Showing posts with label Prona. Show all posts
Showing posts with label Prona. Show all posts

Wednesday, December 21, 2016

OSBE ne Himare per problemin e pronave te trasheguara.

OSBE ne Himare per problemin e pronave te trasheguara.... dhe nje keshille per bashkeqytetaret e mij!
Kjo eshte kronika e dhene ne Report Tv. Meqenese ka individe te cilet me ndjekin ne cdo presje, me shpresen se mos bej ndonje gabim, ne diskutimin tim, kam permendur edhe fjalen "legalizim". E di qe ne te foluren e perditshme, legalizimin e lidhni me Bathoren dhe me te berit legale te nje gjeje qe eshte ndertuar ne menyre abuzive, por ne fakt fjala "legalizim" ne fjalorin e guhes shqipe, do te thote "ligjerim". Sepse per aq kohe sa ne nuk i kemi certifikatat e pronesise, nuk e kemi te ligjeruar pronen para shtetit. Dhe OSBE prandaj vjen ne Himare, sepse njeh historine tone, se perndryshe do shkonte ne Bathore.
Dhe nje gje te fundit, ju kam thene disa here, perpiquni te qendroni te bashkuar, mos u percani, mos u perdorni, mos shpikni teori konspirative, sepse eshte energji e cuar dem. Edhe nese keni ndonje hall dhe nuk i bashkoheni dot kesaj kauze, minimumi shihni punet tuaja dhe heshtni! Personalisht po ju a perseris, edhe vetem fare te mbetem, une do mbroj shtepine time, do coj ne vend amanetin e te pareve te mi dhe nuk do le njeri te marre neper kembe Himaren! Mbremje te kendshme!

Thursday, May 08, 2014

KAMBANA NGA STRASBURGU: TË SHPRONËSUARIT NGA KOMUNIZMI TË PRONËSOHEN!

Mbi dy dekada pas rënies së komunizmit, buxheti i shtetit shqiptar mund të penalizohet rëndë, për shkak të zvarritjes së kthimit të pronave. Po afron momenti kur Gjykata e Strasburgut mund të vihet në lëvizje për të shqyrtuar ankesat e pronarëve shqiptarë të grabitur nga diktatura komuniste, gjë që do ta ngarkonte buxhetin e shtetit me një detyrim qindra milionë eurosh. Mos vallë shteti demokratik po penalizohet rëndë dhe pa të drejtë për një krim të kryer nga diktatura komuniste? E vërteta është krejt ndryshe. Ajo që po penalizohet është padrejtësia, është zvarritja mbi 23-vjeçare e kthimit të pronave nga qeveri të korruptuara dhe pa sensin e shtetit të së drejtës. Buxheti i shtetit mund të detyrohet të paguajë kostot e një politike me mentalitet bolshevik, që në mbi 23 vjet ka zbatuar një politikë të ndarjes së trojeve në qytet të ngjashme me reformën agrare të zbatuar nga regjimi komunist në fshat. Në thelb të këtyre dy politikave, si asaj të komunistëve edhe asaj të ndjekur nga demokratët, ka qenë shqetësimi për konsolidimin e pushteteve politike, duke kënaqur orekset e shumicave dhe duke dhunuar të drejtat e shtresave pakica. Dhe janë pikërisht këto politika me mendësi bolshevike, që mund të ndëshkohen nga drejtësia europiane e Strasburgut.

***
Lajmi mbi vigjiljen e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut, është përcjellë në media si alarm për rrezikun e falimentimit të shtetit. Në fakt është krejt e kundërta. Kthimi i pronave pronarëve të grabitur nga komunizmi apo kompensimi i drejtë financiar i tyre me çmimet e tregut, do të ishte ringjallje e shtetit të deformuar nga korrupsioni dhe padrejtësia. Kur anëtarët e shtetit, shtetasit, dhunohen në të drejtën e tyre, atëherë shteti nuk ekziston. Ekziston vetëm qeveria dhe një turmë skllevërish pa të drejta të mbrojtura. As të jetës dhe as të pronës. Kjo është diktatura që shqiptarët e provuan 45 vjet. Por edhe në këta 23 vjet, shqiptarët kanë jetuar një zgjatim, një inerci të diktaturës. Akti i parë i diktaturës komuniste qe shpronësimi i pronarëve. Akti i parë i demokracisë duhet të ishte ripronësimi i pronarëve, duhet të qe korrigjimi i këtij krimi mbi të drejtën e shenjtë të pronës. Por kjo nuk ndodhi, sepse kishte ardhur vetëm pseudodemokracia. Ndërsa liderët e majtë, si Fatos Nano, nuk e kishin në axhendë kthimin e pronave; liderë pseudodemokratë si Sali Berisha, nuk udhëhiqeshin nga e drejta, por nga instinkti bolshevik i rëndësisë që ka kënaqja e shumicave për mbajtjen e pushtetit. Kështu, pronarët e dhunuar nga komunizmi u dhunuan edhe në “demokraci”. Sepse, si kontingjent elektoral ishin pakicë, prandaj nëpërkëmbja e të drejtës së tyre të pronës, nuk u prishte shumë punë këtyre politikanëve. Gjithë merakun e kishin sesi të kënaqnin shumicat e fshatit dhe qytetit, ato që vendosnin fatin e qeverive në votime. Pikërisht me këtë psikologji bolshevike, që sakrifikon të drejtën e pakicës për të kënaqur shumicat, Enver Hoxha bëri reformën agrare në fshat dhe shtetëzimet e konfiskimet në qytet. Po me këtë “filozofi”, Sali Berisha miratoi ligjin 7501 në fshat (për të cilin thotë sot, 20 vjet pas të vjelash, se është penduar) dhe nisi legalizimet e trojeve të grabitura masivisht në qytet. Në fakt, zbatoi “reformën agrare” në qytet, të cilën është e detyruar ta çojë në fund qeveria “Rama”. Nga bolshevizmi komunist, Shqipëria kaloi në bolshevizmin “demokratik”. Në komunizëm pronarët u shpronësuan. Në “demokraci” pronarët u rishpronësuan. “Demokratët”, ndërsa betoheshin për antikomunizëm, u bënë vazhduesit testamentarë të komunizmit!

***
Dhe pikërisht këtë orgji të padrejtësisë përgatitet të ndëshkojë Strasburgu, nëse edhe qeveria “Rama” nuk gjen kursin dhe mjetet e duhura për të rivendosur drejtësinë. Është një tjetër gropë e lënë trashëgim nga komunizmi, e thelluar nga korrupsioni i këtyre 23 viteve dhe e përcjellë si stafetë te qeveria “Rama” nga qeveritë e mëparshme. Dy vite të shkuara, qeveria e Berishës u alarmua ngaqë Strasburgu nisi të marrë vendime në favor të pronarëve që, në mungesë të drejtësisë në Shqipëri, i ishin drejtuar Gjykatës Europiane. Por shqetësimi i qeverisë qe jo si të rivendosej e drejta, duke korrigjuar një krim të diktaturës mbi pronën, por si të bllokohej edhe mekanizmi i drejtësisë në Strasburg. Prandaj, avokati i shtetit shqiptar i kërkoi në atë kohë Gjykatës së Strasburgut të mos merrte në shqyrtim ankesat e pronarëve shqiptarë, sepse buxheti i shtetit nuk i përballonte dot penalitetet shumëmilionëshe. Një kërkesë absurde që i kërkonte gjykatës të mos jepte drejtësi për “arsye shtetërore”. Natyrisht në relacionin e avokatit nuk thuhej se pronarët kishin përfunduar në aulat e Strasburgut ngase qeveritë shqiptare të gjitha fondet e tokave, trojeve, ndërtesave e fabrikave i kishin bërë rrush e kumbulla për të pasuruar klanet e tyre, pa pasur asnjë kujdes që këto pasuri të përdoreshin për të dëmshpërblyer pronarët. Sikur kjo të kish ndodhur, sot buxheti nuk do të ndodhej para një tjetër sfide, shlyerjes së një borxhi shumëmilionësh ndaj pronarëve. Një tjetër kosto që publiku shqiptar detyrohet t’ia paguajë korrupsionit. Natyrisht nëse qeveria Rama nuk bën një kthesë të fortë, për të përdorur fondet e mbetura të trojeve, tokave dhe pasurive të tjera për kompensim fizik të pronave, duke lehtësuar kështu peshën e kompensimit shumëmilionësh financiar. Ndryshe nga shteti dhe gjykatat shqiptare, Strasburgu dhe Brukseli nuk mund të tolerojnë padrejtësinë. Me rënien e kambanave të pronës kapitaliste, shpronësuesit shpronësohen, shkruante Marksi në vigjilje të revolucioneve proletare. Komunistët e zbatuan me ashpërsi direktivën e atit të tyre shpirtëror. Tashmë u bënë 23 vjet që kanë rënë kambanat për pronën komuniste në Shqipëri: Të shpronësuarit duhet të pronësohen!

ANDREA STEFANI

Friday, February 28, 2014

The land in Himara belongs to the people of Himara! Land and property registration NOW!

    1.  http://www.change.org/petitions/european-council-the-land-in-himara-belongs-to-the-people-of-himara-land-and-property-registration-now?recruiter=52066261&utm_source=share_petition&utm_medium=email&utm_campaign=petition_invitation
    2. Petition by
      Himarë, Albania
Ky eshte peticioni i popullit te Himares, pa dallim etnien e bidje politike, i cili ndien se po i mohoen te drejtat e tij kushtetuese mbi pronen.
Qe prej vitit 1956, me heqjen e pronesise mbi token nga sistemi komunist i koperativave bujqesore, populli i Himares nuk gezon tituj pronesie per token bujqesore, truallin, shtepi dhe bizneset dhe as per pronat komunale si kullota, pyje e plazhe.
Qe prej vitit 1991 kur u votua ligji 7501 me te cilin jane rindare tokat bujqesore, ndersa ne te gjithe Shqiperine u shperndane tituj te rregullt pronesie per tokat, trojet e shtepit, ne krahinen e Himares nuk eshte bere asnje rregjistrim i pronave ne Zyren e Rregjistrimit te Pasurise se Paluajtshme.
Qe prej viti 2007, eshte ndaluar cdo rregjistrim i pronave ne krahinen e Himare me nje urdher te brendshem te qeverise i cili ndalon rregjistrimin e pronave ne favor te popullit Himariot edhe nese ka nje vendim gjykate qe e detyron rregjistrimin.
Siperfaqe te medha tokash ne pronesi te Kishes ose Bashkise rezultojne te lira pasi ato nuk jane rregjistruar ne rregjistrin e pasurive te paluajtshme dhe si te tilla ato i kane kaluar fondit te tokave qe do te perdoren per kompesimin e ish-pranareve te shpronesuar gjate komunizmit ne Tirana, Fier, Berat e krahina te tjera te Shqiperise pamvaresishte se ato ne fakt nuk jane prona pa zot.
Cuditerishte gjate gjithe kesaj periudhe, individ, grupe dhe subjekte me influece ne politike perfshire dhe kapitale me origjine veprimtarie kriminale arijne te rregjistrojne  ne ZRRPP toka, troje dhe prona komunale (nga disa metra katror deri ne 108 hektar kullot ne nje rast per llogari te njeriut me te pasur ne Shqiperi) duke anashkaluar pengesat qe hasin Himariotet per rregjistrimin e pronave te tyre ne ZRPP.
Cdo dite qe kalon, me qindra e mijra Himariot nuk mund te trashegojne pronat e prinderve te tyre sepse ato nuk jane te rregjistruara.
Himariotet te cilet ndertojne shtepi apo biznese ne tokat e tyre, ndeshkohen me prishje masive te objekteve te tyre nga Policia Ndertimore sepse nuk mund te nxjerin leje ndertimi pasi nuk kane aktin e pronesise mbi token te cilen e posedojne ligjerishte.
Nese dhe TI mendon se kjo padrejtesi qe po i behet popullit Himariot duhet te ndaloj,
Nese mendon se ka ardhur koha qe populli Himariot duhet te gezoj te drejten e tij Kushtetuese te prones e cila po i mohet prej mbi 50 vjetesh.
Nese mendon se Shteti Shqiptar ka detyrimin te njohe si pronar te ligjshem te Himares popullin Himariot kudo qe ndodhet ne Shqiperi ose ne emigracion ne Greqi, ne Angli, Ne Gjermani ose ne USA, e kudo.
Me respekt dhe besim ne parimet demokratike qe udheheqin Keshillin e Evropes si perfaqesues i parimeve dhe idealeve te Popujve te Evropes dhe te vetedijshem per fuqine e ketij Instuticioni.
Firmos tani kete peticion drejtuar Keshillit te Evropes, per rregjistrimin e pronave te Himares ne emer te pronarit te vetem te ligjshem: POPULLIT TE HIMARES.


This is the petition of the people of Himare, regardless ethnic or political views, who feels that their constitutional rights over land and real estate ownership are being denied.
Since 1956, with the abolition of land ownership by the communist agricultural cooperative's system, the people of Himara do not enjoy property ownership titles of agricultural land, homes and businesses and even on municipal property such as pastures, forests and beaches.
Since 1991 when the 7501 law was voted in the parliament, through which agricultural lands was redrawn, while throughout Albania regular ownership titles were given for farming land, territories and homes, in the region of Himara: the registration of properties in the Real Estate Registration Office, never took place.
Since 2007, any registration of properties in the region of Himara is banned with a government internal order which prohibits the registration of the property in favour of the people of Himara even if there is a court order that compels registration.
Large areas of land owned by the church or municipality are declared free of ownership as they are not registered in the register of real estate and as such they have passed to the land fund to be used for compensation of former owners expropriated during the communism in Tirana, Fier, Berat and other regions of Albania despite the fact that this belong to the Church or to the Municipality.
During all this period , individuals , groups and entities with political influences and with capitals sometimes comming of criminal activity origin register land, territories and municipal property ( from a few square meters up to 108 hectares as in a case on behalf of the richest men in Albania) bypassing obstacles which Himara's people cannot overcome for registering their properties.
Every day that passes, hundreds of thousands of Himariots cannot inherit their parents' property because these properties are not registered.
Inhabitants of Himara that did build homes or businesses in their property, are being punished with massive destruction of their buildings by the Construction Police because they could not issue any building permit since they don’t have the act of ownership of the land which they own since generations.
If you think that this injustice, done to the people of Himara should stop,
If you think it is time that the people Himara should enjoy this constitutional right to property which is been denied to them since over 50 years.
If you think that the Albanian government has the obligation to recognize as lawful owner of Himara, the people of Himara, wherever they live in Albania, in Greece, in England, in Germany, in USA, ect:
With respect and faith in the democratic principles governing the Council of Europe as a representative of this principles and ideals of the peoples of Europe and aware of the power of this Institution:
Signe now this petition to the European Councile, for the registration of properties  to the only and single eligible owner: the PEOPLE of Himara.
To:
European Council
The land in Himara belongs to the people of Himara! Land and property registration NOW!
Sincerely,
[Your name]

Wednesday, February 26, 2014

Rama për pronat: Ligj për vijën bregdetare

Kryesocialisti Edi Rama reagon në “Twitter” pas tryezës së zhvilluar në Himarë për pronat

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, pas tryezës së zhvilluar për çështjet e pronave në Himarë, ka deklaruar se ka ardhur koha t’i jepet fund katrahurës ligjore për tokat bregdetare. Ai ka premtuar hartimin e një Ligji për Vijën Bregdetare dhe ngritjen e agjencisë së Zhvillimit të bregdetit. Ndërkaq në rrjetin social “Twitter”, kryesocialisti Rama është shprehur se shumë shpejt do t’u jepet fund konflikteve të pronësisë.
“Bregdeti po dhunohet e dëmtohet përditë,por ka ende kohë për shërim e rilindje të shijes estetike të të parëve tanë në ndërtimet turistike. Do ta çminojmë bregdetin nga konfliktet e pronësisë.
Do realizojmë shembuj të bukur zhvillimi. Do të kthejmë shtetin në krye të detyrës”, ka shkruar Rama në “Twitter”.
19 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)

Tuesday, February 25, 2014

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut shqyrtoi projektligjin “për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore”, të ndryshuar”

 sent by K Jorgji

kom ligjesh 24Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut shqyrtoi projektligjin “për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8053, datë 21.12.1995 “për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore”, të ndryshuar”.
Deputeti i Partisë Republikane, z. Fatmir Mediu ka shpjeguar amendamentin e propozuar prej tij për ndryshimin e këtij projektligji.
“Qëllimi i këtij projektligji është që të përmirësohet ndjeshëm situata për kthimin e pronave pronarëve legjitimë, tokat e të cilëve përfshihen me vendndodhje në zonat e parashikuara me ligj të posaçëm për zhvillimin e turizmit. Nga ana tjetër kjo do të ndikonte në mënyrë të ndjeshme në uljen e faturës financiare për ata pronarë të cilëve i është njohur e drejta e pronësisë nga AKKP-të, por që janë kategorizuar në subjekte që duhet të trajtohen me kompensim financiar. Çështja kardinale e të drejtës së pronësisë mbi Tokën në Bregdet, ka 20 vjet që nuk zgjidhet dhe aktualisht ndodhet në një ngërç të shkaktuar (për vite të tëra) nga zbatimi i Ligjit 7501, dt. 19.07.1991 “Mbi tokën” dhe shkeljet flagrante të kuadrit ligjor në zbatim të tij”, tha z. Mediu.
Sipas deputetit republikan, amendamenti i propozuar për ndryshime në Ligjin 8053, datë 21.12.1995 “Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore”, i ndryshuar, zgjidh ngërçin e krijuar, duke garantuar respektimin e të drejtës së pronësisë mbi Tokën Bujqësore në respektim të detyrimeve të përcaktuara në Kushtetutë në Pjesën e Dytë “Liritë dhe të Drejtat Themelore të Njeriut” dhe veçanërisht në Nenet 15/pika 1; 41/pika2; 42/pika 1 dhe 181, të cilët qartazi nuk pranojnë dhënien e të drejtës së pronësisë mbi Tokën me akte administrative.

Armado Subashi, relatori i këtij projektligji ka prezantuar synimet e tij.
“Ky projektligj kërkon që të konfrontojë ose të përplasë ligjin 7501 në zbatimin që ai ka pasur në praktikë, me pjesën tjetër të legjislacionit që ka të bëj me kthimin dhe kompensimin e pronave të ish-pronarëve. Nuk do e përjashtoja mundësinë që zbatimi i ligjit 7501 mund të ketë edhe probleme në terren, mund të ketë probleme në raport me mënyrën sesi mund të jenë shpërndarë titujt e pronësisë, me mosfirmosjen apo me mosvulosjen e titujve të caktuar, me ndarjen e sipërfaqes që i ka takuar çdo familje bujqësore për frymë”, u shpreh nënkryetari i komisionit.
“Pavarësisht problemeve që ligji mund të ketë pasur në zbatimin e vet. Sigurisht kjo nuk do të ishte arsye mendoj unë e mjaftueshme, ligjore, që na ta kundërshtonim totalisht zbatimin e 7501”, tha deputet i PS-së, z. Armado Subashi, i cili theksoi se mbështet edhe konkluzionin e Këshillit të Ministrave, që kjo nismë ligjore të mos miratohet.
Nga ana e tij, deputeti republikan ka kërkuar kohë për të reflektuar mbi qëndrimin e qeverisë, i cili u bë publik nëpërmjet relacionit gjatë mbledhjes në Komisionin e Ligjeve.
Kryetari i komisionit, z. Fatmir Xhafaj mbështeti propozimin e z. Mediu dhe kërkoi shtyrjen në kohë për të marrë në shqyrtim amendamentin e republikanëve dhe njëkohësisht për të marrë të dhëna shtesë nga qeveria për këtë projektligj.
Propozimi është aprovuar me konsensus nga të gjithë anëtarët e Komisionit.



Refuzohet shfuqizimi i ligjit 7 501 dhe kthimi i tokave te ish-pronarët(Shekulli)
 
  • Kërkohej shfuqizimi i ligjit 7501 për bregdetin, kthimin e tokave te ish-pronarët. Relatori Subashi: “Tejkalon objektin e ligjit për tokën bujqësore”   
Publikuar më 25.02.2014 | 10:05
 0  0
Suela Topi 
Ligjvënësit socialistë kundërshtojnë propozimin e republikanit Fatmir Mediu për kthimin e tokave bregdetare tek ish pronarët. Komisioni i Ligjeve shqyrtoi dje nismën kreut të Partisë Republikane për ndryshime në ligjin nr. 8053, datë 21.12.1995 “Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore”, të ndryshuar.
Sipas Mediut zbatimi i kësaj nisme do të ulë faturën financiare që do të nevojitej për kompensimin e pronarëve të zonave bregdetare. Por deputeti socialist, Armando Subashi, i caktuar si relator për këtë draft, deklaroi se projektligji nuk ka një faturë financiare siç kërkon Kushtetuta, si dhe tejkalon objektin e ligjit që do të ndryshojë. 
Diskutimet
 “'Qëllimi i këtij projektligji është të përmirësojë situatën për kthimin e pronave për pronarët legjitim. Tokat e të cilëve përfshihen në vendndodhjen në zonat e parashikuara me ligj të posaçëm për zonat e zhvillimit të turizmit. Nga ana tjetër kjo do të ndikonte në mënyrë të ndjeshme në uljen e   faturës financiare, sipas gjykimit tonë, sepse tenton drejt kthimit fizik, duke ulur kështu koston, faturën financiare të qeverisë për kompensim financiar të pronarëve.
 Çështja mbi tokën në bregdet ka 20 vjet që nuk zgjidhet dhe aktualisht ndodhet në një ngërç të shkaktuar për vite të tëra, edhe nga zbatimi i ligjit 7501”, - tha Mediu në prezantim të amendimit të tij. Por sipas Subashit, drafti sjell përplasje. “Ky amendim kërkon që të ngatërrojë ose të përplasë ligjin 7501 në zbatimin që ai ka pasur në praktikë, me pjesën tjetër të legjislacionit që ka të bëjë me kthimin dhe kompensimin e   pronave të ish-pronarëve. 
Nuk do ta përjashtoja mundësinë që zbatimi i ligjit 7501 mund të ketë probleme në terren, mund të ketë probleme në raport me mënyrën sesi mund të jenë shpërndarë titujt e pronësisë, me mosfirmosjen apo me mos vulosjen e titujve të caktuar, me ndarjen e sipërfaqes që i ka takuar çdo familje bujqësore për frymë. Pavarësisht problemeve që ligji mund të ketë pasur në zbatimin e vet, sigurisht kjo nuk do të ishte arsye, mendoj unë, e mjaftueshme ligjore, që ne ta kundërshtonim totalisht zbatimin e 7501-shit”, - tha ai. Më tej nëpërmjet relacionit të tij, Subashi solli në vëmendje dhe qëndrimin e Qeverisë lidhur me amendimin. 
“Objekti i ligjit 8053, datë 21.12.1995 është rregullimi ligjor i kalimit në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore familjeve bujqësore ose individëve që e kanë atë në përdorim, kështu që termi “pronat e shtetëzuara” e bën që amendamenti të kalojë objektin e ligjit në fjalë dhe të prekë objektin e ligjit 9235 datë 29.07.2004 “Për kthimin e kompensimin e pronës”, - thuhet në shkresën e Qeverisë dërguar Kuvendit më datë 17.2.2014. Argumenti i dytë kundër sjell në vëmendje se procesi i verifikimit të titujve të pronësisë përfundon më 30.6.2016 sipas afatit të fundit të shtyrë nga Kuvendi.
“Verifikimi i mosrespektimit të kritereve është objekt i ligjit nr.9948 datë 7.7.2008     “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë”, i cili me nenin 1 pika 1 parashikon që “Ky ligj ka për qëllim të përcaktojë shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore””, - citon Subashi argumentin e Këshillit të Ministrave. Ndërsa shton më tej se, propozimi duhet të ishte shoqëruar me faturë financiare në të cilën të pasqyrohej efekti financiar, mënyra e përllogaritjes, burimet e financimit si dhe periudha e shtrirjes së efekteve. Kjo sipas detyrimeve të përcaktuara në nenin 82, pika 1 të Kushtetutës, “Propozimi i ligjeve kur është rasti duhet të shoqërohet kurdoherë me raportin që përligj shpenzimet financiare për zbatimin e tij”.
 “Në përfundim të relacionit tim, nisur edhe nga argumentet e Këshillit të Ministrave se amendamenti tejkalon objektin e ligjit nr. 8053 dhe se ky amendament mund të kufizojë grupin e subjekteve përfituese duke parashikuar zbatimin e tij vetëm në një zonë të caktuar dhe jo për të gjithë hapësirën me përparësi turizmin, në cilësinë e relatorit ftoj anëtarët e komisionit t’i propozojnë Kuvendit të Shqipërisë mosmiratimin e projektligjit”, - sugjeroi Subashi. Për shkak dhe të amendimeve të ndryshime në legjislacionin e pronës Komisioni i Ligjeve vendosi shtyrjen e vendimit për këtë amendim të republikanit Mediu.

  Propozimi i Mediut për ndryshimin e ligjit
Nisma e deputetit, Fatmir Mediu parashikon ndryshime në ligjin nr. 8053, datë 21.12.1995 “Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore”, të ndryshuar. Sipas relacionit të përgatitur p/ligji nuk ka asnjë efekt negativ në buxhetin e shtetit. Ai realizohet pa shpenzime shtesë nga Agjencia e Kthimit e Kompensimit Pronave dhe zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. “Zbatimi i tij ul faturën financiare që do të nevojitej për kompensimin e pronarëve të këtyre zonave, e cila bazuar në çmimet mesatare të miratuara për këtë zone, shkon në rreth 74 milion euro, ndërsa me çmimet mesatare të tregut të lirë në rreth 2 miliard euro. 
Në zbatim të këtij p/ligji, kompensimi financiar mund të bëhet vetëm për ata persona apo familje që kanë marrë padrejtësisht pronat e pronarëve të ligjshëm, ndërsa pronareve të ligjshëm u kthehet toka e trashëguar. Nga ana tjetër ky projektligj do t’i japë përparësi zhvillimit të turizmit në zonën bregdetare, në përputhje me masterplanin e zhvillimit të kësaj zone, duke ndikuar fuqimisht në rritjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit”, - argumentohet në relacion.   

Friday, March 11, 2011

Hapet rruga ligjore per grabitjen e Bregdetit

Miratohet ligji për pronësinë e truallit në fshatrat turistikë

Luis Tanushi | 11/03/2011 Shekulli

TIRANË - Parlamenti miratoi dje me 72 votat e mazhorancës projektligjin për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin. Nëpërmjet këtij ligji, kushdo që ka pasur në përdorim vilat ose fshatrat në zonat turistike, tani ka të drejtën që të blejnë edhe truallin. Mazhoranca dhe opozita u përplasën në kuvend duke shkuar deri tek akuzat për përfitime personale, pasi pronarët mund ta marrin tokën me çmime deri në 30 për qind më të ulëta se çmimet referencë të qeverisë, nëse e kryejnë pagesën brenda një afati të caktuar.


Qëllimi i vërtetë i ndryshimit të ligjit ekzistues, sipas deputetëve socialistë, është favorizimi i zyrtarëve të lartë dhe i të afërmve të kryeministrit Berisha. "Ky ligj është në konflikt të pastër interesi në gjithë këtë sallë. Përjashtohen deputetët si përfitues, përjashtojini ministrat si përfitues, sot në këtë ligj. Ky është turp, nuk mundet që një deputet të votojë për t'i ulur çmimin vetes. Nuk mundet që t'i ulet çmimi për 20 për qind. Ky është Parlamenti i popullit dhe miratimi i këtij ligji nuk e zgjidh problemin", - theksoi deputeti socialist, Erjon Braçe. Sipas anëtarit të majtë në Komisionin e Ekonomisë, procedura që ka vendosur qeveria për të miratuar shitjen e truallit shtetëror pronarëve të rinj është abuzive.


Braçe ka kërkuar që shteti të mos krijojë lehtësira financiare për të favorizuar zyrtarët. "Në ligjin bazë është neni 14, i cili përcakton qartësisht që subjekti që përfiton nga ky ligj është pronari i vilës që e ka blerë tek personi i stimuluar paguan 18 % të vlerës së truallit, ndërsa 20% e kësaj vlere paguhet nga personi i stimuluar. Pra, përfituesi është subjekti që i ka blerë vilën. Prandaj ju pyeta: Nuk mundet që ky Kuvend të përcaktojë përfituesit të bëjnë edhe atë që përcaktohet në nenin një dhe në nenin dy. Të ulë çmimet për veten e vet zoti Ministër, pra të thotë që çmimi i truallit reduktohet 10%, nëse paguhet brenda tre muajve nga njoftimi me shkrim. Ky është turp! Nuk mundet që deputetë të Kuvendit të votojnë për t'i ulur çmimin vetes së tyre", - tha Braçe.


Akuzat e ashpra të deputetit socialist kanë sjellë reagimin e mazhorancës, e cila e justifikoi me rregullimet që do të bëhen në këtë fushë. "Ky ligj planifikon të pastrojë të gjithë llumin që u krijua para 2005-ës nga disa ministra të qeverisë socialiste. Kjo është gazeta zyrtare e PS-së, 'Zëri i Popullit' dhe këtu më 3.12.2003 është prononcuar Besnik Dervishi, ministri i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit, në gazetën e partisë tregon se kush ka qenë politika juaj. Ky realisht pastron të gjithë paçavuren që ju krijuat me turizmin në Shqipëri. Ministri juaj thotë: "Shndërrimi i politikës së fshatrave turistikë në fshatra turistikë të politikës". Sa herë do të merrni fjalën keni nga një paragraf këtu nga gazeta e partisë suaj dhe nga ministri", - ishte përgjigjja e Xhaferrit. Sipas ministrit të Kulturës, përfitues nga ndryshimi i fundit në ligjin për fshatrat turistikë do të jenë ata zyrtarë ministra dhe ish-ministra të qeverisjes socialiste dhe zyrtarë të papërgjegjshëm, të cilët në vend që të ndërtonin fshatra turistikë bënë vila private.


Në ligj sanksionohet se poseduesi i ndërtesës do të mund të blejë fillimisht vetëm truallin mbi të cilin është ndërtuar objekti, ndërsa oborri dhe çdo pjesë tjetër si lulishte, rrugët e fshatit turistik do të kalojnë në bashkëpronësi. Çmimi i truallit që i shitet subjektit të interesuar ose personit të stimuluar do të jetë në proporcion me sipërfaqen e tij në funksion të njësisë së ndërtimit, që ai gëzon.

Debatet më pikante të seancës së djeshme

Ilir Beqja: Cilët nga ministrat e Qeverisë Berisha që janë këtu, apo në kafe, përfitojnë nga ndryshimet e këtij projektligji?

ArdianTurku: Nëse ka pyetje të tjera t'i bëjmë të gjitha, pastaj ministri t'u përgjigjet.

Ferdinand Xhaferraj: Ky ligj nuk adreson këtë çështje. Ky ligj planifikon të pastrojë të gjithë llumin që u krijua para 2005 nga disa ministra të qeverisë socialiste. Dhe sa herë që ju të ngrini çështjen unë e kam përgjigjen nga një paragraf të këtij shkrimi këtu. Kjo është gazeta zyrtare e PS, "Zëri i popullit" dhe këtu më 3.12.2003 është prononcuar në ministër i atëhershëm, zoti Besnik Dervishi. Ministri i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit, në gazetën e partisë tregon se kush ka qenë politika juaj. Ministri juaj thotë: "Shndërrimi i politikës së fshatrave turistikë në fshatra turistikë të politikës". Sa herë do të merrni fjalën keni nga një paragraf këtu nga gazeta e partisë suaj dhe nga ministri juaj.

(Ilir Beqja kërkon fjalën)

Ardian Turku
: Jemi te pyetjet.

Ilir Beqja: Kam dhe një pyetje.

Ardian Turku: Ju lutem zbatoni rregulloren. Zoti ministër ju lutem. Nuk keni mbaruar?

Ferdinand Xhaferaj: Zoti Dokle ju keni shumë fotografi, ndërsa unë kam vetëm një dhe nuk kam firmosur për fshatra turistikë.

Ilir Beqja: Ju jeni kundër turizmit.

Erjon Braçe: Duke marrë shkas nga kjo që përmendi zoti Xhaferi dhe meqë përmendi gazetën "Zëri i Popullit" ku unë kam qenë kryeredaktor në atë periudhë kam këto pyetje: A përfiton nga ligji në fuqi, pra duke u legalizuar madje dhe me skonto deri në 30 për qind, zonja Argita Malltezi Berisha, në deklarimin e pasurisë së të cilës, dëshmohet se disponohet një ambient i tillë në fshatin turistik në Gjirin e Lalzit? Përfiton nga ky ligj ish-zëvendëskryeministri, zoti Ilir Meta, në deklarimin e të cilit dëshmohet po prapë një ambient i tillë në fshatin turistik në Malin e Robit? Përfiton nga ky ligj ministri i Financave në deklarimin e pasurisë të të cilit dëshmohet një ambient i tillë në Malin e Robit në Kavajë?

Përfiton nga ky ligj ministri i Mjedisit, në deklarimin e pasurisë të të cilit dëshmohet një ambient i tillë në Qerret në Kavajës? Përfiton nga ky ligj ministri i Mbrojtjes, i cili në deklarimin e tij të pasurisë dëshmon për një ambient të tillë në fshatin Laguna blu në Malin e Robit? Përfiton nga ky ligj ish-ministri i Bujqësisë, zoti Lufter Xhuveli, i cili në deklarimin e tij të pasurisë dëshmon për një ambient të tillë në Malin e Robit? Përfiton nga ky ligj guvernatori i Bankës së Shqipërisë, zoti Ardian Fullani që ka dëshmuar se disponon një ambient të tillë Malin e Robit? Përfiton nga ky ligj ministri aktual i Punëve të Brendshme, do të mbash shënim, apo...

Ferdinand Xhaferaj
: Do të përgjigjem

Erjon Braçe: Ministri duhet të ketë minimunim e respektit, të mbajë shënime.

ArdianTurku: Ju lutem vazhdoni me pyetjet, do t'u përgjigjet dhe ky është respekti.

Erjon Braçe: Pra, po e përsëris, përfiton nga ky ligj ministri i Brendshëm i qeverisë aktuale, i cili ka dëshmuar në deklarimin e tij të pasurisë se disponon një ambient të tillë në fshatin Laguna blu në Malin e Robit? Dhe e fundit, ju personalisht përfitoni nga ky ligj?

Ferdinand Xhaferaj: Të falënderoj për gjithë pyetjet që ngrite. Duke qenë se m'u drejtove mua personalisht, jo vetëm që nuk përfitoj, por të jesh i bindur që në 18 vite politikë, dhe për sa kohë që do të jem, asnjëherë nuk do të marrësh dot atë përgjigje që do nga kjo pyetje që ngrite.

Erjon Braçe: Ky është turp, nuk mundet që një deputet të votojë për t'i ulur çmimin vetes. Nuk mundet që t'i ulet çmimi për 20-30 për qind. Ky është Parlamenti i popullit dhe miratimi i këtij ligji nuk e zgjidh problemin.

Jozefina Topalli: Këtu mbyllen diskutimet do të kalojmë tek kuorumet.

Namik Dokle: Për procedurë.

Jozefina Topalli: S'ka Procedurë në pikën e fundit të rendit të ditës. Ku ka procedurë, o Namik...

Namik Dokle: Shiko (i jepet fjala, por nuk punon mikrofoni).

Namik Dokle: Në të vërtetë mund të jem jashtë kohës, por që ka një shtrembërim me rregulloren.

Jozefina Topalli: Unë se kam fare problem me vërejtjen se zysha më ka tërhequr vëmendjen për tabelën e shumëzimit

Jozefina Topalli: Po mor Namik

Namik Dokle: E pra, Namik, Namik

Jozefina Topalli
: Ke harruar krejt rregulloren, s'je brenda

Namik Dokle: Unë brenda jam moj zonjë, por ti nuk e ndjen

Akuza e opozitës

A përfiton nga ligji në fuqi zonja Argita Malltezi Berisha, në deklarimin e pasurisë së të cilës, dëshmohet se disponohet një ambient i tillë në fshatin turistik në Gjirin e Lalzit?
A përfiton nga ky ligj ish-zëvendëskryeministri, zoti Ilir Meta, në deklarimin e të cilit dëshmohet po prapë një ambient i tillë në fshatin turistik në Malin e Robit?
A përfiton nga ky ligj ministri i Financave, Ritvan Bode, në deklarimin e pasurisë së të cilit dëshmohet një ambient i tillë në Malin e Robit në Kavajë?
A përfiton nga ky ligj ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, në deklarimin e pasurisë së të cilit dëshmohet një ambient i tillë në Qerret në Kavajës?


A përfiton nga ky ligj ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, i cili në deklarimin e tij të pasurisë dëshmon për një ambient të tillë në fshatin Laguna blu në Malin e Robit?
A përfiton nga ky ligj ish ministri i Bujqësisë, zoti Lufter Xhuveli, i cili në deklarimin e tij të pasurisë dëshmon për një ambient të tillë në Malin e Robit?
A përfiton nga ky ligj guvernatori i Bankës së Shqipërisë, zoti Ardian Fullani që ka dëshmuar se disponon një ambient të tillë Malin e Robit?
A përfiton nga ky ligj ministri aktual i Punëve të Brendshme, Lulzim Basha, i cili ka dëshmuar në deklarimin e tij të pasurisë se disponon një ambient të tillë në fshatin Laguna blu në Malin e Robit.

Thursday, February 17, 2011

Fshatrat turistike-faktikisht ne Golem dhe gjekte u jane shitur qiramarresve

(click on the title to read the original)

Fshatrat turistike, jo shitje trualli për qiramarrësit e rregullt

Komisioni i Ligjeve miraton ndryshimet në ligj. Ekzekutivi pranon amendimet e deputetit Alibeaj

Çdo person i stimuluar që ka fituar të drejtën e shfrytëzimit të një trualli shtetëror në bazë të një marrëveshje qiraje dhe zhvillimi do të vazhdojë të ketë të njëjtat të drejta nëse ka paguar në rregull detyrimet ndaj shtetit. Ky është thelbi i ndryshimeve të bëra në ligjin “Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat që kanë përparësi turizmin”. Këto ndryshme kanë marrë dje edhe miratimin e Komisionit të Ligjeve së bashku me amendimet e bëra nga deputeti Enkelejd Alibeaj. Një tjetër ndryshim në ligjin bazë parashikon që personat e stimuluar që aplikojnë pranë ALUIZNI-t duhet të dorëzojnë pranë tij së bashku me dokumentet e tjera dhe një faturë financiare që vërteton pagimin e detyrimeve të qerasë së bashku me detyrimet për truallin që do ta marrin në pronësi.

Ndryshimet në ligj

Endri Jorgoni, drejtor i Kabinetit në Ministrinë e Turizmit, sqaroi dje se arsyet e kësaj nisme për ndryshimet në ligj synojnë bërjen e një dallimi të qartë mes personave të stimuluar të cilët kanë marrëveshje qiraje dhe zhvillimi që kanë zbatuar marrëveshjen dhe atyre që nuk e kanë zbatuar. “Ligji ekzistues na çon në prishjen e kontratës në mënyrë të njëanshme, çka do çonte në procese gjyqësore dhe efekte financiare”, - sqaroi Jorgoni ndërsa shtoi se janë vetëm 3 subjekte që kanë përmbushur detyrimet duke paguar në rregull qiranë. Ai sqaron më tej se me ligjin ekzistues personat e simuluar kanë qenë të detyruar të aplikojnë pranë ALUIZNI-t për të bërë kalimin e pronësisë por nuk e kishin detyrim të paguanin në momentin e kalimit të pronësisë edhe detyrimet që kishin si rrjedhojë e zbatimit të marrëveshjes së qerasë me ministrinë. Pra, ai detyrim që ata kishin me Ministrinë e Turizmit, nuk përmendjen. Kështu që, ne e saktësuam këtë gjë dhe në momentin që këto subjekte që janë të interesuar të bëjnë kalimin e pronësisë do aplikojnë pranë ALUIZNI-t të kenë dhe këtë dokument, pra që është një e dhënë financiare dhe ALUIZNI ta zbatojë duke i kërkuar veç detyrimeve për truallin që ato do blejnë ti kërkojë dhe këtë detyrim”, - tha drejtori i Kabinetit në Ministrinë e Financave. I pyetur nga deputeti demokrat, Dashnor Sula, nëse pagimi i qerasë do të jetë deri në periudhën e tanishme kur ka nisur procesi i legalizimit apo për gjithë periudhën 25-vjeçare, sipas kontratës, Franka Paloka, drejtore e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, tha se bëhet kategorizimi i tyre në dy grupe, njëri grup janë personat e stimuluar që kanë paguar qiranë dhe grupi tjetër janë subjektet që iu është hequr titulli person i stimuluar dhe konsiderohen si subjekte që kanë marrëveshje qiraje dhe zhvillimi. “Është një formulë e mëparshme e ligjit të turizmit në bazë të të cilit është procedura si për dhënien e titullit person i stimuluar ashtu dhe për lidhjen e këtyre dy marrëveshjeve. Është një formulë e cila përcakton pagesën e qerasë për një periudhë zhvillimi gjatë së cilës është kryer ndërtimi i strukturës ndërsa për vitet në vijim qiraja do ishte 5% e shifrës së mbetur në raport me atë të paguar në periudhën gjatë së cilës është bërë i mundur funksionimi i objektit. Në lidhje me qiranë e truallit të paguar duhet të kemi në konsideratë se deri në momentin e ndryshimit të titullit të pronësisë ky detyrim i pagesës së qerasë duhet të kryhet nga të gjitha subjektet që do ndjekin procesin e legalizimit të strukturave. Përllogaritja e pagesës së qerasë do ndjekë të njëjtën skemë siç është vendosur në kontratë për secilin vit deri në momentin e ndryshimit të titullit të pronësisë”, - sqaroi ajo. Pas votimit në parim të draftit komisioni ka shqyrtuar nen për nen atë, duke përfshirë edhe amendimet e relatorit të projektligjit, deputeti Enkelejd Alibeaj, të cilat synonin kryesisht rregullimin e teknikës legjislative.

Procedura për të marrë titullin e pronësisë

Ligji nr. 10 186, datë 5.11.2009, “Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin”, parashikon se çdo subjekt apo person i interesuar që do të fitojë titullin e pronësisë për ndërtimin e tij në zonat turistike, duhet të bëjë një kërkesë. Në 10 gusht të vitit të kaluar nisi procedura e plotësimit të kërkesës për kalimin e pronësisë. Kërkesa e subjekteve të interesuara paraqitet në drejtorinë qendrore të Agjencisë së Legalizimit Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave të Ndërtimeve Informale brenda 60 ditëve nga nisja e procedurave. Qeveria ka miratuar edhe një vendim ku përcaktohet se ALUIZNI është autoriteti që lajmëron personat që preken nga ky ligj, ndërkohë që paralelisht përcaktohet edhe çmimi i truallit, duke operuar sipas hartës së vlerës së tokës. Për bërjen e pagesës është lënë një afat 6-mujor që nga momenti i lajmërimit nga ALUIZNI.

Ndryshimet në ligj së bashku me amendimet e deputetit Alibeaj

Në nenin 3 shtohet pika 2

Personat e stimuluar që kanë përmbushur të gjitha detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja e qirasë, në rast se nuk paraqesin interes për ndryshimin e pronësisë së truallit, nuk i nënshtrohen procedurave të parashikuara nga ky ligj.

Në nenin 5 pas shkronjës ‘dh’ të pikës 1. shtohet shkronja ‘e’ me këtë përmbajte:

Dokumentet që duhet të paraqesë personi i stimuluar

e. Vërtetim nga Agjencia Kombëtare e Turizmit, për detyrimet nga marrëveshja e qirasë.

Shtohet neni 4 me këtë përmbajtje

Dispozita transitore

1. Për kërkesat e depozituara nga personat e stimuluar për të cilat ka nisur procedura e shqyrtimit, ALUIZNI kërkon nga Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe nga personi i stimuluar një vërtetim për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga marrëveshja e qirasë dhe zhvillimit.

2. Agjencia Kombëtare e Turizmit, me hyrjen në fuqi të këtij ligji, i dërgon ALUIZNI-t listën e detyrimeve të qirasë që kanë personat e stimuluar.

3. ALUIZNI nuk mund të kryej procedura shqyrtimi për subjektet e përfshira në pikën 2 të nenit 3.

Shtohet neni 15/1

1. Për personat e stimuluar ose subjektet me marrëveshje qiraje dhe zhvillimi, që nuk kanë përmbushur detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja e qirasë, në çmimin e kalimit të pronësisë mbi truallin shtohet dhe vlera e detyrimeve të prapambetura. Detyrimet e prapambetura llogariten nga Agjencia Kombëtare e Turizmit.

2. Të ardhurat nga qiratë ndahen dhe përdoren sipas legjislacionit në fuqi.

Sunday, February 13, 2011

Afatet e regjistrimit te tokave nga OSBE-shoqeria spanjolle-sipas fshatrave

"Kristaq Jorgji" [dhermijorgji@yahoo.com]
Perfaqesues te Shoqatave Himariote perfshire ketu "Bregdeti" etj, paten nje takimditen e premte, date 11 Shkurt 2011 me kryetarin e Bashkise se Himares, z. Vasillaq BOLLANO.

Ne kete mbledhje te hapur u diskutua rregjistrimi i pasurive te patundshme, e cila sikurse eshte vene ne dijeni po kryhet nga OSBE me fonde te Bashkimit Europian dhe disa shteteve te tjera.

Shoqata shtroi para kryetarit te bashkise disa pyetje, qe lidheshin kryesisht me rritjen e transparences se ketij procesi themeltar per krahines. U ra dakord qe Bashkia dhe shoqatat te rrisin bashkepunimin per rritjen e transparences se ketij procesi.

Bashkia na vuri ne dispozicion afatet e rregjistrimit te pasurive te patundshme per objektet qe perfshihen ne harten kadastrale urbane. Pra ato qe gjenden brenda fshatrave (Faza e dyte do te jete rregjistrimi i tokave bujqesore jashte ketyre zoanve urbane apo sic quhet ndryshe vijes se verdhe e cila do te zhvillohet me vone

Me poshte po japin datat e rregjistrimit urban siaps grafikut te dhene:

Qyteti HIMARE: 14 Shkurt deri 26 Shkurt 2011
Fshati PILUR: 21 Shkurt deri 22 Shkurt 2011
Fshati VUNO: 23 Shkurt deri 24 Shkurt 2011
Fshati PALASE: 28 Shkurt deri 03 Mars 2011
Fshati DHERMI: 28 Shkurt deri 05 Mars 2011
Fshati GJILEK: 04 Shkurt deri 08 Mars 2011
Fshati KUDHES: 07 Mars deri 08 Mars 2011
Fshati QEPARO: 07 Mars deri 09 Mars 2011

Ndaj te gjithe duhet te njoftoni te gjithe te interesuarit perfshi ketu te njohurit tuaj qe te njejne kohen dhe mundesine, qe te gjenden ne kohen e parashikuar ne fshat per te paraqitur dokumentat e nevojshme per rregjistrimin e shtepive dhe pasurive te tjera te patundshme ne zonen brenda vijes se verdhe.

Bashkia ka vene edhe nje numer kontakti, i cili eshte 069-402-8212 (z. Marko DAFLLA)

Do t'ju lutesha qe kete lajmerim dhe lajmerimet e tjera te ardheshme, te mund te komunikoheshin ne mbledhjet e shoqatave Himariote si dhe ne site-t e Internetit te Himares.

Nderkaq do te shohim mundesine t'ju mbajme te informuar per cdo zhvillim.

gjithe te mirat,
Kristaq V. JORGJI III

Saturday, February 05, 2011

Filloi punen kompania spanjolle per regjistrimin e tokave-tani jane ne Ilias dhe Himare lart

Sipas njoftimeve nga Himara, filloi punen kompania spanjolle per regjistrimin e tokave. Himarjote, jemi prane n je procesi te veshtire por shpresedhenes!!!!


Kompania spanjolle do të përgatisë dhënien e tapi

Shekulli

(Photo e botuar ne Shekulli, "marre" nga origjinali ne :

http://www.himara.eu/photos/index-gr.html)

1.5 milionë euro nga Bashkimi Europian dhe 186 mijë euro nga qeveritë e Greqisë, Çekisë, Zvicrës dhe SHBA-ve është shuma e parave të vëna në dispozicion për regjistrimin e parë të tokës në zonën bregdetare të Shqipërisë. Prezenca e OSBE-së ka bërë të ditur për gazetën “Shqip” se projekti në fjalë, që mbyllet në dhjetor të vitit 2011, do të vihet në zbatim nga kompania spanjolle “Tracasa”, e cila ka fituar tenderin e zhvilluar me këtë rast. Ajo është degë e Agjencisë Kadastrale të Qeverisë Rajonale të Navarrës, e krijuar 28 vjet më parë dhe ka një eksperiencë në fushën e projekteve ndërkombëtare të lidhura me regjistrimin e tokës, shërbimet kadastrale, kartografinë dhe zhvillimin e Sistemeve të Informacionit Gjeografik (GIS).

Sikurse edhe thuhet në deklarimin e Prezencës së OSBE-së, ky është regjistrimi i parë që kryhet për zonën e Bregdetit, brenda së cilës përfshihet hapësira që nis nga Orikumi e deri në kufi me Greqinë. Thënë ndryshe, projekti do të trajtojë të gjithë rivierën shqiptare e më tej, për të dhënë në finale një produkt regjistrimi, i cili do të shërbejë si premisë e pajisjes së pronarëve me vërtetime pronësie. Veprimtaria e kompanisë në fjalë rregullohet nga Memorandumi i Mirëkuptimit që është nënshkruar mes Prezencës së OSBE-së dhe Ministrisë së Drejtësisë.

“Prezenca ka përfituar nga mbështetja dhe bashkëpunimi me Zyrat e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme, si në nivel qendror, ashtu edhe në atë vendor”, thuhet në mbështetje të këtij fakti në informacionin e dhënë për gazetën “Shqip”. Për t’iu kthyer edhe njëherë çështjes së vërtetimit të pronësisë, regjistrimi i nisur do të shërbejë si bazë të dhënash për autoritetet shqiptare të cilat janë subjektet e vetme që kanë të drejtën e lëshimit të një dokumentacioni të kësaj natyre. “Lëshimi i certifikatave të tilla është përgjegjësi e institucioneve shtetërore përkatëse. Projekti synon të krijojë bazën mbi të cilën mund të merren më vonë vendime të tilla”, sqaron Prezenca e OSBE-së.

Pavarësisht ndarjes së qartë të punës është shumë e qartë se interesimi i posaçëm për çështjen e tokës në Bregdet sjell një nëntekst politik që lidhet me ndjeshmëritë e larta që ka kjo zonë në këtë drejtim. Reforma e pronësisë është një nga angazhimet kryesore të OSBE-së në Shqipëri dhe në këtë kuptim Bregu paraqitet si një nga territoret më problematikë. Nuk duhet harruar se roli i prezencës në këtë situatë fiton karakterin e një ndërmjetësimi që priret të zgjidhë problemet që ekzistojnë aktualisht dhe që janë formalizuar në krijimin e shoqatave të posaçme, por edhe situatave të tensionuara. Këtu është me vend të kujtohet se një nga çështjet më të trajtuara që Gjykata e Strasburgut ka në adresë të qeverive shqiptare është pikërisht ajo që ka të bëjë me pronat. Aq e vërtetë është kjo, saqë sikurse bëri të njohur gazeta “Shqip”, pak kohë më parë, ekzekutivi i tanishëm i kërkonte gjykatës të pezullonte marrjen e vendimeve për kompensim financiar për shkak të mungesës së fondeve. Një dosje e cila me projektin në fjalë gjen një zgjidhje të pjesshme në rang vendi, por të kënaqshme për zonën e Bregdetit.

Sunday, November 14, 2010

Dukati, Kakomeja,Dhermiu, Himara...kur pushtohet nga banda

Dukati përballë pushtetit apo pushtimit?
Prof. Dr. Ago Nezha | 14/11/2010(Shekulli on line)

Pamjet dhe fotot e pazakonta në media për raprezaljet që kryen policia e shtetit ndaj banorëve të Dukatit, kanë revoltuar jo vetëm komunitetin vendas, por gjithë shikuesit dhe qytetarët e ndershëm shqiptarë. Përballja e banorëve të Dukatit me forcat e rendit, nuk është një dëshirë e tyre, as ndonjë aventurë romaneske, por pasojë e një shkeljeje të të drejtave të tyre mbi pronën. Por konfrontimi në Orikum ka dy viktima të pafajshme: banorët e Dukatit dhe policinë e shtetit, që zbaton një urdhër klientelist të institucioneve eprore.


Kjo ngjarje e provokuar nga një shtet autokratik, pason lajmet mbi aferat tashmë të njohura në opinionin publik të 'miqve të pushtetit' në zonën e Orikumit. Cenimi i pronave të Dukatasve dhe administrimi i tyre nga "shteti-pronar," është një skenar që po qarkullon prej vitesh në këtë zonë me aktorë kryesorë sekserë të pushtetit. Por tashmë është bërë më e qartë që pushteti qendror është lidhur në mënyrë kapilare me pushtetin vendor, dhe kanë përcaktuar një strategji të mirëfilltë pushtimi të pronave të Dukatasve.


Nën rrogoz po luhet një lojë dinake dhe shumë e rrezikshme, kurse për "konsum publik" shteti përhap etiketime abuzive për territoret e Dukatit. Këto etiketime formojnë një mozaik çoroditës: Karaburunin e quajnë zonë të mbrojtur, Llogoranë park kombëtar, Orikumin zonë turistike dhe komunitetit të Dukatit si mbetet gjë tjetër veç se një copë qiell, për të qenë... kozmonaut! Një ironi therëse, e një shteti të shndërruar në bandë, që nuk i bindet më ligjit, por kapobandës.


E si ua pret mendja këtyre që mund të heshtë Dukati? Në ato territore mijëravjeçare, ai ka shpalosur jetesën e vet me gëzime e hidhërime; në ato troje janë varret e të parëve të tyre. Në rast se nuk i di ministri Basha këto gjëra, le ta mësojë mirë mësimin. Por z.Basha dhe gjithkush tjetër përpara apo prapa tij, nuk do të munden dot në asnjë rrethanë të viktimizojnë atë komunitet me 1500 shtëpi dhe 260 km 2, e barabartë me një të njëqindtën e territorit shqiptar. Në rast se një ministër kokorroç mendon se mund të luajë lojën e dorës së fortë me dukatasit, ai thjesht bëhet qesharak.


Megjithatë, ne lexojmë sot fytyrën e pushtetit në fjalët e pamatura që lëshoi ministri Basha në Parlament. Dukatasit, nuk kanë dalë jashtë territorit të tyre dhe as kanë provokuar policinë. Në rast se ka ndonjë veprim të nxituar, të korrektohet, por kjo nuk ndryshon gjë në historinë e pronave. Shtetarët e sotëm nuk munden të bëjnë marrëveshje bilaterale pa e përfillur zërin e pronarëve, as për të ndërtuar centrale, e as mullinj me erë. Ministri Basha, edhe protestat i quan instrumente të opozitës.


Prapë nxitohet dhe gabon. Grupi organizator "Djemtë e Dukatit," në bërthamën e tij, tre nga liderët kryesorë i ka "të djathtë" dhe për më tepër aktivistë me kontribute në Partinë Demokratike. Njëri prej tyre, i persekutuar. Veprimtaria e tyre ideohet, programohet dhe aplikohet nga një organizëm kanunor i quajtur "Këshilli i Pleqve", i përbërë prej 30 anëtarësh, që janë betuar për të mbrojtur pronën e të parëve të tyre.


Reagimi dhe çoroditja, ministrit Basha ndoshta i vjen nga tensioni politik, por ai si djalë i squtë që është, duhet të jetë në gjendje të kuptojë se pronat në Dukat, kanë vula pronësie që janë vendosur qindra vite para se të ketë lindur Basha dhe partia e tij.
Pronat e Dukatit nuk janë tjetërsuar, as me blerje, as me dhurim e as me trashëgim, por veç me pushtim. Dhe historikisht në ato anë, pushtuesi nuk është pritur me lule. Ndaj një shtet që bëhet pushtues i pronave të qytetarëve të vet, mund të jetë çfarë t'i thotë kaplloqja Lulzimit, por jo më, shtet i qytetarit. Më pas ky shtet meriton ndëshkim. Dhe do ta marrë atë.

Friday, November 12, 2010

Nje leter e hapur kryeministrit nga Polo Cakalli

Pa te Drejten e Tokes edhe Liria s’ka kuptim
New York Center for Albanian Studies & Research
Dr. K. Gjoka

Nje shoqeri e lire eshte : Ku njeriu gezon te Drejtat Natyrale te mbrojtura me ligj nga shteti, ku pushteti Qendrot eshte i vogel dhe pushteti lokal ka kopetenca ligjore. Keto te drejta jane : Dinjiteti Individual qe perbehet nga E Drejta e Tokes, e Besimit etj.
Pa te Drejten e Tokes, nuk ka kuptim Liria dhe vete Jeta.

Qe te jesh i lumtur, i lire te zgjedhesh, te vendosesh vete per fatin e jetes tende ( pa cenuar te tjeret ), duhet te jetosh ne nje shoqeri te lire, ku pushteti qendror zbaton me ligje disa parime dhe vepron ne menyre te decentralizuar.

Shoqeria e lire krijohet ne demokraci. Demokracia kerkon kapitalizmin ku interesi personal dhe jo i perbashket sjell progres. Kapitalizmi krijohet mbi bazen e kaitalit. Kapitali formohet mbi pronesine e Tokes.
Toka eshte themeli i gjithckaje. Ajo kthehet ne kapital kur :
- Eshte tek Pronari i Natyrshem me Trashegim, i paisur me dokumenta te rregullta.
- Egzistojne ligje per ruajtjen e te Drejtes se Pronarit dhe ligje te tjera rregulluese per tregun e lire.



E Drejta e pronesise mbi Token
Nga letra e hapur drejtuar Kryeministrit te Shqiperise
Per Shoqaten Atdhetare-Kulturore “Piluri”
Dr. Polo Cakalli

. . .nuk mund te rri pa prekur shkurt problemin me madhor, te pazgjidhur drejt, i cili mban peng zhvillimin e vendit dhe ne stres gati te gjithe qytetaret e tij;

I. E drejta e Tokes
Kushtetuta Komuniste e vitit 1976 qe e beri token prone te shtetit, ishte misherim i Dekretit nr.1 te Leninit. Mirpo dihet se elementi me kryesor qe ndikoi ne hartimin e Kushtetutes Komuniste, ishte pikerisht toka; Mjeti kryesor i Prodhimit qe “lindte çdo ore e çast kapitalizmin, armikun e Socializmit”. Fshatarsia e jone qe ja pa hairin Socializmit, kerkonte pikerisht kapitalizmin, token e saj te shtetezuar, aty ku ja morren dhe aq sa kishte. Por shteti i ri Demokratik qe u krijua tek ne me 1991, kerkesen dhe obligimin ndaj fshatarsis nuk e plotesoi, por beri te kunderten; mori pozicionin antiligjor dhe arbitrar duke zevendesuar shtetin komunist si pronar i tokave te tyre, pa qene aspak i tille.

Ky eshte gabimi i pare, i rende i shtetit tone demokratik per kete problem themelor. Pronar i ligjeshem ai, shteti, eshte vetem per tokat ne pronesi te tij, te cilat ishin te shumta dhe me te mirat e vendit. Keto prona duhet te menaxhoheshin nga shteti ne nivel te larte; -te studjohej me pergjegjesi destinacioni i tyre ne prespektive sepse kishte; edhe per te privatizuar prona, edhe per nevojat e shtetit...gje qe nuk ndodhi. Por sidoqofte, edhe ligji i ri per kontrollin e titujve te pronesis eshte i domozdoshem per ato toka, mbasi askush tjeter veç organeve perkatese te shtetit pronar i tyre ose ish pronar, nuk ka te drejte ligjore te kryeje ate detyre dhe te zbuloje korupsionin dhe grabitjet qe jane ber ne to.

Nderkohe edhe tokat e ish Latifondisteve dhe pronareve te medhenj, te cilet me Reformen komuniste te pasçlirimit, u kaluan ne pronesi ish bujqve te tyre, e kerkojne kete verifikim, si per te saktesuar zbatimin e Ligjit qe koregjoi ekstremizmin e Reformes komuniste e cila i la pa gje te zotet e prones, por edhe per te zbuluar korupsionin e grabitjet qe jane ber ne keto prona. Kurse verifikimi i titujve te pronesise ne tokat e fshatarsis qe u shperndane si dhurate, ishte thjesht nje tymnaje qesharake trevjeçare.

Gabimi i dyte, jo me pak i rende, antiligjor e antizakonor per tokat e fshatarsis, qendron ne trajtimin e tyre me dy standarte;-Tokat troje,me vone dhe kullotat, livadhet e pyjet, u kaluan te zoterve, kurse tokat bujqesore, pa asnje baze ligjore, nuk ju ndane te zoteve por pronareve te shpikur, anonime si dhurate e shtetit, i cili nuk ishte pronar i tyre. Ky qendrim amatoresk, vetem per interesa te ngushta politike, tregon per nen vleftesimin dhe me pas edhe per braktisjen e fshatarsise nga shteti.

Gabimi i trete i shtetit ne kurriz te fshatarsis, qendron ne kryerjen e reformes, vetem per token bujqesore te saj. Ajo ishte nje nderhyrje e dhuneshme ne punet e brendeshme te komuniteteve fshatare dhe duke prodhuar konfrontime sociale në përmasa tragjike dhe me keq akoma ne trungjet familjare, duke i diskriminuar, perçar e armiqesuar me njeritjetrin. Kjo “reforme” ne permbajtjen e saj ishte jo vetem antidemokratike dhe antiligjore, por edhe nje pabesi e shtetit per fshatarsin, e cila priste mbeshtetje e drejtesi per te permiresuar jetesen e saj dhe gjeti veç pragje te pakapercyeshme, demagogji dhe braktisje te plote nga shteti.

Së katërti e papritura dhe e pabesueshme e madhe që doli në shesh ne kuadrin e realizimit të reformës vetëm për tokën bujqësore të fshatarsis ishte vendimi që u muarr për ta realizuar atë me një ligj 100 % komunist, ligji famëkeq numër 7501 dt.19.7.1991. Me këtë “zgjidhje” shteti i ri ju kundërvu hapur fshatarsisë, e cila mezi e priste kalimin në kapitalizëm, kalim që akoma edhe sot pas 17-18 vjetësh drita jeshile nuk duket qartë.

Së pesti; E keqia u thellua më tej me përmbajtjen e neni 128 të ligjit komunist që ndaloi dhe mohoi marrjen e tokës që do ti “dhuronte” shteti fshatarit në pronat e trashëguara nga të parët e tij. Kjo u bë për të humbur gjurmët e pronësis dhe korupsioni e grabitja të kishin fushë të lirë veprimi, të zhdukej historia e pronësisë dhe të rritej mirnjohja dhe besnikëria e fshatarsis ndaj “dhuruesit pushtet” të tokës.

Rezultati i parë i zgjidhjes së keqe të kësaj çështje; të pronësisë mbi tokën, është dështimi i plotë i ligjit 7501, megjithse ju vunë shumë “furka” për ta mbajtur me çdo kusht më këmbë këtij ligji satelit. Spjegimi i disfatës është shumë i thjeshtë!. Si ligj komunist ai do të kishte sukses po të funksiononte Diktatura e Proletariatit, e cila do të lan hesapet me grabitësit e parë të tokave duke i kaluar në litar ose pushkatim dhe të tjerët do të qëndronin sus, vetëm duke soditur tokat turistike dhe ato rreth qyteteve. Kurse sistemi demokratik që erdhi tek ne, padyshim la nam duke ju hapur portat hajdutëve me kollaro të cilët garbitën e xhvasin pa frike tokat e dhuruara nga shteti dhe te mbrojtur prej ligjit komunist 7501.

Dëshmi tjetër e dështimit të ligjit komunist është i dukshëm, prezent e flagrant, mbasi edhe tani pas 18 vjetësh, vetëm një numër shumë i vogël fermash kanë hyrë në rrugën e ekonomis së tregut të lirë. Pjesa më e madhe e tyrë funksionojnë si ekonomi natyrale, sa për vete. Pjesa tjetër e tyre, jo e vogel që quhet fermë, në fakt janë hiç fermë sepse jetojnë me transfertat e emigrantëve dhe me ndihma të tjera ose merren me trafiqe e kontrabandë. Pikërisht pse egziston kjo gjëndje e rëndë si më sipër, propozohet reforma e re gjithpërfshirëse.


II. Si ekspert i kesaj fushe dhe si qytetar, e quaj padrejtesi dhe fatkeqesi te madhe moskthimin e pronesis mbi token tek fshatarsia, tek trashegimtaret ne shkalle vendi. Por sido qe te ndodhe ne teresi, per Bregdetin ne veçanti, kthimi eshte i drejte dhe i detyrueshem dhe nje nevoje e padiskutueshme. Kjo, jo per t’u bere atyre privilegj te pamerituar, por per veçorit dhe meritat e veçanta qe egzistojne, te cilat jane te shumta.

1- Tokat e bregdetasve jane shume te bukura dhe me vlere te larte monetare. Por ky fat, apo shans, u ka rene te zoterve qe e kane trasheguar dhe jo “barbareve moderne” qe kerkojne te behen pronare me grabitje e korupsion dhe jashte ligjeve te ekonomise se tregut te lire; kerkeses dhe ofertes, qe funksionin ne kete treg.

2. Tokat e bregdetit, mes maleve dhe detit, kane qene ne te gjitha epokat te lakmueshme nga pushtuesit e shumte, por ata kurre nuk arriten t’a benin te tyre. Kjo merite e veçante historike eshte ber tradite e shenjte tek bregasit, prandaj çdo tentative per t’i grabitur ato,eshte e destinuar te deshtoje.

3- Ne Bregdet, ndryshe nga te gjitha zonat e tjera te vendit, nuk ka toke bujqesore are, e cila perben fondin kryesor dhe me te rendesishem te vendit per prodhimet baze.

4- Ne Bregdet ka vetem toka te zena me ullirin dhe agrumen dhe me pak me drufrutoret e tjera. Keto toka jane krijuar ne shekuj me pune titanike te stermundimeshme ne taraca dhe mikrobaçe nga shume breza. Eshte kjo arsyeja qe ato jane te shtrenjta e te shenjta, te paprekeshme edhe per brezat e sotshem.

5- Ne Bregdet, nuk ka patur dhe nuk ka pronare te medhenj tokash, prandaj nuk ka vend per reforme. Kjo, mbasi edhe pronaret, veç tokes se tyre, nuk kerkojne asgje me shume, se pronen e tjetrit e quajne haram.

6- Tokat e Bregdetit me ligj dhe Vendim te KM, jane destinuar per zhvillimin e turizmit. Tani ngelet qe me nje dispozite tjeter, te zgjidhen dy çeshtje qe e pengojne zhvillimin normal te turizmit ne bregdet si dhe te sektoreve te tjere ne pergjithesi. Ato jane:

- Te behet i paprekshem ulliri me rregulla dhe sanksione te nivelit qe meriton

Sepse sot eshte degraduar dhe çvleftesuar deri ne ate mase sa pritet dega per ta vjelur ne toke, per te ushqyer bagetin apo per dru zjarri. Krim i rende?!.

Tokat bujqesore qe figurojne sot ne bregdet, duke qene se toke are nuk ka si dhe drufrutoret i dominon ulliri qe do te mbrohet me fanatizem, ato qe ngelen jane troje qe do t’i sherbejne industrise se turizmit. Pra per kete ato duhet te hiqen nga kategoria “toka bujqesore” dhe te kalojne ne troje turistike. Me kete zgjidhje normale te problemit, ligji komunist shkaterimtar per vendin ne bregdet del jashte loje pa e shfuqizuar ate me dispozite te veçante ligjore dhe duke mos lenduar aspak mbeshtetesit e tij.
-
7- Kthimi i tokave ne bregdet tek trashegimtaret e tij, sot perben nje domozdoshmeri absolute per te fituar kohen e humbur ne zhvillimin e turizmit dhe degeve te tjera te nevojeshme. Kjo, jo vetem ne interes te te zoterve te tokave, por ne interes te te gjithe vendit.

8- Strukturat perkatese te shtetit, te ngarkohen me ligj per te mbeshtetur pronaret dhe per te menaxhuar kthimin e zones ne nje perle te vertete me turizmin e saj elitar dhe konkurues.

9- Te hiqet dore nga prapaskenat e turpeshme e kriminale, per zhvillimin ne bregdet te turizmit anonim pa te zotet e vendit. Raste te kesaj natyre duhet te denohen rende.

10- Tokat e kategorive te tjera te zones, kryesisht kullotat, mushate, dhe pak pyje, kane qene ne shekuj me pronar vendas, individuale apo dhe kolektive, dhe te askujt tjeter. Prandaj pretendimi per pronare te tjere, nuk mund te vertetohet kurre.

11- Perfundimisht; eshte ne interes jo vetem te zones por te gjithe vendit ne teresi, qe Bregdeti te lulzohet per te gezuar te gjithe shqiptaret dhe te mos e lejojme te behet vendi i larjes se hesapeve midis te zoterve te vendit dhe pushtuesve mafioze.

Me shume respekt
Per Shoqaten Atdhetare-Kulturore “Piluri”
Dr. Polo Cakalli












Tuesday, November 02, 2010

Problemi i pronësisë në zonën e bregdetit -zgjidhje përfundimtare brenda vitit 2011

Vlorë-Sarandë (Shqip on line)

OSBE-ja ka përmbyllur fazën e prokurimit. Pas procesit do të shpërndahen tapitë e tokave që do të njihen nga shteti.

Problemi i pronësisë në zonën e bregdetit mund të marrë një zgjidhje përfundimtare brenda vitit 2011. Projekti i regjistrimit të pronave në këtë zonë të jugut të Shqipërisë është fituar së fundmi nga një kompani spanjolle, e cila do të dorëzojë në fund të 2011-s pranë autoriteteve shqiptare një dosje dokumentare të dhënash. I sponsorizuar nga OSBE-ja, procesi në fjalë është paralajmëruar disa muaj më parë nga ministri i Jashtëm i Greqisë, Dimitris Droutsas, i cili ka shprehur me këtë rast interesin direkt të këtij shteti në këtë çështje. Ndërkohë rëndësi ka edhe mënyra e organizimit të regjistrimit dhe përfshirja në të e të gjithë asetit pronësor që zotërohet në këtë pjesë të vendit. Kështu, burime nga drejtues të Shoqatës Bregdeti kanë deklaruar për gazetën “Shqip” se në proces do të merret në konsideratë dhe shqyrtim jo vetëm toka bujqësore, por edhe trojet, shtëpitë dhe ndërtimet, me një fjalë e gjitha pasuria e patundshme e kësaj zone. Sipas asaj që është bërë e njohur, firma pritet të mbërrijë në Shqipëri në mesin e muajit nëntor dhe do të vijojë punën deri në fund të vitit tjetër. Teknikisht procesi do të zbatohet përmes njoftimeve publike, kontakteve me të gjithë pronarët, të cilët do të depozitojnë dokumentacionin që zotërojnë dhe që me pas do të përpunohet në funksion të hartimit të një regjistri të plotë, të plotësuar me harta dhe shifra konkrete. Ajo që ka rëndësi thelbësore në të gjithë këtë çështje është roli i shtetit shqiptar, i cili duket se të dhënat e përftuar në terren nga kompania spanjolle do t’i njohë në rrugë zyrtare për të pajisur mandej pronarët e evidentuar me vërtetime pronësie. Drejtues të Shoqatës Bregdeti deklaruan se këtë vërtetim do ta lëshojë në finale Zyra e Regjistrimit të Pasurisë në Vlorë, që është edhe qarku përgjegjës. E paqartë mbetet se si do të zgjidhen problemet që ekzistojnë, për shkak të proceseve gjyqësore, apo edhe vendimeve të dhëna deri më tani nga shteti shqiptar, i cili përmes akteve të veta jo rrallë herë ka shkaktuar mbivendosje juridike, që në vend të zgjidhjes së konflikt e kanë thelluar atë. Gjithsesi zona e bregdetit paraqet specifikat e veta dhe regjistrimi me ndërhyrje nga jashtë, sikurse po ndodh aktualisht merr një kuptim politik për sa kohë që ajo përfaqëson pikën e fortë të turizmit shqiptar që priret të transformohet në sektorë me peshë të madhe në ekonominë e vendit. Një produkt i prekshëm nga projekti i vënë në jetë nga OSBE-ja do të jetë edhe drejtimi që do të marrë situata e krijuar në Kakome, ku çështja e pronësisë është problemi më i thellë që mban të ndezur tensionin. Në pikëpamje ligjore, vërtetimi i ri i pronësisë përmes deklarimit të dokumentacionit, pra sipas parimit të kthimit të saj te pronari legjitim, jo vetëm shënon një praktikë të deformuar në Shqipëri, por e zbyth efektin praktik të ligjit 7501, të paktën në këtë pjesë të territorit. Ky është një precedent me rëndësi dhe mbetet për t’u parë nëse një praktikë e kësaj natyre do të gjejë jehonën e vet edhe në pjesë të tjera të Shqipërisë, ku ligji 7501 ka krijuar fërkime sociale, por edhe probleme juridike. Së fundmi, legalizimi i pasurive të patundshme në bregdet me siguri që do të sjellë rritjen e çmimeve të trojeve, që aktualisht mbeten relativisht të ulëta, për shkak të informalitetit.

