Friday, November 12, 2010

Nje leter e hapur kryeministrit nga Polo Cakalli

Pa te Drejten e Tokes edhe Liria s’ka kuptim
New York Center for Albanian Studies & Research
Dr. K. Gjoka

Nje shoqeri e lire eshte : Ku njeriu gezon te Drejtat Natyrale te mbrojtura me ligj nga shteti, ku pushteti Qendrot eshte i vogel dhe pushteti lokal ka kopetenca ligjore. Keto te drejta jane : Dinjiteti Individual qe perbehet nga E Drejta e Tokes, e Besimit etj.
Pa te Drejten e Tokes, nuk ka kuptim Liria dhe vete Jeta.

Qe te jesh i lumtur, i lire te zgjedhesh, te vendosesh vete per fatin e jetes tende ( pa cenuar te tjeret ), duhet te jetosh ne nje shoqeri te lire, ku pushteti qendror zbaton me ligje disa parime dhe vepron ne menyre te decentralizuar.

Shoqeria e lire krijohet ne demokraci. Demokracia kerkon kapitalizmin ku interesi personal dhe jo i perbashket sjell progres. Kapitalizmi krijohet mbi bazen e kaitalit. Kapitali formohet mbi pronesine e Tokes.
Toka eshte themeli i gjithckaje. Ajo kthehet ne kapital kur :
- Eshte tek Pronari i Natyrshem me Trashegim, i paisur me dokumenta te rregullta.
- Egzistojne ligje per ruajtjen e te Drejtes se Pronarit dhe ligje te tjera rregulluese per tregun e lire.



E Drejta e pronesise mbi Token
Nga letra e hapur drejtuar Kryeministrit te Shqiperise
Per Shoqaten Atdhetare-Kulturore “Piluri”
Dr. Polo Cakalli

. . .nuk mund te rri pa prekur shkurt problemin me madhor, te pazgjidhur drejt, i cili mban peng zhvillimin e vendit dhe ne stres gati te gjithe qytetaret e tij;

I. E drejta e Tokes
Kushtetuta Komuniste e vitit 1976 qe e beri token prone te shtetit, ishte misherim i Dekretit nr.1 te Leninit. Mirpo dihet se elementi me kryesor qe ndikoi ne hartimin e Kushtetutes Komuniste, ishte pikerisht toka; Mjeti kryesor i Prodhimit qe “lindte çdo ore e çast kapitalizmin, armikun e Socializmit”. Fshatarsia e jone qe ja pa hairin Socializmit, kerkonte pikerisht kapitalizmin, token e saj te shtetezuar, aty ku ja morren dhe aq sa kishte. Por shteti i ri Demokratik qe u krijua tek ne me 1991, kerkesen dhe obligimin ndaj fshatarsis nuk e plotesoi, por beri te kunderten; mori pozicionin antiligjor dhe arbitrar duke zevendesuar shtetin komunist si pronar i tokave te tyre, pa qene aspak i tille.

Ky eshte gabimi i pare, i rende i shtetit tone demokratik per kete problem themelor. Pronar i ligjeshem ai, shteti, eshte vetem per tokat ne pronesi te tij, te cilat ishin te shumta dhe me te mirat e vendit. Keto prona duhet te menaxhoheshin nga shteti ne nivel te larte; -te studjohej me pergjegjesi destinacioni i tyre ne prespektive sepse kishte; edhe per te privatizuar prona, edhe per nevojat e shtetit...gje qe nuk ndodhi. Por sidoqofte, edhe ligji i ri per kontrollin e titujve te pronesis eshte i domozdoshem per ato toka, mbasi askush tjeter veç organeve perkatese te shtetit pronar i tyre ose ish pronar, nuk ka te drejte ligjore te kryeje ate detyre dhe te zbuloje korupsionin dhe grabitjet qe jane ber ne to.

Nderkohe edhe tokat e ish Latifondisteve dhe pronareve te medhenj, te cilet me Reformen komuniste te pasçlirimit, u kaluan ne pronesi ish bujqve te tyre, e kerkojne kete verifikim, si per te saktesuar zbatimin e Ligjit qe koregjoi ekstremizmin e Reformes komuniste e cila i la pa gje te zotet e prones, por edhe per te zbuluar korupsionin e grabitjet qe jane ber ne keto prona. Kurse verifikimi i titujve te pronesise ne tokat e fshatarsis qe u shperndane si dhurate, ishte thjesht nje tymnaje qesharake trevjeçare.

Gabimi i dyte, jo me pak i rende, antiligjor e antizakonor per tokat e fshatarsis, qendron ne trajtimin e tyre me dy standarte;-Tokat troje,me vone dhe kullotat, livadhet e pyjet, u kaluan te zoterve, kurse tokat bujqesore, pa asnje baze ligjore, nuk ju ndane te zoteve por pronareve te shpikur, anonime si dhurate e shtetit, i cili nuk ishte pronar i tyre. Ky qendrim amatoresk, vetem per interesa te ngushta politike, tregon per nen vleftesimin dhe me pas edhe per braktisjen e fshatarsise nga shteti.

Gabimi i trete i shtetit ne kurriz te fshatarsis, qendron ne kryerjen e reformes, vetem per token bujqesore te saj. Ajo ishte nje nderhyrje e dhuneshme ne punet e brendeshme te komuniteteve fshatare dhe duke prodhuar konfrontime sociale në përmasa tragjike dhe me keq akoma ne trungjet familjare, duke i diskriminuar, perçar e armiqesuar me njeritjetrin. Kjo “reforme” ne permbajtjen e saj ishte jo vetem antidemokratike dhe antiligjore, por edhe nje pabesi e shtetit per fshatarsin, e cila priste mbeshtetje e drejtesi per te permiresuar jetesen e saj dhe gjeti veç pragje te pakapercyeshme, demagogji dhe braktisje te plote nga shteti.

Së katërti e papritura dhe e pabesueshme e madhe që doli në shesh ne kuadrin e realizimit të reformës vetëm për tokën bujqësore të fshatarsis ishte vendimi që u muarr për ta realizuar atë me një ligj 100 % komunist, ligji famëkeq numër 7501 dt.19.7.1991. Me këtë “zgjidhje” shteti i ri ju kundërvu hapur fshatarsisë, e cila mezi e priste kalimin në kapitalizëm, kalim që akoma edhe sot pas 17-18 vjetësh drita jeshile nuk duket qartë.

Së pesti; E keqia u thellua më tej me përmbajtjen e neni 128 të ligjit komunist që ndaloi dhe mohoi marrjen e tokës që do ti “dhuronte” shteti fshatarit në pronat e trashëguara nga të parët e tij. Kjo u bë për të humbur gjurmët e pronësis dhe korupsioni e grabitja të kishin fushë të lirë veprimi, të zhdukej historia e pronësisë dhe të rritej mirnjohja dhe besnikëria e fshatarsis ndaj “dhuruesit pushtet” të tokës.

Rezultati i parë i zgjidhjes së keqe të kësaj çështje; të pronësisë mbi tokën, është dështimi i plotë i ligjit 7501, megjithse ju vunë shumë “furka” për ta mbajtur me çdo kusht më këmbë këtij ligji satelit. Spjegimi i disfatës është shumë i thjeshtë!. Si ligj komunist ai do të kishte sukses po të funksiononte Diktatura e Proletariatit, e cila do të lan hesapet me grabitësit e parë të tokave duke i kaluar në litar ose pushkatim dhe të tjerët do të qëndronin sus, vetëm duke soditur tokat turistike dhe ato rreth qyteteve. Kurse sistemi demokratik që erdhi tek ne, padyshim la nam duke ju hapur portat hajdutëve me kollaro të cilët garbitën e xhvasin pa frike tokat e dhuruara nga shteti dhe te mbrojtur prej ligjit komunist 7501.

Dëshmi tjetër e dështimit të ligjit komunist është i dukshëm, prezent e flagrant, mbasi edhe tani pas 18 vjetësh, vetëm një numër shumë i vogël fermash kanë hyrë në rrugën e ekonomis së tregut të lirë. Pjesa më e madhe e tyrë funksionojnë si ekonomi natyrale, sa për vete. Pjesa tjetër e tyre, jo e vogel që quhet fermë, në fakt janë hiç fermë sepse jetojnë me transfertat e emigrantëve dhe me ndihma të tjera ose merren me trafiqe e kontrabandë. Pikërisht pse egziston kjo gjëndje e rëndë si më sipër, propozohet reforma e re gjithpërfshirëse.


II. Si ekspert i kesaj fushe dhe si qytetar, e quaj padrejtesi dhe fatkeqesi te madhe moskthimin e pronesis mbi token tek fshatarsia, tek trashegimtaret ne shkalle vendi. Por sido qe te ndodhe ne teresi, per Bregdetin ne veçanti, kthimi eshte i drejte dhe i detyrueshem dhe nje nevoje e padiskutueshme. Kjo, jo per t’u bere atyre privilegj te pamerituar, por per veçorit dhe meritat e veçanta qe egzistojne, te cilat jane te shumta.

1- Tokat e bregdetasve jane shume te bukura dhe me vlere te larte monetare. Por ky fat, apo shans, u ka rene te zoterve qe e kane trasheguar dhe jo “barbareve moderne” qe kerkojne te behen pronare me grabitje e korupsion dhe jashte ligjeve te ekonomise se tregut te lire; kerkeses dhe ofertes, qe funksionin ne kete treg.

2. Tokat e bregdetit, mes maleve dhe detit, kane qene ne te gjitha epokat te lakmueshme nga pushtuesit e shumte, por ata kurre nuk arriten t’a benin te tyre. Kjo merite e veçante historike eshte ber tradite e shenjte tek bregasit, prandaj çdo tentative per t’i grabitur ato,eshte e destinuar te deshtoje.

3- Ne Bregdet, ndryshe nga te gjitha zonat e tjera te vendit, nuk ka toke bujqesore are, e cila perben fondin kryesor dhe me te rendesishem te vendit per prodhimet baze.

4- Ne Bregdet ka vetem toka te zena me ullirin dhe agrumen dhe me pak me drufrutoret e tjera. Keto toka jane krijuar ne shekuj me pune titanike te stermundimeshme ne taraca dhe mikrobaçe nga shume breza. Eshte kjo arsyeja qe ato jane te shtrenjta e te shenjta, te paprekeshme edhe per brezat e sotshem.

5- Ne Bregdet, nuk ka patur dhe nuk ka pronare te medhenj tokash, prandaj nuk ka vend per reforme. Kjo, mbasi edhe pronaret, veç tokes se tyre, nuk kerkojne asgje me shume, se pronen e tjetrit e quajne haram.

6- Tokat e Bregdetit me ligj dhe Vendim te KM, jane destinuar per zhvillimin e turizmit. Tani ngelet qe me nje dispozite tjeter, te zgjidhen dy çeshtje qe e pengojne zhvillimin normal te turizmit ne bregdet si dhe te sektoreve te tjere ne pergjithesi. Ato jane:

- Te behet i paprekshem ulliri me rregulla dhe sanksione te nivelit qe meriton

Sepse sot eshte degraduar dhe çvleftesuar deri ne ate mase sa pritet dega per ta vjelur ne toke, per te ushqyer bagetin apo per dru zjarri. Krim i rende?!.

Tokat bujqesore qe figurojne sot ne bregdet, duke qene se toke are nuk ka si dhe drufrutoret i dominon ulliri qe do te mbrohet me fanatizem, ato qe ngelen jane troje qe do t’i sherbejne industrise se turizmit. Pra per kete ato duhet te hiqen nga kategoria “toka bujqesore” dhe te kalojne ne troje turistike. Me kete zgjidhje normale te problemit, ligji komunist shkaterimtar per vendin ne bregdet del jashte loje pa e shfuqizuar ate me dispozite te veçante ligjore dhe duke mos lenduar aspak mbeshtetesit e tij.
-
7- Kthimi i tokave ne bregdet tek trashegimtaret e tij, sot perben nje domozdoshmeri absolute per te fituar kohen e humbur ne zhvillimin e turizmit dhe degeve te tjera te nevojeshme. Kjo, jo vetem ne interes te te zoterve te tokave, por ne interes te te gjithe vendit.

8- Strukturat perkatese te shtetit, te ngarkohen me ligj per te mbeshtetur pronaret dhe per te menaxhuar kthimin e zones ne nje perle te vertete me turizmin e saj elitar dhe konkurues.

9- Te hiqet dore nga prapaskenat e turpeshme e kriminale, per zhvillimin ne bregdet te turizmit anonim pa te zotet e vendit. Raste te kesaj natyre duhet te denohen rende.

10- Tokat e kategorive te tjera te zones, kryesisht kullotat, mushate, dhe pak pyje, kane qene ne shekuj me pronar vendas, individuale apo dhe kolektive, dhe te askujt tjeter. Prandaj pretendimi per pronare te tjere, nuk mund te vertetohet kurre.

11- Perfundimisht; eshte ne interes jo vetem te zones por te gjithe vendit ne teresi, qe Bregdeti te lulzohet per te gezuar te gjithe shqiptaret dhe te mos e lejojme te behet vendi i larjes se hesapeve midis te zoterve te vendit dhe pushtuesve mafioze.

Me shume respekt
Per Shoqaten Atdhetare-Kulturore “Piluri”
Dr. Polo Cakalli












No comments: