post by K. Jorgji
SHOQATA “BREGDETI”
Adresa: Rr.”Zonja
Curre”, Pa.28, Sh.2, Ap.30, Tirana-Albania
Tel.: +355 4 2372150
E-Mail: shoqata_bregdeti@yahoo.com
R E Z O L U T
Ë
Shoqata Atdhetare “BREGDETI”
duke ndjekur me shqetësim në rritje ngjarjet në juridiksionin e
njësive administrative Bashkia e Himarës dhe Komuna e Lukovës,
mbledhur në Himarë më
datën XX nëntor 2014, në një tubim gjithëpërfshirës
popullor me pjesmarrës nga popullsia nga Palasa në Nivicë duke parë:
·
Se të tërë Qeveritë Shqiptare
të periudhës postkomuniste përmes aplikimit të ligjit famëkeq 7501, NUK
i kthyen tokat bujqësore pronarit të ligjshëm bregas që e kishte trashëgim
nga të Parët e tij,
Se ky ligj thellësisht antidemokratik
dhe antikushtetues që ligjëron parimet leniniste-enveriane se
“toka i perket atij që e punon” u çeli rrugën korrupsionit,
abuzimeve të shumta dhe lindjes së pronarëve të rinj pa asnje lidhje me
krahinën tonë,
Se përmes këtij ligji antipopullor dhe
në thelb antimoral banorët autotoktone të Bregdetit kthehen de facto në raya, që as edhe
pushtuesit Otomanët s’mundën ta bënin në këto treva, duke u mohuar atyre të
Drejta Kushtetuese për të jetuar nëpërmjet pronës së tyre dhe krijohen kushte
edhe për humbjen e identitetit.
·
Se Reforma administrative
territoriale, e cila parasheh bashkimin e Bregdetit Jonian nga Palasa në
Nivicë, me Komunën e Vranishtit, u
miratua në mënyrë hapur të njëanëshme nga mazhoranca aktuale, pa konsultuar dhe
dëgjuar hapur dhe demokratikisht publikun e dy komunave Himarë dhe Lukovë dhe
pa marrë parasysh argumentat për falsitetin dhe mosfunksionalitetin e këtij
bashkimi artificial administrativ ne Vranishtin me të cilin, ndonëse me
respektin reciprok, i ka ndarë natyra me
male, historia me braktisjen e fesë së të parëve tanë si dhe prioritetet e
zhvillimit tradicional dhe aktual ,
se kjo
reforme u aprovua duke marrë hapur nëpër këmbë Kushtetutën e vendit
dhe Konventat Ndërkombëtare për Organizimin e Pushtetit Vendor dhe
të Drejtave Themelore të njeriut duke zbatuar hapur dhe me cinizem të pashoq
parimin e më të fortit në marrjen e vendimeve, tipar që bie ndesh me atë
qeverive demokratike,
dhe se ky
bashkim në analizën tone nuk sjell asnjë avantazh cilësor të rëndësishëm, por
vetëm erozion dhe hollim të së drejtës së Bregasve për të vendosur mbi fatet e
zhvillimit të tyre unik ekonomiko-social vetëm për interes së politikës së
tanishme dhe duke në kundërshtim me funksionalitetin e pretenduar të reformës
U drejtohet Presidentit, Kryeministrit dhe Kryetarit të
Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, si dhe përfaqësive kryesore
diplomatike të akredituara në Shqipëri me kërkesat që vijojnë për:
1.
Rregjistrimin e pronave duke
zbatuar kriterin e trashëgimnisë, siç parashikojnë nenet përkatëse të
Kushtetutës së Shqipërisë. Kjo pasi sikurse edhe tërë zona kondrinore-malore e
Shqipërise, populli i Bregdetit nuk e njeh ligjin 7501 duke qënë se në
Bregdetin Jonian tokat nuk janë dhuratë e natyrës, as rrjedhojë e investimeve
shtetërore, por janë përfituar me mund e djersë e investimin e bregasve duke
shkulur gurët dhe mbartur në kurriz dheun për të kthyer shkëmbin në mjet të
egzistencës së tyre nëpër shekuj.
2.
Bregdetasit janë dhe
këmbëngulin për rregjistrimin fillestar të pasurive të tyre, pasi vetëm kështu
pronat e tyre bëhen efikase dhe aktive në një ekonomi tregu. Por ata kërkojnë
me këmbëngulje që rregjistrimi i tyre të bëhet duke :
(a) duke
marrë për bazë vërtetimin e origjinës së pronës sipas disponimit të saj në
vitin 1945, para kryerjes së Reformës Agrare nga pushteti monist dhe
(b). Duke
respektuar transparencën dhe rregullat ligjore të këtij rregjistrimi, proçes që
ka tërë shënjat se po kryhet pa transparencen
dhe komunikimin e duhur me publikun
3.
Kundërshtojnë me forcë projektin
e bashkimit të bashkisë së Himarës dhe komunës së Lukovës me atë Vranishtit si
një artifakt që i kundërvihet funksionalitetit të pretenduar zyrtarisht.
Bregasit duke qenë dhe mbetur historikisht dashamirës dhe miqësore me tërë
fqinjët e tyre, besojne se kjo shkrirje me komunen e Vranishtit nuk është as
natyrale dhe as funksionale dhe si e tillë ajo vetëm sa do të dëmtojë dy
komunat e Bregdetit që kanë një perpektivën e qartë të zhvillimit ekonomik
bazuar në turizëm
4.
Mbledhja delegon një përfaqësi nga shoqata
“Bregdeti” për bisedime me aktorët e vendimarrjes, donatorët dhe përfaqësitë diplomatike.(Kontakt
06XXXXXXXXX)
Nga Tubimi Popullor i Himarës & Shoqata Atdhetare « BREGDETI»