Thursday, July 22, 2010

“Pronësi me Drejtësi”, kërkon hetimin e anarkisë së pronës

Kryetari i shoqatës Kombëtare e të Shpronësuarve “Pronësi me Drejtësi”, Rrapo Danushi kërkon që Parlamenti Shqiptar të analizojë me përparësi faktin se anarkia e pronës, e filluar me ligjin 7501 pas vitit 1991, po e shkatërron Shqipërinë! “Duhet analizuar pse qëndrojnë të verbër para realitetit jo vetëm oligarkia e politikanëve shqiptarë por dhe ambasadorët dhe përfaqësuesit

e institucioneve ndërkombëtare në Shqipëri. Kemi të bëjmë me agjentë, influenca agjenturore, korrupsion apo çfarë? Këtë le ta studiojnë specialistët dhe analistët e politikës dhe të SHISH”, thuhet në letrën e kësaj shoqate drejtuar ambasadorëve të huaj në vendin tonë si dhe ndërkombëtarëve. Duke iu drejtuar konkretisht ambasadorit amerikan John Uithers dhe Helmuth Lohan, si përfaqësues i Bashkimit Evropian, përfaqësuesit e “Pronësi me Drejtësi”, kërkojnë përgjigjen e disa prej problemeve që i shqetësojnë. “Sa jetë njerëzish më shumë do të duhet të vyshken për shkak të abuzimit kriminal të pronave, sa dekada më shumë abuzimi kriminal me pronën do të duhet të kalojnë, sa më shumë do të duhet të pasurohen abuzivisht klasa politike dhe ata që janë mbrapa tyre dhe sa më shumë do të duhet të rrënohet klasa e pronarëve të vërtetë e të ndershëm, esnafëve, intelektualeve, patriotëve, etj., sa më i gjatë do të duhet të jetë vargu i gjeneratave të shitblerjeve abuzive, ilegale dhe antikonstitucionale të pronave, sa më i lartë do të duhet të jetë niveli i korrupsionit të ekzekutivit, gjyqësorit dhe legjislativit për shkak të abuzimeve me pronën, sa me thellë do të duhet të futen në konflikt social shqiptarët me njeri tjetrin për shkak të pronës që ju të ndërhyni për të thënë fjalën tuaj për këtë çështje kaq vitale për një komb dhe shtet?”, thuhet ndër të tjera në këtë letër. Kombëtare e të Shpronësuarve ”Pronësi me Drejtësi”, Shoqata ”Bregdeti”, akademikët dhe intelektualët e shumtë, prej shumë vitesh dhe shpeshherë edhe në mënyrë publike, kanë kritikuar se si politikanët shqiptarë, duke e trajtuar pronën e konfiskuar nga komunizmi si pasuri në interes të klaneve të politikës, po ecin në rrugën sllavokomuniste dhe prandaj, me apo pa koshiencë, ata po i shërbejnë interesave antikombëtare. “Nëse fillesat e anarkisë së pronës janë agjentura në kuptimin e plotë të fjalës apo thjesht influenca agjenturore, këtë ne nuk e dijmë, por ne kemi deklaruar se pas vitit 1991, antidemokracia dhe linja antikombëtare filloi me firmën e Ramiz Alisë për vazhdimin e maskuar të luftës së klasave me ligjin famëkeq, antinatyror, antinjerëzor dhe antikombëtar 7501”, vijon letra. Sipas “Pronësi me Drejtësi”, dhe SHISH pronat e zonës turistike të vendit janë përvetësuar nga politikanët që janë ndarë në disa parti dhe vetëquhen të majtë apo të djathtë, por të gjithë vazhdojnë luftën e klasave me pronarët e ligjshëm. “Ne kemi kërkuar që zgjidhja të jetë kthimi fizik, duke respektuar të drejtën e pronës dhe origjinën e saj, dhe kompesim, sipas rastit, le tu jepet personave të tretë që në këto vite kanë abuzuar me pronat tona. Për ta përkeqësuar situatën e anarkisë së pronës dhe të korrupsionit në administratën shtetërore janë miratuar edhe ligje që legalizojnë ndërtimet e paligjshme në tokën e pronarit të vërtetë”, përfundon letra.

(Gazeta Sot)

Raport sekret : pronat e Xhorxh Tenet ne rrezik te mafias shqiptare

(te dhena te mara nga shekulli on line." Shekulli" adapton studimin e prof Malkidhit "Minoriteti Grek ne shqiperi", shih ne:

http://www.scribd.com/doc/21641579/Minoriteti-Grek-Ne-Shqiperi-2007

Nga viti 1945 deri në 1989, shifrat që manipulohen nga Shqiperia

"...regjimi i Hoxhës krijoi të ashtuquajturat "zona minoritare" ku u përfshinë qëndra banimi gjuha amtare e të cilave ishte greqishtja duke përjashtuar vetëm fshatrat grekofone të Himarës -në vitin 1959 iu hoq edhe kombësia greke- dhe Artës së Vlorës, si edhe zona me popullsi greke kompakte (Gjirokastra, Përmeti e tj.).

Një regjistrim i vitit 1930 bën fjalë për 37.000 grekë dhe që me katërfishimin e popullsisë shqiptare deri në dekadën e viteve '80-të respektivisht duhej të rriste edhe popullsinë greke- greqishtfolëse në rreth 150.000 vetë.

Përkundrazi, regjistrimi i vitit 1961 bënte fjalë për 40.000 grekë edhe ai i vitit 1989 për 58.758 grekë, pa u përfshirë këtu popullsia e Himarës.

Me sa duket, bëhet fjalë për të regjistruarit me "kombësi greke". Regjistrimi shqiptar bënte fjalë për 56.000 grekë për zonat e Sarandës, Delvinës edhe Gjirokastrës, kurse ai i vitit 1992 për 59.700 vetë.


Shuma e banorëve të zonave rurale, së bashku me grekët e tre qyteteve të zonës -duke pasur këtu parasysh edhe vlerësimet e vetë grekëve të Shqipërisë- duke përllogaritur të gjithë popullsinë e fshatrave greke, e kapërcente shifrën e 60.000-61.000 të grekëve në rajonin e zonave minoritare.

Diferenca me regjistrimin shqiptar të vitit 1989 arrin shifrën e 4.000 deri 5.000 vetëve brenda hapësirës së "zonave minoritare".

Përveç "zonave minoritare", vlerësimet për popullsinë e minoritetit grek është e qartë se bëhen më të vështira. Përpos çështjes së privimit të të drejtave minoritare si rezultat i shpërnguljes, shtrohen edhe vështirësi të tjera që kanë të bëjnë me ripërcaktimin e identitetit të vërtetë të këtyre njerëzve por edhe të gjuhës së tyre jashtë "zonave minoritare".


Numri i grekëve si në Tiranë po kështu edhe në Vlorë e Durrës ka qenë edhe është i tejfishtë në krahasim me numrin që japin regjistrimet shqiptare dhe kjo është rezultat i shpërnguljes edhe i eksodit të detyrueshëm nga jugu shqiptar rural drejt qendrave urbane.


*****************************

MINORITETI ETNIK GREK NË SHQIPËRI

Minoriteti Kombëtar grek gjatë regjistrimeve nga viti 1945 deri më 1989 shfaq përmasat e mëposhtme:

Popullsia totale Minoriteti grek

30.09.1945 1.122.044 26..535 (2.4%)
3.09.1950: 1.128.943 35.345 (2.5%)
2.10.1955: 1.391.499 35.345 (2.5%)
2.10.1960: 1.626.318 40.000 (2.4%)
1-15.04.1969: 2.068.155 mungesë të dhënash
7-16.1.1979: 2.590.600 49.307 (1.9%)
2-8.04.1989: 3.182.417 48.758 (2.4%)


Grekët analizojne raportin e SHISH-it në Komisionin e Sigurisë dhe paralajmërojnë marrjen e pronave të Xhorxh Tenetit apo Andrej Natsios

Mafia shqiptare, 100 milionë euro për të blerë pronat e komunitetit grek

Mediat greke kanë përdorur një raport të SHISH-it të bërë në Komisionin parlamentar të Sigurisë në fund të qershorit 2010, për të vënë alarmin se mafia po blen pronat e komunitetit grek në bregdetin jonian.

Sipas raportimeve të mbedhura nga Shërbimi Informativ Shtetëror, kishte informacione se mafia ruse kërkon të blejë prona të patundshme në jug të vendit, duke paguar rreth 100 milionë euro, ndërsa mediat greke e kanë përkthyer këtë si një plan shqiptar për të rrëmbyer pronat e minoritetit grek në bregdetin jonian (mos valle nuk eshte vertete?).

Sipas lajmeve të marra në sajtet e tyre online: "bregdeti jonian, veçanërisht Dhërmiu, Himara, Lukova dhe Saranda, janë nën sulmet e mafias shqiptare, kosovare dhe ruse, për të blerë prona të patundshme në Epirin e Veriut".

Shërbimet e sigurisë kombëtare të Greqisë, sipas raportit, po monitorojnë institucionet shqiptare, se si po i japin titujt e pronësisë në bregdetin jonian, në krahasim me të dhënat e pronave të komunitetit grek në segmentin nga Vlora në Sarandë.


Flitet për një raport sekret mbi rreziqet e pronave të komunitetit grek në Shqipëri, që thuhet se vjen nga Uashingtoni dhe që ka ngjallur shqetësimin e qeverisë greke, sepse mafia shqiptare dhe kosovare po blen me çmime më të larta se ato të tregut, por edhe me veprime ilegale.

Sipas raportimit, këtu është përfshirë edhe mafia ruse, me të njëjtin stil korruptimi të zyrtarëve shqiptarë, duke rrezikuar kështu edhe demokracinë shqiptare dhe sipas tyre ende nuk dihet nëse qeveria e z.Berisha është e përzier në këtë strategji, por situata e rëndë ekonomike në Greqi, ka frymëzuar mafian shqiptare dhe kosovare për të blerë prona të patundshme në shifrën 100 milionë euro, ku zonat më të rrezikuara janë Dhërmiu dhe Himara.

Ministri i jashtëm plotësues i Greqisë, Droutsas, kishte shprehur një muaj më parë shqetësimin për këtë problem, duke deklaruar se qeveria po e vëzhgonte nga afër dhe se nuk do të qëndronte indiferente për zhvillimet e rrezikshme në jug të Shqipërisë.

Sipas raportimeve greke, edhe ish-drejtori i CIA-s, Xhorxh Tenet, rrezikon të humbasë pronën e prindërve në Himarë, nga mafia shqiptare dhe kosovare, nëse fenomeni nuk ndalet. Familjet himarjote janë në konflikt me drejtësinë shqiptare, e cila i ka dhënë një personi anonin në zonën e Porto Palermos 850 ha tokë.

Gjithashtu ish-drejtori i USAID-it, Andreë Natsios, me origjinë nga Saranda, përherë është interesuar për pronën e prindërve të tij, ndërsa eksponentë të lobit amerikano-vorio epirot po marrin informacione nga Departamenti i Shtetit dhe ambasada amerikane në Tiranë për regjistrimin e ri të pronave ende në proces, i cili ka nevojë të realizohet sipas dokumenteve të vjetra të pronësisë, dhe nën transparencën e fiqishme të OSBE-së.

Figura të larta greke kanë prona nga të parët në jug të Shqipërisë, siç janë ish-presidenti grek Jorgos Stefanopulos dhe presidenti aktual Karolos Papulias.

Sipas raportit, ish-sekretari amerikan i shtetit, Kolin Pauell, i dërgoi letër ambasadorit amerikan në Tiranë për pronat në rajonin e Himarës dhe ishte nisma e vorioepirotëve të Amerikës, që pas vizitës së z.Pauell në Tiranë në 2003, ai t'i kërkojë ambasadorit amerikan në Tiranë, që të bëheshin disa zëvendësime në ligjin për të drejtat pronësore në jug të Shqipërisë, veçanërisht në bregdetin nga Vlora në Sarandë.

Regjistrimi i popullsisë, duke deklaruar etninë dhe fenë, që do të nisë në janar 2011, i kundervihet çhelenizimit dhe shkombëtarizimit, akuza keto ndaj qeverive të Shqipërisë qe nga regjimi komunist dhe deri sot te cialt jane koherente

Monday, June 28, 2010

Kur Mafia shqiptare pagezohet mafia ruse......

Pas interesimit të tyre për troje të paluajtshme, vërshojnë mbivendosjet në brigjet e Vlorës dhe Sarandës (shqip on line)

“Mafia” ruse mbërrin fuqishëm në Shqipëri, teksa po synon blerjen e trojeve në brigjet e Vlorës dhe Sarandës, aq të dëshiruara për ndërtimin e resorteve turistike. Pas paralajmërimit të SHISH-it për Komisionin e Sigurisë për kërcënimet kombëtare, mësohet se dhjetëra hektarë troje në zonën bregdetare midis Vlorës dhe Sarandës kanë filluar të tjetërsohen në favor të disa biznesmenëve anonimë në Shqipëri. Ka dyshime, se pikërisht këta të ashtuquajtur biznesmenë, kanë kryer të gjitha procedurat për të tjetërsuar këtë pronë, duke paguar qindra mijëra euro për pronarët e tyre të ligjshëm. Skema për përfitimin e mijëra metër katrorë truall në bregdet nga biznesmenët rusë është e ngjashme me blerjen e trojeve në shtetin e Malit të Zi, ku bosë të fuqishëm përtej Uraleve, arritën të kontrollojnë pjesën më të madhe të truallit në bregdet. Duket se skema është importuar në Shqipëri dhe ka filluar të zbatohet prej dy vjetësh.

