Tuesday, November 02, 2010

Problemi i pronësisë në zonën e bregdetit -zgjidhje përfundimtare brenda vitit 2011

Vlorë-Sarandë (Shqip on line)

OSBE-ja ka përmbyllur fazën e prokurimit. Pas procesit do të shpërndahen tapitë e tokave që do të njihen nga shteti.

Problemi i pronësisë në zonën e bregdetit mund të marrë një zgjidhje përfundimtare brenda vitit 2011. Projekti i regjistrimit të pronave në këtë zonë të jugut të Shqipërisë është fituar së fundmi nga një kompani spanjolle, e cila do të dorëzojë në fund të 2011-s pranë autoriteteve shqiptare një dosje dokumentare të dhënash. I sponsorizuar nga OSBE-ja, procesi në fjalë është paralajmëruar disa muaj më parë nga ministri i Jashtëm i Greqisë, Dimitris Droutsas, i cili ka shprehur me këtë rast interesin direkt të këtij shteti në këtë çështje. Ndërkohë rëndësi ka edhe mënyra e organizimit të regjistrimit dhe përfshirja në të e të gjithë asetit pronësor që zotërohet në këtë pjesë të vendit. Kështu, burime nga drejtues të Shoqatës Bregdeti kanë deklaruar për gazetën “Shqip” se në proces do të merret në konsideratë dhe shqyrtim jo vetëm toka bujqësore, por edhe trojet, shtëpitë dhe ndërtimet, me një fjalë e gjitha pasuria e patundshme e kësaj zone. Sipas asaj që është bërë e njohur, firma pritet të mbërrijë në Shqipëri në mesin e muajit nëntor dhe do të vijojë punën deri në fund të vitit tjetër. Teknikisht procesi do të zbatohet përmes njoftimeve publike, kontakteve me të gjithë pronarët, të cilët do të depozitojnë dokumentacionin që zotërojnë dhe që me pas do të përpunohet në funksion të hartimit të një regjistri të plotë, të plotësuar me harta dhe shifra konkrete. Ajo që ka rëndësi thelbësore në të gjithë këtë çështje është roli i shtetit shqiptar, i cili duket se të dhënat e përftuar në terren nga kompania spanjolle do t’i njohë në rrugë zyrtare për të pajisur mandej pronarët e evidentuar me vërtetime pronësie. Drejtues të Shoqatës Bregdeti deklaruan se këtë vërtetim do ta lëshojë në finale Zyra e Regjistrimit të Pasurisë në Vlorë, që është edhe qarku përgjegjës. E paqartë mbetet se si do të zgjidhen problemet që ekzistojnë, për shkak të proceseve gjyqësore, apo edhe vendimeve të dhëna deri më tani nga shteti shqiptar, i cili përmes akteve të veta jo rrallë herë ka shkaktuar mbivendosje juridike, që në vend të zgjidhjes së konflikt e kanë thelluar atë. Gjithsesi zona e bregdetit paraqet specifikat e veta dhe regjistrimi me ndërhyrje nga jashtë, sikurse po ndodh aktualisht merr një kuptim politik për sa kohë që ajo përfaqëson pikën e fortë të turizmit shqiptar që priret të transformohet në sektorë me peshë të madhe në ekonominë e vendit. Një produkt i prekshëm nga projekti i vënë në jetë nga OSBE-ja do të jetë edhe drejtimi që do të marrë situata e krijuar në Kakome, ku çështja e pronësisë është problemi më i thellë që mban të ndezur tensionin. Në pikëpamje ligjore, vërtetimi i ri i pronësisë përmes deklarimit të dokumentacionit, pra sipas parimit të kthimit të saj te pronari legjitim, jo vetëm shënon një praktikë të deformuar në Shqipëri, por e zbyth efektin praktik të ligjit 7501, të paktën në këtë pjesë të territorit. Ky është një precedent me rëndësi dhe mbetet për t’u parë nëse një praktikë e kësaj natyre do të gjejë jehonën e vet edhe në pjesë të tjera të Shqipërisë, ku ligji 7501 ka krijuar fërkime sociale, por edhe probleme juridike. Së fundmi, legalizimi i pasurive të patundshme në bregdet me siguri që do të sjellë rritjen e çmimeve të trojeve, që aktualisht mbeten relativisht të ulëta, për shkak të informalitetit.

2 comments:

Anonymous said...

HIMARIOTE, PSE GINI INDIFERENTE PER LAJMIN? MEZI E KEMI PRITUR. KETE JAVE, SHOQATA BREGDETI MORI INISIATIVEN PER TE REGJISTRUAR TOKATME PRONAT E VJETRA DHE JO ME LIGJIN 7501. POR, DO TE THOTE DIKUSH, ATO PO SHITEN VARDA NE HIMARE DHE GJITHE BREGDETIN, JO DO TE THONIM NE, ASNJE PELLEMBE NUK DO TE NJIHET ME LIGJN 7501, PASI OSBE NE SE DO TE SHIKOJE QE KA KONTESTIME, MENJEHER DO TE NDERPRESE REGJISTRIMIN. AHERE SI I BEHET??? PRONA TE I ZOTI DHE PIKE, DUAN SDUAN FSHATARET TANE ATJE TOKA DO REGJISTROHET ME PRONAT E VJETRA DHE JO 7501.

Anonymous said...

Kyritsi, si do te behete ne se nji mafioz na prezantohet me dokumenta nga hipoteka dhe te jimi te qarte, komshiu nga fshati, nuk e njeh per pronare??? Pra ai do te paraqese dokumenta shteterore i dashur, ndersa ne cfare do te paraqesim, tapine ne perdorime me 7501, apo pronat e vjetra qe i kemi nga arkivat e vjetra? Po roli i Bashkise, cili do te jete i dashur, sepse po te beje indiferentin, ka bere dhurimin me te pistee qe mund ti behet tradhetisht Himarese. Mose te harojme se gjithe hhimara dhe bregu nga orikumi dhe deri ne Ksamil, do te vije gjithe dhiaspora, me kuc dhe me mac per regjistrimin dhe o do te marime, tokat e te pareve tane o regjistrim mafioz ne dace edhe me OSBE apo NATO ne nuke do te njohim. Pra te jimi te qarte, per te na dashur nuke na duan por te jemi vigjilente, se ato ulinjte po s hfarrosen ne bregdet i dashur.