Kush kerkon te largoje bustin e deshmorit te Gjuhes greke Aristotel Guma?

H προτομή του εθνομάρτυρα Αριστοτέλη Γκούμα

Procedeengs of The III Panhimarjot Conference -

http://www.himara.eu/adver/KHimariot/konferenca3_1.html

Llambro Ruci shvlefteson "argumentat" e Kristo Frasherit, Luan Malltezit, Shaban Sinanit etj

Le të thonë sa të duan Kristo Frasheri, Luan Malltezi, Shaban Sinani etj.se gjuha e parë në Himarë është shqipja dhe më pas greqishtja. E kjo është thënë qartësisht, por vendosmërisht, pa ekuivoke dhe duke e faktuar

Regjistrimi i popullsise-Presidenti Topi: presione nga qarqe ultranacionaliste

“Ndjeshmëria e madhe është sepse nga individë të qarqeve ultranacionaliste tentohet të bëhet një politikë presioni dhe deformacioni të një procesi që duhet të jetë nacional dhe ligjor” Presidenti la të kuptohej se ai ishte ishte edhe për deklarimin e lirë të etnisë dhe fesë

Ivanov: "ende në rajonin tonë qarqet ultranacionaliste veprojnë në dëm të vendeve të tjera".
(Shqip)

In contrast with 52-personality peticion, in the report of Europian Commission it is said that:

There is a lack of accurate data on minorities in Albania. This situation is expected to be addressed by the conduct of a population census in 2011, respecting international standards including the principle of free self-identification. This census will include optional questions on the ethnic origin, religious affiliation and mother tongue of respondents.

Pse nuk i jepet shtetesia shqiptare fortlumturise se tij Anastasios?

Lufta midis civilizimeve ne Shqiperi e gjen shprehjen ne luften frontale te qarqeve ateiste dhe antikrishtere qe perfaqesohen deri ne kupolen e shtetit per 20 vjet rresht dhe kontrollojne totalisht mediat.
S ipas raportimeve te ShIK-ut dhe shtypit, fondametaliste musilmane kane marre shtetesi shqiptare, kurse kryepeshkopi dekorohet nga Presidenti por ende nuk i ploteson kushtet per shtetesi megjthe qendrimin permanent prej 19 vjetesh ne Shqiperi !!!!


Monday, February 09, 2009

Hauri i Abac Canit dhe Cobo Rapushi-


(shqip-online Artan Lame_
DJEMTE E FLAMURIT

Udhës për Tepelenë, ndonjë gjysmë ore pa arritur në Memaliaj, ndan një udhë e pashtruar që, pas shumë të përdredhurash, të hipurash e të ngjiturash, të çon në një fshat të thellë që e thonë Toç. As që ia kini dëgjuar emrin dhe shumë nga ne do iknin nga kjo botë pa ia dëgjuar emrin kurrë, sikur një ditë prej ditësh dy djem të këtij fshati të mos qenë mërzitur me shtetin e tyre. Edhe ata dy djemtë nuk do qenë mërzitur, sikur të mos kishin televizor, apo sikur, edhe ta kishin, por të mos e kishin hapur atë çast. Mirëpo ja që e hapnë dhe ç‘panë. Panë Prefektin e Qarkut të tyre, që festonte në Greqi mbuluar me flamur të grekut dhe thosh se na qënkësh Prefekt i Epirit të Veriut. Prefekt i sat‘ëme, shpërthyen djemtë dhe s‘mbajtën më. Mblodhën djemtë e fshatit dhe s‘po dinin si ta nxirrnin inatnë. T‘i biem grekut, tha njëri. T‘i biem, ia kthyen të gjithë, armë e kallashë kemi boll. Djema, kallashë kemi vërtet, po nuk kemi lekë për furgonin që të na shpjerë në Kakavijë, paskësh thënë më i urti i tyre. Vërtet, thanë të gjithë, se ai fshat është fukara boll dhe ndonjë pará që u zë dora, e ruajnë si florinë qëmoti.

Të mblidhemi me flamur të kuq dhe të thërresim për shqipen tonë, tha një tjetër. Kështu edhe inatin e nxjerrim, edhe qeveria në Tiranë na sheh që jemi gjallë dhe i del frika nga greku, tha një tjetër. Kështu do bëjmë, thanë të gjithë, o burra bëhuni gati për nesër. Prisni, u hodh prapë ai që u kish thënë për punë të parave të furgonave, unë kam qenë ca kohë në Tiranë dhe kam parë se atje, kur bëjnë miting, më parë marrin leje në polici. Tamam u hodhën të gjithë, kështu do bëjmë edhe ne, që të dukemi se po zbatojmë ligjet dhe po shkojmë në Evropë. Thirrën kryeplakun e fshatit dhe shkruan një letër drejtuar Komisariatit të Policisë së Tepelenës, ku i thonin se kështu e kështu, në filan datë do mblidhemi dhe e çuan në Tepelenë.

Në Tepelenë u çuditën me atë letër që u erdhi. Që nga koha e Bizantit, ishte e para herë që në këtë krah të Ballkanit, dikush kërkonte leje me shkrim për të bërë miting. Denbabaden qenë bërë luftra, përmbysur mbretërira, plaçkitur depo e rrënuar kalara, pa kërkuar leje njeri, ndërsa tani këta donin leje për miting. Hej ç‘na ndezi belaja, thanë policët. Natyrisht që komisariati nuk ra në kurthin e djemve të Toçit, po meqë një përgjigje duhej ta jepte, u thanë me gojë: "Nuk kemi trupa të mbajmë rendin atje në fshat, kështu që hajdeni e bëjeni mitingun këtu para Komisariatit". Or ti mik, u përgjigjën djemtë, të kishim para për të sjellë njerëzit me furgona deri këtu, ne e bënim në Tepelenë, e s‘e linim për në fshat. Kështu që të dyja palët mbetën te e tyrja dhe djemtë bënë pas për në fshat.

Diskutimi i radhës qe se ku do ta bënin mitingun. Vënde e sheshe të lira s‘kishin mbetur shumë, se u kishte dalë pronari, ndaj ranë dakord shpejt se i vetmi shesh ku mund të mblidheshin bashkë, ishte te Hauri i Abaz Çamit. Shkruan edhe një lajmërim e shumëfishuan dhe e shpërndanë poshtë e lart. Veç flamurëve e parullave, u hodh njëri, them t‘i shkruajmë emrin me bojë Kserës e Bollanos mbi një gomar. Ideja u pëlqeu. A kemi gomerë në fshat? Vallahi, me dy këmbë nuk kanë mbetur më, se ca i veshi Sala polic, e ca i bëri drejtora, ndërsa me katër këmbë kemi sa të duash. Shkuan e muarrën dy syresh, por i zoti i gomerëve i ndoqi duke u qarë me sa zë kish. Amani or djem, mos më merrni në qafë. Po i shkruat me bojë, ajo e shkretë s‘hiqet më dhe, po erdhi policia, do i shohë dhe do gjej belanë. Amani se kam hall të marr në prefekturë dokumentet për djalin refugjat, amani. Si e rrahën edhe një herë, i dhanë karar që të mos shkruanin emrat e Kserës dhe Bollanos drejt e në lëkurë të gomerëve, por mbi një çarçaf dhe pastaj çarçafët t‘ua hidhnin gomerëve përsipër. Kështu që, po të vinte policia për hetime të thelluara, fap një të hequr çarçafët dhe gomerët fajtorë s‘do dalloheshin më nga gomerët e tjerë, të rrjeposur e qafëvarur nga të pangrënët siç qenë.

Ditën e mitingut, çdo gjë shkoi vaj, pa thyer asnjë xham siç nuk kish ndodhur kurrë, as kur shkulën komunizmin duke shkatërruar shkollën e fshatit, e as kur shkulën Salinë e parë duke hapur depot e komunzmit. Ndoshta hija e flamurit të kuq me shkabë, qenkësh aq e rëndë sa i urtoi djemtë e sertë të Toçit dhe i bëri të gjithë miq e shokë mes tyre. Edhe gomarët u gëzuan se dolën në televizor, paçka se me emrin e tjetërkujt të shkruar në kurriz, edhe lebërit u gëzuan se më në fund e nxorën marazin që u qe mbledhur në shpirt, edhe flamurët me shkabë u gëzuan se dolën nga sëndyqët me naftalinë ku kishin vite të mbyllur.

I vetmi që s‘u gëzua qe Ksera në Gjirokastër, kur pa ku ia kishin shkruar emrin. Të nesërmen policia, që deri atëhere se kish parë njeri të bëhej e gjallë, ngriti akuzë në Prokurori për djemtë fshatit: "Organizim Mitingu të paligjshëm te Hauri i Abaz Çamit, në fshatin Toç të Tepelenës". S‘ke ç‘i thua, ka në dorë edhe gurin edhe arrën, ndërsa djemtë e Toçit, vetëm gurët e fshatit kanë.

U mblodhën prapë, çdo bëjmë tani? E parë e punës, do zëmë një avukat, se ne s‘marrim vesh nga këto punë. Pyetën në Tepelenë dhe u thanë se avokati donte 1.000.000 lekë për davanë. Sa mooo? Po ne të kishim një milion lekë kishim blerë naftë. Po ç‘e doni naftën? T‘ia hedhim atij tankut që kemi marrë në depot e Gërhotit më ‘97-ën e t‘i biem grekut, thanë.

Gjyqi filloi e po zvarritej, e djemtë e Toçit s‘po kuptonin gjë, kur hileja doli papritur. Sa u zvarrit gjyqi, Gjykata e Tepelenës u shkri se e zuri reforma dhe çështja e Mitingut të paligjshëm te Hauri i Abaz Çamit, u transferua në Gjirokastër. Nga shiu në breshër, në mos tjetër, se furgoni për Gjirokastër kushtonte sa dyfishi i atij për Tepelenë. Ku me të pyetur e ku me të njojtur, gjetën një tjetër avukat që ndodhi të ishte edhe patriot dhe u kërkoi gjysmën e parave, se edhe ky bukës bukë i thoshte. Dëgjoni djema, do më jepni 500 mijë dhe e rregulloj unë këtë punë, se ia kam gjetur anën hetuesit, se edhe ai bukës bukë i thotë. Mirëpo sa rregulluan këtë hall, u doli një tjetër. Gjykatësi i çështjes, një dibran, na kish një hall shpie, e kish gruan pa punë. Sa e merr vesh prefekt Ksera këtë hall, e zgjidh tak-fak. Dhe gruaja e gjyqtarit fillon punë brenda 24 orëve në Prefekturë, ku është edhe sot. U hap gjyqi dhe hetoi Mitingun e paligjshëm te Hauri i Abaz Çamit, hetoi edhe pjesëmarrjen e gomerëve. Pastaj seanca u shty për diku nga mesi i shkurtit. Të shohim si do vejë.

S‘paska më keq se sa kur një shteti që i kanë rënë brekët në tokë, përpiqet të tregojë se vërtet është pa brekë, por ama edhe kështu di t‘u bëjë keq shtetasve të vet. Dhe këtij shteti unë i paguaj taksat në Tiranë, që të vejë e të burgosë djemtë e Toçit thellë maleve të Tepelenës.

2 comments:

Kyritsis said...

Nuk e kuptoj kete ironizimin e ketyre "fshatareve te flamurit", qe çuditen te gjithe se perse duhet te gjykohen? Po per ata djemte e Himares qe jane akoma ne gjykim per "tubim te paligjshem" per ngjarjet e vitit qe kaloi kur policia beri terror me automatike ne mes te Himares pse nuk ndihet njeri? Edhe keta kane paguar nga 1000€ per koke neper avokate. Ata fshataret e Toçit nuk u vajti njeri ne shtepi ti provokonte dhe nese quajne provokim deklarata qe kushdo do te ishte krenar ti degjonte dhe te ndohej nje Epiriot, nuk ua ka fajin njeri, po veprimi i tyre eshte fryt i injorances se tyre. Ndersa djemte e Himares, u provokuan, u rrahen nga policia dhe pasi kjo e fundit kerkoi ta injoronte faktin, mbolli edhe terror ne mes te njerezve.
Dhe ku gjendemi? Gjendemi ne piken qe media mbron injorantin dhe te fajshmin dhe hesht totalisht per ta pafajshmit.

Anonymous said...

Kyritsi, more djale i mbare himariote, ata fshataret e Tocit te Tepelenes i mblodhi SHIKU, u perpoq ne Vlore, ne Gjirokaster por nuk gjeti, atje ja doli mbane. dhe kjo behet per te barazuar koston politike qe kane bere me himariotet dhe niviciotet nuk e kupton? shqiptaret perpiqen te tregojne se jetojne me greket ne harmoni dhe se nuk kane asnje problem, ndersa gjasat tregojne se gjenocidi ndaj grekeve uk ndahet, po u marin tokat dhe po i fusin ne burg.