Panajot Barka
Kohët e fundit, marrëdhëniet Shqipëri – Greqi duket se po dalin nga
stanjacioni i diktuar më shumë nga mentaliteti historik, i cili, për
palën shqiptare prodhon antihelenizmin si formë nacionalizmi veprues
deri në vetëpërcaktimin etnik. Për palën greke prodhon një rezërvim dhe
mosbesim ndaj seriozitetit të faktorit shqiptar e që ushqen një
nacionalizëm, por në izolim dhe pa asnjë përkrahje nga politika zyrtare
dhe opinioni i shendoshë grek.
Fundin e këtij “stanjacioni” e stigmatizojnë së fundi dy akte që shkojnë në mënyrë pingule kundër mentalitetit të mësipërm. Së pari bëhet fjalë për nënshkrimin e marrëveshjës dypalëshe për korrigjimin e toponimeve të vendeve respektive në dokumentat zyrtare të shtetasve të të dy vendeve. Së dyti, një hap më përpara shënon njoftimi i fundit i MAS për funksionimit praktik të komisionit dypalësh për lirimin e teksteve shkollore nga termat, të pavërteta historike, konceptet, pretendimet dhe interpretimet jo objektive e antihistorike, e që cenojnë interesat e secilit vend dhe të të dyve së bashku.
Marrëveshja e toponimeve, përveç se zgjidh një problem praktik për mijra shqiptarë të lindur në Greqi, për të lëvizur lirshëm në shtetin helenë apo edhe në vendet e tjera të Shengenit, ka një interes të padiskutueshëm në fushën e respektimit reciprok të toponomastikës së çdo vendi, nga ku shpesh burojnë pretendime nacionaliste.
Më shumë rendësi në këtë drejtim ka akti i dytë, ai i funksionimit të komisionit dypalësh për tekstet shkollore. Në planin diplomatik nënvizon predispozitën që komisioni konkret nuk u ngrit për të neglizhuar në infinit objektin për të cilin u ra dakort, siç ndodh rendom, por për ta zgjidhur atë. Evidentohet qartazi se faktori politik i të dy vendeve, vëçanërisht ai shqiptar, tregon vendosmeri për t’ju kundërvenë mentalitetit mbi një shekullor, i cili, të paktën sot, prodhon konfliktualitet e armiqësi virtuale. Ose që qemton momentet rastësore e në minorancë të papërfillshme në marrëdhëniet shekullore midis dy popujve, për të përgjithësuar e shkruar një histori konfliktuale.
Pa dashur të merrem me detaje objekt diskutimi e vandimarrjeje të këtij komisioni dypalësh, si njohës i dyanshëm i problemit më takon të perseris, se ajo që i përshkon marrëdhëniet e dy popujve tanë në shekuj, karakterizohet nga bashkëjetesa, toleranca, bashkëpunimi, madje edhe në ato raste kur pushteti politik prodhonte disbalanca shoqërore, fetare, politike dhe ekonomike. Të përseris, por në një plan tjetër, përceptimin e Çabej dhe Kadaresë se Greqia ishte pjesë e Shqipërisë, në kuptimin se kishte një ndikim kulturor në formësimin e shqiptarësisë. Eshtë fakt historik se në pjesën më të madhe të shekullit XIX Greqia përbënte aspiratën e përbashkët për liri nga perandoria otomane. Eshtë kjo arsyeja që kaq shumë shqiptarë, të krishterë e myslimanë, iu bashkuan aksionit politik e luftarak për lirinë e Greqisë. Këtu e ka burimin ideja jetëgjatë e ajkës intelektuale shqiptare e greke të kohës për konfederatë shtetërore shqiptaro-greke. Modelin e ideologjisë kombëtare greke, i cili kishte dhenë frytet e veta kongrete në revolucionin grek të 1821, adoptuan ideologët e Rilindjës Kombëtare shqiptare etj. Por, besoj, se deduksionet romantike të ideologëve të happy wheels Rilindjës Kombëtare për historinë dhe kombin, aq të domosdoshme për atë moment historik të kultivimit të ndërgjegjës kombëtare shqiptare, të ripërtypura nga makina ideologjike komuniste dhe të servirua popullit shqiptar si të vërteta të paverifikueshme për qëllimet e veta ideologjike, është e palëjueshme të përdorën edhe sot si fakte historike po të padiskutueshme, bile pa lëjuar as ballafaqimin me historiografinë botërore. Eshtë e patolerueshme të përdorën, edhe në formë zyrtare, për të ushqyer midis shqiptarëve një nacionalizëm me tipar dallues antihellenizmin. Aq më shumë ka kaluar koha, që pretendime të atëhërshme të perandorisë otomane në territore greko-shqiptare, të konsiderohen edhe në librat shkollore si trashëgimi shqiptare për shkak të bashkëpunimit me këtë perandori dhe ofrimit të shërbimeve në këmbim të ofiqëve, pasurive pushtetit etj.
Ky realitet e bën imediatë që të diferencohen faktet historike si të tilla, nga të vërtetat e paverifikueshme, nga interpretimet e shtrembërimet historike pa baza shkencore, apo nga përvetësimet e realiteteve historike e kulturore të tjetrit. Pas rilevimit të historisë në këtë kendvështrim është i domosdoshëm të diferencohen faktet nga jo faktet historike Të diferencohen faktet që mësojnë histori, nga faktet që edukojnë perspektivën historike,- paqën, stabilitetin, bashkëpunimin, tolerancën mirkuptimin. Besoj se duhet dhenë fund një herë e mirë atij realiteti edukues i femijëve dhe brezit të ri që prodhon armiqësi midis fqinjëve dhe vëçanërisht me Greqinë. Shqipërisë i duhen marrëdhënie miqësie me fqinjët dhe fqinjëve po ashtu.
Këtë aksiomë na edukon edhe tradita shekulore midis shqiptarëve e grekërve në rajonin që sot gëlojnë mentalitete nacionaliste. Madje mund të thuhet se idenë e bashkëjetësës globale, që Evropa e Bashkuar e provon në dekadat e fundit, në këtë rajon tonin, ka egzistuar shekuj me parë, fillimisht si realitet dhe në vijim si ideologji.
Këtij modeli i shërbëjnë marrëdhëniet midis dy popujve që vendosën, pa pyetur politikën dhe nacionalizmin, mijrat e emigrantëve shqiptarë në Greqi, por edhe marrëdhënjet e shumëfishta të të dy popujve të cilat, bëjnë shpesh që kufiri shtetëror të mos jetë i mjaftueshëm për të përcaktuar kufirin e vërtet etnik, realitet që shpesh bëhet ushqim për dyshime dhe inferioritet të nacionalizmit ekstrem, në vend q të ndodh e kundërta.
Ndjekja e kësaj rruge imponohet dhe nga realitetet juridiko-politike të shtetëve me kufij të dhena dhe të pandryshueshme. Aq më shumë kur dihet se në kësi rastesh nuk ka të drejtë ai që bërtet më shumë. Imponohet gjithashtu, nga realitete juridiko-politike globale. Të dy vendet janë anëtarë të NATOS, të Këshillit të Evropës, OSBE-së, OKB-së dhe Shqipëria aspiron të njehsojë statusin e vet me Greqinë në kuadër të BE-së. Ky realitet global është produkt i gati 50-60 vjetëve të fundit, ndërsa konceptet nacionaliste në shërbim të ideologjisë dhe politikës së brendshme izolacioniste e etnonacionaliste kanë rrenjë mbi një shekullore. Kjo do të thotë se edhe në këtë drejtim po krijojmë një defiçit të konsiderueshme me botën e qytetëruar.
Fakt është që ky defiçit po kultivon një nacionalizëm të dyanshëm, i cili, mëgjithatë, ka një dallim krahasimor. Nacionalizmi shqiptar …read more

No comments:
Post a Comment