Mbivendosjet

Aktualisht, trojet bregdetare midis Vlorës dhe Sarandës janë në fazën e “ndarjes”, pra marrjen e tyre nga pronarët e ligjshëm. Të interesuarit për prona në këto vende mësohet se kryejnë bisedime me Agjencitë Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Hyjnë në bisedime vetëm nëse prona është e ligjëruar dhe nuk ka asnjë konflikt pronësie, pasi më vonë do t’u duhet të kalojnë një pjesë të mirë të kohës në gjyqe. Pasi marrin miratimin nga AKKP-të shkojnë te pronarët e ligjshëm të këtyre pronave dhe hyjnë në tratativa, duke ofruar dyfishin e vlerës së çmimit të tregut për një pronë. Për të qenë të bindur se prona do të bëhet e tyre dhe pronarët do të jenë të kënaqur dhe “nuk do të hapin gojë” ata paguajnë më tepër sesa vlera e tregut, ndërsa gjithçka merr formë ligjore nga noterët, të cilët në këtë rast kanë para tyre një vendim për kthimin e pronës si dhe një marrëveshje midis pronarit dhe blerësit. Megjithatë, kjo është vetëm një formë për marrjen e pronave nga të ashtuquajturit biznesmenë rusë. Në pronat bregdetare të zonës midis Vlorës dhe Sarandës kanë filluar problemet për mbivendosjet e pronave. Shumë pronarë të ligjshëm janë ankuar se, pasi kanë shkuar në zyrat vendore të regjistrimit të pasurisë për të marrë një certifikatë pronësie, kanë vërejtur se prona nuk ishte në emrin e tyre, por në një emër tjetër. Në këto raste janë drejtuar në polici dhe prokurori ku kanë kryer denoncimet përkatëse. Mësohet se në Prokurorinë e Vlorës janë kryer një sërë denoncimesh për mbivendosje pronash, aq sa për t’i verifikuar do të duhen vite me radhë. Ndërsa mësohet se një tjetërsim masiv është kryer në zonën e Jalit me pronat. Në këtë vend banorët kanë pasur konflikte të vazhdueshme me një projekt të Bankës Botërore për ndërtimin e banesave, ndërsa Prokuroria bregdetare e Vlorës konstatoi se në këtë zonë ishin mbivendosur rreth 100 hektarë, ndërsa dosja është gati për në gjykim me dy të pandehur.

Shitja

Duke realizuar të gjitha procedurat nga marrja e pronës, me anë të mbivendosjes, pronarët e mëvonshëm e shisnin menjëherë me të gjitha dokumentet përkatëse, pasi për të njëjtën pronë kishte një vendim edhe AKKP-ja. Blerësi në këto raste ishte një biznesmen anonim, i cili dorëzonte dokumentet në zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Sipas informacioneve të policisë e prokurorisë, blerësi mund të ishte një shtetas shqiptar, i cili kishte kryer një sërë dokumentesh për të dokumentuar se aktiviteti i tij financiar i përgjigjej më së miri financimit për blerjen e truallit. Dhe në këtë mes hynin të ashtuquajturit biznesmenë rusë, të cilët synonin që në këto prona në emër të shqiptarëve, të ngrinin një sërë resortesh turistike, të ngjashme me ato që janë ndërtuar në Malin e Zi. Dhe në këtë rast, sipas SHISH-it, siguria kombëtare do të rrezikohej në maksimum, pasi pjesa më e bukur e rivierës shqiptare në brigjet e Detit Jon do t’i përkiste mafies ruse.

Sunday, June 06, 2010

Europa: Dy standarte per pronen!

Shekulli on line

TIRANË- Problemi i pronës në Shqipëri shpeshherë është bërë objekt diskutimesh në strukturat europiane, ndërkohë që janë pronarët ata që kërkojnë zgjidhjen sa më shpejtë të këtij ngërçi duke i hapur rrugën investimeve.


Së fundmi pronarët i janë drejtuar me anë të një letre Ambasadorit të Komisionit Europian në Tiranë duke i kërkuar që të ndikojë për zgjidhjen e kaosit të krijuar me titujt e pronësisë për shkak të mos respektimit të të drejtës pronës private.


Të pakënaqur me përgjigjen e kreut të KE-së në Tiranë, i cili është shprehur për nevojën e kompensimit të pronarëve shqiptarë përfaqësuesit e shoqatës "Bregdeti" kanë kundërshtuar qëndrimin e mbajtur deri më tani duke theksuar se kemi të bëjmë me një standard të dyfishtë që aplikohet në Shqipëri në raport me vendet e tjera ish-komuniste për sa i përket pronës.


"Ne shprehemi publikisht se mendimi i ambasadorit të BE, për zgjidhjen e problemit të pronës duke i dhënë prioritet kompensimit në fakt maskon grabitjen e pronave tona, nuk respekton origjinën e pronës dhe shkelet parimi bazë i demokracisë.


Kaosi i pronës në zonat turistike regullohet shpejt nëse nga institucionet ndërkombëtare do të kuptohet se ky problem është problem i të drejtës dhe është më i rëndësishëm se kutitë e votimit dhe diskriminimi i supozuar i ndonjë homoseksuali", - theksojnë pronarët në letrën e tyrë të hapur drejtuar ambasadorit Lohan.


Duke krahasuar formën që është ndjekur nga fillimi i viteve '90 për shpërndarjen e tokës në qarqe të ndryshme të vendit, pronarët theksojnë se kanë mbetur peng i politikave grabitëse të pushtetit.


"Eshte i mirënjohur fakti se në veri të Shqipërisë, çdo trung familjar ka marrë pronat që kishte para kolektivizimit komunist dhe atje kompensimet priten vetëm për ato prona që deri në vitin 1991 janë zënë me ndërtime banimi dhe për për ato prona që shfrytëzohen për nevoja publike. Kjo është e zgjidhja e drejtë dhe këtë zgjidhje kërkojmë edhe për zonat turistike ku prej 19 vjetësh nga politikanët po zbatohet një standard i dyfishtë.


Ne jemi pronarë që nuk e kemi humbur asnjëherë të drejtën e pronës tonë të trashëguar as në kohën e diktaturës. Ne jemi pronarët e mirfilltë dhe kthimi i të drejtës së posedimit për pronën tonë të trashëguar eshtë një e drejtë kushtetuse", - vijojnë ata.


Më tej, pronarët përpiqen t'i kujtojnë ambasadorit Lohan se KE nuk mund të mbyllë sytë sipas tyre para mohimit të së drëjtës së pronës, e cila gjithashtu është mohim i të drejtave të njeriut.


"Shteti demokratik fillon me respektimin e të drejtës së pronës dhe nga institucionet ndërkombëtare nuk mund të mbyllen sytë kur Shqipëria në zonat turistike zbaton standarde të dyfishta.


Pronat e qytetarëve që regjimi diktorial i mëparshëm i ka shtetëzuar, nuk mund të trajtohen si prona në dispozicion të interesave të politikanëve se mohimi i të drejtës së pronës mohon thelbin e të drejtave të njeriut.


Kjo platformë i intereson kryesisht mafies së trojeve turistike dhe korrupsionit pushtetar. Duke i dhene prioritet kompensimit, ne kthehemi në skllevër modernë dhe sakrifikohemi për interesat klanore të politikanëve", - shprehet Niko Nesturi, Kryetar i Shoqatës "Bregdeti".

Saturday, May 29, 2010

Only from Hague's Trial niviciots can get juctice!!!

Gjykata la në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke hedhur poshtë pretendimin e Komunës Lukovë

Gjykata e Apelit në Vlorë ka ligjëruar Kakomenë, duke i hapur rrugën ndërtimit të fshatit turistik. Pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, Apeli ka rrëzuar sërish pretendimet e Komunës së Lukovës dhe banorëve të Nivicës për të shfuqizuar projektin e kaluar në KRRT-në e qarkut për këtë investim. Drejtësia i ka hapur rrugë, pak ditë më parë, firmës “Riviera” për të nisur punimet në Kakome, ku do të ngrihen 400 shtëpi, që do i shërbejnë projektit për fshatin turistik. Padia ishte bërë nga Komuna Lukovë, ku objekt ka qenë shfuqizimi i vendimit të KRRT-së së Vlorës për zgjatjen e vlefshmërisë së lejes së ndërtimit për fshatin turistik në Kakome. Sipas tij, procesi i kthimit dhe kompensimit të pronave nuk konsiderohet i përfunduar dhe pretendohen shkelje të ligjit.
Sipas të dhënave, duke u bërë analizë provave, Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Faktit, ku çmon të ndalet te legjitimiteti apo e drejta e paditësit për ta ngritur këtë padi, pasi nga pala e paditur u pretendua se paditësi nuk ka legjitimitet aktiv për të ngritur këtë padi, pasi nuk ka ndonjë interes të ligjshëm për t’u mbrojtur. Pyetja që lindi në këtë gjykim ishte se cili interes i ligjshëm i është shkelur komunës, apo cilën të drejtë ajo pretendon të rivendosë nëpërmjet gjykatës. Komuna kishte ngritur disa pretendime, me të cilat pretendonte interesin e ligjshëm që i është cenuar, apo shkelur nga pala e paditur. Një prej tyre kishte të bënte me faktin se komuna ishte bërë pronare e këtij trualli ku do të ndërtohet fshati turistik.

Në përfundim, pasi shqyrtoi gjithë pretendimet, Gjykata e Apelit tha se nga të gjitha provat në dosje, gjykata çmon se Komuna Lukovë nuk ka legjitimitet aktiv në ngritjen e kësaj padie, pasi nuk ka ndonjë të drejtë të cenuar dhe të kërkojë të rivendoset nëpërmjet gjykatës, ashtu sikurse nuk ka interes të ligjshëm që t’i jetë shkelur. Për këto arsye, padia e Komunës Lukovë do të rrëzohet si e pabazuar. Sa u përket pretendimeve të tjera të palës paditëse, gjykata çmon se ato kanë të bëjnë me themelin e çështjes. Sa kohë që gjykata çmon se paditësi nuk ka legjitimitet aktiv në ngritjen e kësaj padie, nuk mund t’i hyjë themelit të çështjes dhe nuk do të ndalet në bazueshmërinë ose jo të tyre.

Kontestimet kanë nisur që prej vitit 2004, janë përsëritur në vitin 2006 dhe kanë vijuar edhe në vitet e tjera. Konflikti i krijuar mes shoqërive prestigjioze dhe banorëve të fshatrave pranë bregdetit të Jugut, në shumë raste kanë sjellë bllokimin e punimeve të firmës ndërtuese, derisa çështja përfundoi në dyert e gjykatave. Ky konflikt, që në disa raste është shoqëruar me reagime të dhunshme nga banorët mbi mjetet e firmës dhe punonjësve të saj, ka filluar në vitin 2004, kur Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë (KRRTRSH) miratoi lejen e ndërtimit të një prej fshatrave elitarë turistikë në zonën e Kakomesë. Por ky ndërtim, pas incidenteve ku u përfshinë banorët, u bë objekt i shqyrtimit të Agjencisë Shtetërore të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, e cila konstatoi se trualli i pretenduar ka qenë gjithmonë pronë shtetërore. Si prova janë shfrytëzuar dhe përfundimet e arritura në gjykimet e viteve 1932 dhe 1934. Sipas arkivit, të gjitha dokumentet e shqyrtuara nga Oborri Mbretëror dhe gjykatat shqiptare të të gjitha shkallëve të kohës së monarkisë, ashtu si dhe sot, kanë konkluduar që pronar i vetëm i zonës është shteti shqiptar. Në këtë zonë, në bazë të projektit të paraqitur nga shoqëritë “Riviera” dhe “Club Mediterrane”, do të ndërtohet një fshat turistik, i pari i këtij lloji në vendin tonë. Projekti, sipas të dhënave, po zhvillohet mbi një tokë publike me sipërfaqe prej 70 ha, në bazë të një marrëveshjeje qiraje të lidhur mes Ministrisë së Rregullimit të Territorit, Ministrisë së Turizmit dhe shoqërisë “Riviera” sh. p. k., për një periudhë prej 99 vjetësh.