaron dikush se është mjek kirurg dhe askush nuk e njeh për këtë cilësi. Do të shkonit te ky për të bërë operacion, meqë deklaron se është patriot?  Dikush deklaron se është prift. Askush nuk e njeh të tillë në të gjithë botën. Dhe disa televizione te paguara nga disa qarqe e shfaqin atë si shprehesin autentik te kishes orthodhokse Shqiptare..." 

No comments: