Dy parti politike, PBDNJ-ja në
qeverisje dhe PR-ja në opozitë, janë bashkuar në Himarë të mbështetura
nga Organizata e Minoritetit Etnik Grek Omonia dhe disa shoqata lokale,
për të shpallur zyrtarisht vendimin për mosbindje civile ndaj ligjit
Nr.7501 “Për ndarjen e tokës bujqësore në përdorim” duke deklaruar se
“populli i Himarës njeh vetëm pronat e trashëguara nga gjyshërit, bazuar
në nenin 41 të Kushtetutës së Shqipërisë”. Gazeta Shqiptare njofton se
me anë të një “ultimatumi” prej tri pikash drejtuar qeverisë shqiptare
në 19 qershor 2014 paralajmërohet mbajtja edhe e një referendumi lokal
“ku populli i Himarës të shprehë vulletin e vet për të vendosur për të
ardhmen e tij”, në rast se nuk do të merret në konsideratë propozimi për
bashkimin në një njësi më vete administrative të Bashkisë Himarë me
Komunën Lukovë.
Vendimi i dy partive shqiptare, i mbështetur nga OMONIA
dhe pesë shoqata lokale vjen fill pas takimit konsultues që ministri i
Shtetit për Pushtetin Vendor, Bledi Çuçi zhvilloi me banorë të zonës për
reformën e re administrativo-territoriale. Në këtë bashkëbisedim Çuçi
theksoi se “njësitë vendore të Himarës, Vranishtit dhe Lukovës do të
përbëjnë një zonë funksionale më vete që do t’u sigurojnë banorëve më
shumë të ardhura”. Por nga ana e tyre himariotët e pranishëm në këtë
bashkëbisedim duke mos refuzuar bashkimin me Lukovën kontestuan
bashkimin me Vranishtin. Më herët Çuçi, në emër edhe të qeverisë
shqiptare, ka bërë të qartë se me ndarjen e re territoriale të vendit,
Himara nuk do të jetë një njësi administrative më vete, pasi sipas tij
këtë status do ta gëzojnë vetëm zonat minoritare.
No comments:
Post a Comment