Thursday, July 22, 2010

Raport sekret : pronat e Xhorxh Tenet ne rrezik te mafias shqiptare

(te dhena te mara nga shekulli on line." Shekulli" adapton studimin e prof Malkidhit "Minoriteti Grek ne shqiperi", shih ne:

http://www.scribd.com/doc/21641579/Minoriteti-Grek-Ne-Shqiperi-2007

Nga viti 1945 deri në 1989, shifrat që manipulohen nga Shqiperia

"...regjimi i Hoxhës krijoi të ashtuquajturat "zona minoritare" ku u përfshinë qëndra banimi gjuha amtare e të cilave ishte greqishtja duke përjashtuar vetëm fshatrat grekofone të Himarës -në vitin 1959 iu hoq edhe kombësia greke- dhe Artës së Vlorës, si edhe zona me popullsi greke kompakte (Gjirokastra, Përmeti e tj.).

Një regjistrim i vitit 1930 bën fjalë për 37.000 grekë dhe që me katërfishimin e popullsisë shqiptare deri në dekadën e viteve '80-të respektivisht duhej të rriste edhe popullsinë greke- greqishtfolëse në rreth 150.000 vetë.

Përkundrazi, regjistrimi i vitit 1961 bënte fjalë për 40.000 grekë edhe ai i vitit 1989 për 58.758 grekë, pa u përfshirë këtu popullsia e Himarës.

Me sa duket, bëhet fjalë për të regjistruarit me "kombësi greke". Regjistrimi shqiptar bënte fjalë për 56.000 grekë për zonat e Sarandës, Delvinës edhe Gjirokastrës, kurse ai i vitit 1992 për 59.700 vetë.


Shuma e banorëve të zonave rurale, së bashku me grekët e tre qyteteve të zonës -duke pasur këtu parasysh edhe vlerësimet e vetë grekëve të Shqipërisë- duke përllogaritur të gjithë popullsinë e fshatrave greke, e kapërcente shifrën e 60.000-61.000 të grekëve në rajonin e zonave minoritare.

Diferenca me regjistrimin shqiptar të vitit 1989 arrin shifrën e 4.000 deri 5.000 vetëve brenda hapësirës së "zonave minoritare".

Përveç "zonave minoritare", vlerësimet për popullsinë e minoritetit grek është e qartë se bëhen më të vështira. Përpos çështjes së privimit të të drejtave minoritare si rezultat i shpërnguljes, shtrohen edhe vështirësi të tjera që kanë të bëjnë me ripërcaktimin e identitetit të vërtetë të këtyre njerëzve por edhe të gjuhës së tyre jashtë "zonave minoritare".


Numri i grekëve si në Tiranë po kështu edhe në Vlorë e Durrës ka qenë edhe është i tejfishtë në krahasim me numrin që japin regjistrimet shqiptare dhe kjo është rezultat i shpërnguljes edhe i eksodit të detyrueshëm nga jugu shqiptar rural drejt qendrave urbane.


*****************************

MINORITETI ETNIK GREK NË SHQIPËRI

Minoriteti Kombëtar grek gjatë regjistrimeve nga viti 1945 deri më 1989 shfaq përmasat e mëposhtme:

Popullsia totale Minoriteti grek

30.09.1945 1.122.044 26..535 (2.4%)
3.09.1950: 1.128.943 35.345 (2.5%)
2.10.1955: 1.391.499 35.345 (2.5%)
2.10.1960: 1.626.318 40.000 (2.4%)
1-15.04.1969: 2.068.155 mungesë të dhënash
7-16.1.1979: 2.590.600 49.307 (1.9%)
2-8.04.1989: 3.182.417 48.758 (2.4%)


Grekët analizojne raportin e SHISH-it në Komisionin e Sigurisë dhe paralajmërojnë marrjen e pronave të Xhorxh Tenetit apo Andrej Natsios

Mafia shqiptare, 100 milionë euro për të blerë pronat e komunitetit grek

Mediat greke kanë përdorur një raport të SHISH-it të bërë në Komisionin parlamentar të Sigurisë në fund të qershorit 2010, për të vënë alarmin se mafia po blen pronat e komunitetit grek në bregdetin jonian.

