Friday, December 17, 2010

Barcelete mbi njeriun e rekordeve.

Sali Berisha shkon ne Dhermi per pushime dhe vendos te thyeje nje rekord te ri. Kesaj here jo me not, po me motor uji. Do provonte te nisej nga larg, duke ecur me shpejtesi te madhe drejt bregut dhe te bente nje kthese ne vend pa e ulur shpejtesine dhe sa me afer bregut. Kishte degjuar qe Fatos Nano e kishte mare kthesen 5m larg bregut me 20 milje ne ore, Edi Rama e kishte mare 3m larg bregut me 25milje/h, ndersa Ilir Meta, nuk kishte gjetur dot butonin ku ndizej motorri. Saliu i kishte vene detyre vetes ta merte kthesen 1m larg bregut me 35milje/h.

Niset Sala me gazin ne derrase dhe me fytyren qe nga shterngimi i kishte mare gati pamje njerezore. Kapi 35miljet ne ore dhe gjithe grupi parlamentar i PD, po ndiqte me ankth nga salla e parlamentit kete ndermarje spektakolare te njeiut qe kishte thyer te gjitha rekordet e mundshme te notit. Bregu afrohet dhe ankthi rritet, po Sala s’kishte ndermend te dorezohej. 8m afer bregut, 7 metra afer bregut...6, 5, 4... deputetet ngrihen te gjithe ne kembe... 3, 2, 1, 0... dhe motorri fluturon pa mare asnje kthese, e bashke me Saliun siper, kalon reren e plazhit te Dhermiut dhe perfundon ne mes te portokalleve.

Leshohen me vrap te gjithe sa ishin aty, tropojane e tropojane nga te gjitha fushat e shkences dhe teknikes dhe futen neper portokalle per te gjetur Saliun. Ambulancat ndezen alarmet dhe elikopteri nuk pushonte se fluturuari siper tyre.

Pas pak minutash gjeten motorin, po s’kishte asnje shenje te Saliut rreth e rrotull. Alarmi mori dheun dhe mberriten repartet speciale te gardes dhe reneas. Po kerkonin pellembe per pellembe kur ndeshen me nje dhermias qe po punonte kurorat e portokalleve me shatin e tij. Menjehere i drejtohen atij duke e pyetur nese kishte pare gje kryeministrin.

Dhermiasi i pergjigjet: “po e pashe kur u plas per toke. U afrova dhe mu duk se kishte vdekur. Po pikerisht ne ate moment hapi syte dhe me tha se nuk ishte vrare fare fare, po thjesht ishte trembur pak. Po une duke njohur se sa genjeshtra dhe idiotesira thote ai vazhdimisht, nuk i besova dhe e varrosa”

No comments: