Saturday, February 05, 2011

Filloi punen kompania spanjolle per regjistrimin e tokave-tani jane ne Ilias dhe Himare lart

Sipas njoftimeve nga Himara, filloi punen kompania spanjolle per regjistrimin e tokave. Himarjote, jemi prane n je procesi te veshtire por shpresedhenes!!!!


Kompania spanjolle do të përgatisë dhënien e tapi

Shekulli

(Photo e botuar ne Shekulli, "marre" nga origjinali ne :

http://www.himara.eu/photos/index-gr.html)

1.5 milionë euro nga Bashkimi Europian dhe 186 mijë euro nga qeveritë e Greqisë, Çekisë, Zvicrës dhe SHBA-ve është shuma e parave të vëna në dispozicion për regjistrimin e parë të tokës në zonën bregdetare të Shqipërisë. Prezenca e OSBE-së ka bërë të ditur për gazetën “Shqip” se projekti në fjalë, që mbyllet në dhjetor të vitit 2011, do të vihet në zbatim nga kompania spanjolle “Tracasa”, e cila ka fituar tenderin e zhvilluar me këtë rast. Ajo është degë e Agjencisë Kadastrale të Qeverisë Rajonale të Navarrës, e krijuar 28 vjet më parë dhe ka një eksperiencë në fushën e projekteve ndërkombëtare të lidhura me regjistrimin e tokës, shërbimet kadastrale, kartografinë dhe zhvillimin e Sistemeve të Informacionit Gjeografik (GIS).

Sikurse edhe thuhet në deklarimin e Prezencës së OSBE-së, ky është regjistrimi i parë që kryhet për zonën e Bregdetit, brenda së cilës përfshihet hapësira që nis nga Orikumi e deri në kufi me Greqinë. Thënë ndryshe, projekti do të trajtojë të gjithë rivierën shqiptare e më tej, për të dhënë në finale një produkt regjistrimi, i cili do të shërbejë si premisë e pajisjes së pronarëve me vërtetime pronësie. Veprimtaria e kompanisë në fjalë rregullohet nga Memorandumi i Mirëkuptimit që është nënshkruar mes Prezencës së OSBE-së dhe Ministrisë së Drejtësisë.

“Prezenca ka përfituar nga mbështetja dhe bashkëpunimi me Zyrat e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme, si në nivel qendror, ashtu edhe në atë vendor”, thuhet në mbështetje të këtij fakti në informacionin e dhënë për gazetën “Shqip”. Për t’iu kthyer edhe njëherë çështjes së vërtetimit të pronësisë, regjistrimi i nisur do të shërbejë si bazë të dhënash për autoritetet shqiptare të cilat janë subjektet e vetme që kanë të drejtën e lëshimit të një dokumentacioni të kësaj natyre. “Lëshimi i certifikatave të tilla është përgjegjësi e institucioneve shtetërore përkatëse. Projekti synon të krijojë bazën mbi të cilën mund të merren më vonë vendime të tilla”, sqaron Prezenca e OSBE-së.

Pavarësisht ndarjes së qartë të punës është shumë e qartë se interesimi i posaçëm për çështjen e tokës në Bregdet sjell një nëntekst politik që lidhet me ndjeshmëritë e larta që ka kjo zonë në këtë drejtim. Reforma e pronësisë është një nga angazhimet kryesore të OSBE-së në Shqipëri dhe në këtë kuptim Bregu paraqitet si një nga territoret më problematikë. Nuk duhet harruar se roli i prezencës në këtë situatë fiton karakterin e një ndërmjetësimi që priret të zgjidhë problemet që ekzistojnë aktualisht dhe që janë formalizuar në krijimin e shoqatave të posaçme, por edhe situatave të tensionuara. Këtu është me vend të kujtohet se një nga çështjet më të trajtuara që Gjykata e Strasburgut ka në adresë të qeverive shqiptare është pikërisht ajo që ka të bëjë me pronat. Aq e vërtetë është kjo, saqë sikurse bëri të njohur gazeta “Shqip”, pak kohë më parë, ekzekutivi i tanishëm i kërkonte gjykatës të pezullonte marrjen e vendimeve për kompensim financiar për shkak të mungesës së fondeve. Një dosje e cila me projektin në fjalë gjen një zgjidhje të pjesshme në rang vendi, por të kënaqshme për zonën e Bregdetit.

4 comments:

North Epirus Online said...

Καλησπέρα!
αν μπορείτε ανεβάσετε τις αναρτήσεις σας και στα Ελληνικά να καταλαβαίνουμε και εμείς!

akroqeravnos said...

Αυτά που ζητάτε είναι δύσκολα, κάποιος πρέπει να μεταφράσει κείμενα και χρόνο δεν υπάρχει. Αν θέλει να αναλάβει κάποιος τη μετάφραση....
Παντός, εφόσον η Χιμάρα ανήκει στην αλβανική επικράτεια, πρέπει να διαβάζουμε και αλβανικά, αλλιώς πως θα πολεμήσουμε για τα δικά μας δικαιώματα στην Αλβανία?

Anonymous said...

Degjuam se kompania spanjolle do e regjistroje pronat me letrat e shtetit. po atehere pse i thirem keta dhe OSBE, per e bere shteti cte doje, te gjithe e dime se ky palo shtet (edhe bashke me kete trimin qe shkarkon wc me lart) i aka fallso dokumentat. ME KUFITARET E VJETER TE 1942 TE BEHET REGJISTRIMI, PA DKUMENTAT E SHTETIT DHE 7501, ITHIRNI MENDJES ORE....

Χίμαιρα said...

Υπαρχει η μεταφραση εδω...

http://ximara.blogspot.com/2010/11/blog-post_574.html