Monday, December 04, 2006

Kritike anonime apo direkte?

note: artikulli i meposhtem duket se hap fushaten elektorale kunder kryetarit aktual te bashkise.
Autori shkruan me pseudonim (nisemi nga konsiderata qe shkruan shprehje te sakta ne greqisht), pra eshte anonim dhe mund te themi eshte dhe njekohesisht jo guximtar duke qelluar pas shpine. Ka te ngjare qe te jete dhe pjestar i grupit organizues te konferences panhimariote dhe ky artikull anonim nuk e nderon ate aspak.
Autori esencialisht rekomandon qe kryetari i bashkise te jete nga gjiri i intelektualeve te Himares, por i ashtuquajturi Jon Bregu nuk besoj se niset nga keto konsiderata pozitive. Aq me teper qe e quan si "faj" mospranimin e dhenies se salles per shoqaten Laberia. Shoqata Laberia ka si vizion te saj "Himara eshte pjese e Laberise" dhe ben lufte publike kunder hapjes se shkolles greqishte ne Himare.
Pra shume drejt nuk u suportua kjo ngjarje nga Kryetari i Bashkise.
Autori gjithashtu, ne avazin e shtypit shqiptar e i quan omonistet "te indoktrinuar", ne te vertete indoktrinimi eshte pjese e shtylles kurrizore te autorit.
Kurse kritika qe i behet per mospjesemarrjen e Bollanos ne inagurimin e fillimit te punimeve te rruges Palsae -Dhermi do te ishte me e plote ne se do te kishim dhe version e argumentimit te mospjesemarrjes nga ana e Bollanos. Keshtu autori do te mund te binde dhe te tjeret per qellimin pozitiv te artikullit te tij.
Sa per monumentin, nuk e kemi parasysh cdo te thote autori, por ne cdo vend te botes gjen modele abstraksioniste qe nuk lidhen me asnje date historike. Sidoqofte le te marrim prej artikullit ate qe eshte racionale: kryetari i bashkise duhet te marre shume ne konsiderate mendimin e intelektualeve te vertete qe e duan Himaren

C’po ndodh me Himaren?!
Gazeta “Korrieri”, E Diele, 03 Dhjetor 2006
Nga Jon Bregu

“I antarsia ine mia parusia sqèpsis, andilipsis qè praksis ektos qinoniku sinfèrondos, otan avta odhingunde apo skotinès esties” (Veprimet kryenece individuale te kundervenies, jane demonstrim mendesish, vleresimesh dhe praktikash jashte interesave komunitare, kur ato kane per burim vatra te erresires, - gr.)

E dhame ne greqisht kete vleresim per kryebashkine e Himares!!!

Himara sakrifikoi “per t’i dhene karrigen” kesaj kryebashkie ne vjeshte te dymije e treshit, me shpresen e premtimeve per problemet e pazgjidhura. “Aleatja e Madhe”, Partia Demokratike, e mbeshteti me voten e anetareve te saj “shqiptare”, duke ia siguruar ate. Duheshin hequr “te korruptuarit socialiste” (dhe me te drejte). Dhe premtimet ishin shpresedhenese! Kandidaturat e reja “kerkonin mejdanin”, qe ta pastronin ate nga padrejtesite e bera! Dhe himarjoti ua dha ate. Ne kete shkrim nuk kemi kete per objekt. Se c’u be e si u be, kush “e hengri e kush e piu”, me qytetare, mjedis e vlera, u takon vete himtarjoteve ta vleresojne e ta gjykojne, kur te vije koha. Dhe himtarjote nuk jane vetem disa prej spileasve e te tjereve diletante e militante te OMONIAS indokrinuese, por dhe gjithe te tjeret e “periferise”, te cilet nuk llogariten prej kryesise bashkiake. Himare do te thote se pari Qeparo, Vuno, Kudhes, Pilur, Ilias, Dhermi, Palas e ne fund Himare.

Secili prej ketyre perberesve jane te vetet se pari, e pastaj te njeri-tjetrit e per njeri-tjetrin. Respekti i vlerave ne bashkejetese dhe ne perberje eshte ligjesi kategorike per te zgjedhurin ne perfaqesim. Dhe kur ke marre karrigen, nuk je me “Ti” e “Une”. Je Himara me gjithe larmine e qytetareve te saj si komunitet, e per me teper si nje organizem perfaqesues ne shtetin e brenda shtetit te saj. Himara dhe kryebashkia e saj nuk mund te behen e as te jene nje shtet brenda shtetit. Per me keq akoma, kur poshteron traditen himarjote ne teresite e saj. Ne keto 3 vjetet e fundit, ne veprimtarite e zhvilluara te sferes himarjote e “jashte himarjote” (te quajtura keshtu per midene e kryebashkise!), kryebashkia ka qene, ne dy prej tyre, provokative dhe “apusha” (nuk ka qene e pranishme, - gr.) ne tre te tjerat.

E njoha se pari kryebashkine e Himares, ne Kuvendin e Intelektualeve te Pavarur te saj, ne shkurt te vitit 2005. Intelektualet e nderuan kryebashkiakun, i dhane dhe drejtim seance, i dhane dhe privilegjin qe te bente dhe konkluzionet (!). I takonte? Sigurisht jo. Por intelektualet dine te nderojne vendin dhe vlerat “ton dhesmon” (lidhjeve-gr.). Ishte “nje leksioni autarkik”… Muaj me vone, Shoqata Kulturore-Atdhetare “Laberia”, kerkon bashkepunimin e bashkise per te ndihmuar ne organizimin e Kuvendit te saj ne kete qytet. Atje ajo ka nje seksion (dege) te saj te komunitetit lab dhe brenda statutit te shoqates, ishte e ligjshme sa dhe domosdoshmeri. Kryebashkia e deklaroi kete veprimtari te padeshirueshme, jo “markagjonce” me gjoks, por si dhelper. Nuk pranoi te jepte mjedisin “me stil bizantin” dhe po me kete stil indoktrinoi skena sektarizmi dhe parulla ne mure kunder shoqates, nga elemente qe nuk kane asgje dhe asnje lidhje me traditat, kulturen dhe civilizimin e te pareve te tyre.Dhe kjo ndodh, kur shkencat gjuhesore, traditat, historia dhe kultura etnografike tregojne dhe deshmojne se “Himara eshte sa labe aq dhe laberonjese” (E. Cabej).

Dhe kjo ndodh kur kjo shoqate veprimtarite e saj i bene me burime te veta financiare, ndersa “Shoqata Panhimariote” vjel fonde prej USAID-it amerikan. Nuk e kruan fare xhepin e saj. Me 28 tetor 2006, kryeministri i Shqiperise zbret ne Himare dhe peruron nje fragment te rruges se re nacionale Vlore-Sarande. Kryebashkiaku mungon, ndersa zevendesuesja e tij duket nje cast ne Palas dhe pas kesaj zhduket. Nje dukje qe nuk i ra ne sy askujt. Pas kesaj e ka nderin te jete ne krah te kryeministrit deri ne percjellje, drejtoresha e shkolles se mesme te qytetit, zj. Bukurie Rapo. Nderi i saj dhe i Himares. Ku eshte e c’u be prita e Jorgji Bollanos e te Bollanove te tjere, e te Gorove, e te Veizeve, te Rexhove e te himarjoteve te tjere? Prita qe iu be Mbretit te shqiptareve, Zogu I, ne Spile ne kafenene e Stefo Goros, prej Jogji Bollanos, edhe pse ishte kundershtar politik i mbretit? Himara dhe himtarjotet e priten kryeministrin e tyre dhe folen me te, i degjoi dhe e degjuan shtruar. U ndane te perqafuar me te, te qeshur, te gezuar e me kenge. Zyrtari perfaqesues i Himares mbeti nje hije ne humbje…

Kjo qe ndodhi, nuk do te kishte vend as me nje kryetar partie, qofte dhe ne nje vizite “private” e jo me ne nje ngjarje te tille me vlera krahinore dhe kombetare.

Presidenti dhe kryeministri, pritja dhe percjella e tyre nuk jane e nuk kerkojne etike. Eshte detyre. Dhe kur nuk ben detyren, duhet te pergjigjesh, duhet te ndeshkohesh. Dhe se pari ai qe ul keto vlera morale, qytetare dhe te burrerise himarjote, duhet te ndeshkohet nga vete ata qe e kane vene ne kete karrige, himarjotet.

