http://orthodoxalbania.org/old/index.php/lajme/2371-nderimi-i-shqiptareve-per-shen-kozmain-eshte-i-hershem
Pasi
sulmuan Kryepiskopin Anastas, pasi sulmuan ata që punojnë për Kishën
Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, pasi shpikën gjithfarë
gënjeshtrash për kanonet dhe statutet orthodhokse, pasi na e deformuan
historinë e besimit, tani e kanë radhën shenjtorët tanë. Sidomos kohët e
fundit janë shtuar shkrimet në disa media të caktuara, në të cilat
hidhet baltë mbi një nga shenjtorët më të nderuar mes shqiptarëve dhe më
gjerë - Shën Kozmain (martirizuar në 1779).
Një
nga sajesat që përdoren, është ai se nderimi i këtij martiri të madh
nuk ka ekzistuar mes të krishterëve orthodhoksë shqiptarë; edhe nqs ka
filluar, ka filluar pas vitit 1961, kur me vendim të Patriarkanës
Ekumenike u vu në listën e shenjtorëve të nderuar nga të gjitha Kishat
Orthodhokse. Këto nuk janë vërteta, nderimi i tij si shenjtor lokal
nisi në shek. XVIII, në të gjitha ato zona ku ai dha një kontribut të
jashtëzakonshëm për të zgjuar ndërgjegjen e shtypur të orthodhoksëve nga
nata e gjatë osmane, duke frenuar dukshëm islamizimin e këtyre trevave.
Këtë e dëshmojnë ndërgjegjja e popullit orthodhoks shqiptar, afresket e
ikonat, shërbesa kishtare për shenjtorin, Manastiri i tij ndërtuar me
kujdesin e Ali Pashë Tepelenës (1814-1815) dhe mbi të gjitha, e dëshmon
nderimi i madh i gjithë popullit edhe atij joorthodhoks, kudo ku ai
predikoi.
Dëshmi
e këtij nderimi para vitit 1961, që hedh poshtë ato që pretendojnë
antiorthodhoksët, mes shumë të tjerave është ajo që kanë shkruar e
botuar dy nga personalitet më të mëdha të Kishës sonë: Imzot Theofan
Noli dhe Kryepiskopi i parë kanonik, Fortlumturia e Tij Kristofor Kisi.
Imzot Theofan Noli, në vitin 1947, në Boston, botoi Kremtoren (Të kremtet) e
Kishës Orthodokse. Në parathënien e tij thotë se: “Përkthimin... e kemi
bërë nga Gerqishtja, me përjashtimin e këndimeve të Shën Kozmait të
Beratit, të cilin e parafrazuam nga versioni shqip i KryeHirësisë Tij,
Imzot Kristofor Kisi, Kryepeshkopit të Shqipërisë”. Dhe në faqet 754-763
jep shërbesën kishtare të këtij shenjtori.
Pra,
Imzot Theofan Noli, që në 1947 (pra përpara viti 1961) e quan Shën
Kozmai i Beratit dhe shërbesën e shenjtorit e merr nga botimi i vitit
1931 të Imzot Kristofor Kisit, i cili ka shkruar mjaft për Shën Kozmain.
Pra,
për Imzot Theofan Nolin dhe Imzot Kristoforin, Shën Kozmai nuk ishte as
antishqiptar e as "joshenjtor", siç trumbetojnë zotërinjtë
antiorthodhoksë.
Më
poshtë po japim tre prej disa dokumentimeve, që tregojnë nderimin dhe
hershmërinë e këtij nderimi mes shqiptarëve për Shën Kozmain:
- Fragmentet nga libri i Imzot Theofan Nolit, “Kremtore e Kishës Orthodokse”, Boston, 1947 (Libri liturgjik që përdorim sot në kishat orthodhokse të Shqipërisë)
-
Kopertina e librit Imzot Kristoforit për shën Kozmain “Jetëshkrimi dhe
akoluthia e dëshmorit të ri dhe Isapostullit Shën Kozma”, Korçë 1931.
- Afresku i shek. XIX i shenjtorit në Manastirin që i dedikohet atij.
Fragmentet nga libri i Imzot Theofan Nolit, “Kremtore e Kishës Orthodokse”, Boston, 1947.
Kopertina
e librit Imzot Kristoforit për shën Kozmain “Jetëshkrimi dhe akoluthia e
dëshmorit të ri dhe Isapostullit Shën Kozma”, Korçë 1931.
Afresku i shek. XIX i shenjtorit në Manastirin që i dedikohet atij.
No comments:
Post a Comment