Para
dy të djelave, Tirana u bë qyteti bazë që dha një dëshmi të përbashkët
të të gjithë orthodhoksëve. Ishte një ngjarje unikale nga ana historike,
nuk kishte ndodhur në 20 shekuj nga koha kur këtu ka ekzistuar Kisha.
Megjithatë,
në ditët që pasuan disa persona ishin të shqetësuar jshtë mase shumë
dhe arritën që me anë të disa emisioneve shpifëse që këta realizuan dhe
me shkrime të mbushura plot me helm që të ndryshojnë kuptimin e kësaj
dite dhe që të bëjnë një sulm mjeran të niveli shumë të ulët ndaj Kishës
sonë Orthodhokse. Gjoja gjetën rast nga një intervistë që u dha jashtë
Kishës.
Jam
i detyruar t’ju them disa të verteta që dhe ju të jeni të informuar por
dhe të tjerët që pyesin, që kanë dëshirën e mirë, të jeni në gjëndje ti
vini dhe ata në dijeni. Nuk kërkuan intervistë nga Patriku Ekumenik,
nuk kërkuan nga Patriku i Rumanisë, i cili sot është personi më i
rëndësishëm në një vend që ka 18 milion të krishterë; nuk deshën të
merrnin intervistë nga Kryepiskopi i Athinës, sepse do ishte nder, vetë
ai është arvanitas; as nga Kryepiskopi i Qipros nuk deshën që të merrnin
intervistë. Morën dy intervista të tjera nga Patriku i Jerusalemit,
pastaj nga Kryepiskopi i Varshavës, Polonisë, por nuk publikuan asgjë
nga këto që këta morën.
U
rreken të bënin një zhurmë politike nga asgjëja dhe vunë tituj që ishin
me të vërtetë gjëra aspak dinjitoze dhe të një mendjeje fare të ulët:
Kryepiskopi i Serbisë, Kisha e Janullatos. Këto tregojnë ligësinë me të
cilën këta shikojnë ditët e bukura që jeton Kisha jonë Orthodhokse këtu
në këtë vënd.
Disa
thonë, deklarojnë historian dhe rreken që me përralla të marra mundojnë
që të helmojnë opinionin publik që nuk e di se si qëndrojnë gjërat në
të vërtetë. Janë ato qarqe që përsekutuan vazhdimisht Kishën, ishin
pranë shtabit të ngushtë të Hoxhës dhe sot përpiqen të na japin ne
leksione rreth fesë. Nuk bëjnë pjesë në Kishën tonë Orthodhokse, shpesh
vetdeklarojnë se nuk besojnë asgjëkundi dhe duan që të japin udhëheqje
tek Kisha jonë Orthodhokse e Shqiperisë.
Në
çdo vend tjetër ku mund të ndodhte diçka e tillë mund të bëheshin shumë
denoncime për shpifje në të tilla raste por e dini shumë mirë sesi
funksionojnë këtu gjërat.
Madje
herë pas here nxjerrin dhe një papagall ku me vështirësi mund të thotë
ky person disa ide, mendime, t’ja shkruajnë këtij dhe ky rreket të thotë
gjerat më të pamundura që mund të ketë ndaj Kishës Orthodhokse. Nëse
duam të marrim një shembull: Nëse dikush deklaron se është mjek kirurg
dhe askush në botë nuk e njeh si një person të tillë, që ka një cilësi
të tillë, a do të shkonit ju tek ky për të bërë operacion? A do të
dërgonit tek ky persona të tjerë meqë deklaron se është patriot? Përse
ky redikulizim (qesharake) i gjithçkaje që bëjnë këta! Dikush deklaron
vetë se është prift. Askush nuk e njeh si të tillë në mbarë botën. Dhe
meqë disa televizione paguhen shtrenjtë nga disa qarqe antiorthodhokse e
shfaqin atë si patriotin kryesor shqiptar që mund të ekzistojë. Dhe
prezantojnë që ky përfaqëson Orthodhoksinë e pastër shqiptare në vend.
Këto mashtrime të këtij lloji do ngelen unikale brenda historisë. Dhe
këto mund t’i përshkruajnë historianët e famshëm.