Sipas raportimeve të mbedhura nga Shërbimi Informativ Shtetëror, kishte informacione se mafia ruse kërkon të blejë prona të patundshme në jug të vendit, duke paguar rreth 100 milionë euro, ndërsa mediat greke e kanë përkthyer këtë si një plan shqiptar për të rrëmbyer pronat e minoritetit grek në bregdetin jonian (mos valle nuk eshte vertete?).

Sipas lajmeve të marra në sajtet e tyre online: "bregdeti jonian, veçanërisht Dhërmiu, Himara, Lukova dhe Saranda, janë nën sulmet e mafias shqiptare, kosovare dhe ruse, për të blerë prona të patundshme në Epirin e Veriut".

Shërbimet e sigurisë kombëtare të Greqisë, sipas raportit, po monitorojnë institucionet shqiptare, se si po i japin titujt e pronësisë në bregdetin jonian, në krahasim me të dhënat e pronave të komunitetit grek në segmentin nga Vlora në Sarandë.


Flitet për një raport sekret mbi rreziqet e pronave të komunitetit grek në Shqipëri, që thuhet se vjen nga Uashingtoni dhe që ka ngjallur shqetësimin e qeverisë greke, sepse mafia shqiptare dhe kosovare po blen me çmime më të larta se ato të tregut, por edhe me veprime ilegale.

Sipas raportimit, këtu është përfshirë edhe mafia ruse, me të njëjtin stil korruptimi të zyrtarëve shqiptarë, duke rrezikuar kështu edhe demokracinë shqiptare dhe sipas tyre ende nuk dihet nëse qeveria e z.Berisha është e përzier në këtë strategji, por situata e rëndë ekonomike në Greqi, ka frymëzuar mafian shqiptare dhe kosovare për të blerë prona të patundshme në shifrën 100 milionë euro, ku zonat më të rrezikuara janë Dhërmiu dhe Himara.

Ministri i jashtëm plotësues i Greqisë, Droutsas, kishte shprehur një muaj më parë shqetësimin për këtë problem, duke deklaruar se qeveria po e vëzhgonte nga afër dhe se nuk do të qëndronte indiferente për zhvillimet e rrezikshme në jug të Shqipërisë.

Sipas raportimeve greke, edhe ish-drejtori i CIA-s, Xhorxh Tenet, rrezikon të humbasë pronën e prindërve në Himarë, nga mafia shqiptare dhe kosovare, nëse fenomeni nuk ndalet. Familjet himarjote janë në konflikt me drejtësinë shqiptare, e cila i ka dhënë një personi anonin në zonën e Porto Palermos 850 ha tokë.

Gjithashtu ish-drejtori i USAID-it, Andreë Natsios, me origjinë nga Saranda, përherë është interesuar për pronën e prindërve të tij, ndërsa eksponentë të lobit amerikano-vorio epirot po marrin informacione nga Departamenti i Shtetit dhe ambasada amerikane në Tiranë për regjistrimin e ri të pronave ende në proces, i cili ka nevojë të realizohet sipas dokumenteve të vjetra të pronësisë, dhe nën transparencën e fiqishme të OSBE-së.

Figura të larta greke kanë prona nga të parët në jug të Shqipërisë, siç janë ish-presidenti grek Jorgos Stefanopulos dhe presidenti aktual Karolos Papulias.

Sipas raportit, ish-sekretari amerikan i shtetit, Kolin Pauell, i dërgoi letër ambasadorit amerikan në Tiranë për pronat në rajonin e Himarës dhe ishte nisma e vorioepirotëve të Amerikës, që pas vizitës së z.Pauell në Tiranë në 2003, ai t'i kërkojë ambasadorit amerikan në Tiranë, që të bëheshin disa zëvendësime në ligjin për të drejtat pronësore në jug të Shqipërisë, veçanërisht në bregdetin nga Vlora në Sarandë.

Regjistrimi i popullsisë, duke deklaruar etninë dhe fenë, që do të nisë në janar 2011, i kundervihet çhelenizimit dhe shkombëtarizimit, akuza keto ndaj qeverive të Shqipërisë qe nga regjimi komunist dhe deri sot te cialt jane koherente

5 comments:

Anonymous said...

Treguesit me te besueshem per minoritetet jane votat ne zjgedhjet lokale dhe te pergjithshme. Dhe te gjithe e dime se nuk ka pasur me shume se nje ose dy minoritare greke ne parlamentin shqiptar. Ka dhe greke qe votojne per PD e PS por numri derrmues i grekerve voton qartazi per partine e tyre minoritare. Po te marrim parasysh dhe numrin e madh te grekeve te merguar jashte Shqiperise sa % minoritare mendoni se kane ngelur ne vend?!
Mos ta bejme qimen tra, si thua Qirici

Anonymous said...

Problemi qendron tek kandari dhe tek agia. :))) Shqiperia ka vuajtur per statistika te sakta. Megjithate ne opinionin tim minoriteti grek (i vetedeklaruar i tille) ne Shqiperi nuk i kalon 7% te numrit total te popullsise.Diku tek 250 mije duke marre parasysh popullsine e Shqiperise tek 3.6 milione banore. Ketu jane futur pervec grekeve edhe minoritete te tjera si vllahe apo rome ku nje pjese e tyre mund te deklarohet greke dhe poashtu edhe nje pjese e konsiderueshme e shqiptareve qe deklarohet greke per arsye qe dihen. Gjithsesi ne Saliu do ta mbaje fjalen per rregjistrim te popullsise vitin tjeter, numrat qe do dalin do jene vertet interesante.

Anonymous said...

Degjo, jo me kot permenda termin "i vetedeklaruar" dhe ishte pa asnje tendence. Ka statistika, ka dhe "statistika". Rezultati ne kushte normale duhet te dale ai qe eshte. I pa ndikuar nga asnje faktore. Ne te kundert nese njera pale per hir te nje interesi te caktuar pranon dicka qe i leverdis, pala tjeter nuk bie dakort dhe i kundervihet. Pasojat jane se cdo gje shkon ne humnere dhe nuk perfitohet ajo qe kerkohet. Sigurisht qe duhet monitoruar nga Evropianet si proces pasi vetem ne kete menyre ka shanse qe te dale dicka ne drite.
Per emigrantet jam totalisht kundert dhe nuk e di nese qeveria e ka ne plan ti perfshije dhe ato ne regjistrim. C'kuptim ka nese dikushi jeton 20 vjet larg vendit dhe kerkon te regjistrohet si banor i tij?! Thjesht nuk ka llogjike dhe vetem sa e komplikon problemin me teper duke qene se tashme eshte i komplikuar qe ne zanafille. Kush do te regjistrohet le te vij ne Shqiperi, keshtu po.

Anonymous said...

Po, kjo puna e regjistrimit online me duket interesante me ane te numrit te pasaportes dhe ndonje mjeti tjeter identifikues. Mund te behet madje per te tere kjo gje perfshire dhe qytetaret shqiptare brenda shqiperise. Po te zgjidhej nje gje e tille dhe qe te ruhej anonimati i derguesit (jo vetem emri por edhe vendi nga e dergon) mund te dale nje rezultat i mire dhe i pamanipuluar.

Anonymous said...

"Dhe se fundi them se perse duhet gjetur se sa qillo patate jane ne traste nepermjet arsyetimit, nderkohe qe mund ti veme ne kandar dhe te lexojme lehtesisht agen e kandarit."

Sepse kandari eshte i prishur, tregon c'te duash vec duhet te luahs pak me te.