Kryesocialisti Edi Rama reagon në “Twitter” pas tryezës së zhvilluar në Himarë për pronat
Kreu
i Partisë Socialiste, Edi Rama, pas tryezës së zhvilluar për çështjet e
pronave në Himarë, ka deklaruar se ka ardhur koha t’i jepet fund
katrahurës ligjore për tokat bregdetare. Ai ka premtuar hartimin e një
Ligji për Vijën Bregdetare dhe ngritjen e agjencisë së Zhvillimit të
bregdetit. Ndërkaq në rrjetin social “Twitter”, kryesocialisti Rama
është shprehur se shumë shpejt do t’u jepet fund konflikteve të
pronësisë.“Bregdeti po dhunohet e dëmtohet përditë,por ka ende kohë për shërim e rilindje të shijes estetike të të parëve tanë në ndërtimet turistike. Do ta çminojmë bregdetin nga konfliktet e pronësisë.Do realizojmë shembuj të bukur zhvillimi. Do të kthejmë shtetin në krye të detyrës”, ka shkruar Rama në “Twitter”.
19 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)
No comments:
Post a Comment