Showing posts with label Religion. Show all posts
Showing posts with label Religion. Show all posts

Sunday, December 25, 2016

Mesazhi i Kryepiskopit Anastas me rastin e Krishtlindjes 2016 (Video)

  https://youtu.be/P40RRebv1cE
 


Οι αλήθειες που αναδύονται από την εορτή των Χριστουγέννων αιφνιδιάζουν. Συνήθως, η γαλήνη, η παιδική αθωότητα, η ευφροσύνη, η αγάπη, η δοξολογία, και η ελπίδα μαγνητίζουν την προσοχή. Υπάρχει όμως και κάτι που συχνά παραβλέπεται: η ανατροπή της αλαζονείας, μιας ροπής που κατά κανόνα οδηγεί το ανθρώπινο γένος σε φοβερές συγκρούσεις, τραγωδίες και αδιέξοδα.
Ο Χριστός «οὐκ ἦλθεν ἐν κόμπῳ ἀλαζονείας», (Α’ Κλήμεντος), υπογραμμίζει ο αποστολικός πατήρ Κλήμης Ρώμης. Τα γεγονότα που σχετίζονται με την έλευση του Θεανθρώπου, καταργούν, με τρόπο εκπληκτικό, με το ακτινοβόλο πρόσωπο του θείου Βρέφους, το γόητρο της αλαζονείας. Ο Ανέκφραστος, ο Απερινόητος και Παντοδύναμος Θεός, προσλαμβάνοντας την ανθρώπινη φύση, δεν επιλέγει τη μορφή ενός καταξιωμένου σοφού, ενός ρωμαλέου γίγαντα, ενός ισχυρού αυτοκράτορα. Έρχεται ως βρέφος, ως αθώο παιδί. Και κατόπιν, σε όλη τη διάρκεια της ζωής Του, «ἑαυτὸν ἐκένωσεν, μορφὴν δούλου λαβών» (Φιλ. 2:7). Αντιστάθηκε σε κάθε τύπο αλαζονείας: στην επηρμένη εξουσία του Ηρώδη, τη θρησκευτική υπεροψία των Φαρισαίων και Γραμματέων, την κυβερνητική υπερηφάνεια του Πιλάτου.
Η αλαζονεία δεν έπαψε να υπονομεύει την ειρηνική συνύπαρξη των ανθρώπων και την πρόοδο της κοινωνίας. Και σήμερα, πάνω από 2.000 χρόνια μετά τη Γέννηση του Χριστού, η αλαζονεία, σε ποικίλες εκφράσεις, εξακολουθεί να καταδυναστεύει ποικιλότροπα την ανθρωπότητα. Το αυθεντικό χαρακτηριστικό της αλαζονείας το αποκαλύπτει ο Άγιος Ιωάννης ο Χρυσόστομος: «ὅτι γάρ οὐδέν εἶναι νομίζει πάντας ἀνθρώπους πρός ἑαυτόν, αὐτός ἀποφαίνεται̇ τοῦτο γἀρ ἀλαζονεία». Η αλαζονεία συνοδεύεται από τη σκληρότητα, την αδικία, την παράνοια, τη βία. Δεν σέβεται την αξιοπρέπεια και την ελευθερία των άλλων. Κυρίως, περιφρονεί την αλήθεια, κατά την φράση του Αγίου Κλήμεντος: «μετεώρους ἀπό τῆς ἀληθείας ποιεῖ». Προκαλεί κάθε είδους καταστροφές, οδηγώντας συχνά τον αλαζόνα στην αυτοκαταστροφή.
Όλοι σήμερα αναγνωρίζουν την ανάγκη παγκόσμιας ειρήνης και αλληλεγγύης. Αυτό, όμως, που κατά κανόνα παραβλέπεται, είναι μια κρίσιμη αλήθεια: ότι το αντίθετο της ειρήνης και της δικαιοσύνης δεν είναι ο πόλεμος και η οικονομική εκμετάλλευση, αλλά ο εγωκεντρισμός, ο οποίος είναι η ρίζα της αλαζονείας. Ο εγωκεντρισμός ατόμων, ομάδων, εθνών.
Ο ιός της αλαζονείας μεταλλάσσεται μολύνοντας επικίνδυνα πολλούς ανθρώπους και όχι μόνο όσους βρίσκονται σε υψηλές θέσεις, πολιτικές, οικονομικές, εκκλησιαστικές, ακαδημαϊκές. Εμφανίζεται σε ευφυείς και προβεβλημένους αλλά και σε απαίδευτους και μικρονοϊκούς. Μολύνει πλούσιους αλλά και πτωχούς.
* *
Ο καρκίνος της αλαζονείας, με τις πολυποίκιλες μεταστάσεις και μορφές, επανειλημμένως επισημαίνεται και ιδιαίτερα για όσους αποκτούν υψηλά αξιώματα: «Ὁσῳ μέγας εἶ, τοσούτῳ ταπεινοῦ σεαυτόν, καὶ ἔναντι Κυρίου εὑρήσεις χάριν·»(Σοφία Σειράχ 3:18). Η Βιβλική και Πατερική γραμματεία επεξεργάζονται και τονίζουν την αλήθεια, ότι: «Ὁ Θεὸς ὑπερηφάνοις ἀντιτάσσεται, ταπεινοῖς δὲ δίδωσιν χάριν».
Οι σύγχρονοι, βέβαια, ρυθμοί της κοινωνίας κολακεύουν ποικίλες μορφές αλαζονείας και είναι αντίθετοι στο πνεύμα της ταπεινοφροσύνης που εκπέμπει η εορτή των Χριστουγέννων. Το μήνυμα αυτό χάνεται μέσα στους εκκωφαντικούς θορύβους επιδείξεως και χλιδής, στην εξωτερική λάμψη και τη φαντασμαγορία. Η ταπεινοφροσύνη και η απλότητα στην ευδαιμονιστική εποχή μας φαίνονται εκτός τόπου και χρόνου. Ακόμη και μέσα στα εκκλησιαστικά περιβάλλοντα, έστω και αν γίνεται πολύς λόγος για την ταπείνωση, ο τρόπος σκέψεως και συμπεριφοράς συχνά προδίδει μία λανθάνουσα οίηση.
Παρά ταύτα, η ανατροπή της αλαζονείας που πραγματοποιήθηκε με την έλευση του Λόγου του Θεού και η κατά Χριστόν ταπείνωση καθορίζουν σταθερά το μυστικό της πνευματικής δυνάμεως και ακτινοβολίας της Εκκλησίας. Με τη θυσιαστική αγάπη των συνειδητά πιστών, «τῶν ἐκζητούντων τόν Κύριον». Το αποτελεσματικό αντίδοτο στον καρκινογενή εγωκεντρισμό το προσφέρει ο Ιησούς Χριστός, -ο οποίος γεννήθηκε ταπεινά και ολοκλήρωσε την αποστολή Του με την άκρα ταπείνωση του Σταυρού-, το παράδειγμά Του, με τον λόγο Του: «Μάθετε ἀπ’ ἐμοῦ, ὅτι πρᾷός εἰμι, καὶ ταπεινὸς τῇ καρδίᾳ· καὶ εὑρήσετε ἀνάπαυσιν ταῖς ψυχαῖς ὑμῶν·» (Ματθ. 11:29).
Ιδιαιτέρως καταλαβαίνουμε και δεχόμαστε την ακτινοβολία της Χάριτός Του με το μυστήριο της Θείας Ευχαριστίας. Αυτό προ πάντων τονίζει την άκρα ταπείνωσή Του και μεταδίδει διαχρονικά τη Χάρη Του στην ανθρωπότητα. Και παραμένει, όπως διατρανώθηκε στην Αγία και Μεγάλη Σύνοδο των Ορθοδόξων τον Ιούνιο του 2016, το κατεξοχήν κέντρο της Ορθόδοξης πνευματικότητας και της ενότητας της Εκκλησίας.
Είθε, «ὁ ἐν σπηλαίῳ γεννηθείς καί ἐν φάτνῃ ἀνακλιθείς Χριστός, ὁ ἀληθινός Θεός ἡμῶν», να μας ελευθερώνει από κάθε μορφή φανερής ή κρυφής αλαζονείας και από κάθε τύπο αιχμαλωσίας στον εγωκεντρισμό και τις ποικίλες παραλλαγές του. Και να μας αξιώνει να ζούμε με ταπείνωση και απλότητα ψυχής, ακολουθώντας τα ίχνη Του.
Χαρούμενα Χριστούγεννα, ευλογημένος και δημιουργικός ο νέος χρόνος.
+ Αναστάσιος
Αρχιεπίσκοπος Tιράνων, Δυρραχίου και πάσης Αλβανίας

Tuesday, September 02, 2014

Replikë me Pëllumb Xhufin-Është për ardhur keq sepse Xhufi mban edhe titullin e profesorit!!!

Mihail Kr. Pantoulas
  

Në gazetën “Dita” të Tiranës, u botua, së fundmi, artikull i prof. Pellumb Xhufi nën titullin: “Shën Kozmai dhe misioni i tij në Shqipëri” (1). Objektiv i tij, sikundër vetë ai pohon në hyrje të artikullit, ishte “që të zhvishet Shën Kozmai nga mbulesa mitologjike që e ka mbështjellë personalitetin e tij”. Totalitarizmi, që e dallon këtë formulim konkrret, krijon që në krye të herës probleme të objektivitetit në kërkimin e së vërtetës nga ana e z. Xhufi. Supozoj se vetë ai e njeh më mirë se kushdo tjetër se gazetaria mercenare është një nocion krejt i papajtueshëm me hulumtimin shkencor, që ambienti akademik kuron. Por kjo lidhet me profesorin z. Xhufi dhe besueshmërinë e tij shkencore, që për nga rezultati duket se nuk e preokupon seriozisht. Qartazi qëllimi i artikullit ishte tjetërkund!!!
Sidoqoftë le t’i marrim gjërat prej fillimit. Së pari titulli që i vihet artikullit është në atë mënyrë i formuluar, për të lënë nëntekst një shërbim të porositur të Hieromonakut Kozma në Shqipëri. Kjo nuk është e vërtetë. Dhe kjo për faktin se studimi i letërkëmbimit të shpëtuar dhe i predikimeve të tij na tregojnë se nuk ka patur asnjë devijim përsa i përket mesazhit bazik të Kozmait për popullsitë Orthodhokse të vuajtura të Ballkanit, që ishte të ruajtja e besimit Orthodhoks si armë ideologjike për mbijetesën e rajave përballë muhamedanizmit mbizotërues të pushtuesit Turk (2).
E dyta që konstaton lexuesi në artikullin e z. Xhufi nuk janë veç gabimet profane historike që me shumicë gjenden në këtë shkrim të tij. Për shembull: 1)Është e gabuar se ekzekutimi me varje i Hieromonakut Kozma është kryer në Kolikondas. E vërteta është se Kozmai u martirizua në Mojalli të Fierit (3) dhe varrimi i tij u bë në Kolikondas, ku u gjend trupi i tij i marrë me rrëmbim nga ujrat e lumit Seman (Apsos).2)Vizitat njëzetëvjeçare të Hieromonakut Kozma nga fshatrat e periferisë së Konstandinopojës, në Romilinë Lindore, Maqedoninë Lindore – Qendrore dhe Perëndimore, në Thesali, ishujt e Egjeut dhe të Jonit, Greqinë Kontinentale, në Manastir dhe Ohër deri në Shqipëri dhe Epir, u realizuan me lejen dhe bekimet e Patriarkëve Ekumenikë Serafimit II, Samuelit dhe Sofronit II. Kurrë ndonjëherë nuk është lëshuar firman i posaçëm Sulltanor për këto udhëtime të Kozmait. Kjo tezë e z. Xhufi hidhet poshtë nga vetë ai, ngaqë në po të njëjtin tekst na sjell një letër të Kozmait për kadiun e Filatit Thesproti që të lejohet qëndrimi dhe aktiviteti në zonën nën përgjegjësinë e tij. Pyetja është e thjeshtë. Nëse do të ekzistonte firmani i Sulltanit përse u dashka kërkesa me shkrim për të njëjtën çështje ndaj një gjykatësi klerikal vendor? Dhe për më tepër si do të guxonte Kurt Pashai i Beratit të urdhëronte ekzekutimin e Kozmait?
3) Referenca e z. Xhufi se Patriarkana Ekumenike e emëroi Hieromonakun Kozma si “Inspektor të Përgjithshëm të Shkollave Greke” është e gënjeshtërt. E vërteta është se u caktua “Hieropredikues i Përgjithshëm Apostolik i Kishës Lindore” (4). Me këtë cilësi bëri udhëtimet e tij në Ballkan. E para me të dytën asnjë lidhje nuk kanë. Është për t’u habitur sesi ia arrin dhe i njehson z. Xhufi.
4) Hieromonaku Kozma nuk ishte “Shenjtori gjysëmanalfabet nga Etolia”, sikundër shkruan z. Xhufi. E kundërta ndodh, sepse përveç arsimit të përgjithshëm dhe studimit shumëvjeçar në Bibliotekat e Malit të Shenjtë, ishte njohës i të paktën tre gjuhëve përveç Greqishtes dhe ishte student në Akademinë e famshme Athonike (5), nga institucionet më të vjetra akademike në Evropë, me drejtor Evgjeni Voullgarin, iluministin më të rëndësishëm në Evropën Juglindore.
5) Më 24 Gusht të çdo viti nderimi i kujtimit të Shën Kozmait nuk kremtohet vetëm nga Kisha e Greqisë dhe Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, sikundër këmbëngul z. Xhufi. Më 20 Prill 1961, kohë kur Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ishte shkatërruar prej rregjimit të Enver Hoxhës, Patriarkana Ekumenike, me miratimin e të gjithë Patriarkanave Orthodhokse dhe Kishave Autoqefale, e renditi Kozmain në korin e shenjtorëve të Orthodhoksisë Ekumenike (6). Jam i sigurt se këtë fakt e di edhe profesor z. Xhufi, sikundër se shenjtëria e Kozmait ishte ngulitur në ndërgjegjen e popullit, të Krishterë dhe myslymanë, shumë kohë para martirizimit të tij. Për këtë arsye dhe në varrin e tij, në Kolikondas, që nga çastet e para drejtoheshin mijëra njerëz pavarësisht besimit (7). Po e njëjta gjë edhe në Manastirin që ndërtoi në nderim të tij Ali Pashai më 1814 – 1815, ndërkaq së ikona adhuruese të Shën Kozmait filluan në pikturohen në gjithë rajonin ballkanik që prej vitit 1779 e në vazhdim (8). Studimi i mbishkrimeve të ikonave e çvlerëson opinionin e z. Xhufi se në mjedisin Heladik ai shënohet si “ethonmartir apo si apostull i Helenizmit”. Epitetet që shoqërojnë emrin Kozma janë po të njëjtat kudo. I hasim ato në të gjitha ikonat qoftë ato që ndodhen në Shqipëri apo në Greqi, qoftë gjetiu dhe fiksojnë pikërisht atë çka ai ka qenë: hieromonak, hieropredikues, asket, atlet, neomartir, hieromartir, oshënar – martir, apostull, isapostull (i barabartë me apostujt) dhe pas vitit 1961, i Etolisë. Përjashtim këtij rregulli përbën një ikonë e mbartshme (Manastiri i Shën Kozmait, Arnea, Halkidiki, fillimshekulli 20-të) në pjesën e sipërme të së cilës është shkruar mbishkrimi: SHEN HIEROMARTIR DHE ISAPOSTULL I SHQIPËRISË KOZMAI (Ο Άγιος Ιερομάρτυςκαι Ισαπόστολος της ΑλβανίαςΚοσμάς), gjë e cila gjithashtu reflekton realitetin, sikundër ky është reflektuar në mënyrë diakronike në ndërgjegjen e Orthodhoksëve të Shqipërisë dhe jo vetëm tek ata. Dëshmi e papërgënjeshtrueshme është afresku i Shën Kozmait i vitit 1960, në kulmimin e regjimit komunist, në fshatin Bubullimë të Lushnjës (9).
6) Edhe gabimi historik i tij i fundit,   fare ashiqar. Lejen për udhëtimin e dytë të Hieromonakut Kozma e dha Patriarku Ekumenik Samuel, dhe jo “vegla e Sulltanit, Sofroni II”, sikundër e cilëson z. Xhufi. Ky Patriark dha lejen e tij miratuese për udhëtimin e tretë me këtë argumentim: “Rrezikun e islamizimit duke e parë emergjent, i ndjeri atëherë udhëheqës i Kishës, Patriarku Sofron II, vendosi të dërgojë këtë klerik të urtë, Kozmain, në ata rajone të rrezikuar” (10). Përpjekja, për ndërprerjen e islamizimeve masive, që rrezikonin transformimin e përbërjes etnike dhe fisnore të poupjve të Ballkanit, e prish gjykimin e z. Xhufi se Patriarku Sofron II, ishte “vegël e Sulltanit”. Lufta pra për pengimin e islamizimeve masive, që rrezikonin të transormonin përbërjen racore dhe etnike të popujve të Ballkanit, e çvlerëson vlerësimine e z. Xhufi se patriarku Sofron II ishte “vegël e Sulltanit”. Vetëm në rastin se në këtë formulim të tij fshihet hidhërimi personal për faktin se prezenca e Hieromonakut Kozma i përmbajti numër të konsiderueshëm Shqiptarësh që të përqafojnë fenë (muhamedanizmin) e pushtuesit Turk, duke qëndruar besnikë në besimin atëror. Por një fakt i tillë nuk është për akuzë por për lëvdatë.
E treta që do të dëshiroja të vërej në shkrimin e profesor z. Xhufi ka lidhje me shtrembërimin, gjatë transferimit në gjuhën shqipe, të citimeve nga burime të shkruara, të cilave u referohet. Një akt i tillë nga pikëpamja shkencore është i papranueshëm, moralisht i palejueshëm dhe i dënueshëm nga i gjithë komuniteti shkenco. Le të marrim dy shembuj: a) Mes titullit të shkrimit dhe paragrafit të parë të tekstit z. Xhufi na parashtron këtë citim: “U mësoni fëmijëve tuaj të flasin gjuhën greke sepse kisha dhekombi ynë janë greke… Më mirë të kini shkollë greke në fshatin tuaj sesa të kini kopshte, pyje dhe lumenj”. Ky fragment është nga Predikimi didaktik nr.5 i Hieromonakut Kozma (11) dhe formulimi i tij oridhinal është si vijon: “ …t’i arsimoni fëmijët tuaj të mësojnë greqisht, sepse kisha jonë është në greqisht. Dhe nëse nuk mëson greqisht, vëllai im, nuk mund të kuptosh ato që kisha jonë pohon. Më mirë, vëllai im, të kesh shkollë greke në vendin tuaj, sesa të kesh burime dhe lumenj. Dhe ndërsa do të kesh mësuar shkrim e këndim fëmijës tënd, atëherë quhet njeri”. Nga krahasimi i dy teskteve menjeherë kuptohet shtrembërimi barbar, të cilin ndërmorri z. Xhufi në mënyrë që të manipulohet dhe të vishet me faj kuptimi real i fjalëve të Kozmait, në mënyrë që lexuesit të orientohen në konkluzione të gabuara. Konkrretisht në shprehjen origjinale të Kozmait “…sepse kisha jonë është në greqisht [gjuhën greke]” z. Xhufi në mënyrë abuzive shton fjalët “dhe kombi ynë”.Ndërtoi, për pasojë, fjalinë“sepse kisha dhe kombi ynë janë greke” dhe për arsye propagandistike i vuri në gojën e Kozmait. E di sigurisht profesor z. Xhufi se fjala“komb” mungon kryekëput nga fjalori i tij, ndërsa fjalën gjini e përdor vetëm ku i referohet gjinisë njerëzore ose gjinisë së Orthodhoksëve. Ka edhe diçka, akoma, që gjithashtu, nuk është se nuk e di z. Xhufi. Fjalën Helenëhieromonaku Kozma e përdor gjithonë me kuptimin e idhujtarit (atij që adhuron idhujt). Është shprehës fragmenti i mëposhtëm nga predikim i tij didaktik: “Nuk jeni Helenë, nuk jeni jopërdëllimtarë, heretikë, të pafe, por jeni të Krishterë Orthodhoksë përdëllimtarë” (12). Nga sa u thanë bëhet e qartë se hieromonaku Kozma besonte se forsimi i besimit të krishterë orthodhoks dhe për këtë shkak përballimi i islamizimeve ishin në një linjë me njohjen e gjuhës greke, ngaqë në greqisht ishin formuluar fillimisht të gjitha librat e shenjta dhe dogmat e saj. Një e vërtetë e vetëkuptueshme që gjen konfirmimin e saj absolut në personin e Fan Nolit, i cili me sukses përktheu nga greqishtja në gjuhën shqipe një pjesë të madhe nga thesari i teologjisë dhe adhurimit orthodhoks, duke qenë vetë ai një njëhos i gjuhës greke antike, mesjetare dhe moderne (13). Z. Xhufi i di këto të gjitha prandaj edhe guxoi manipulimin me këtë fragment konkrret të Predikimit të Kozmait. Vetëmse vjedhësi dhe mashtruesi vetëm për pak kohë gëzohen… b) Në shkrimin e z. Xhufi gjendet, gjithahstu. Fragment i një letre të hieromonakut Kozma për kadiun (gjykatës fetar myslyman) e Filiatit të Thseprotisë, për dhënien e lejes që të rrugëtoj në zonën e tij. Fragmenti të cilin boton është si vijon: “Unë, zotëria im, si shërbëtor i sovranit tim, Sulltan Hamitit, po u vij përreth nga fshati në fshat që të bind të Krishterët të mbajnë besën e Perëndisë dhe të binden në urdhërat e sulltanit, sikundër kam urdhër nga Patriarku dhe parinë e Kishës…”. Origjinali i tekstit, ndërkaq, i letrsë së Kozmait është si vijon: “…unë, zotëria im, si i Krishterë dhe shërbëtor i padenjë i Perëndisë së shenjtë dhe raja i mbretit tim Sulltanit Hamit, i urdhëruar prej patriarkësh dhe kryepriftërinjsh të mi, po rrugëtoj dhe u mësoj të Krishterëve të ruajnë porositë e Perëndisë dhe të binden në urdhërat mbretërorë sipas vullnetit të Perëndisë…”. Nga teksti origjinal z. Xhufi ka hequr dy elementë decizivë. E para është vetëpërcaktimi i hieromonakut Kozma “i Krishterë dhe shërbëtor i pavyer i Perëndisë së shenjtë”. Që i paraprin cilësisë si “raja i sulltanit Hamit”. E dyta është përcaktori “sipas vullnetit të Perëndisë”, që përcakton me qartësi absolute përmbajtjen e urdhëresave sulltanore ,e të cilat do të mund të binin dakord të Krishterët Orthodhoksë. Synymi i qartë i z. Xhufi është që të paraqesë hieromonakun Kozma si vegël të Sulltanit. Nuk mjaftohet vetëm këtu. Që t’i jap gjoja një pamje të vërtete shpifjeve të tij kundër Kozmait, e ngatërron atë në disa lëvizje Shqiptarësh të revoltuar kundër Portës së Lartë, duke vendosur në kohë letrën e tij për Katiun e Filiatit më 13 Qershor 1767. Sigurisht, e di z. Xhufi, se koha e vërtetë e shkrimit të asaj letre është 1779 (14), dymbëdhjetë vjet më pas, periudhë kohore gjatë së cilës historia nuk të regjistruar asnjë lëvizje veç asaj të përplasjes së ashpër personale të Ali pashait me Kurt Ahmet pasha nga viti 1779 deri më 1782(15). Në fund të fundit prë rastin e Kozmait z. Xhufi është shumëfish i ekspozuar, sepse masakroi me dashje historinë, nuk e respektoi traditën e gjallë popullore të vendit të tij dhe përbuzi kujtimin e dlirët të Shqiptarëve, të krishterë dhe myslymanë, që për dyqind e tridhjetë e pesë vjet tanimë duarhapur deponojnë nderimin dhe falenderimin e tyre për gjithshka u ofroi atyre dhe atdheut të tyre, Kozmai. Dhe do të vijojnë ta bëjnë këtë sado që kjo hidhëron profesorin z. Xhufi.
Përpjekja e fundit e pashpresë e z. Xhufi që të zhvlerësojë respektin e thellë të popullit shqiptar në kujtimin e Shën Kozmait përmban në vetvete një pasion të pabesueshëm. Në artikullin e tij mbështet idesë se udhëtimet e hieromonakut Kozma përbënin pjesë të një plani, që kishte për qëllim: a) të mbante të robëruar tek Perandoria Otomane popujt e krishterë të Ballkanit dhe b) të përhapte gjuhën helenike tek trevat shqiptare me krijimin e shkollave greke. Le t’i shikojmë to dy aspektet me gjakftohtësi.
Është fakt i njohur tek komuniteti shkencor dhe akademik se trajtimi i çfarëdo çështjeje, aq më tepër të shkruarit e një artikulli, presupozon studim të thellë dhe hulumtim të hollësishëm. Në rastin e Shën Kozmait, z. Xhufi i konsideron të dyja të tepërta. Nuk i intereson e vërteta, por “regjizura” e mashtrimit, edhe në rastin kur ky është kaq i trashl, sikundër argumenti i tij se Kozmai luajti lojën e sulltanit në kurriz të popujve të rkishterë të Ballkanit.
Në rast se z. Xhufi do të studionte qoftë edhe elementarisht atë periudhë, veprën dhe jetën e hieromonakut Kozma do të kishte edhe guximin të pohonte se piedestali historik i ideve të tij nuk ishte përmbysja e regjimit feudal ortoman, historia madje nuk i kihste ngarkuar këtë detyrë, por besimi i patundur në epërsitë shpirtërore të krishterimit. Për përhapjen e ideve të tij Kozmai shfrytëzoi veçantitë historike të ndarjes më dysh të shoqërisë otomane se besimtarë ofiqarë (myslymanë) dhe jobesimtarë vasalë (të krishterët), që reflektonte marrdhënien mes pushtuesit dhe të pushtuarve. Kjo ndarje shoqërore, në bazë të besimit fetar, ndikoi në mënyrë vendimtare evolucionin etnogjenetik të popujve të krishterë të nënshtruar të rajonit. Skllavërimi social feudal mori trajtat e nënshtrimit fetar dhe krishterimin përbëri element historik të etnogjenezës. Kryqi nga simbol fetar u bë simboli i flakjes së zgjedhës otomane. Përballë fesë së pushtuesit hieromonaku Kozma lartësoi me mësuesinë e tij besimin orthodhoks të të pushtuarve. Për këtë arsye dhe lufta e tij kundër islamizimeve ishte një nga kapitujt më të rëndësishëm dhe më pozitivë të veprimtarisë së tij.
Këtë flamur nuk e uli akoma edhe kur bënte vlerësim të skllavërimit Turk si më tolerant nga kolonializmi i Frëngëve ose e venecianëve me argumentin se “Turkut aspra (para) nëse i jep bën çfarë të duash”, ndërsa të tjerët “do të na dëmtonin në besim”. Edhe diçka akoma shumë e rëndësishme. Në emrin e besimit orthodhoks nuk mbrojti atdheun kundër Turqëve edhe Heroi Kombëtar i shqiptarëve, Gjergj Kastriot (Skënderbeu)? Por me vrullin që ka marrë z. Xhufi nuk e ka për gjë ta denoncojë edhe atë si një agjent sekret të Turqve!!!
Ngelen për t’u prëgjegjur edhe sa janë shkruar në artikull lidhur me pozicionin e hieromonakut Kozma ndaj gjuhës dhe arsimit helenik. Çështja është shumë e thjeshtë sado që z. Xhufi bën përpjekje pa sukses të “zbulojë” objektiva të fshehta politike. Përgjigja gjendet te ajo frazë e Kozmait, që është e përfshirë në shumë pika të mësuesisë së tij, të cilën z. Xhufi e ka fshehur kur ka përdorur fragmentin analog:“Edhe nëse nuk ke studiuar greqishten, vëllai im, nuk mundesh të kuptosh ato sa Kisha jonë pohon”. Pa këtë bazë argumentuese nxitja e Kozmait për popullsitë orthodhokse të Ballkanit që flisnin gjuhë të tjera ( albanofonë [shqipfolës] , vllahofonë, sllavofonë, tourkofonë), që “të mësojnë greqishten”, do të dukej se vinte në kundërshti me parimet e tolerancës liberale. Por ndërkaq, në bërrthamë, të mendimit të Kozmait fuqizimi i besimit të krishterë Orthodhoks, përmes gjuhës dhe arsimit Helenik, kishte një rëndësi gravitale dhe përbënte elementin mbizotëruse të përpjekjes idelologjike të tij kundër islamizimeve. Ishte e vështirë, për shembull, ta linte të paprekur rekrutimi i qindra mijra fëmijësh nga trevat Ballkanike në trupën e Jeniçerëve, llogariten të paktën një milion të atillë, dhe që për këtë fakt humbën njëherë e për gjithmonë besimin dhe etninë e tyre.
Për më tepër, kjo nxitje konkrrete e Kozmait duket se kënaqte nevojën e pjesëmarrjes së barabartë të njerëzve në veprimtarinë sociale, ekonomike dhe kulturorem ngaqë në këtë periudhë kohore të zotëruarit e gjuhës helenike përbënte parakusht të nevojshëm për një gjë të atillë. Edhe akoma diçka. Funksionimi i shkollave në treva me popullsi intensivisht konservative ishte kontribut determinant në krijimin e një ambienti pozitiv arsimor, të denjë për t’i bindur ato popullsi se zotërimi i diturisë përbën atë rrugë unikale, që i shpie njerëzit, shoqëritë njerëzore dhe popujt drejt prosperitetit dhe përparimit. Nën këtë kontekst hieromonaku Kozma ishte ai pararendës i rilindjes shpirtërore të tyre dhe jo vetëm kaq. Më 18 Tetor 1848 udhëtari dhe piktori Anglez Edward Lear vizitoi një shkollë të atillë, që funksiononte që fshatin ngjitur me manastirin e Shën Kozmait, në Kolikondas (16). Përshkrimi është mbresëlënës dhe do të ishte shumëfish i dobishëm për z. Xhufi që ta studioj atë.
Absorbimi i mesazhit të Kozmait nga shoqëria shqiptare ishte i drejtpërdrejtë dhe rezultatet diakronike dhe befasuese. Le t’i mbajmë shënim ato: Faktorët e rilindjes shqiptare Naim dhe Sami Frashëri ishin nxënës të Shkollës Zosimaia të Janinës (17). Po kështu themeluesi i shtetit modern shqiptar Ismail Qemal Vlora (18) dhe autori i Fjalorit Shqip, Konstandin Kristoforidhi (19), që i përfundoi studimet e tij në Universitetin e Athinës. Diplomantë të këtij Universiteti ishin po ashtu, Fan Noli (20) që përktheu nga greqishtja në shqip një pjesë të madhe të literaturës kishtare si edhe Aleksandër Xhuvani (21) që ripunoi nga alfabeti helenik në atë shqip Fjalorin e Kristoforidhit. Po qëndroj vetëm në këta për t’i mëshuar faktit në vetvete, se studimet e tyre bë greqisht jo vetëm nuk e zbutën, përkundrazi e përforcuan ndjenjën e origjinës së tyre nacionale, për hidhërim të madh të z. Xhufi. Po të njëjtin efektshmëri patën fjalët e hieromonakut Kozma edhe për banorët e Myzeqesë dhe të trevave të tjeram ku ai udhëtoi dhe predikoi. Mos vallë e njëjta gjë nuk ndodh edhe sot me mijra nxënës dhe studentë me origjinë shqiptare, që studiojnë në shkollat dhe Universitetet helenike? Z. Xhufi shtirret se neglizhon një fakt që përbën gjënë më të zakonshme për komunitetin akademik. Pikërisht, atë mesazh ekumenik, të cilin rrezaton gjuha dhe mësuesia Helenike, dhe është kjo arsyeja që studimet helenike kurohen në të gjitha universitetet me famë botërore.
Profesori z. Xhufi e mbyll shkrimin e tij me cilësime negative për Shqiptarët që nuk ndajnë me të të njëjtin mendim. I konsideron ata viktima të hieromonakut Kozma. Në këtë kategori ka përfshirë edhe Ali pashën me mendimin se “me ndërtimin e manastirit të Shën Kozmait nnë Kolikondas ndihmoi shumë në ngritjen e kultit të murgut Kozma”. Jam i sigurt se herën tjetër ka për ta dënuar si agjent të Grekut, ngaqë mbante korrespodencën e tij në gjuhën Helenike (23). Ndruhem gjithashtu se për të njëjtën arsye, në fund të herës, nuk ka për tia nxjerrë i larë edhe Gjergj Kastrioti (Skënderbeu). Për këtë arsye edhe nuk përbën befasim që në fjalën histerike z. Xhufi nuk neglizhoi t’i referohet edhe Kryepiskopit të Shqipërisë, Imzot Anastasit. Madje, personaliteti i Kryepiskopit të shqiptarëve Orthodhoksë përbënte që në fillim, objektivin e tij. Paçka se pak ditë para shkrimit të artikullit të tij, gjatë ceremonisë së shenjtërimit të Kishës së re Katedrale të Tiranës, një stoli e vërtetë e qytetit, e gjithë udhëheqësia shtetërore, politike dhe shpirtërore e Shqipërisë sikundër mijëra njerëz, nderuan veprën kolosale të kontributit dhe sakrificës së Imzot Anastasit prë grigjën e tij, por edhe për të të gjithë popullin qe jeton në shtetin shqiptar, pa asnjë dallim, Mesa po duket z. Xhufi ka për të finalizuar një tjetër mision. Është për ardhur keq sepse mban edhe titullin e profesorit!!!

*Mihail Kr. Pantoulas, filolog – hulumtues. Ish-Deputet i Janinës. Ish-Kryetar i Komitetit të Miqësisë së Parlamentit Helenik me Parlamentin Shqiptar. Ish-Sekretar i Përgjithshëm i Konferencës Ndërparlamentare të Orthodhoksisë  

Monday, September 01, 2014

Nje pergjigje ndaj Fatos Klosit , Moikom Zeqos dhe shume ateisteve te tjere per figuren e Shen Kozmait

- Përgjigje e disa klerikëve dhe besimtarëve beratas ndaj shkrimeve të botuara në media, ku hidhet baltë mbi shenjtorët dhe drejtuesit e Kishës -
   Është për të ardhur keq që në prag të festave të mëdha të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, disa autorë të mediave si dhe disa përfaqësues të “shoqatave” të ndryshme hedhin baltë mbi shenjtorët dhe drejtuesit e Kishës.
   Kështu po ndodh edhe këto ditë kur pritet të festohet e kremtja e martirizimit të shën Kozmait në Kolkondas të Fierit. U referohemi kryesisht shkrimeve të botuara rishtazi në media, të cilat, konkretisht për shën Kozmain shprehen negativisht dhe me fjalët më ofenduese.
   1.  Kemi vënë re që të gjithë keqdashësit përdorin për shën Kozmain epitetin shenjtor grek apo i përket kishës greke dhe jo asaj shqiptare.
   Shenjtorët kanë dimension universal. Ashtu si në vendin tonë kremtohen me madhështi shën Joan Pagëzori, shën Joan Vladimiri, shën Nikolla, shën Gjergji, shën Naumi etj, të cilët nuk janë shenjtor vendas, por kremtohen gjerësisht mes nesh, kështu edhe shën Joan Kukuzeli nga Durrësi, një nga themeluesit e muzikës bizantine (kishtare), shën Nikodhimi i Beratit, shën Asti i Durrësit, shën Lefteri i Vlorës, etj. kremtohen gjerësisht në gjithë Kishat Orthodhokse në mbarë botën. Shën Kozmai, si një prej tyre, shkruan me dorën e tij: “Vendlindja ime e rreme tokësore dhe e kotë është nga rrethi i Apokurit”, pjesë e krahinës së Etolisë, në të cilin ai u lind. Kështu, të gjithë shenjtorët kanë një gjë të përbashkët që i bën ata universal, të përbashkët kanë atdheun e tyre të vërtetë, Mbretërinë e Qiejve.
   2.  Gjithashtu këto ditë kemi lexuar shpifje të ndryshme si ajo e studiuesit Moikom Zeqo: “Në tërë dokumentet e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë nuk ekziston ndonjë fakt apo dëshmi që Kozmai të jetë kanonizuar edhe si një shenjtor shqiptar. Kozmai nuk ka qenë i dalluar veçmas dhe Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, që nga ftillëzimi i saj institucional, nuk e ka theksuar asnjëherë Kozmain si një njeri që i ka shërbyer edhe interesave kombëtare, por edhe fetare të Shqipërisë.”
   Shën Kozmai është nderuar si shenjtor në Shqipëri, fill pas martirizimit të tij. E meqenëse z. Zeqo kërkon fakte, Kryepiskopi i parë kanonik i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Imzot Kristofor Kisi, në vitin 1931 thekson qartë rolin dhe kontributin e shën Kozmait për Shqipërinë: “Në mbarimin e shekullit të tetëmbëdhjetë krishterimi i Shqipërisë kishte arritur në një rrezik shumë të madh. Nga padija e thellë e popullit, nga shtypjet e qeveritarëve të asaj kohe, nga tmerri që mbretëronte nëpër të krishterët, jeta dhe pasuria e të cilëve varesh prej mëshirës së më të fortëve, renegacionet, mohimet e besës, ishin gjëra të shpeshta dhe të zakonshme. Shumë herë ndodhte që vise të tëra ndërronin fe për shkaqe pa rëndësi.
   Në këtë gjendje ardhja e shën Kozmait shënoi një stacion tepër të rëndësishëm për fatin e krishterimit në Shqipëri.
   Po si një apostull i ri, i mbushur me entuziazmin e Frymës së Shenjtë dhe me zemërnxehtësinë e profetëve, ky orator i shkëlqyer i Ungjillit, u përpoq me fjalimet e tij të larta dhe të ëmbla, t’u japë zemër dhe kurajë të krishterëve të terrorizuar të atëhershëm dhe t’i përmbante në traditat fetare atnore. Mund të themi sigurisht se, edhe ato teproja të pakta të krishterimit që mbeten sot në Shqipërinë e jugut, u detyrohen këtyre veprimeve.
   Merita më e madhe e Shenjtit dhe lartësia e tij tregohen nga kujdesia e veçantë që shfaqte për kulturën e popullit. Kur vizitonte një katund apo qytet për të predikuar, mendimi i parë i tij ishte të hapte shkolla, në të cilat, djemtë e të krishterëve merrnin edukatën darovisht”. (Jetëshkrimi dhe Akoluthia e Dëshmoit të Ri dhe Isapostollit Shën Kozma, Kristofor Kisi, Korcë 1931, fq. 3).
   Pas Imzot Kristofor Kisit, është Imzot Theofan Noli që bën në vitin 1947 një përmbledhje të shërbesës të përkthyer nga Kristofor Kisi. Ai shkruan: “Le ta nderojmë o besnik, dhe le ta kurorëzojmë me lule shën Kozmanë, bukurinë e Dëshmorëve, mburrjen e murgjërve, predikonjësin e besës, shembullin e priftërinjve, imituesin e mbaruar të Apostujve, se bën çudira, dhe na dhuron shërime. Le ta përshëndoshim pra, dhe le t’i thërresim: Gëzohu o ligjëronjës i besës, o kollonë e patronditur e Kishës. Ruaje Kishën në paqe me ndërmjetime, se ke kurajë përpara Shpëtimtarit, se derdhe gjakun si një Apostull i tij.” (Kremtore e Kishës Orthodhokse, përkthyer nga F. S. Noli, Boston 1947).
   Ashtu si imzot Kristofor Kisi, edhe Imzot Theofan Noli, e konsideron shën Kozmain një shenjtor të madh me shumë vlera dhe virtyte në misionin e tij të shenjtë. Nëse për këta dy klerikë, intelektual dhe atdhetar, shën Kozmai është një shenjtor që i ka shërbyer dhe ka dhënë një kontribut të paçmuar për të krishterët e Shqipërisë, atëherë  përse këto gjoja “shoqata atdhetare për identitet e bashkim kombëtar” që kanë si shembull këta atdhetarë të shquar, keqinterpretojnë bindjet e tyre? Përse këta intelektual jo të krishterë përzihen në çështjet e besimit të krishterë orthodhoks duke mos pasur fare njohuri, përbaltin shenjtorët të cilët populli, për shekuj me radhë, i kremton me shprestari?
    Shën Kozmai nuk i përket një kishe vendore. Ai është një shenjtor ekumenik dhe kremtohet në mbarë dhenë. Shumë kemi parë e dëgjuar këto ditë. Ata që e martirizuan 235 vite më parë vazhdojnë edhe sot të tërheqin litarin në grykën e tij. “Fali o Zot se nuk dinë se ç’bëjnë...”!
Shënim: Ky artikull ju dërgua si përgjigje gazetës "Dita", por ende nuk është botuar...
          At  Petraq Simsia, At  Kristaq Subashi, At  Niko Lushi, Dhiakon Anastas Vrapi, Dhiakon Joan Qako
 z. Ilia Zaka, znj. Stela Qako, z. Theoktist Postoll, znj. Eli Filipi









Sunday, August 31, 2014

Ποιοι πολεμούν τον Αναστάσιο;

read a translation on http://www.gazetatema.net/web/2014/08/31/kathimerini-janullatos-ne-zemer-te-nje-lufte-te-piste-te-motivuar-nga-qarqet-nacionaliste-dhe-islamike/

Tο επίκεντρο «βρώμικου πολέμου», υποκινούμενου από ακραίους εθνικιστικούς και ισλαμιστικούς κύκλους με τη βοήθεια των μυστικών υπηρεσιών, βρίσκεται στην Αλβανία ο Αρχιεπίσκοπος κ. Αναστάσιος. Στόχος, όπως ο ίδιος κατήγγειλε ανοιχτά με αφορμή τις επιθέσεις που δέχθηκε για τον εορτασμό, όπως κάθε χρόνο και σε όλη την Ορθόδοξη Εκκλησία, στη μνήμη του Αγίου Κοσμά του Αιτωλού, «να διαταράξουν την ανεκτικότητα και τη διαθρησκευτική συμβίωση, μια πραγματικότητα απ’ τα ελάχιστα που έχει με καύχημα να παρουσιάσει η Αλβανία στη σημερινή ευρωπαϊκή οικογένεια».

Δεν μας έχει συνηθίσει σε τέτοιες καταγγελίες. Από την ημέρα που πάτησε το πόδι του στα ερείπια της κατεστραμμένης από τον Χότζα Αυτοκέφαλης Ορθόδοξης Εκκλησίας και ξεκίνησε το τιτάνιο έργο της αναστήλωσής της, τήρησε με θρησκευτική ευλάβεια τις ισορροπίες. Ο δημόσιος λόγος του, ακόμη και στις πιο δύσκολες ώρες των ελληνοαλβανικών σχέσεων, ήταν λόγος καταλλαγής και δεν ήταν λίγες οι φορές που βρέθηκε γι’ αυτό στο στόχαστρο και των δικών μας (ψευδο)πατριωτών. Ομως το πράγμα πάει να εκτροχιαστεί. Με την ανοχή –ή και την υποκίνηση– της πολιτικής ελίτ, επιχειρείται να «στηθεί» στον τοίχο ο Προκαθήμενος της δεύτερης πολυπληθέστερης θρησκευτικής κοινότητας. «Μαύρο συνταγματάρχη της ελληνικής ΚΥΠ», τον ανεβάζουν, «Δούρειο Ιππο του ελληνικού επεκτατισμού» τον κατεβάζουν. Θα περίμενε κανείς ότι η νοοτροπία του Χότζα, με τα γκρίζα χαρακτηριστικά της καχυποψίας και του συνδρόμου της εθνικής περικύκλωσης, αποτελεί μια θλιβερή ανάμνηση, σε μια χώρα που με την αμέριστη βοήθεια της νοτίου γείτονος και «εχθρού» της, της Ελλάδας δηλαδή, αλλά και, στο μέτρο των δυνατοτήτων του, του Αρχιεπισκόπου, μπήκε στον δρόμο για την Ε.Ε. Φευ, όμως. Ο εθνικοθρησκευτικός φανατισμός είναι πάντα εκεί. Χρησιμοποιείται ως εργαλείο από την πολιτική ή και ξένα κέντρα για να υποσκάπτονται (και) η ειρηνική συνύπαρξη και η συνεργασία των θρησκευτικών δογμάτων που μεταδίδουν μια εικόνα ανοχής της Αλβανίας στο θέμα της πίστης.

Σε μια περίοδο που η χώρα αυτή έλκει τη διεθνή ανησυχία για την «εξαγωγή» τζιχαντιστών, κάθε άλλο παρά τυχαία πρέπει να θεωρηθεί η δήλωση, πρόσφατα, του πρώην αρχηγού των μυστικών υπηρεσιών Φάτος Κλόσι, ότι ο κίνδυνος δεν προέρχεται από τους φανατικούς ισλαμιστές, αλλά από τον χριστιανοορθόδοξο φονταμενταλισμό του Αναστασίου!

Τούτες τις ημέρες, οι ίδιοι κύκλοι ξεσπάθωσαν εναντίον του «διαβολικού ρασοφόρου», του Αναστασίου δηλαδή, τον οποίο θεωρούν συνεχιστή του έργου του «αντιαλβανού σατανά» Αγίου Κοσμά του Αιτωλού. Κανένας άλλος Προκαθήμενος θρησκευτικού δόγματος δεν υφίσταται τέτοιες ή παρόμοιες επιθέσεις. Τίθεται, λοιπόν, το ερώτημα: Ποιος έχει συμφέρον να εκλείψει ο Αρχιεπίσκοπος Αναστάσιος από το τιμόνι της Ορθοδόξου Εκκλησίας και γενικότερα από τα θρησκευτικά δρώμενα της Αλβανίας; Η αρμονική συμβίωση μουσουλμάνων, καθολικών και ορθοδόξων χριστιανών, πάντως, σίγουρα όχι.

ΣΤΑΥΡΟΣ ΤΖΙΜΑΣ: Ο κίνδυνος του ισλαμισμού


Ωσπου να σκοτωθούν στη Συρία μερικοί Αλβανοί, πολεμώντας στο πλευρό των εξτρεμιστών ισλαμιστών, η εικόνα για τους συμπαγείς μουσουλμανικούς πληθυσμούς στα Βαλκάνια ήταν αυτή των ήρεμων κοινωνιών που βλέπουν το μέλλον τους σε μια δημοκρατική Ευρώπη, με τα έθνη και τις θρησκείες να πορεύονται ειρηνικά.

Οι αποκαλύψεις για στρατολογίες τζιχαντιστών και προσηλυτισμό, στον οποίο επιδίδονται όλο και περισσότεροι σκληροπυρηνικοί ιμάμηδες στα τζαμιά, σε συνδυασμό με την ανεξέλεγκτη ροή «ιερού χρήματος» από αραβικές χώρες και την Τουρκία, «χτύπησαν καμπανάκι». Η «τζιχάντ» διάβηκε τη Μεσόγειο και εισχωρεί, με οργανωμένη επιχείρηση ριζοσπαστικοποίησης του ήπιου και κοσμοπολίτικου Ισλάμ σε Αλβανία, ΠΓΔΜ, Κόσοβο, Σερβία, Βοσνία, αυξάνοντας την ανησυχία στις πολιτικές, θρησκευτικές, πνευματικές ελίτ αλλά και στη Δύση. Την πιο ακραία έκφρασή της αποτελούν οι «στρατιώτες του Αλλάχ», οι φανατικοί δηλαδή πιστοί που ζώνονται τα όπλα και σπεύδουν να πολεμήσουν στη Συρία και στο Ιράκ για την ίδρυση χαλιφάτου, πρώτα εκεί και μετά, όπως διακηρύσσουν, στην Ευρώπη. Ομως το πρόβλημα είναι πολύ πιο σοβαρό. Η απειλή του θρησκευτικού διχασμού πλανάται πάνω από τα Δυτικά Βαλκάνια. Σε βάθος χρόνου ο κίνδυνος να διαταραχθούν οι υφιστάμενες -και ευαίσθητες- ισορροπίες, όπως αυτές διαμορφώθηκαν με τη λήξη των πολέμων και την εθνικ (ιστικ)ή χειραφέτηση των λαών, δεν πρέπει να αγνοηθεί, προειδοποιούν οι ειδικοί.

Το μεταπολεμικό status οικοδομήθηκε με έναν από τους βασικούς του πυλώνες, το μουσουλμανικό στοιχείο δηλαδή, να εμφορείται από την ανεκτικότητα και τη φιλοσοφία της ειρηνικής συνύπαρξης και συμπόρευσης με τον άλλο ισχυρό πυλώνα, τον χριστιανικό.

Αν αυτά τα χαρακτηριστικά του αλλοιωθούν, ποιος εγγυάται ότι ο ισλαμικός εξτρεμισμός δεν θα προκαλέσει την ενστικτώδη συσπείρωση και αντίδραση των χριστιανών, οπότε και θα κινδυνεύσουμε να οδηγηθούμε σε θρησκευτικές διαιρέσεις και μετωπικές αντιπαραθέσεις με καταστροφικότερες ενδεχομένως επιπτώσεις και από εκείνες των εθνοτικών που έπνιξαν στη δεκαετία του ’90 στο αίμα την περιοχή; Στην Αλβανία οι πρώτες «νάρκες» στην αρμονική συμβίωση των τριών θρησκευτικών δογμάτων άρχισαν να σκάνε. Με το που εξαρθρώθηκαν οι ισλαμιστικοί εξτρεμιστικοί πυρήνες στα Τίρανα, ο πρώην επικεφαλής των μυστικών υπηρεσιών, ο μουσουλμάνος Φατός Κλόσι, έσπευσε να δηλώσει ότι ο κίνδυνος δεν είναι οι τζιχαντιστές αλλά ο χριστιανορθόδοξος φονταμενταλισμός του Αναστασίου! Είναι η ίδια ακριβώς θεωρία που διακινείται ευρέως στον δημόσιο διάλογο τροφοδοτούμενη από την προπαγάνδα της Αγκυρας, η οποία παίζει γερά στο παιγνίδι της επιρροής. Οι δυτικοί ανοίγουν δειλά δειλά τις πόρτες της Ε.Ε., ώστε να μην αφήσουν το φιλοευρωπαϊκό και φιλοαμερικανικό, στη μεγάλη του πλειονότητα, μουσουλμανικό στοιχείο να αλωθεί από το ριζοσπαστικό Ισλάμ, και ο Πάπας Φραγκίσκος σπεύδει το επόμενο διάστημα στα Τίρανα.

Tuesday, August 26, 2014

PANAIR MADHËSHTOR NË KOLKONDAS PËR TË KRËMTEN E SHËN KOZMAIT

Kryepiskopi Anastas: Shën Kozmai u nderua në trevat e Shqipërisë dhe kur jetoi, por edhe menjëherë pas fjetjes së tij martirike...
 
    Sot, më 24 gusht 2014, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë kremtoi me madhështi kujtimin e Shën Kozma etolosit. Në manastirin që mban emrin e tij, në Kolkondas, u krye Liturgja Hyjnore Sinodike, që u kryesua nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Anastasi, me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të Sinodit të Shenjtë: të Hirësive Mitropolitë, të Beratit Ignatit, të Korçës Joanit, të Gjrokastrës Dhimitrit, dhe Episkopëve, të Apolonisë Nikolla, të Krujës Andoni, të Amantias Nathanaili dhe Bylisit Asti, së bashku edhe me shumë priftërinj e dhjakonë. Qindra besimtarë orthodhoksë dhe jo vetëm, kryesisht nga zona e Fierit, por edhe nga i gjithë vendi, si dhe pelegrinë nga Greqia, mbushën kishën qendrore (katholikonin) të Manastirit dhe mjediset përreth, duke marrë pjesë në gjithë atmosferën adhuruese të ditës. Shumë prej tyre e kishin kaluar natën me lutje në manastirin e shenjtorit, siç është tradita shekullore.
    Për personin dhe veprimtarinë shpirtërore të Shën Kozmait foli Hirësia e tij Episkopi  i Apolonisë, Nikolla, i cili theksoi përkushtimin ndaj besimit dhe veprën e jashtëzakonshme të shenjtorit, që në një kohë të errët e të vështirë ktheu shpresën tek të krishterët orthodhoksë.
Në mbarim të Liturgjisë Hyjnore besimtarëve iu drejtua edhe Fortlumturia e Tij Anastasi, i cili në fjalën e tij iu referua veçanërisht kushteve historike në të cilat Shën Kozmai zhvilloi veprën e tij hierapostolike, rrjedhojë e së cilës ishte frenimi i valës të islamizimeve masive dhe shpëtimi i Orthodhoksisë në këto treva, një realitet i bukur për të cilin të krishterët e sotëm kaq shumë i detyrohen shenjtorit.
    Ditët e fundit pati artikuj në gazeta të ndryshme që arritën deri sa ta cilësojnë shenjtin “djall” dhe “antishqiptar”, duke tentuar, sikundër tha Kryepiskopi, ta varin përsëri shenjtorin në laqe prej letrash. Ata, tha ai, frymëzohen nga formimi ateist dhe duan të vazhdojnë t’i mbajnë të nënshtruar besimtarët orthodhoksë.
    Por këto kohë kanë kaluar dhe kur ofendojnë shenjtorët e Kishës, ose kur duan të imponojnë mënyrat sesi orthodhoksët do t’i nderojnë ata shenjtorë, mund të arrijnë vetëm të trondisin tolerancën dhe bashkëjetesën fetare, që është një realitet, nga të paktët, që Shqipëria e paraqet me mburrje në familjen bashkëkohore europiane. 
    Shën Kozmai ishte jo thjesht një klerik i përkushtuar orthodhoks dhe hierapostull i ndriçuar, por ishte edhe një faktor i progresit dhe për kushtet e epokës së tij synonte epancipimin shoqëror. I nxiste besimtarët të mësojnë greqisht si një mjet që ata të njiheshin me të vërtetën e Ungjillit dhe misteret e Kishës. Në atë kohë ende nuk kishte asgjë të shkruar apo përkthyer në shqip, ndërsa edhe vetë Ungjilli i Shenjtë u përkthye disa dhjetëvjeçarë më vonë. Me predikimin e tij Shën Kozmai emocionoi turmat e besimtarëve në trevat e Shqipërisë së sotme dhe besimtarët e vlerësuan dhe e deshën edhe për të gjthë veprën e tij për përparim shoqëror dhe arsimim të masave.
    Fortlumturia e Tij Anastasi foli me emocione edhe për vizitën që pati ditët e fundit në vendin e martirizimit me varje të Shën Kozmait (Kolkondasi është vendi ku u gjet dhe u varros lipsani i Shën Kozmait pas ekzekutimit të tij). Fjala është për fshatin Mujalli, në krah të lumit Seman, në bregun jugor të tij, ku në vendin e martirizimit  ekziston një pemë si ajo ku ishte vendosur laku.
    Në fund, besimtarët dhe klerikët morën pjesë edhe në litaninë me lipsanin e shenjtorit.
    Më pas, në kompleksin manastirial të rindërtuar plotësisht, Kryepiskopi dhe të gjithë kryepriftërinjtë pritën besimtarët dhe pelegrinët.
 
***
 
    Manastiri i Shën Kozmait është rikonstruktuar plotësisht me kujdesin dhe fondet e siguruara nga Kryepiskopi Anastas. Punimet e gërmimit dhe largimit të dherave nxorrën në dritë varrin e shenjtorit me pikturë murale të asaj kohe që mbi dy shekuj më parë, si dhe elemente të tjerë arkitekturorë me mjaft interes, që ishin mbuluar nga lymi i sjellë nga përmbytjet e lumit Seman. Gjithashtu, janë ngritur edhe katër kisha të reja në zona të ndryshme, që i dedikohen kujtimit të Shenjtorit.
 
***
 
   Kohët e fundit ka pasur një fushatë të orkestruar shpifjesh kundër shenjtorit, me qëllim denigrimin e veprës së Kryepiskopit Anastas dhe të gjithë Kishës sonë Orthodhokse Autoqefale.
   P.sh. Një nga sajesat që përdoren, është ajo se nderimi i këtij martiri të madh nuk ka ekzistuar mes të krishterëve orthodhoksë shqiptarë; edhe n.q.s. ka filluar, ka filluar pas vitit 1961, kur me vendim të Patriarkanës Ekumenike u vu në listën e shenjtorëve të nderuar nga të gjitha Kishat Orthodhokse. Këto nuk janë vërteta, nderimi i tij si shenjtor lokal nisi nëshek. XVIII, në të gjitha ato zona ku ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm për të zgjuar ndërgjegjen e shtypur të orthodhoksëve nga nata e gjatë osmane, duke frenuar dukshëm islamizimin e këtyre trevave. Këtë e dëshmojnë ndërgjegjja e popullit orthodhoks shqiptar, afresket e ikonat, shërbesa kishtare për shenjtorin, Manastiri i tij dhe kisha e ndërtuar me kujdesin e Ali PashëTepelenës (1814-1815) dhe mbi të gjitha, e dëshmon nderimi i madh i gjithë popullit edhe atij jo orthodhoks, kudo ku ai predikoi.
   Dëshmi e këtij nderimi para vitit 1961, që hedh poshtë ato që pretendojnë antiorthodhoksët, mes shumë të tjerave është ajo që kanë shkruar e botuar dy nga personalitet më të mëdha të Kishës sonë: Imzot Theofan Noli dhe Kryepiskopi i parë kanonik, Fortlumturia e Tij Kristofor Kisi.
   Imzot Theofan Noli, në vitin 1947, në Boston, botoi Kremtoren (Tëkremtet) e Kishës Orthodokse. Në parathënien e tij thotë se: “Përkthimin... e kemi bërë nga Gerqishtja, me përjashtimin e këndimeve të Shën Kozmait të Beratit, të cilin e parafrazuam nga versioni shqip i KryeHirësisë Tij, Imzot Kristofor Kisi, Kryepeshkopit të Shqipërisë”. Dhe në faqet 754-763 jep shërbesën kishtare të këtij shenjtori. 
  Pra, Imzot Theofan Noli, që në 1947 (pra për para vitit 1961) e quan Shën Kozmai i Beratit dhe shërbesën e shenjtorit e merr nga botimi i vitit 1931 të Imzot Kristofor Kisit, i cili ka shkruar mjaft për Shën Kozmain. 
  Pra, për Imzot Theofan Nolin dhe Imzot Kristoforin, si dhe për gjithë besimtarët orthodhoksë dhe më gjerë në shekuj, Shën Kozmai nuk ishte as antishqiptar e as "joshenjtor", siç trumbetojnë zotërinjtë antiorthodhoksë.
  Po kështu, i pa parecedent dhe i pa imagjinueshëm për arrogancen dhe frymën antiorthodhokse ishte dhe një deklaratë e disa shoqatave pa lidhje me besimin, e cila krijoi revoltë mes besimtarëve orthodhoks edhe shqetësim per frymën perçarëse që kërkontë të mbillte e të përhapte.
\
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Monday, August 25, 2014

ΤΟ ΚΟΛΙΚΟΝΤΑΣΙ ΤΙΜΗΣΕ ΤΟΝ ΑΓΙΟ ΚΟΣΜΑ ΤΟΝ ΑΙΤΩΛΟ ΑΛΒΑΝΙΑΣ:

Ο Άγιος Κοσμάς τιμήθηκε στην Αλβανία και όσο ζούσε αλλά και μετά το μαρτυρικό τέλος του Βαλκάνια Δευτέρα, 25 Αυγούστου, 2014 | 09:26
Κείμενο Dogma Newsdesk Φωτογραφίες Εκκλησία της Αλβανίας
Με κάθε μεγαλοπρέπεια γιορτάστηκε απ’ την Ορθόδοξη Εκκλησία της Αλβανίας, η μνήμη του Αγίου Κοσμά του Αιτωλού.

Ο Αρχιεπίσκοπος Αλβανίας κ. Αναστάσιος προεξήρχε της Συνοδικής Θείας Λειτουργίας που τελέστηκε παρουσία πλήθους πιστών απο την Αλβανία και την Ελλάδα.

 Για το πρόσωπο και το πνευματικό έργο του Αγίου Κοσμά μίλησε ο επίσκοπος Απολλωνίας κ. Νικόλαος. Ο κ.  Αναστάσιος στο λόγο του αναφέρθηκε στις ιστορικές συνθήκες υπό τις οποίες ο Άγιος ανέπτυξε την ιεραποστολική του δράση, συνέπεια της οποίας ήταν η αναχαίτιση του κύματος μαζικών εξισλαμισμών και η διάσωση της Ορθοδοξίας στα μέρη αυτά.

"Ο Άγιος Κοσμάς ήταν όχι απλά ένας αφοσιωμένος Ορθόδοξος κληρικός και φωτισμένος ιεραπόστολος, ήταν και ένας παράγοντας προόδου και επιδίωκε για τα δεδομένα της εποχής του την κοινωνική χειραφέτηση. Παρότρυνε τους πιστούς Ορθοδόξους στην εκμάθηση της Ελληνικής όχι ως ένδειξη εθνικισμού ή προσπάθεια εξελληνισμού, αλλά ως μέσο για να γνωρίσουν την αλήθεια του Ευαγγελίου και τα μυστήρια της Εκκλησίας".

Στη συνέχεια ο Αρχιεπίσκοπος μίλησε για την επίσκεψη που είχε τις τελευταίες μέρες στο σημείο του δι' απαγχονισμού μαρτυρίου του Αγίου Κοσμά.  Πρόκειται για το χωριό Μούγιαλι, δίπλα στον ποταμό Αψώ.

Στη θέση του μαρτυρίου υπάρχει και πάλι ένα δέντρο όπως εκείνο της αγχόνης. Στο ανακαινισμένο μοναστικό συγκρότημα ο Αρχιεπίσκοπος και όλοι οι αρχιερείς δέχτηκαν τους πιστούς και τους προσκυνητές.











Sunday, August 24, 2014

Nderimi i Shën Kozmait nga shqiptarët është i hershëm

http://orthodoxalbania.org/old/index.php/lajme/2371-nderimi-i-shqiptareve-per-shen-kozmain-eshte-i-hershemPrint
Email
Pasi sulmuan Kryepiskopin Anastas, pasi sulmuan ata që punojnë për Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, pasi shpikën gjithfarë gënjeshtrash për kanonet dhe statutet orthodhokse, pasi na e deformuan historinë e besimit, tani e kanë radhën shenjtorët tanë. Sidomos kohët e fundit janë shtuar shkrimet në disa media të caktuara, në të cilat hidhet baltë mbi një nga shenjtorët më të nderuar mes shqiptarëve dhe më gjerë - Shën Kozmain (martirizuar në 1779).  
Një nga sajesat që përdoren, është ai se nderimi i këtij martiri të madh nuk ka ekzistuar mes të krishterëve orthodhoksë shqiptarë; edhe nqs ka filluar, ka filluar pas vitit 1961, kur me vendim të Patriarkanës  Ekumenike u vu në listën e shenjtorëve të nderuar nga të gjitha Kishat Orthodhokse. Këto nuk janë vërteta, nderimi i tij si shenjtor lokal  nisi në shek. XVIII, në të gjitha ato zona ku ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm për të zgjuar ndërgjegjen e shtypur të orthodhoksëve nga nata e gjatë osmane, duke frenuar dukshëm islamizimin e këtyre trevave. Këtë e dëshmojnë ndërgjegjja e popullit orthodhoks shqiptar, afresket e ikonat, shërbesa kishtare për shenjtorin, Manastiri i tij ndërtuar me kujdesin e Ali Pashë Tepelenës (1814-1815) dhe mbi të gjitha, e dëshmon nderimi i madh i gjithë popullit edhe atij joorthodhoks, kudo ku ai predikoi.
Dëshmi e këtij nderimi para vitit 1961, që hedh poshtë ato që pretendojnë antiorthodhoksët, mes shumë të tjerave është ajo që kanë shkruar e botuar dy nga personalitet më të mëdha të Kishës sonë: Imzot Theofan Noli dhe Kryepiskopi i parë kanonik, Fortlumturia e Tij Kristofor Kisi.
Imzot Theofan Noli, në vitin 1947, në Boston, botoi Kremtoren (Të kremtet) e Kishës Orthodokse. Në parathënien e tij thotë se: “Përkthimin... e kemi bërë nga Gerqishtja, me përjashtimin e këndimeve të Shën Kozmait të Beratit, të cilin e parafrazuam nga versioni shqip i KryeHirësisë Tij, Imzot Kristofor Kisi, Kryepeshkopit të Shqipërisë”. Dhe në faqet 754-763 jep shërbesën kishtare të këtij shenjtori.
Pra, Imzot Theofan Noli, që në 1947 (pra përpara viti 1961) e quan Shën Kozmai i Beratit dhe shërbesën e shenjtorit e merr nga botimi i vitit 1931 të Imzot Kristofor Kisit, i cili ka shkruar mjaft për Shën Kozmain.
Pra, për Imzot Theofan Nolin dhe Imzot Kristoforin, Shën Kozmai nuk ishte as antishqiptar e as "joshenjtor", siç trumbetojnë zotërinjtë antiorthodhoksë.
Më poshtë po japim tre prej disa dokumentimeve, që tregojnë nderimin dhe hershmërinë e këtij nderimi mes shqiptarëve për Shën Kozmain:
- Fragmentet nga libri i Imzot Theofan Nolit, “Kremtore e Kishës Orthodokse”, Boston, 1947 (Libri liturgjik që përdorim sot në kishat orthodhokse të Shqipërisë)
- Kopertina e librit Imzot Kristoforit për shën Kozmain “Jetëshkrimi dhe akoluthia e dëshmorit të ri dhe Isapostullit Shën Kozma”, Korçë 1931.
- Afresku i shek. XIX i shenjtorit në Manastirin që i dedikohet atij. 
 
 
 
Fragmentet nga libri i Imzot Theofan Nolit, “Kremtore e Kishës Orthodokse”, Boston, 1947.
 
 
 
 
 
Kopertina e librit Imzot Kristoforit për shën Kozmain “Jetëshkrimi dhe akoluthia e dëshmorit të ri dhe Isapostullit Shën Kozma”, Korçë 1931.
 
 
 
 
Afresku i shek. XIX i shenjtorit në Manastirin që i dedikohet atij. 
 
 

Thursday, July 10, 2014

Kur korbat me emra pellumbash tentojne te denigrojne Shen Kozmain

E vërteta për Shën Kozmain
http://orthodoxalbania.org/old/index.php/shq/lajme/2285-e-verteta-per-shen-kozmain-replike-me-z-pellumb-xhufi 
Klerikë dhe intelektualë të Beratit replike me z.Pëllumb Xhufi - botuar në web te gazeta “Dita”, dt.04.07.2014.
   Nuk mund te imagjinohet në Europë një popull që te mbrojë besimin dhe kulturën e vet fetare pa ditur të lexojë literaturën kishtare. Shekulli i 18-të ishte një periudhe, kur populli ynë, i zhytur në padije, rrezikohej te islamizohej plotësisht dhe në atë kohë e vetmja shpresë shpëtimi ishte të kuptuarit e literaturës fetare. Në atë situatë të rëndë, kur shumica e popullatës shqiptare ishte konvertuar në fenë islame, u shfaq Shen Kozmai i Etolisë dhe, si një besnik i Perëndisë, filloi misionin e tij shpëtimtar. Për këtë arsye Shen Kozmai, me të drejtë, është quajtur i barabartë me Apostujt për nga rëndësia dhe vështirësia e misionit që mori mbi supe. Por, këtu fillon dhe keqinterpretimi, fillojnë akuzat dhe ngatërresat keqdashëse, që historianë dhe intelektualë të ndryshëm shqiptarë thurin për figurën e Shen Kozmait.
   I tillë është dhe shkrimi i z. Pëllumb Xhufi, në gazetën “Dita” dt. 10 Qershor 2014, me titull “Shen Kozmai dhe misioni i tij në Shqipëri”. Autori përpiqet ta nxjerrë Shen Kozmain sikur kishte dy misione 1- “Ishte emisar i Portës së Lartë dhe i Patriarkanës greke të Stambollit për shuarjen e kryengritjeve shqiptare” dhe 2- “Synimi i përhapjes së gjuhës greke në trevat shqiptare nëpërmjet çeljes së shkollave greke”. Me këto dy pika e përmbledh gjithë misionin Apostolik të Shen Kozmait z. Xhufi, duke u shmangur qëllimisht nga e vërteta dhe nga interesi i vetëm që kishte Shenjti, mbrojtjen e besimit orthodhoks, duke inkurajuar shqiptarët e mbetur orthodhoksë për të mos e braktisur këtë besim. Mesa duket, tradita e mbetur orthodhokse ne popullatën e trevave, ku kaloi Shen Kozmai, e shqetëson thellësisht autorin, aq sa ai përpiqet të deformojë të vërtetën historike. Për sa i përket akuzës se Shen Kozmai ishte emisar i Portës së Lartë për shuarjen e kryengritjeve të shqiptarëve kjo është sa e pavërtetë aq edhe qesharake. Si mund të ekzekutohet një emisar besnik i Portës nga vetë turqit? Ekzekutimi me varje i Shen Kozmait prej Kurt Pashës hedh poshtë çdo spekulim të z. Xhufi që ai të ketë qenë agjent i Sulltanit.  
   Për sa i përket akuzës së dytë se Shen Kozmai synonte përhapjen e gjuhës greke në trevat shqiptare dhe helenizimin e popullatës do të vijojmë më poshtë që shkrimin tonë ta bazojmë në fakte duke u bazuar edhe tek burimi kryesor, në letrat e Shen Kozmait. Duhet të sqarojmë se i gjithë Shkrimi i Shenjtë dhe e gjithë pasuria e letërsisë kishtare orthodhokse në atë kohë, ishte e shkruar e gjitha në greqishten e vjetër ashtu si edhe literatura kishtare katolike në latinisht dhe ajo islamike në arabisht. Gjuha shqipe ishte ende e pashkruar për masat e gjera të popullit dhe nuk jepte mundësinë për përvetësimin dhe përkthimin e këtyre teksteve. Akuzat për Shen Kozmain do te qëndronin vetëm nëse do te ekzistonin, ne atë kohë, libra fetarë te shkruara ne shqip. Mundësia e vetme, që këto tekste kishtare të kuptoheshin nga masa e gjerë orthodhokse e shoqërisë së atëhershme, ishte mësimi i të lexuarit dhe të kuptuarit të gjuhës greke. Shen Kozmai, në letrën e tij rreth mësimit të gjuhës, shkruan: “të studiojnë fëmijët tuaj dhe të mësojnë greqisht, sepse literatura kishtare është e shkruar në greqisht....” Men., B2, f. 209-210. E gjitha kjo do të thotë se, nëpërmjet mësimit të gjuhës greke, mundej dikush, në atë kohë, të kuptonte shkrimet e shenjta Biblike si edhe shkrimet e etërve të shenjtë. Mësimi i gjuhës greke do të thoshte për Shen Kozmain kuptim i Ungjillit, himnologjisë, adhurimit, shprehjeve teologjike, të cilat ndryshe do të humbnin.
   Shen Kozmai i jepte shumë rëndësi arsimimit, ngritjes së shkollave dhe shkollimit të djemve, madje dhe vajzave. Shenjti predikonte: “nëpërmjet shkollës, çdo njeri mëson sipas mundësive, çfarë është Perëndia, çfarë është Shen Trinia, çfarë janë Engjëjt, çfarë janë demonët, çfarë është parajsa, çfarë është ferri, çfarë është mëkati, virtyti etj...”. Nëpërmjet shkollës mësojmë se çfarë është Kungimi Hyjnor, çfarë është Pagëzimi, çfarë është Vaji i Shenjtë, çfarë është Martesa e ndershme, çfarë është shpirti, çfarë është trupi, të gjitha nga shkolla i mësojmë dhe pa shkollë shkojmë drejt errësirës”. Men., A1, s.142. Përsa shohim nga letrat e Shenjtit, identiteti i tij si orthodhoks, si prift, si murg është shumë fetar dhe i zhveshur nga ndjenja nacionaliste, siç keqkuptohet në situatën e sotme gjeopolitike. Letrat e tij janë të mbushura më këshilla shpirtërore, edukative plot humanizëm. Interpretimi i këtyre letrave, nën kontekstin politik, është vetëm një veprim dinak, keqdashës i z. Xhufi, i cili edhe në shkrime të tjera, si dhe në emisionet televizive, shfaqet jo rrallë si manipulues i së vërtetës historike. Për t’i pohuar këto gjëra zotit Xhufi, me prejardhje nga një besim tjetër, i duhet të jetë të paktën, dashamirës i Orthodhoksisë, vullnet që atij i mungon plotësisht.
   Ne Berat respekti për Shen Kozmain është shumë i hershëm, të vjetrit e dinin jetën dhe mësimdhënien e tij me detaje. Profecitë e tij, të realizuara mistikisht, janë tepër të njohura nga të gjithë. Fakti që në qytetin tonë ka hapur dy shkolla, një në lagjen Kala dhe tjetrën në lagjen Goricë, me ndihmën e banorëve, e bëri atë një nga shenjtorët më të dashur të këtij qyteti (ky shënim gjendet në një libër liturgjikal në Kalanë e qytetit). Këtu ai është nderuar si shenjtor shumë e shumë më herët se sa të shpallej kanonikisht si i tillë me 1961, prej Patrikut Ekumenik me origjinë arvanitase Athinagorës. Ndikimi në Berat dhe Myzeqe i Shenjtit është shumë i ndjeshëm aq sa janë të shumta familjet orthodhokse, ku të moshuar dhe të rinj mbajnë edhe sot e kësaj dite emrin “Kozma”. Për Shen Kozmain kishte shumë respekt edhe vetë Ali Pasha, me të cilin ai kishte njohje personale.  Kur Ali Pasha mësoi se turqit e kishin martirizuar Shen Kozmain, ai ndjeu keqardhje të thellë dhe urdhëroi ndërtimin në Kolkondas të Fierit të manastirit që mban emrin e Shenjtit. Ky manastir meshohet përherë dhe çdo vit, më 24 Gusht, zhvillohet një panair që frekuentohet nga mijëra pelegrinë, gjë që flet për dashurinë që vazhdon të ketë popullata për këtë Shenjt.
   Për të kuptuar misionin e Shen Kozmait, duhet të përfytyrojmë botën e atëhershme, kur ishte shumë e vështirë të shtypej dhe botohej një libër dhe thuajse e pamundur për shkak të mungesës së alfabetit shqip, të mund ta përktheje atë. Ndërsa sot jetojmë në një periudhë tjetër, kur në të gjitha kishat e Shqipërisë Perëndia adhurohet në gjuhën e bukur shqipe, (përjashtohen ato kisha që u përkasin minoriteteve). Sot, me punën këmbëngulëse të  Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit, Imzot Anastastit, dhjetëra libra, revista dhe gazeta shpirtërore janë botuar dhe botohen në shqip, me një ritëm shumë të lartë. Një shtypshkronjë moderne është e ngritur nga Ai për të botuar dhe përçuar fjalën e Perëndisë në shtëpitë e çdo besimtari në gjuhën shqipe. Dhe jo vetëm kaq. Që në fillim, me iniciativën e Imzot Anastasit, u ngrit Akademia Teologjike “Ngjallja e Krishtit” në Durrës (fillimisht Seminari Hieratik), ku studiojnë dhe përgatiten Klerikët e ardhshëm të Shqipërisë dhe deri më sot janë dorëzuar mbi 150 klerikë vendas. Janë ngritur dy shkolla të mesme kishtare “Kryqi i Nderuar”, në Gjirokastër dhe në Sukth, Durrës. Janë ndërtuar gjithashtu në të gjithë Shqipërinë kopshte moderne për fëmijët, shkolla 9-vjeçare, të mesme, institute profesionale si dhe, së fundmi, Universiteti “Logos” në Tiranë. Dashuria për dijen dhe arsimin, i bashkon plotësisht dy personalitet, të cilëve ne u kushtojmë këtë shkrim, pikërisht Shen Kozmain dhe Imzot Anastasin. Për këtë arsye Patriarku Ekumenik, Tërëshenjtëria e Tij Bartholomeu, me rastin e shenjtërimit të Katedrales Madhështore “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, bëri analogji kur tha se Imzot Anastasi është pasuesi i misionit të Shen Kozmait.  
   Si përfundim, ne ritheksojmë plot bindje se ku flitet për Hyjninë, nuk ka vend për qarqe të supozuara nacionaliste, nuk ka vend për luftë të shenjtë për “Vorio-Epirin”, siç e quan z. Xhufi. Shen Kozmai, si edhe Imzot Anastasi, janë dhe do të mbeten ndër misionarët e mëdhenj që kanë kaluar dhe jetuar në anët tona. Për të gjitha këto, thellësisht u bëjmë thirrje gjithë atyreve, që kanë oreks për të luajtur me të shenjtat që t’i mbajnë larg duart nga Shenjtorët tanë!
Atë Petraq Simsia
Atë Kristaq Subashi
Atë Nikolla Lushi
Dhiakon Joan Qako
Ilia Zaka
Miltiadh Veveçka
Ilda Sylari
Xhovan Kajana
Naun Dyshniku

Wednesday, July 02, 2014

Deklarate nga LIDHJA E INTELEKTUALEVE ORTHODHOKSË TË SHQIPËRISË


DEKLARATE PROTESTE
   Megjithëse nga ngjarja historike e 1 qershorit ka kaluar afro një muaj në media vazhdojnë sulme të përsëritura kundër  Kishës Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë dhe veçanërisht Kryepiskopit të Tiranës dhe i Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Anastasi. Ndaj jemi të detyruar të shprehim protestën tonë ndaj kësaj fushate tendencioze, të pavërtetë dhe që cenon harmoninë fetare në vend.
    Dihen nga të gjithë arritjet e këtij komuniteti nën drejtimin e Kryebariut të tij. Këtë e tregoi edhe njëherë, një nga  ngjarjet më të rëndësishme në historinë e Kishës orthodhokse, por edhe të gjithë vendit, Shenjtërimi i Kishës Katedrale “Ngjallja e Krishtit”, ku morën pjesë 4 Patriarkë, 4 Kryepeshkopë dhe përfaqësuesit e 4 Patriarkëve Orthodhoksë, me në krye Tërëshenjtërinë e Tij, Patriarkun e Konstandinopojës, Bartholomeu I dhe vlerësimet që ata i bënë këtyre arritjeve. Kjo kishe katedrale është një dhuratë nga më të çmuarat, që Fortlumturia e Tij Anastasi i ka bërë Komunitetit Orthodhoks të Shqipërisë, së bashku me shumë vepra kishtare dhe humanitare që ka realizuar gjate 22 viteve te drejtimit të Kishës sonë.
   Është hera e parë  që kryetarët e Kishave Ortodokse vijnë së bashku, me ftesën e Fortlumturisë së Tij Anastasit, njëherazi qytetar nderi i qytetit te Tiranës, përpos titujve te shumte nderi në rang botëror dhe lokal. Në datën 1 qershor 2014, Kisha Ortodokse e Autoqefale e Shqipërisë, e ktheu Tiranën në kryeqytet te Ortodoksisë botërore. Në shenjtërimin e Kishës katedrale “Ngjallja e Krishtit”, morën pjesë gjithashtu Presidenti i Republikës, z. Bujar Nishani, Kryetari  i Parlamentit, z. Ilir Meta, Kryeministri, z. Edi Rama,  Kryetari Bashkisë së Tiranës, z. Lulzim Basha dhe personalitete te tjera shtetërore dhe politike, një gjest ky domethënës se Kisha jonë është drejtuese dhe e vetmja përfaqësuese e denjë e Komunitetit Orthodhoks te Shqipërisë. Komuniteti ynë fetar është një nga më të vjetrit dhe më të nderuarit dhe respektuarit në vend, që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në formimin e shtetit shqiptar dhe në përparimin e tij drejt integrimit ne BE.
   Në të njëjtën kohë, Lidhja e Intelektualëve Orthodhoksë nëpërmjet kësaj Deklarate  shpreh keqardhjen dhe dënon përpjekjet për të zbehur këtë ngjarje të rëndësishme të kishës sonë  dhe të “… Kishës së Shenjtë, Orthodhokse, katholike dhe Apostolike…”.  Dënon përpjekjet për të injoruar  pjesëmarrjen e krerëve të Kishave Orthodhokse të për nder te këtij evenimenti, si edhe përpjekjet për të anashkaluar nderimin  dhe respektin që ofroi pjesëmarrja e krerëve të shtetit dhe politikës shqiptare.
   Këto qëndrime përçarëse të shprehura në media të ndryshme nga individë që kërkojnë të nxisin konflikte, për KOASH-in dhe Kreun e saj Fortlumturinë e Tij Anastasin, janë te pabaza dhe të pavërteta.
   Me këtë Deklaratë- protestë, Lidhja e Intelektualëve Orthodhoksë shpreh edhe njëherë përkrahjen e fuqishme te saj për forcimin dhe zhvillimin e mëtejshëm te Komunitetit Orthodhoks të Shqipërisë dhe të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Shpreh përkrahjen dhe falënderon me nderim dhe respekt kontributin e madh te Fortlumturisë së Tij Anastasit në prosperitetin e këtij komuniteti, në forcimin e tolerancës e mirëkuptimit fetar në vendin tonë, si edhe në integrimin e vendit në BE, nëpërmjet afrimit dhe njohjes së Shqipërisë edhe nëpërmjet përkrahjes që i japin vendit tonë festa të tilla të rëndësishme me pjesëmarrjen e klerikëve më të rëndësishëm të Botës Orthodhokse.

LIDHJA E INTELEKTUALEVE ORTHODHOKSË TË SHQIPËRISË
Tiranë, më 26 06 2014