Turqia po kerkon te futet me prepotence ne ballkanin perendimor dhe mesa duket edhe Italia, qe eshte nje prej shteteve me investimet dhe interesin me te larte ne kete zone, po zbythet perballe kesaj prepotence.
Ne nje takim ndermjet nensekretarit te ministrise se jashtme italiane Alfredo Mantica dhe analoges se tij turke Ayse Sezgin eshte diskutuar pikerisht per ballkanin perendimor. Kesi lloj takimesh mbulohen gjithnje me fraza diplomatike te tipit "interesi i perbashket strategjik per ballkanin" etj...etj.. po me sa duket pala italiane ka mbetur paksa e shtangur nga pretendimet e Turqise ne kete zone.
Kjo shtangje duket e qarte ne deklaraten e pales italiane kur thote se interesat e te dyja vendeve jane te perbashketa, po koha, menyrat dhe sensibiliteti i perqasjes ne vendet e ballkanit perendimor jane te ndryshme nga momenti qe Turqia e prezanton veten si kavalieri mbrojtes i myslymaneve te ballkanit. Afirmim ky qe Turqit nuk mungojne asnjehere ta bejne kur u jepet rasti. Edhe ne Tirane ne daten 30/6, ne inaugurimin e pallatit te komunitetit musulman nga Turkish International Cooperation and Development Agency (TIKA), ne presencen e ministrit shqiptar te kultures Ferdinand Xhaferri, presidentit i comunitetit musulman Selim Muça, presidenti turk i TIKA Musa Kulaklikaya deklaroi se “Turqia dhe Shqiperia ndajne te njejtat vlera prej shekujsh”.
Dhe pikerisht per te mere kohe dhe reflektuar ne levizjet e veta perballe nje situate te re qe po krijohet, pala italiane ka vendosur te ritakohen me turqit ne Rome pas zgjedhjeve te 3 tetorit ne Bosnje-Ercekovine. Pala italiane shprehet haptazi se bisedimet do te zhvillohen ne driten e rezultateve te ketyre zgjedhjeve, duke specifikuar se bisedimet do te marin njerin ose tjetrin drejtim nese ne keto zgjedhje fitojne partite me baza etnike(kroate, serbe e bosniake) apo partite e moderuara.
Nuk besoj se do te kishte prononcim me te qarte se ky, per kuptuar se perplasja e qyteterimeve po ndodh pikerisht tani ne ballkanin perendimor dhe se e ardhmja e vendeve multietnike te ballkanit, varet pikerisht nga ajo qe keto etni po vendosin ne keto momente.
Nensekretari i ministrise italiane thote se ne kete takim do te flitet edhe per Kosoven pasi te shihet vendimi qe gjykata nderkombetare do te jape pasneser. Ne presim kete vendim thote ai, per ta interpretuar dhe per te pare se si do te vazhdojme me tej ne kete vend, duke pare qe jemi fortesisht te impenjuar me misionin Eulex. Turqit jane veçanerisht te interesuar per Kosoven, thote nensekretari dhe pikerisht edhe per kete, lame takimin ne mes te nentorit per te diskutuar pikerisht mbi keto çeshtje.
Fjalen e tij ai e mbyll me nje gjysem “duar lart” kur pohon se duhet filluar te konsiderohet roli i Turqise si nje force edhe ne vendet e ballkanit perendimor.
No comments:
Post a Comment