Le
të them diçka që është më konkrete, më e prekshme. Njerëz që nuk
besojnë se ekziston Perëndia, që ka Perëndi, nuk besojnë që ka Perëndi
të dashurisë, si do të besojnë se ka në botë një njeri, i cili erdhi
këtu në Shqipëri, i cili bashkëvuan dhe bashkëndan vuajtjet, dhimbjet që
ka ky popull, vetëm dhe vetëm se beson tek Perëndia i dashurisë dhe se
do të jetojë në bindje ndaj këtij vullneti të shenjtë të Perëndisë. Por
kjo për ta është diçka e pakuptueshme, e pamendueshme dhe duan të gjejnë
shpjegime të llojeve të tjera.
Për
ata ka vetëm intriga politike, interesa politike dhe asgjë tjetër veç
këtyre. Dhe nuk ka mundësi që të dallojnë fare, ndjesinë, kuptimin fetar
që ka jeta. Është për të ardhur keq diçka e këtij lloji, por është një
krim akoma dhe më i madh që këta kryejnë, kur duan mendimin që këta kanë
të imponojnë tek personat e tjerë.
Duan
t’i shpjegojnë të gjitha nga ana politike, duke bërë të tilla
krahasime, madje përdorin ide si kali i drunjtë i Trojës dhe gjëra të
tjera që janë qesharake në vetvete. A është Shqipëria sot ndonjë
kështjellë, fortesë që ka të fshehta dhe këto nuk i di gjithë bota? Dhe
duhet të vijë dikush që të futet brenda dhe t’i zbulojë këto që janë
gjëra kaq të fshehta të mëdha? Por nuk vështirësohen këta të thonë të
njëjtat gjëra, të njëjtat gjëra në vazhdimësi. Kanë marrë tani përgjigje
rreth aktivitetit tonë, por e dijnë sistemin e Gebelsit që kanë
nazistët. Thuaje gënjeshtrën, thuaje gënjeshtrën se diçka ka për të
mbetur. Ata bëjnë punën e tyre, siç ata tani e kuptojnë këtë gjë që
kryejnë që s’janë aq të kënaqur me përparimin e Kishës sonë Orthodhokse
Autoqefale.
Por
cila është detyrimi, puna që kemi ne? Dëgjuam Ungjillin sot që ishte i
qartë: Në rast se do të më rrëfeni, pohoni, përpara njerëzve dhe Unë kam
për t’ju pohuar, rrëfyer, juve. Por nëse ju më mohoni përpara njerëzve
edhe Unë, thotë Zoti, kam për t’ju mohuar juve, nuk do ju njoh. Ajo që
do doja nga të gjithë orthodhoksët që janë antarë të ndërgjegjshëm të
kësaj Kishe, të rreshtin, të pushojnë së paturi frikë. Iku koha kur
pasardhësit e Hoxhës arrinin të ngjallnin frikën brenda nesh. Iku koha
kur Perandoria Otomane i detyronte të krishterët që të bëheshin islam,
islamikë.
Hymë
në një fazë tjetër që ka historia e vendit. Për pak hymë në Bashkimin
Europian (BE) dhe Kushtetuta e re që ka Shqipëria është e mrekullueshme.
Dhe u jep të gjithëve të drejtën të kenë besim në fenë që ata duan dhe
që të ndryshojnë madje dhe bindjet e tyre fetare. Ju e dini që në vëndet
e tjera ju imponohen me forcë fe të tjera, dënohen me vdekje ata që
ndryshojnë fenë dhe kthehen në të krishterë.
Janë
tani disa faktorë politik të cilët mendojnë të imponojnë fenë që ata
duan tek njerëzit e tjerë. Jemi të detyruar pra, që të lartësojmë zërin
tonë dhe të themi që protestojmë në lidhje me këto. Protestojmë për
fyerjet që janë bërë ndaj Kishës sonë Orthodhokse, për shtrembërimin e
së vërtetës, dhe protestojmë kryesisht: për minimin e bashkjetesës
fetare midis feve këtu në Shqipëri.
Në
rast se ka diçka që Shqipëria mburret në rang ndërkombëtar sot është se
në Shqipëri sot ka bashkëjetese fetare paqësore, pra një bashkëpunim
harmonik midis feve. Dhe pikërisht këtë gjë duan që ta minojnë dhe ta
helmojnë.
Jemi
në një kohë kur të gjitha janë të njohura për mbarë botën. Nuk mundet
që të thuash të dua, të dua, dhe nga pas t’i ngulësh thikën. A keni parë
gjatë këtyre viteve ndonjë grup orthodhoks besimtarësh që të shkojnë të
shajnë në televizor, apo të fyejnë dhe të minojnë fetë të tjera,
komunitete të tjera fetare të vendit? Dhe as ne nga ana jonë nuk
pranojmë, që këtë lojë e cila bëhet me kaq shume djallëzi kundër nesh.
Që të shfaqën kohë pas kohe persona që vetëquhen profesorë, analistë e
të tjera si këto me fjalë të mëdha, ata që i njohin e dijnë çfarë thonë
këta, dhe që thonë gjëra të gënjeshtra. Madje dhe një djal i ri cili
akoma s’ka mbaruar ende studimet e tij që thotë kandidat për
doktoraturë, thotë profesor, mastër kam mbaruar. Dhe flet me përbuzje
kundër Shën Kozmait të Etolisë (Kolkondasit). Pra nuk është vetëm
Kryepiskopi shënjestra, por janë dhe shenjtorët, është dhe Shën Kozmai
në këtë shenjestër, dhe nënvlerësimi i Patrikut Ekumenik sepse përmendi
Shën Kozmanë.
Cilët
kemi frikë ne? Ai që ka frikë Perëndinë nuk ka frikë asnjë njeri
tjetër, që me mënyra djallëzore mundohet që të fyejë fenë orthodhokse.
Jam i detyruar të jua them këto të vërteta dhe kryesisht t’ju them: Mos
kini frikë! E vërteta ka dinamikën e vet, dhe ne jemi të detyruar të
dëshmojmë rreth kësaj të vërtete.
Kremtojmë
sot të Gjithë Shenjtorët. Dëgjuam për këtë dhurëtinë e madhe të besës,
për ata që në vazhdën e shekujve duruan përndjekje, fyerje, rrahjen me
kamzhik por nuk mohuan besën e tyre. Ata janë pasuesit e vërtetë të
Zotit dhe të Kishës. Le të na ndihmojë Perëndia të na japë forcë,
ndriçimin e vet, që të bëhemi të denjë për këta shenjtorë që kemi. Nuk
mjafton thjeshtë të kërkojmë ndihmën e tyre, apo të themi shumë fjalë
dhe t’i nderojmë ata në dukje. Ajo që i nderon me të vërtetë martirët
është: imitimi i tyre – thotë Shën Joan Gojarti. Me këtë forcë,
qëndrueshmëri dhe vendosmëri brenda vetes le të vazhdojmë të japim
dëshminë tonë të së vërtetës, drejtësisë dhe të shpresës.
Proteste kunder shtremberimeve te Klan
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë akuzon drejtuesin e emisionit
“Opinion”, Blendi Fevziu për shtrembërim të së vërtetës duke cenuar
harmoninë fetare në Shqipëri.
Bëhet fjalë për një letër protestë që Kisha i ka dërguar televizionit
“Klan”, lidhur me emisionin opinion të datës 3 qershor 2014 me temë
“Kryepeshkopi i Serbisë dhe Kisha e Janullatosit”.
“Jemi të detyruar të shprehim publikisht protestën tonë për emisionin
tuja “Opinion”, të datës 3.6.2014, me titull “Kryepeshkopi i Serbisë
dhe Kisha e Janullatosit”. Edhe vetë titulli tregonte qartazi
shtrembërimin e qëllimshëm të së vërtetës, duke keqinformuar
spektatorët. Nuk ka “kryepeshkop” të Serbisë. Sa i takon emrit të Kishës
sonë, emiri i saj është Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë”,
thuhet në letrën e dërguar televizionit “Klan”.
Në letrën e Kishës Ortodokse theksohet se”, “nuk është hera e parë që
në këtë emisione përpiqen të shpifin kundër Kishës tonë”, duke
nënvizuar se nuk bëhet fjalë vetëm për fyerje ndaj Kishës por edhe për
shkelje të kodit etik të gazetarit dhe minim të harmonisë fetare.
No comments:
Post a Comment