Wednesday, November 10, 2010

Dipllomacia dhe antitezat ne kohe te zv. ministres se jashtme shqiptare


November 2010: Nga intervista e zv. ministres se jashtme te Shqiperise znj. Edit Harxhi (Shqip on line)
" Marredheniet tona me Greqine jane mjaft te mira, deklaratat e bera mund te jene momentale, ato qe behen nga politikane te caktuar ne momente te caktuara, mund te jene deklarata pre-elektorale, por kjo, mendoj une, nuk mund te ndikoje ne klimen mjaft te mire te marredhenieve mes dy vendeve dhe aktualisht nuk mendoj se mund te kete ndonje problem apo proces te hapur me ndonje nga vendet fqinje qe mund te na pengonte ne axhenden tone te integrimit.

Per te folur me konkretisht, si do te kapercehet ceshtja e marreveshjes se delimitimit te ujerave, per sa kohe qe zedhenesi i Ministrise se Jashtme greke ka deklaruar se "kjo eshte nje ceshtje qe i perket Shqiperise"?

Normalisht marreveshja ne fjale deshtoi, sepse Gjykata Kushtetuese e ktheu ate. Ajo u firmos nga dy ministrat e Jashtem te asaj kohe, pra ka marre miratimin e qeverise sone. Natyrisht ajo cfare na ngelet ne per te diskutuar eshte qe te ulemi me palen greke dhe te shohim modalitetet, se si do te vazhdojme me tej me kete marreveshje. Shpresoj qe bisedimet e para jo vetem per marreveshjen, por ne pergjithesi, do te fillojne pas 1 ose dy javesh, ku do te kemi edhe diskutimet diplomatike me Greqine. Ato do te jene ne nivelin e sekretarit te Pergjithshem te ministrive te Puneve te Jashtme dhe aty do te diskutohen te gjitha ceshtjet qe kemi ne tryeze. Eshte nje praktike qe ndiqet me te gjitha vendet nje here ne vit. Keto nuk jane ceshtje pezull - ne diskutojme ne pergjithesi marredheniet dypaleshe, ato ekonomike, politike, rajonale, bashkepunimin shumepalesh dhe pika te vecanta, sic eshte ne kete rast edhe marreveshja e delimitimit te ujerave. Mendoj se kjo eshte dicka qe do te rakordohet mes te dyja paleve, nuk mendoj se kjo do te mbetet nje ceshtje qe ne do te na dilte ne nje moment gjate periudhes sone ne kete axhende te gjate te integrimit qe kemi. Eshte i njohur tanime fakti se celesi i suksesit ne rajon per te gjitha ceshtjet jane bisedimet e qeta, konsultimet dhe fryma e kompromisit per gjithcka. Kjo fryme sherbeu edhe per zgjidhjen e konfliktit mes Kroacise dhe Sllovenise. Ne nuk kemi nje ceshtje si ajo mes dy vendeve te siperpermendura, per vete faktin sepse nuk eshte diskutuar ne ato pika sic diskutuan kroatet dhe sllovenet, te cilet arriten deri ne dergimin e saj ne Gjykate Nderkombetare. Nga ana jone nuk ka asnje rast te tille, as nga pala greke.

Presidenti i Republikes ka bere nje sugjerim te tille...

Ne nuk kemi asnje arsye ta cojme ceshtjen ne Gjykaten Nderkombetare. Por kjo do te varet gjithsesi nga fryma e diskutimit qe do te kemi ne. Diskutimet dhe bisedimet qe jane bere deri me tani ne parim mes ish-ministrit te Jashtem, zv.kryeministrit, z. Ilir Meta dhe ministrit te Jashtem grek, z. Drutcas, kane qene ne nje fryme mjaft te mire, mjaft te ngrohte, duke synuar gjithnje gjetjen e kompromisit, uljen ne tavoline per t'i zgjidhur te gjitha ceshtjet, qe ne nje moment mund te krijonin kokecarje per te dyja palet. Gjithsesi keto jane ceshtje qe absolutisht nuk shoh se mund te behen pengese, per arsye sepse midis nesh ekziston nje traktat miqesie. Dhe per sa kohe qe ekziston nje traktat miqesie, i nenshkruar nga te dyja palet dhe i ratifikuar nga te dyja parlamentet, mendoj se gjerat do te zgjidhen me kujdes.
Per te mbetur ende ketu, a ekziston realisht ligji i luftes, apo eshte me shume nje fiksion mediatik?
Ne momentin qe nenshkruhet nje traktat miqesie midis paleve, mendoj se duhet te bjere cdo lloj ligji ekzistues mes te dyja paleve. Une natyrisht nuk jam juriste dhe nuk mund ta them kete gje, por duke qene se ne vitin 1995-1996, ne kohen kur eshte bere ky traktat, une kam qene ne Ministrine e Jashtme si specialiste per ceshtjet e Turqise dhe Greqise ne vecanti, mendoj se nenshkrimi i ketij dokumenti prevalon. Qe nga ai moment, palet parashikojne pikat e perbashketa ku duhet te takohen dhe pikerisht aty jane percaktuar edhe ceshtjet qe mund te sjellin probleme ne nje te ardhme. Pra jane te gjitha te parashikuara ne kete traktat miqesie. Mendoj se qe nga ai moment, cdo ligj tjeter ndoshta kthehet nul. Per kete, une edhe njehere dua te theksoj se nuk jam juriste, por ne aspektin politik te asaj se cfare mendoj une, mund te them se nje traktat miqesie prevalon mbi cdo pjese tjeter te legjislacionit.