Veprimtaria me e fundit qe u organizua ne qytetin e Himares, ishte paraqitja e “Kanunit te Laberise” dhe i librave te fundit te krijuesve nga kjo krahine, te poetit popullor Lefter Cipa dhe te studiuesit Foto Bixhili.

Shoqata “Laberia” dhe organizatori i kesaj veprimtarie, Shtepia Botuese “Toena” me presidentin e saj, Fatmir Toci, treguan edhe nje here vullnetin e tyre deshiremire si dhe perkushtimin ne vlerat atdhetare te himarjoteve, shqiponja te paepura te kesaj treve me histori e tradita te pashoqe atdhetare dhe qytetare. Ne kete veprimtari jozyrtare administrativo-shteterore, kryebashkia dhe kryepleqesite e fshatrave ishin te ftuar te merrnin pjese. Munguan vet kreu i bashkise dhe nenkreu, si dhe kryetaret e Dhermiut e te Palases, ndoshta dhe ndonje tjeter. Ndersa ne Konferencen Panhimarjote te 17 dhjetorit 2005 ne Tirane, edhe kjo jozyrtare administrativo-shteterore, ishin te gjithe, bile dhe “te blinduar”. Bile kjo e fundit larg Himares, ne Tirane. Ndonese keshtu dhe larg, atje shkuan te gjithe, se te gjitha shpenzimet ua perballoi USAID-i. Megjithate edhe ne kete veprimtari kulturore, nuk behet fjale per transport “brenda shtepise”. Te gjitha shpenzimet ishin gratis per gjithe te ftuarit dhe dashamiresit e tradites, te penes, te kultures, te qytetarise e te civilizimit himarjot. Ato u perballuan prej vet organizatoreve dhe sponsoreve dashamire private, te kultures dhe te perparimit te Himares. Ndonese mjedisi i ngushte si vend, ai u mbush plot e perplot me himarjote te te gjitha moshave dhe po jashte e rreth tij. Nje prani e gjere si ne pritjen dhe biseden me kryeministrin. Himarjoti gjithmone ka ditur te ruaj e te respektoje vlerat e tij qytetare dhe ne te gjitha kohet, me zgjuarsine qe e ka karakterizuar, t’i jap mesim cilitdo “elitari anatolit” qe “ka hyre si druri i shtrember per te prishur barren”.

Duke bere shetitjen e mbremjes, na ra ne sy nje monument aty afer Bankes Popullore. Na u duk sa simbolik, po aq dhe enigmatik, se nuk ndiqej nga asnje perkushtim te shkruar. E “vrava shume mendjen”, por nuk gjeta asnje lidhje te mundshme me ndonje ngjarje, date historike apo te ndonje legjende te kesaj treve. Bera “naivin” dhe pyeta nje kalimtar:

- C’simbolizon ky monument, ju lutem? Mos ka lidhje me mitologjine e emrit te Himares?

- Jo, - pergjigjet kalimtari, - se ajo ka qene kafshe perbindesh. Ndersa kjo me duket si dy unaza. Ndoshta i ka vendosur bashkia, qe kur te zbrese ndonje cirk ketu, te kete ku te akrobatojne klounet e tij.

Qeshem te dy, si duket per “fantazine enigmatike” te Bashkise se Himares…

1 comment:

Anonymous said...

Autori ne fjale ka kurajon te mare si shembull te madhin Jorgji Bollano kur priti Zogun ne Himare. Ne te njejten menyre, Jorgji Bollano ka pritur edhe gjeneral Ibrahim Dervishin kur shkoi ne kohen e luftes ne Himare per te ngritur keshillat nacional-clirimtar, po nuk e di nese eshte ne djeni ky autor se i madhi Jorgji i kerkoi pavaresi per Himaren te derguarit te Enver Hoxhes,Ibrahim Dervishit. Po je kurioz autor i dashur, ta tregoj edhe kete histori qe sigurisht nuk ka si te beje pjese ne bagazhin tend intelektualo-laberor. Fakti qe nuk bejne pjese ne asnje prej faqeve te historise se shkruar prej indoktrinuesve te tu, nuk duhet t'iu mbushi me shprese se ata qe i jetuan i kane mare me vete.