Showing posts with label Satire. Show all posts
Showing posts with label Satire. Show all posts

Monday, February 21, 2011

ερωτικός χάρτης του Σίλβιο

Πώς βλέπει ο Ιταλός πρωθυπουργός τις χώρες της Ευρώπης; Γνωστή ιστοσελίδα προσπάθησε να απαντήσει δημιουργώντας έναν χάρτη που δεν θα άφηνε αδιάφορο κανένα αρσενικό παγκοσμίως. Δείτε τον και στείλτε μας πώς νομίζετε ότι θα ονομάζονταν οι χώρες αν στη θέση του Μπερλουσκόνι ήταν ο Γιώργος Παπανδρέου


Η γνωστή για τους "πειραγμένους" της χάρτες alphadesigner, ξαναχτύπησε. Μετά τον χάρτη του κόσμου, όπως τον βλέπουν οι Αμερικανοί(όπου η Ιταλία για παράδειγμα ονομάζεται "Χώρα Νονών" και η Ελβετία "Μετρητά") και ο χάρτης όπως τον βλέπει το Βατικανό (όπου η Γερμανία ονομάζεται "Όμορφα ψηλά αγόρια"), ήρθε η ώρα για άλλον έναν παράξενο χάρτη.

Η alphadesigner σχεδίασε τον χάρτη της Ευρώπης όπως πιθανότατα τον βλέπει ο μεγάλος λατίνος εραστής και όταν προλαβαίνει πρωθυπουργός της Ιταλίας Σίλβιο Μπερλουσκόνι.

Οι περισσότερες χώρες έχουν στο όνομά τους τη λέξη "αιδοίο", καθώς η τελευταία κυβερνητική θητεία του "Καβαλιέρε" κυριαρχείται από το ροζ χρώμα, ιστορίες για πάρτι οργίων και εσχάτως κατηγορίες για εκπόρνευση ανηλίκων, καθώς ο άτακτος Σίλβιο δεν προσέχει ιδιαίτερα που βάζει την... υπογραφή του.

Στον χάρτη υπάρχει η θάλασσα της "Ρούμπι" η θάλασσα του πάθους, ενώ η Μαύρη θάλασσα ονομάζεται "θάλασσα με τις ιερόδουλες".

Η Ελβετία ονομάζεται "πλούσιο αιδοίο", η Γερμανία "καλοταϊσμένο αιδοίο" και η Ρωσία "αιδοίο των αγωγών".

Ανάλογα ονόματα έχουν και οι χώρες των Βαλκανίων. Η Ελλάδα ονομάζεται "Ψηλομύτικα αιδοία", η Βουλγαρία "πάμφθηνα αιδοία" και η Τουρκία "Μπακλαβά αιδοία".

Βεβαίως υπάρχουν και εξαιρέσεις, σχετικά με τη χρήση του γυναικείου οργάνου αναπαραγωγής στα ονόματα. Η Σιβηρία ονομάζεται "Άνδρες πιο κοντοί από εμένα" και η Ολλανδία "λουλούδια".

Επίσης, σύμφωνα με τον κατά Σίλβιο "Χάρτη της Ευρώπης", η Ιταλία ονομάζεται "Μάμα Μία", η Μεγάλη Βρετανία "Η Βασίλισσα" και η Γαλλία "Η εκθαμβωτική Κάρλα".

Δείτε τον χάρτη και στείλτε μας πως θα ονομάζονταν οι χώρες μέσα από τα μάτια του δικού μας πρωθυπουργού, Γιώργου Παπανδρέου.

Friday, December 17, 2010

Barcelete mbi njeriun e rekordeve.

Sali Berisha shkon ne Dhermi per pushime dhe vendos te thyeje nje rekord te ri. Kesaj here jo me not, po me motor uji. Do provonte te nisej nga larg, duke ecur me shpejtesi te madhe drejt bregut dhe te bente nje kthese ne vend pa e ulur shpejtesine dhe sa me afer bregut. Kishte degjuar qe Fatos Nano e kishte mare kthesen 5m larg bregut me 20 milje ne ore, Edi Rama e kishte mare 3m larg bregut me 25milje/h, ndersa Ilir Meta, nuk kishte gjetur dot butonin ku ndizej motorri. Saliu i kishte vene detyre vetes ta merte kthesen 1m larg bregut me 35milje/h.

Niset Sala me gazin ne derrase dhe me fytyren qe nga shterngimi i kishte mare gati pamje njerezore. Kapi 35miljet ne ore dhe gjithe grupi parlamentar i PD, po ndiqte me ankth nga salla e parlamentit kete ndermarje spektakolare te njeiut qe kishte thyer te gjitha rekordet e mundshme te notit. Bregu afrohet dhe ankthi rritet, po Sala s’kishte ndermend te dorezohej. 8m afer bregut, 7 metra afer bregut...6, 5, 4... deputetet ngrihen te gjithe ne kembe... 3, 2, 1, 0... dhe motorri fluturon pa mare asnje kthese, e bashke me Saliun siper, kalon reren e plazhit te Dhermiut dhe perfundon ne mes te portokalleve.

Leshohen me vrap te gjithe sa ishin aty, tropojane e tropojane nga te gjitha fushat e shkences dhe teknikes dhe futen neper portokalle per te gjetur Saliun. Ambulancat ndezen alarmet dhe elikopteri nuk pushonte se fluturuari siper tyre.

Pas pak minutash gjeten motorin, po s’kishte asnje shenje te Saliut rreth e rrotull. Alarmi mori dheun dhe mberriten repartet speciale te gardes dhe reneas. Po kerkonin pellembe per pellembe kur ndeshen me nje dhermias qe po punonte kurorat e portokalleve me shatin e tij. Menjehere i drejtohen atij duke e pyetur nese kishte pare gje kryeministrin.

Dhermiasi i pergjigjet: “po e pashe kur u plas per toke. U afrova dhe mu duk se kishte vdekur. Po pikerisht ne ate moment hapi syte dhe me tha se nuk ishte vrare fare fare, po thjesht ishte trembur pak. Po une duke njohur se sa genjeshtra dhe idiotesira thote ai vazhdimisht, nuk i besova dhe e varrosa”

Friday, November 12, 2010

Ambasadori i planetit toke ne planetin Mars (foto nga Himara City)


Gjate mesymjes se marsianeve ne planetin Toke, ambasadorit tokian ju fal jeta por ju dha nje identitet i ri....

Friday, October 15, 2010

Pellazgët flasin shqip


Konference shkencore me interpretuesit e mbishkrimit te Pilurit
Nga Arian Gjyzari

I derguar i posacem i revistes "Murrlan"
PEQIN: Me pjesemarrjen edhe te disa personaliteteve te shkences e te kultures nga Shqiperia, Kosova dhe Turqia, u mbajt sot ne kinemane e qytetit konferenca shkencore "Pellazget Flasin Shqip", e organizuar nga Keshilli Kombetar i Prejardhjes dhe nga Komiteti shqiptar i Dodones, me ndihmen edhe te fondacionit "Muji dhe Halili" dhe nen sponsorizimin e Bankes Kombetare te Kursimeve dhe te agjencise se lajmeve OBOBO NEWS.
Te ftuarit ne kete konference, personalitete te shquara ne fushen e pellazgjistikes, mbishkrimeve te palexueshme, antropologjise proto-mesdhetare dhe kozmogonive jogreke te Ballkanit, diskutuan per mbishkrimin e ashtuquajtur te Pilurit, zbuluar ne vitin 1992 nga arsimtari Dhimo Thimjo (qe sot e ka nderruar emrin ne Thimjo Dhimo, dhe punon si mesues bukurshkrimi ne Korfuz), ne nje faqe shkembore te atyre aneve. Sic eshte vene ne dukje prej kohesh, mbishkrimi eshte i lexueshem, pse eshte i shkruar me alfabetin pellazg (te cilen e adoptuan me pas latinet). Veshtiresite kane te bejne me teper me interpretimin e tij, per shkak se mesazhi eshte teper i shkurter per analiza kontekstuale.
Ballina e kinemase ku u zhvillua konferenca, ishte zbukuruar me nje riprodhim gjigant te mbishkrimit te Pilurit, i cili lexon:
DINAMOTIJEBOTA
Edhe pse shumica e dijetareve pajtohen me hipotezen e prof. Mirosh Marashit, per karakterin thjesht pelazgjik te mbishkrimit dhe lexueshmerine e tij me anen e shqipes se sotme, interpretimet e deritanishme kane qene divergjente, duke reflektuar formimin e ndryshem te studiuesve, por edhe tiket e tyre karakteriale.
I pari ne konference e mori fjalen prof. Aleko Koleka, i cili pasi permendi teorine e vjeter te helenologut prof. Arschlicke, se Amoti dhe Ota jane dy perendite primordiale te Olimpit pellazg, e zbertheu mbishkrimin ne menyre te tille:
DIN.AMOTI.JEB.OTA
Qe lexohet pastaj pak a shume keshtu: AMOTI DIN, OTA JEP. Prof. Koleka u shpjegoi te pranishmeve se kjo pajtohet me te dhenat e teogonise pellazgjike, sipas te cilave Amoti eshte perendia e dijes esoterike, ndersa konkubina e tij Ota eshte ajo qe ua con njerezve dijen e Amotit. Prof. Koleka, tha se mbishkrimi ka karakter pershkrues, dhe duhet marre si aspekt i ceremonialit pellazgjik te inicimit etnik, ne malet Akrokeraune.
Nje tjeter hipoteze parashtroi arkeologu i ri Fran Rrokaj, i Universitetit te Lecce-s. Sipas tij, Dina eshte nje emer gruaje mjaft i rendomte nder pellazget (me kuptimin "ajo qe din", "e dijshmja"). Qe ketej mbishkrimi do analizuar si me poshte:
DINA.MO.TIJE.BOTA
Ku MO eshte pjeseza e mohimit "mo(s)", TIJE eshte forma urdherore e foljes "thyej" (MO TIJE => "mos thyeje" => "mos e thyej") dhe BOTA s'eshte vecse barasvlera pellazgjike e shqipes "botha", "bytha". Sipas Rrokaj, mbishkrimi do interpretuar si nje ftese per Dinen per te mos e care koken, per te mos u shqetesuar.
Dr. Shezo Shazo, i universitetit te Janines, nuk pajtohet me interpretimin e Rrokaj. Asnje pellazg nuk do te guxonte te perdorte nje fjale tabu si "botha, bytha" ne nje mbishkrim shkembor, shpjegon Shazo. Perkundrazi, ne mbishkrime te tilla larg tempujve dhe ne zona te shkreta, ka me shume te ngjare te gjenden mendime te urta per jeten, te natyres proverbiale ose aforistike, sic e ka shpjeguar edhe i madhi Zekirja Majani per etruskishten.
Dr. Shazo e analizoi mbishkrimin ne kete menyre:
DI.NAM.O.TIJE.BOTA
Duke gjetur ne rrokjen e pare DI emrin e thundrakut te njohur perndryshe si "dhi"; ne rrokjen e dyte NAM, te njejten kuptim si ne shqipen e sotme; O eshte lidheza "ose"; TIJE eshte forma e lashte, pellazgjike e shqipes "thinja, thija"; e me ne fund BOTA eshte perseri shqipja e sotme "bota". "Dhi, nam ose thinja bota" ka shpjeguar Shazo, duke sqaruar kuptimin e ketij proverbi si: "Bota eshte dhi, nam ose thinja", me fjale te tjera kete bote mund ta besh tenden me pasuri materiale (dhi), fame (nam) ose thinja (eksperience).
Perkundrazi, prof. Sukri Zahar, i Qendres Paleografike te Trebizondes, e lexon mbishkrimin si te ishte nje lloj mallkimi, sharjeje ose formule per te trembur syrin e keq.
DI.NAMO.TI.JE.BO.TA
Eshte analiza e Zahar, i cili ne pajtim tte plote me Shazon e lexon rrokjen e pare si "Dhi", ndersa rrokjen e dyte si nje forme participale te foljes "nem" (DI NAMO = Dhi e Namun). TI JE BO, thote Hamiti, nuk eshte larg gegnishtes se sotme "ti je bere", ndersa pjeseza enklitike TA s'eshte vecse shenjuese e ligjerates se zhdrejte, ose tregues i karakterit ceremonial te thenies. "Je bere si dhi e nemur, tha." Ky do te ishte edhe kuptimi i mbishkrimit, sipas prof. Zahar, baxhanak i prof. Shazos dhe mik i vendit tone.
Prof. Uwe Trinkgeld, i Universitetit te Kreuzlingen, Gjermani, mendon perkundrazi se mbishkrimi eshte thjesht fillim i projektit te nje rrase varri per z. DINAMOT IJEBOTA. Sipas Trinkgeld, eshte fakt i mirenjohur qe pellazget e lashte ne fillim i shkruanin rrasat e varrit, pastaj i shkeputnin nga shkembi.
Dy versione interpretative paraqiti Magister Esmeralda Papingji, e Qendres per Kerkime Epigrafike te Bashkise se Borshit. Sipas kesaj studiueseje, gjendja e sotme e dijes nuk na lejon te shtyhemi me tutje.
Versionet jane:
(1) DI(L).N(G)A.MOTIJ.E.(M)BO.TA
(Dil nga moteli dhe mbi ta!, ose nje ftese qe i behet dikujt per te sulmuar armikun)
dhe
(2) DI(L)NA.MO.TI.JE.BO.T(H)A
(Dilna more (nga shtepia), se na i thave (syte), se je bo (firar)).
Kjo teori nuk u prit mire nga te pranishmit.
Me ne fund e mori fjalen prof. Ylber Babalili, i Akademise se Elbasanit.
Para se te shpjegojme nje mbishkrim, tha prof. Babalili, duhet te perpiqemi te kuptojme se c'i shtyn njerezit e lashtesise te gervishtin gurin ne maje te skerkave. Natyrisht, jo deshira per te pavdekesuar fjale te urta, per te trembur syrin e keq, ose per te ftuar njerez te dalin nga hotelet ose te shkojne per vizita. Pellazget nuk kishin nevoje t'i shkruanin keto gjera, tha akademiku i njohur nga Elbasani, sepse i dinin.
Nga pikepamja thjesht gjuhesore, vazhdoi Babalili, mesazhi do te mund te zberthehej si me poshte:
DI.NA.MOT.IJE.BOT.A
Ku A-ja finale eshte pa dyshim nje pjesez pyetese (si ne gegerishten e sotme: "po ti u zdeshe a?"). Te tjera fjale te lashta pellazge qe nuk eshte veshtire te izolohen ne mbishkrim, tha prof. Babalili jane MOT (ne kuptimin "vitin tjeter"), IJE dhe me siguri BOT, forma e vjeter e shqipes se sotme "both, byth", sic e ka percaktuar mire edhe Rrokaj ne Lecce.
Me i veshtire eshte identifikimi i DI.NA, por ketu na vjen ne ndihme antropologjia pellazge, tha Dyrmyshi, duke iu referuar vepres se vet "Antropologjia Pellazge" (nga e cila ruhet vetem nje kopje, ne Biblioteken e Vatikanit). Eshte fjala per shprehjen "Na (ose ne) te dy", shpjegoi profesori plak, i nderprere nga fishkellimat e te pranishmeve.
Keshtu edhe mbishkrimi mund te interpretohet plotesisht si: "Na te dy vitin e ardhshem martohemi?" (Na te dy vitin tjeter ije m'byth a?) ku IJE BOT ose "ije (m) byth" do kuptuar si nje metafore e guximshme per "martohemi", nje folje qe zgjedhohej vetem ne shumes, ne pellazgjishte.
Nje cift pellazgesh - theksoi romantikisht prof. Babalili para se ta nxirrnin me shkelma nga salla - duke shetitur prroskave te Pilurit, vendosin ta shenjterojne premtimin e marteses duke gdhendur nje mbishkrim ne nje faqe shkembi...
Marre pa leje nga revista "Murrlan", janar 2004

Monday, March 09, 2009

FATOS Lubonja: Topi dhe Gopi

Të më falë lexuesi për titullin, por s’mund të mos ndaj me të një histori që mu kujtua duke ndjekur çfarë ndodhi me Ylli Pangon të mërkurën në mbrëmje. Është historia e një ish udhëheqësi, ish partizan, që u dënua nga partia për punë pak a shumë si ajo e Pangos. Duke qarë hallin me një shokun e tij, edhe ai i goditur për të tilla hynere, i tha një ditë: “Atë që nuk na e bëri topi, na e bëri gopi.”
E bukura është se Pango nesër do të thotë: ”Ma bëri Topi dhe gopi.”Kaq sa për humor, por kjo ngjarje më duket shumë interesante për t’u komentuar, sepse e mbarsur me intriga dhe domethënie të hapura dhe të fshehta. Po përpiqem t’i bëj ndonjë koment.Përtej dënimit të Pangos, që besoj se nuk ka nevojë për koment, e para gjë që mund të komentohet ka të bëjë me pyetjen: pse ia bëri Topi Pangos këtë? Dhe pse tamam në atë ditë? Çfarë intrigash mediatiko - politike po luhen? Apo kemi të bëjmë me mllefe personale të gazetarëve të Topit ndaj Pangos?Një përpjekje për shpjegim nuk mund të mos të të çojë tek emisioni Opinion i një dite më parë ku pamë ministrin Pango përballë regjisorit Kujtim Çashku. Aty ai doli si mbrojtësi i shtetit ligjor dhe, për hir të së vërtetës, vështirë të mos i jepje të drejtë në argumentet që sillte. Por atje mësuam, gjithashtu, se sulmi që po i bëhej ambjenteve të Kujtim Çashkut vinte për shkak të Topit, të cilit i qënkësh ofruar ky vend në këmbim të lirimit të Piramidës, gjë që publiku i gjerë nuk e kishte ditur. Ata që ndoqën emisionin nuk mund të mos shtronin, të nesërmen, pyetjen: si ka mundësi që ndodhi kjo kur Pango po punonte për Topin?
Jam në fushën e supozimeve të mija, të kuptohemi. Sipas meje mesazhet që na dha Topi, të nesërmen e atij debati, mund të jenë disa. Mund të hamendësojmë se Topi ose nuk është i kënaqur nga lëvizja nga Piramida dhe mezi po pret zgjedhjet që të mbesë atje ku është, nëse fiton Rama; ose se ka mbetur i zhgënjyer nga debati sepse ndoshta priste që Pango t’i lëshonte edhe ambjentet e shkollës së Çashkut, kurse ky ia la këtij shtegun hapur; ose ky ka qenë një akt i mbështetësve të fortë të Ramës tek Topi që kanë dashur të japin sinalin se Topi nuk i ha karamelet e Berishës.Në fakt, nga i gjithë debati i Pangos me Çashkun mesazhi që mora unë, si qytetar, që ma përforcoi edhe zallamahia që krijoi Topi të nesërmen me videon, është se, pa mbaruar procesi i plaçkitjes së këtij vendi nga ish komunistët që mburren se kanë bërë historinë e këtij vendi, nuk ka burrë nëne të guxojë të flasë për shtet ligjor.
E dëgjova Çashkun të fliste për ullinj njëqind vjeçarë që po u pritkan në Kinostudio, por nuk dëgjova as regjizorin, as ministrin madje as Fevziun, që i përket kategorisë së ish pronarëve, të përmendin qoftë edhe një herë të vetme nëse kanë ish pronarë këta ullinj dhe ajo tokë apo jo. Them “ish komunistë” edhe sepse më tronditi pohimi i Çashkut, kur tha se është krenar për filmat “Ballë për ballë” e “Dora e ngrohtë”, ndërkohë që pretendon se ka ngritur një shkollë ku po edukon të rinjtë. Por edhe ministri me msorreagimin ndaj kësaj deklarate, ndonëse deputet i një partie që, medemek, po na pretendon të bëjë dekomunistizimin.Duke parë gjithë këtë zallamahi të vjen të thuash: të mjerët ish pronarë dhe ish të persekutuar në dorë të kujt kanë rënë, të mjerët shqiptarë!
Komenti tjetër lidhet me linçimin e menjëhershëm që i bëri Berisha dhe PD-ja Pangos, pa i dhënë as mundësinë e dorëheqjes, vazhduar kjo, të nesërmen, nga tërë Parlamenti. Topi, pa dashje, sipas meje, i dha një farë ndihme Berishës dhe PD. Ai u dha rastin të tregojnë moralin e kulluar të PD, mit ky primatin e të cilit e ka Berisha dhe që i kishte rënë shumë kohët e fundit. Reagimi i menjëherëshëm i Berishës, duke e shkarkuar brenda katër minutash Pangon, sikur ia rivendos atij reputacionin në vend. PD-istët që kanë mbi shpinë Gërdecin duket sikur mezi pritën një rast të tillë për të gjetur te Pango alibinë e ndershmërisë së tyre të munguar.
Megjithatë nuk ka se si të mos ngremë disa pyetje: Si ka mundësi që për Mediun Berisha nuk dekretoi shkarkimin, kështu si për Pangon, ndërkohë që dy gjërat nuk kanë të krahasuar për nga pasojat? Si ka mundësi që po pate vrarë njerëz e i ke hedhur në kanal në Parlamentin tonë je shumë, po, shumë i respektuar kurse po të bijesh pre e ngasjeve seksuale të linçojnë?
Të më falin shqiparët e ndershëm, por kjo histeri ndershmërie me rastin Pango në emër të fëmijëve për mua është një hipokrizi e madhe. Këta njerëz kanë 18 vjet që po ndërtojnë një shoqëri ku po nuk prostituove me ta mbetesh në mes të katër rrugëve dhe tani po na u trondiskan kaq shumë nga ky skandal seksual i njërit prej kolegëve të tyre. Dhe po të doni mendimin tim shitja që i bëjnë femrat hireve të tyre seksuale është shumë më e ndershme sesa shumë shitje që u bëjnë vetes shumë burra të pushtetshëm.
Edhe një koment i fundit. Nuk e di pse, por, duke tentuar të imagjinoj atë femrën që ka provokuar Pangon, mendja më thotë se duhet të ketë qënë ndonjë bukuri si ato të velinave të Fiksit. Dhe, të them të drejtën, - mos më kekqkuptoni o njerëz, por njerëz jemi - më erdhi ta justifikoj sadopak të gjorin Pango. Pse na i nxjerrin ne ata në ekran në orën më të shikuar të mbrëmjes? A nuk e bëjnë që t’i mbajmë sytë mbërthyer mbi to që të na lindë tundimi i djallit? Kush është ai që nuk ngaset të ëndërrojë t’i prekë sadopak me dorë ato bythë e gjokse të kërcyeme e barqe të zhveshura. Le më pastaj sikur një ditë të të trokasë në derën e zyrës një bukuri e tillë!
Larg qoftë, e përsëris, mos më merrni për mbrojtës të Pangos, ai maskara është, por pak mirëkuptim të dashur njerëz. Jemi në vendin e Topit dhe gopit ku sikur të mos ndodhnin ngjarje të tila do të ishte skandal, jo kur ndodhin. Shqipëria është e mbushur me raste femrash që punën e sigurojnë dhe mbrojnë vetëm në sajë të hireve seksuale dhe me burra që shfrytëzojnë paratë dhe pushtetin e tyre për të shijuar hiret e tyre. Harruan ata të Topit… lere se nuk po e them.
Gjithsesi Shqipëria po ecën përpara. Së shpejti do të hyjë në NATO. Shenjë e këtij përparimi, madje, po të doni mendimin tim, ishte edhe videoja që na tregoi Topi. A e patë ministrin se me sa mirësjellje iu qas asaj femrës? Vetëm sa e çkopsiti pak dhe i tha: mos ki frikë se nuk jam nga ajo kategori që përdor dhunën. Çfarë doni më tepër ju xhanëm, deri dje hanit dru shpinës? Shikoni sa i duruar është bërë i pushtetshmi sot, nuk t’i heq brekët me dhunë, por pret t’i heqësh vetë. (Korrieri, 6 mars 2009)

Thursday, February 26, 2009

Monday, February 09, 2009

Hauri i Abac Canit dhe Cobo Rapushi-


(shqip-online Artan Lame_
DJEMTE E FLAMURIT

Udhës për Tepelenë, ndonjë gjysmë ore pa arritur në Memaliaj, ndan një udhë e pashtruar që, pas shumë të përdredhurash, të hipurash e të ngjiturash, të çon në një fshat të thellë që e thonë Toç. As që ia kini dëgjuar emrin dhe shumë nga ne do iknin nga kjo botë pa ia dëgjuar emrin kurrë, sikur një ditë prej ditësh dy djem të këtij fshati të mos qenë mërzitur me shtetin e tyre. Edhe ata dy djemtë nuk do qenë mërzitur, sikur të mos kishin televizor, apo sikur, edhe ta kishin, por të mos e kishin hapur atë çast. Mirëpo ja që e hapnë dhe ç‘panë. Panë Prefektin e Qarkut të tyre, që festonte në Greqi mbuluar me flamur të grekut dhe thosh se na qënkësh Prefekt i Epirit të Veriut. Prefekt i sat‘ëme, shpërthyen djemtë dhe s‘mbajtën më. Mblodhën djemtë e fshatit dhe s‘po dinin si ta nxirrnin inatnë. T‘i biem grekut, tha njëri. T‘i biem, ia kthyen të gjithë, armë e kallashë kemi boll. Djema, kallashë kemi vërtet, po nuk kemi lekë për furgonin që të na shpjerë në Kakavijë, paskësh thënë më i urti i tyre. Vërtet, thanë të gjithë, se ai fshat është fukara boll dhe ndonjë pará që u zë dora, e ruajnë si florinë qëmoti.

Të mblidhemi me flamur të kuq dhe të thërresim për shqipen tonë, tha një tjetër. Kështu edhe inatin e nxjerrim, edhe qeveria në Tiranë na sheh që jemi gjallë dhe i del frika nga greku, tha një tjetër. Kështu do bëjmë, thanë të gjithë, o burra bëhuni gati për nesër. Prisni, u hodh prapë ai që u kish thënë për punë të parave të furgonave, unë kam qenë ca kohë në Tiranë dhe kam parë se atje, kur bëjnë miting, më parë marrin leje në polici. Tamam u hodhën të gjithë, kështu do bëjmë edhe ne, që të dukemi se po zbatojmë ligjet dhe po shkojmë në Evropë. Thirrën kryeplakun e fshatit dhe shkruan një letër drejtuar Komisariatit të Policisë së Tepelenës, ku i thonin se kështu e kështu, në filan datë do mblidhemi dhe e çuan në Tepelenë.

Në Tepelenë u çuditën me atë letër që u erdhi. Që nga koha e Bizantit, ishte e para herë që në këtë krah të Ballkanit, dikush kërkonte leje me shkrim për të bërë miting. Denbabaden qenë bërë luftra, përmbysur mbretërira, plaçkitur depo e rrënuar kalara, pa kërkuar leje njeri, ndërsa tani këta donin leje për miting. Hej ç‘na ndezi belaja, thanë policët. Natyrisht që komisariati nuk ra në kurthin e djemve të Toçit, po meqë një përgjigje duhej ta jepte, u thanë me gojë: "Nuk kemi trupa të mbajmë rendin atje në fshat, kështu që hajdeni e bëjeni mitingun këtu para Komisariatit". Or ti mik, u përgjigjën djemtë, të kishim para për të sjellë njerëzit me furgona deri këtu, ne e bënim në Tepelenë, e s‘e linim për në fshat. Kështu që të dyja palët mbetën te e tyrja dhe djemtë bënë pas për në fshat.

Diskutimi i radhës qe se ku do ta bënin mitingun. Vënde e sheshe të lira s‘kishin mbetur shumë, se u kishte dalë pronari, ndaj ranë dakord shpejt se i vetmi shesh ku mund të mblidheshin bashkë, ishte te Hauri i Abaz Çamit. Shkruan edhe një lajmërim e shumëfishuan dhe e shpërndanë poshtë e lart. Veç flamurëve e parullave, u hodh njëri, them t‘i shkruajmë emrin me bojë Kserës e Bollanos mbi një gomar. Ideja u pëlqeu. A kemi gomerë në fshat? Vallahi, me dy këmbë nuk kanë mbetur më, se ca i veshi Sala polic, e ca i bëri drejtora, ndërsa me katër këmbë kemi sa të duash. Shkuan e muarrën dy syresh, por i zoti i gomerëve i ndoqi duke u qarë me sa zë kish. Amani or djem, mos më merrni në qafë. Po i shkruat me bojë, ajo e shkretë s‘hiqet më dhe, po erdhi policia, do i shohë dhe do gjej belanë. Amani se kam hall të marr në prefekturë dokumentet për djalin refugjat, amani. Si e rrahën edhe një herë, i dhanë karar që të mos shkruanin emrat e Kserës dhe Bollanos drejt e në lëkurë të gomerëve, por mbi një çarçaf dhe pastaj çarçafët t‘ua hidhnin gomerëve përsipër. Kështu që, po të vinte policia për hetime të thelluara, fap një të hequr çarçafët dhe gomerët fajtorë s‘do dalloheshin më nga gomerët e tjerë, të rrjeposur e qafëvarur nga të pangrënët siç qenë.

Ditën e mitingut, çdo gjë shkoi vaj, pa thyer asnjë xham siç nuk kish ndodhur kurrë, as kur shkulën komunizmin duke shkatërruar shkollën e fshatit, e as kur shkulën Salinë e parë duke hapur depot e komunzmit. Ndoshta hija e flamurit të kuq me shkabë, qenkësh aq e rëndë sa i urtoi djemtë e sertë të Toçit dhe i bëri të gjithë miq e shokë mes tyre. Edhe gomarët u gëzuan se dolën në televizor, paçka se me emrin e tjetërkujt të shkruar në kurriz, edhe lebërit u gëzuan se më në fund e nxorën marazin që u qe mbledhur në shpirt, edhe flamurët me shkabë u gëzuan se dolën nga sëndyqët me naftalinë ku kishin vite të mbyllur.

I vetmi që s‘u gëzua qe Ksera në Gjirokastër, kur pa ku ia kishin shkruar emrin. Të nesërmen policia, që deri atëhere se kish parë njeri të bëhej e gjallë, ngriti akuzë në Prokurori për djemtë fshatit: "Organizim Mitingu të paligjshëm te Hauri i Abaz Çamit, në fshatin Toç të Tepelenës". S‘ke ç‘i thua, ka në dorë edhe gurin edhe arrën, ndërsa djemtë e Toçit, vetëm gurët e fshatit kanë.

U mblodhën prapë, çdo bëjmë tani? E parë e punës, do zëmë një avukat, se ne s‘marrim vesh nga këto punë. Pyetën në Tepelenë dhe u thanë se avokati donte 1.000.000 lekë për davanë. Sa mooo? Po ne të kishim një milion lekë kishim blerë naftë. Po ç‘e doni naftën? T‘ia hedhim atij tankut që kemi marrë në depot e Gërhotit më ‘97-ën e t‘i biem grekut, thanë.

Gjyqi filloi e po zvarritej, e djemtë e Toçit s‘po kuptonin gjë, kur hileja doli papritur. Sa u zvarrit gjyqi, Gjykata e Tepelenës u shkri se e zuri reforma dhe çështja e Mitingut të paligjshëm te Hauri i Abaz Çamit, u transferua në Gjirokastër. Nga shiu në breshër, në mos tjetër, se furgoni për Gjirokastër kushtonte sa dyfishi i atij për Tepelenë. Ku me të pyetur e ku me të njojtur, gjetën një tjetër avukat që ndodhi të ishte edhe patriot dhe u kërkoi gjysmën e parave, se edhe ky bukës bukë i thoshte. Dëgjoni djema, do më jepni 500 mijë dhe e rregulloj unë këtë punë, se ia kam gjetur anën hetuesit, se edhe ai bukës bukë i thotë. Mirëpo sa rregulluan këtë hall, u doli një tjetër. Gjykatësi i çështjes, një dibran, na kish një hall shpie, e kish gruan pa punë. Sa e merr vesh prefekt Ksera këtë hall, e zgjidh tak-fak. Dhe gruaja e gjyqtarit fillon punë brenda 24 orëve në Prefekturë, ku është edhe sot. U hap gjyqi dhe hetoi Mitingun e paligjshëm te Hauri i Abaz Çamit, hetoi edhe pjesëmarrjen e gomerëve. Pastaj seanca u shty për diku nga mesi i shkurtit. Të shohim si do vejë.

S‘paska më keq se sa kur një shteti që i kanë rënë brekët në tokë, përpiqet të tregojë se vërtet është pa brekë, por ama edhe kështu di t‘u bëjë keq shtetasve të vet. Dhe këtij shteti unë i paguaj taksat në Tiranë, që të vejë e të burgosë djemtë e Toçit thellë maleve të Tepelenës.

Thursday, January 29, 2009

News: sa fiton gazeta Shekulli nga dosja Bollano?

Sipas nje burimi te besueshem V.Bollanos i eshte sugjeruar nga simpatizantet e tij te kerkoje nga gazeta Shekulli nje perqindje te fitimeve te saj duke qene se kjo gazete dhe blogeri i saj e ka figuren e tij prezente ne cdo kohe duke rritur ne kete menyre fitimin nga shitja e gazetes. Artikulimi i emrit te tij ne faqet e gazetes ze vendin e pare dhe menjehere pas tij vjen emri i kryeministrit Berisha. Kohet e fundit kolonat e gazetes jane angazhuar rreth nje gjyqi qe disa protestues ne Guatemala te Tepelenes kane kryer kunder shprehjeve irredentiste te z. Bollano.

Monday, January 19, 2009

«Είμαι ένα γουρούνι...»-Γκ. Καπλανη

http://gazikapllani.blogspot.com/


«Είμαι ένα ανώνυμο γουρούνι. Εμείς τα γουρούνια, συνήθως, δεν έχουμε ονόματα όπως τα σκυλιά και οι γάτες. Εκείνα είναι προνομιούχα ζώα. Εμείς είμαστε σαν τους είλωτες: απαραίτητοι αλλά περιφρονημένοι. Μας καταβροχθίζετε και μας ξεφορτώνετε την αλαζονεία και τη δυστυχία σας. Αποφάσισα, λοιπόν, να παρέμβω σήμερα για λίγο στα δικά σας, επειδή αυτές τις ημέρες ακούω συχνά το όνομά μου. Σε εκείνο το σύνθημα- που δεν θα το πω, γιατί δεν θέλω μπλεξίματα με την Αστυνομία. Ειδικά με την ελληνική αστυνομία. Θα σας πω ότι εκείνο το σύνθημα, κατά τη γουρουνίστικη ταπεινή μου γνώμη, είναι φασιστικό.

Monday, December 01, 2008

Nivica "peshon"deputetet himarjote Nikollaq Neraxi, Petro Koci , Paskal Milo, Stefan Cipa, Diana Culi



postuar nga [askushi@yahoo.com], (kur Odhiesui i dha vere Polifemit dmth qikllopit, ai e pyeti se si e kish emrin dhe Odhiseu u pergjigj "Askushi". Polifemi i tha se si shperblim do ta hante ate te fundit prandaj u frymezova te perdor kete e-mail duke shpresuar te me hane edhe mua te fundit )

Heshtja e turpeshme e deputeteve himarjote rreth ngjarjeve ne Nivice.

Nivica eshte guri i proves se besueshmerise ku "peshohen" deputetet Nikollaq Neranxi, Paskal Milo, Petro Koci, Diana Culi, (me origjine nga zona e Himares dmth nga Palasa ne Nivice).
Ndersa z. Nikollaq Neranxi gjate beharit jep "show" ne Spile ne Himare, eshte i pandjeshem qe katerqind niviciote protestojne kunder rrembimit qe u behen pasurive natyrore te fshatit te tyre nga monopolet shqiptare qe shprehin interesa pushtetaresh.
(Kurse binjaku i Neranxit ne bindje, z. Spartak Ngjela, qe e ka shume ne zemer ceshtjen e pronave te Himares, eshte duke pergatitur nje projekt ligj sepse Xhufi, historiko-politikani, eshte ne greve dhe nuk ka kohe te prononcohet per Niviciotet. Ne projektligjin e paraqitur para ca koheve ai kishte kerkuar te burgosej Bollane se e ka pagezuar Gjergj Kastriotin "Jorgo". Por tani ceshta eshte me mprehte se nje fare Ardian Klosi ka perkthyer nje fare Shmidi qe thote se edhe i jati i Gjergj Kastriotit quhej Ivan e meqe e ema e tij quhej Vojsava (dmth emra serbe), ka te ngjare emri i ri e Skenderbeut te jete Gjeorgjevic dhe jo Gjergj. Pra projektligji i Spartak Ngjeles ka te beje me lincimin qe do tu behet te tille njerezve para se te varen, por detaje rreth neneve priten raportohen ne shtyp ditet e ardheshme). Pra Spartaku ka mungesa te arsyeshme nga dosja niviciote.

Petro Koci, deputeti i zgjedhur ne siglen e Partise Socialiste por tani kryetar i formacionit PS-91 mbase mund te justifikohet qe nuk ka reagim ndaj kerkeses se ligjeshme te nivicioteve sepse pas greves se urise ka hyre ne trajtim per te rifituar peshen e humbur gjate greves dhe eshte mund te themi ne reanimacion psiqiko-politik. Prisnim shume nga Petro Koci por ai nuk prononcohet as per grabitjen qe i behet fshatit qeparo nga Komuniteti islamik e jo me per Nivicen e Kakomene qe eshte 20000 metra larg Qeparoit. Shume veta e shpjegojne kete gje meqe partia PS-91 ndryshe lexohet partia e aktivisteve qe u ka ngelur ora ne 1991. E kur i ka ngelur ora mos prit te vije njeri ne "takim".
Historiani Paskal Milo nuk prononcohet as ai. Po merret me probleme historike sepse u kane hapur pune intetelkutualet e rinj historiane qe po i hedhin tezat e tyre ne koshin e plehrave. Por ai eshte i qete, e ka siguaruar hyrjen ne parlament. Nuk thone kot qe qengji im urte pi me dy mema.

Stefan Cipa deputet i PS as prononcohet fare per niviciotet, sepse firma Riviera qe ka marre persiper te qethe pronat e nivicioteve, shpreh interesat e nje socialisti me "ko..

Diana Culi as ajo nuk prononcohet, pse do thoni ju, sepse tokat nuk kane te bejne me kulturen! As manastiri i Krorezes ne Kakome nuk eshte pjese e trashegimise kulturore te Himares (Palase-Nivice). Me sa duket Diana eshte e specializuar per realizmin socialist dhe kishat jane "opium " per popullin dhe "reaksionare" sic na meson partia (dmth Ps-91). Ne vend te manastirit ku ka jetuar Neofitos Rrodhino, misionari i Propagandes Fide qe hapi shkollen (greqisht) ne zonen e Himares ne 1926 do te vendoset nje obelisk me figurat e shquara te realizmit socialist.
Gjithe keta deputete me goxha kredibilitet politik quajne me te rendesishme nje greve te dhjete deputeteve kolege te tyre qe protestojne sepse "duan te jene ne komisionin e numurit te votave", kurse greva e 400 nivicioteve dhe 4 lidereave niviciote te burgosur eshte jashte azhendes se tyre


Ja si interesohen koleget deputete per te "dhjetet" , heronjte e rinj te parlamentit
....Ka qene ish-deputeti Sabit Brokaj, i cili ne dreke ka shkuar ne sallen e Kuvendit, ku tashme jane ngujuar dhjete deputete ne greve urie, per t‘u interesuar mbi shendetin e tyre. Pas kesaj vizite, Brokaj ka theksuar para mediave se gjendja e tyre ishte mjaft e rende, pasi jane vene re shenjat e para te luhatjeve te tensionit dhe deputeti Braho dhe Gjini jane ne gjendje me te rende, sepse Braho vuan nga diabeti dhe Gjini prej 24 oresh ka refuzuar te marre ujin e pijshem dhe ilaçet. E renduar ka qene edhe gjendja e deputeti Ymer Tola dhe e Petro Koçit. Nderkohe qe ne oret e pasdites deputet greviste, jane vizituar nga deputeti Spartak Ngjela dhe Tritan Shehi, ndersa republikani Sabri Godo ka marre ne telefon deputetin Pellumb Xhufi, duke u interesuar per gjendjen shendetesore te tyre, Paskal Milo ka telefonuar dhe ka premtuar se do tu beje nje vizite. Gjate kontakteve te shpeshta me telefon, Koçi, Meta, Ndoka e te tjere kane theksuar se greven do ta çojne deri ne fund, pavaresisht se mungesa e ushqimit ka nisur te jape shenjat e para te secili prej tyre. Kryetari i LSI-se, Meta, ka konfirmuar se "gjendja e grevisteve eshte e renduar, por pavaresisht kesaj, askush nuk do te terhiqet nga protesta. Ne do te shkojme deri ne fund, derisa te arrijme qellim tone. Nuk duhet lejuar dhe pranuar shkaterrimi i zgjedhjeve te ardhshme". Duke u ndalur te seanca e dites se hene, ku pritet te miratohet dhe kodi i ri zgjedhor, kryetari i LSI-se eshte shprehur se "miratimi i kodit zgjedhor ne seancen e se henes do te ishte nje veprim provokativ dhe i papjekur". Meta ka falenderuar ekipin mjekesor, i cili u ka qendruar prane ne çdo moment, duke ndjekur hap pas hapi ecurine e shendetit te tyre, pasi ditet kalojne dhe gjendja sa vjen e rendohet. Sipas kryetarit te LSI-se, ekipi mjekesor ka derguar ne sallen e Kuvendit dy shtreter, ku grevistet marrin serume. Ne lidhje me vizitat e deputeteve ne sallen e Kuvendit, Meta ka theksuar se kane shkuar vetem Kryetarja e Kuvendit, nenkryetari Neritan Ceka,.. (News Room)

Wednesday, July 09, 2008

Sunday, January 13, 2008

Mirese vini ne Saligrad

Turizmi shqiptar dhe Bregu i Himarës në shtypin prestigjoz të huaj

Nën titullin “Where's hot for 2008”, gazeta angleze “The Guardian” boton në datë 20 Dhjetor 2007, edhe një insert që lidhet me zhvillimin e industrisë turistike për Shqipërinë.

Artikulli rreshton 10 vendet më pre

mtuese për vitin që kemi përpara. Kështu vëndi më i mirë për festa është Berlini, për ushqim Stambolli, për sport Pekini; për familje Egjipti; për kulturë Liverpuli; për gjelbërim Mozambiku; për qetësi Isfahani (në Iran); për aventurë Leik District; për muzikë Seatël dhe.... për buxhet Shqipërinë!!!. Secili nga këto qytete ka edhe një përshkrim. Po japim atë për buxhetin, ku përmëndet edhe Shqipëria..

Por ....artikulli fillon me fo

tografi nga Plazhi Drimadhes në Perivolo, (për ata që e njohin), si dhe teksti flet për Dhërmiun.

Dhermi Beach, Albania

Destinacioni buxheti.. gjeni bregun më të pazbuluar të Europës në Shqipëri. Foto: Benji Lanyado

Që prej fundit të viteve ’90, Ballkani është hapur për turistët, por duket se askush nuk ka guxuar të shkojë tej Malit të zi dhe Kroacisë që po i ngrejnë çmimet. Shqipëria është një aventurë e vërtetë, tepër e lirë për backpackerat. rrugë të pashkelura të valëzojnë brigjeve, fshtart të veckël peshkatarësh rrëzë maleve, kala të paprekura dhe ushqim i freskët dhe pije në çdo ndalesë. Por nxitoni.... bregdeti i fundit i pazbuluar në Europë nuk do të ngelet ashtu dhe për shumë kohë. Rrini në një nga kalibet në breg lorencgjikurija@yahoo.com) me koston 24Euro/natë buzë detit në fshatin e Dhërmiut, në rrëzë të qafës së Llogarasë në lartësinë 1000 metra që shënon ekstremitetin verior të Bregdetit..

Per artikullin origjinal klikoni tek linku:

Klikoni tek... http://www.guardian.co.uk/travel/2007/dec/20/uk.berlin?page=all

Përgatiti dr. Kristaq V. JORGJI III