Ne vitin 2004, ne mos gaboj, z.Papandreu, asokohe ne krye te OSBE-se, do te shprehej se "me sa duket ne Himare ka nje pakice te qendrueshme greke", teksa Kryeministri Berisha aktualisht shprehet se ne kete zone "ka nje komunitet bilingual". A shihni se kjo kontradikte deklaratash mund te behet pjese e diskutimeve ne tryezat dypaleshe?

Mendoj se komunitete bilinguale ka ne shume vende te botes dhe ne rajonin tone. Nuk di qe z.Papandreu ta kete ngritur kete ne kapacitetin e nje Kryeministri. Se dyti, shpesh here, ose gjate ketyre viteve qe une jam perfshire ne politike, konstatoj se politikanet shpesh kthehen ne deklarata, pra mund te kene thene dicka dhe me pas ta kundershtojne, ose mund te mos e hapin me ate cfare kane deklaruar. Kjo ka ndodhur rendom edhe ne Ballkan. Aktualisht ne Himare ekziston nje pjese e komunitetit bilingual. Pra jane shtetas qe kane pasur mundesine per te marre gjuhen dhe komunitete te tilla apo qytetare te tille ka sot ne te gjithe Ballkanin.

Ne hyrje te Ministrise se Jashtme eshte nje bust i Abdyl Frasherit, drejtues i Lidhjes se Prizrenit, qe nxori ne plan nderkombetar ceshtjen shqiptare, e adoptuar si pjese e ndergjegjes sone kombetare. Nderkohe, ne Prizren pak dite me pare Kryeministri turk, Erdogan, njeherazi kryetar i Partise Islamike te Turqise, u shpall qytetar nderi. Duke pare edhe nga historia jone, si do ta gjykonit kete akt simbolik dhe cfare perfaqeson Turqia per boten shqiptare?

Mendoj se edhe njehere shqiptaret jane treguar nje popull mendjehapur. Pa komplekse edhe ne rastin e dhenies ne titullit. Te njejten gje ka manifestuar edhe Kryeministri Erdogan. Me permendet Abdyl Frasherin. Eshte e vertete qe ka qene nje nga drejtuesit kryesore te Lidhjes se Prizrenit, qe ka luftuar per shqiptarine, nga ka dale edhe deklarata e famshme e Lidhjes se Prizrenit, qe hodhi bazat e krijimit te shtetit shqiptar vite me vone. Gjithsesi, Abdyl Frasheri ka qene edhe deputet i Parlamentit turk dhe pavaresisht kesaj, mendoj se e vecanta dhe tradicionalja ne marredheniet shqiptaro-turke pikerisht ka qene kjo: nje pjese te historise e kemi pasur te perbashket. Pikerisht pra, si eshte e mundur qe themeluesi i shtetit shqiptar, Ismail Qemali, ashtu edhe pjesa me e madhe e patrioteve shqiptare qe kane luftuar per ceshtjen shqiptare, jane njerez qe kane sherbyer ne Perandorine Osmane, kane pasur ofiqe te larta, kane sherbyer me dinjitet dhe sot nderohen si nga ne, por edhe nga Turqia qe eshte pasardhese e drejtperdrejte e Perandorise Osmane. Mund te permend ketu vetem nipin e Abdyl Frasherit, Ali Samiyen, qe ka qene nje nga personalitetet me te medha ne Turqi dhe sot nje nga stadiumet me te medha te saj mban emrin e tij. Po keshtu edhe Sami Frasheri, vellai i Abdyl Frasherit, qe eshte babai i kthimit te letrave, gjuhes osmane ne shkrimin e turqishtes se sotme me germa latine. Nderkohe qe ai eshte edhe babai i letrave shqiptare. Pra mendoj se keto jane marredhenie tradicionale dhe shqiptaret kane treguar edhe njehere se jane nje popull shume mendjehapur. Vetem kjo cilesi e tyre ka arritur qe te beje kaq miq, madje edhe midis atyre popujve qe nuk mendohej se do te mund te afroheshin si te tille.


2001: disa nga tezat e znj. Edit Harxhi- it tek studimi:
"Komploti Greko Komunist kunder Demokracise Shqiptare 1997-2000" :
1. Politika e jashtme greke ndaj Shqiperise ka qene e njejte ne cdo moment te historise se marredhenieve Shqiptaro Greke, por me mbarimin e luftes se ftohte ajo u modernizua, ashtu sic ndryshoi edhe ritmi ekspansionit i Greqise ndaj Shqiperise.

2. Qe ne kohen e pranimit te tij ne Shqiperi dhe deri sot kleri i huaj Ortodoks ne Shqiperi, ka qene armiku me i madh i vendit dhe agjentura me e forte ne territorin Shqiptar qe ka punuar dhe luftuar per helenizimin e Jugut te Shqiperise dhe rrenjesimin e politikes ekspansioniste greke ne vendin tone, duke kanalizuar gjithecka nen ombrellen e Kishes Ortodoxe Greke

3. Emigracioni Shqiptar ne Greqi, ai ilegal dhe legal, eshte toleruar dhe shtyre vete nga qeverite greke qe nga viti 1991, per tre arsye kryesore. E para, per te asimiluar me kollaj nje pjese te konsiderueshme shqiptaresh duke bere te mundur pagezimin e tyre ne kishat greke dhe nderrimin e emrave nga shqipetare ne grek.

4. "Revolucioni I vonuar I vitit 1997 ne Shqiperi" mund te perifrazohet pa frike edhe "Pushtimi Greko -Komunist i Shqiperise". Quhet pushtim per arsye se qe nga ai moment, Shqiperia u pushtua, politikisht, dhe ushtarakisht nga Greqia dhe se per kete pushtim qarqe te caktuara greke perdoren cdo mjet dhe menyre per te aneksuar Shqiperine

No comments: