Kush kerkon te largoje bustin e deshmorit te Gjuhes greke Aristotel Guma?

H προτομή του εθνομάρτυρα Αριστοτέλη Γκούμα

Procedeengs of The III Panhimarjot Conference -

http://www.himara.eu/adver/KHimariot/konferenca3_1.html

Llambro Ruci shvlefteson "argumentat" e Kristo Frasherit, Luan Malltezit, Shaban Sinanit etj

Le të thonë sa të duan Kristo Frasheri, Luan Malltezi, Shaban Sinani etj.se gjuha e parë në Himarë është shqipja dhe më pas greqishtja. E kjo është thënë qartësisht, por vendosmërisht, pa ekuivoke dhe duke e faktuar

Regjistrimi i popullsise-Presidenti Topi: presione nga qarqe ultranacionaliste

“Ndjeshmëria e madhe është sepse nga individë të qarqeve ultranacionaliste tentohet të bëhet një politikë presioni dhe deformacioni të një procesi që duhet të jetë nacional dhe ligjor” Presidenti la të kuptohej se ai ishte ishte edhe për deklarimin e lirë të etnisë dhe fesë

Ivanov: "ende në rajonin tonë qarqet ultranacionaliste veprojnë në dëm të vendeve të tjera".
(Shqip)

In contrast with 52-personality peticion, in the report of Europian Commission it is said that:

There is a lack of accurate data on minorities in Albania. This situation is expected to be addressed by the conduct of a population census in 2011, respecting international standards including the principle of free self-identification. This census will include optional questions on the ethnic origin, religious affiliation and mother tongue of respondents.

Pse nuk i jepet shtetesia shqiptare fortlumturise se tij Anastasios?

Lufta midis civilizimeve ne Shqiperi e gjen shprehjen ne luften frontale te qarqeve ateiste dhe antikrishtere qe perfaqesohen deri ne kupolen e shtetit per 20 vjet rresht dhe kontrollojne totalisht mediat.
S ipas raportimeve te ShIK-ut dhe shtypit, fondametaliste musilmane kane marre shtetesi shqiptare, kurse kryepeshkopi dekorohet nga Presidenti por ende nuk i ploteson kushtet per shtetesi megjthe qendrimin permanent prej 19 vjetesh ne Shqiperi !!!!


Thursday, July 10, 2014

Kur korbat me emra pellumbash tentojne te denigrojne Shen Kozmain

E vërteta për Shën Kozmain
http://orthodoxalbania.org/old/index.php/shq/lajme/2285-e-verteta-per-shen-kozmain-replike-me-z-pellumb-xhufi 
Klerikë dhe intelektualë të Beratit replike me z.Pëllumb Xhufi - botuar në web te gazeta “Dita”, dt.04.07.2014.
   Nuk mund te imagjinohet në Europë një popull që te mbrojë besimin dhe kulturën e vet fetare pa ditur të lexojë literaturën kishtare. Shekulli i 18-të ishte një periudhe, kur populli ynë, i zhytur në padije, rrezikohej te islamizohej plotësisht dhe në atë kohë e vetmja shpresë shpëtimi ishte të kuptuarit e literaturës fetare. Në atë situatë të rëndë, kur shumica e popullatës shqiptare ishte konvertuar në fenë islame, u shfaq Shen Kozmai i Etolisë dhe, si një besnik i Perëndisë, filloi misionin e tij shpëtimtar. Për këtë arsye Shen Kozmai, me të drejtë, është quajtur i barabartë me Apostujt për nga rëndësia dhe vështirësia e misionit që mori mbi supe. Por, këtu fillon dhe keqinterpretimi, fillojnë akuzat dhe ngatërresat keqdashëse, që historianë dhe intelektualë të ndryshëm shqiptarë thurin për figurën e Shen Kozmait.
   I tillë është dhe shkrimi i z. Pëllumb Xhufi, në gazetën “Dita” dt. 10 Qershor 2014, me titull “Shen Kozmai dhe misioni i tij në Shqipëri”. Autori përpiqet ta nxjerrë Shen Kozmain sikur kishte dy misione 1- “Ishte emisar i Portës së Lartë dhe i Patriarkanës greke të Stambollit për shuarjen e kryengritjeve shqiptare” dhe 2- “Synimi i përhapjes së gjuhës greke në trevat shqiptare nëpërmjet çeljes së shkollave greke”. Me këto dy pika e përmbledh gjithë misionin Apostolik të Shen Kozmait z. Xhufi, duke u shmangur qëllimisht nga e vërteta dhe nga interesi i vetëm që kishte Shenjti, mbrojtjen e besimit orthodhoks, duke inkurajuar shqiptarët e mbetur orthodhoksë për të mos e braktisur këtë besim. Mesa duket, tradita e mbetur orthodhokse ne popullatën e trevave, ku kaloi Shen Kozmai, e shqetëson thellësisht autorin, aq sa ai përpiqet të deformojë të vërtetën historike. Për sa i përket akuzës se Shen Kozmai ishte emisar i Portës së Lartë për shuarjen e kryengritjeve të shqiptarëve kjo është sa e pavërtetë aq edhe qesharake. Si mund të ekzekutohet një emisar besnik i Portës nga vetë turqit? Ekzekutimi me varje i Shen Kozmait prej Kurt Pashës hedh poshtë çdo spekulim të z. Xhufi që ai të ketë qenë agjent i Sulltanit.  
   Për sa i përket akuzës së dytë se Shen Kozmai synonte përhapjen e gjuhës greke në trevat shqiptare dhe helenizimin e popullatës do të vijojmë më poshtë që shkrimin tonë ta bazojmë në fakte duke u bazuar edhe tek burimi kryesor, në letrat e Shen Kozmait. Duhet të sqarojmë se i gjithë Shkrimi i Shenjtë dhe e gjithë pasuria e letërsisë kishtare orthodhokse në atë kohë, ishte e shkruar e gjitha në greqishten e vjetër ashtu si edhe literatura kishtare katolike në latinisht dhe ajo islamike në arabisht. Gjuha shqipe ishte ende e pashkruar për masat e gjera të popullit dhe nuk jepte mundësinë për përvetësimin dhe përkthimin e këtyre teksteve. Akuzat për Shen Kozmain do te qëndronin vetëm nëse do te ekzistonin, ne atë kohë, libra fetarë te shkruara ne shqip. Mundësia e vetme, që këto tekste kishtare të kuptoheshin nga masa e gjerë orthodhokse e shoqërisë së atëhershme, ishte mësimi i të lexuarit dhe të kuptuarit të gjuhës greke. Shen Kozmai, në letrën e tij rreth mësimit të gjuhës, shkruan: “të studiojnë fëmijët tuaj dhe të mësojnë greqisht, sepse literatura kishtare është e shkruar në greqisht....” Men., B2, f. 209-210. E gjitha kjo do të thotë se, nëpërmjet mësimit të gjuhës greke, mundej dikush, në atë kohë, të kuptonte shkrimet e shenjta Biblike si edhe shkrimet e etërve të shenjtë. Mësimi i gjuhës greke do të thoshte për Shen Kozmain kuptim i Ungjillit, himnologjisë, adhurimit, shprehjeve teologjike, të cilat ndryshe do të humbnin.
   Shen Kozmai i jepte shumë rëndësi arsimimit, ngritjes së shkollave dhe shkollimit të djemve, madje dhe vajzave. Shenjti predikonte: “nëpërmjet shkollës, çdo njeri mëson sipas mundësive, çfarë është Perëndia, çfarë është Shen Trinia, çfarë janë Engjëjt, çfarë janë demonët, çfarë është parajsa, çfarë është ferri, çfarë është mëkati, virtyti etj...”. Nëpërmjet shkollës mësojmë se çfarë është Kungimi Hyjnor, çfarë është Pagëzimi, çfarë është Vaji i Shenjtë, çfarë është Martesa e ndershme, çfarë është shpirti, çfarë është trupi, të gjitha nga shkolla i mësojmë dhe pa shkollë shkojmë drejt errësirës”. Men., A1, s.142. Përsa shohim nga letrat e Shenjtit, identiteti i tij si orthodhoks, si prift, si murg është shumë fetar dhe i zhveshur nga ndjenja nacionaliste, siç keqkuptohet në situatën e sotme gjeopolitike. Letrat e tij janë të mbushura më këshilla shpirtërore, edukative plot humanizëm. Interpretimi i këtyre letrave, nën kontekstin politik, është vetëm një veprim dinak, keqdashës i z. Xhufi, i cili edhe në shkrime të tjera, si dhe në emisionet televizive, shfaqet jo rrallë si manipulues i së vërtetës historike. Për t’i pohuar këto gjëra zotit Xhufi, me prejardhje nga një besim tjetër, i duhet të jetë të paktën, dashamirës i Orthodhoksisë, vullnet që atij i mungon plotësisht.
   Ne Berat respekti për Shen Kozmain është shumë i hershëm, të vjetrit e dinin jetën dhe mësimdhënien e tij me detaje. Profecitë e tij, të realizuara mistikisht, janë tepër të njohura nga të gjithë. Fakti që në qytetin tonë ka hapur dy shkolla, një në lagjen Kala dhe tjetrën në lagjen Goricë, me ndihmën e banorëve, e bëri atë një nga shenjtorët më të dashur të këtij qyteti (ky shënim gjendet në një libër liturgjikal në Kalanë e qytetit). Këtu ai është nderuar si shenjtor shumë e shumë më herët se sa të shpallej kanonikisht si i tillë me 1961, prej Patrikut Ekumenik me origjinë arvanitase Athinagorës. Ndikimi në Berat dhe Myzeqe i Shenjtit është shumë i ndjeshëm aq sa janë të shumta familjet orthodhokse, ku të moshuar dhe të rinj mbajnë edhe sot e kësaj dite emrin “Kozma”. Për Shen Kozmain kishte shumë respekt edhe vetë Ali Pasha, me të cilin ai kishte njohje personale.  Kur Ali Pasha mësoi se turqit e kishin martirizuar Shen Kozmain, ai ndjeu keqardhje të thellë dhe urdhëroi ndërtimin në Kolkondas të Fierit të manastirit që mban emrin e Shenjtit. Ky manastir meshohet përherë dhe çdo vit, më 24 Gusht, zhvillohet një panair që frekuentohet nga mijëra pelegrinë, gjë që flet për dashurinë që vazhdon të ketë popullata për këtë Shenjt.
   Për të kuptuar misionin e Shen Kozmait, duhet të përfytyrojmë botën e atëhershme, kur ishte shumë e vështirë të shtypej dhe botohej një libër dhe thuajse e pamundur për shkak të mungesës së alfabetit shqip, të mund ta përktheje atë. Ndërsa sot jetojmë në një periudhë tjetër, kur në të gjitha kishat e Shqipërisë Perëndia adhurohet në gjuhën e bukur shqipe, (përjashtohen ato kisha që u përkasin minoriteteve). Sot, me punën këmbëngulëse të  Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit, Imzot Anastastit, dhjetëra libra, revista dhe gazeta shpirtërore janë botuar dhe botohen në shqip, me një ritëm shumë të lartë. Një shtypshkronjë moderne është e ngritur nga Ai për të botuar dhe përçuar fjalën e Perëndisë në shtëpitë e çdo besimtari në gjuhën shqipe. Dhe jo vetëm kaq. Që në fillim, me iniciativën e Imzot Anastasit, u ngrit Akademia Teologjike “Ngjallja e Krishtit” në Durrës (fillimisht Seminari Hieratik), ku studiojnë dhe përgatiten Klerikët e ardhshëm të Shqipërisë dhe deri më sot janë dorëzuar mbi 150 klerikë vendas. Janë ngritur dy shkolla të mesme kishtare “Kryqi i Nderuar”, në Gjirokastër dhe në Sukth, Durrës. Janë ndërtuar gjithashtu në të gjithë Shqipërinë kopshte moderne për fëmijët, shkolla 9-vjeçare, të mesme, institute profesionale si dhe, së fundmi, Universiteti “Logos” në Tiranë. Dashuria për dijen dhe arsimin, i bashkon plotësisht dy personalitet, të cilëve ne u kushtojmë këtë shkrim, pikërisht Shen Kozmain dhe Imzot Anastasin. Për këtë arsye Patriarku Ekumenik, Tërëshenjtëria e Tij Bartholomeu, me rastin e shenjtërimit të Katedrales Madhështore “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, bëri analogji kur tha se Imzot Anastasi është pasuesi i misionit të Shen Kozmait.  
   Si përfundim, ne ritheksojmë plot bindje se ku flitet për Hyjninë, nuk ka vend për qarqe të supozuara nacionaliste, nuk ka vend për luftë të shenjtë për “Vorio-Epirin”, siç e quan z. Xhufi. Shen Kozmai, si edhe Imzot Anastasi, janë dhe do të mbeten ndër misionarët e mëdhenj që kanë kaluar dhe jetuar në anët tona. Për të gjitha këto, thellësisht u bëjmë thirrje gjithë atyreve, që kanë oreks për të luajtur me të shenjtat që t’i mbajnë larg duart nga Shenjtorët tanë!
Atë Petraq Simsia
Atë Kristaq Subashi
Atë Nikolla Lushi
Dhiakon Joan Qako
Ilia Zaka
Miltiadh Veveçka
Ilda Sylari
Xhovan Kajana
Naun Dyshniku

No comments: