Kush kerkon te largoje bustin e deshmorit te Gjuhes greke Aristotel Guma?

H προτομή του εθνομάρτυρα Αριστοτέλη Γκούμα

Procedeengs of The III Panhimarjot Conference -

http://www.himara.eu/adver/KHimariot/konferenca3_1.html

Llambro Ruci shvlefteson "argumentat" e Kristo Frasherit, Luan Malltezit, Shaban Sinanit etj

Le të thonë sa të duan Kristo Frasheri, Luan Malltezi, Shaban Sinani etj.se gjuha e parë në Himarë është shqipja dhe më pas greqishtja. E kjo është thënë qartësisht, por vendosmërisht, pa ekuivoke dhe duke e faktuar

Regjistrimi i popullsise-Presidenti Topi: presione nga qarqe ultranacionaliste

“Ndjeshmëria e madhe është sepse nga individë të qarqeve ultranacionaliste tentohet të bëhet një politikë presioni dhe deformacioni të një procesi që duhet të jetë nacional dhe ligjor” Presidenti la të kuptohej se ai ishte ishte edhe për deklarimin e lirë të etnisë dhe fesë

Ivanov: "ende në rajonin tonë qarqet ultranacionaliste veprojnë në dëm të vendeve të tjera".
(Shqip)

In contrast with 52-personality peticion, in the report of Europian Commission it is said that:

There is a lack of accurate data on minorities in Albania. This situation is expected to be addressed by the conduct of a population census in 2011, respecting international standards including the principle of free self-identification. This census will include optional questions on the ethnic origin, religious affiliation and mother tongue of respondents.

Pse nuk i jepet shtetesia shqiptare fortlumturise se tij Anastasios?

Lufta midis civilizimeve ne Shqiperi e gjen shprehjen ne luften frontale te qarqeve ateiste dhe antikrishtere qe perfaqesohen deri ne kupolen e shtetit per 20 vjet rresht dhe kontrollojne totalisht mediat.
S ipas raportimeve te ShIK-ut dhe shtypit, fondametaliste musilmane kane marre shtetesi shqiptare, kurse kryepeshkopi dekorohet nga Presidenti por ende nuk i ploteson kushtet per shtetesi megjthe qendrimin permanent prej 19 vjetesh ne Shqiperi !!!!


Friday, July 04, 2014

Përse rrëmohet në kanalet e së shkuarës?!

Publikuar më 03.07.2014 | 9:53
 1  0
 
Panajot Barka
Akuzat ndaj Greqisë për gjenocid në Tiranë, në ditën e marrjes nga vendi ynë të statusit të vendit kandidat për në BE, më kujtuan fabulën bretkosës me cukthin të një kolegu grek, të përdorur për të personifikuar marrëdhëniet midis Greqisë dhe Shqipërisë. Sipas kësaj fabule, teksa bretkosa nxirrte ne bregun e përtejmë të një lumi cukthin, ky i fundit e pickoi atë. Dihet se në procesin e finalizimit të aspiratës për statusin e vendit kandidat, Shqipërisë i ra fati që kryesimin e BE-së ta kishte fqinja saj, Greqia, e cila veç këtij roli, kontribuoi sinqerisht dhe me seriozitetin maksimal për arritjen e këtij qëllimi. Normale do të ishte që të ndjehej, si zyrtarisht ashtu dhe në opinionin publik, një falënderim ndaj Greqisë dhe veçanërisht, për njerëz të veçantë të saj, që sfiduan edhe rezervat më konsistente në politikën kombëtare greke. 

Si zakonisht ndodhi e kundërta. Ditën e kurorëzimit të përpjekjeve për ketë ngjarje historike, Greqia, mu në mes të Tiranës, dhe me amplifikim mediatik të jashtëzakonshëm, u përball me akuzën ekstreme të gjenocidit. Në gjuhën diplomatike kjo do të thotë marrëdhënie zero midis dy vendeve. Aq më tepër që një akuzë e tillë bëhet me pjesëmarrjen dhe mbështetjen, qoftë edhe të heshtur, të segmenteve të politikës zyrtare. Aq më tepër që akuza nuk ka asnjë të vërtetë e nuk mbështetet në asnjë instrument politiko-juridik dhe historik. Kjo për faktin se viktimat e një konflikti civil ndërkomunitar në një luftë ndërkombëtare, nuk kanë asnjë lidhje me gjenocidin. Aq më tepër që u kundërvihet të gjitha akteve ndërkombëtare dhe atyre midis dy vendeve që rregullojnë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit reciprok. Po ashtu, i kundërvihet vet aktit të marrjes së statusit të vendit kandidat për në BE. Dhe kjo nuk është një rastësi. 

Në këta 23 vjet tranzicioni në Shqipëri, Athina zyrtare (nuk flasim për qarqe) ndoqi në mënyrë permanente dhe konsekuente politikën e integrimit të Shqipërisë në strukturat euroatlantike, si mënyrën më efikase për zgjidhjen e problemeve të të gjitha natyrave midis dy vendeve dhe për ndërtimin e marrëdhënieve evropiane të fqinjësisë dhe të bashkëpunimit në të ardhmen. Me këto parime, Athina zyrtare neutralizoi edhe rezervat, që kishin përfaqësues të minoritetit etnik grek në Shqipëri në lidhje me respektimin e të drejtave të këtij minoriteti. Kujtojmë se që në vitet 1990-1991, Athina mori përsipër përkrahjen e drejtpërdrejtë të atyre forcave politike në Shqipëri që premtonin vendosjen e rendit demokratik në vend. Përkrahu aktivisht Shqipërinë në anëtarësimin në OSBE, në Këshillin e Evropës, në NATO dhe së fundmi në marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE. Greqia dhe grekët kanë hapur portat e tyre për më shumë se një milion shqiptarë, që për vite me radhë përbënin burimin më të madh të të ardhurave për Shqipërinë. Mbi 400 ndërmarrje ekonomike greke veprojnë në Shqipëri, duke zbutur varfërinë ekonomike të vendit. Greqia është ndër partnerët tregtarë dhe ekonomikë më të rëndësishëm të Shqipërisë. Për këtë Greqi, në mjedise zyrtare dhe sidomos në ato publike, nuk evidentohet një frymë mirëkuptimi, apo vlerësimi pozitiv.

Përkundrazi, evidentohet më shumë kultivimi i një klime dyshimi deri në armiqësi ndaj Greqisë. Bëhet fjalë për një nacionalizëm të tejkaluar, pjellë e ideologjisë komuniste të shartuar mbi nacionalizmat e fillimit të shekullit të kaluar, që frymëzonin interesat gjeostrategjike të fuqive të ndryshme në Ballkan. Ata që e kultivojnë dhe e ushqejnë këtë klimë e kuptojnë shumë mirë që vepra e tyre shkon ndesh me frymën dhe aspiratën euroatlantike të vendit dhe është i patolerueshëm nga institucionet e tyre përfaqësuese. U provua qartësisht gjatë shfryrjeve delirante nacionaliste në prag të 100-vjetorit të pavarësisë dhe të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013. Reagimi i Europës dhe i Amerikës ishte i tillë saqë u kthye në shkak kryesor për mosmarrjen e statusit të vendit kandidat në atë periudhë. Pra ajo që vihet re është se politikbërja dhe opiononbërja në Shqipëri, të ndodhura shpesh në të njëjtën llogore, për konsum të brendshëm, apo për përfitime politike të çastit, ose në pamundësi të krijimit të standardëve për një mirëqenie ekonomike, sociale, kulturore e politike europiane, i drejtohen arketipit të nacionalizmit primitiv të armiqve permanentë, arketip, i cili dha efekte maksimale për izolimin e Shqipërisë në periudhën komuniste. 

Paaftësia e klasës politike dhe intelektuale në vend për të dalë nga klishetë nacionaliste të sistemit totalitar, pasqyrohet dukshëm edhe në rilevimin e sistemeve të identifikimit etnik apo kombëtar. Vazhdon të jetë mbizotëruese paaftësia për t’u mbështetur në vlerat e brendshme pozitive të traditës për të krijuar një sistem referimi vlerash të perspektivës sipas standardeve të kulturës dhe historisë kombëtare të vendeve europiane. Ky boshllëk në vetëpërcaktimin kombëtar po plotësohet me modelin e ballafaqimit me të tretët. Pasi armiqtë e tjerë, ose u zhbënë, ose u kthyen në aleatë besnikë e miq për kokë, Greqia, fatkeqësisht, përbën “armikun” e fundit dhe po kthehet në etalon ballafaqimi për vetëpëracaktimin etnik, sidomos për ata shqiptarë që nuk kanë asnjë lidhje me Greqinë, ose që e njohin me syzat e sistemit komunist dhe nacionalizmit anakronik. Nuk ka zhvillim pozitiv apo negativ, të cilësdo natyre në Shqipëri (zgjedhje politike, bërje kushtetute, trazira si ato të 1997-98, marrëveshje ekonomike apo politike, censuse, reforma territoriale apo arsimore, diskutime mbi etnitë, etj.), ku edhe Greqia të mos jetë sistem referimi apo reagimi negativ nacionalist. Shpenzohen energji kolosale, ekonomike, politike propagandistike për t’u mbrojtur nga “armiq” që nuk kanë asnjë pikë kontakti me realitetin e aspiruar europian. 

Me qëllim, manifestohet një kompleks frike pa objekt dhe me inferioritet të paimponuar nga askush. Shpesh kjo e ka burimin te sforcimi për të deformuar realitetin aktual dhe më shumë atë historik. 
Madje, shpesh vihen re përpjekje që përmes këtij deformimi, të përvetësohet deri ato gjera që e dallojnë Greqinë, siç është kultura, arti dhe mitologjia e lashtë greke. Dhe gjithçka bëhet për të armatosur atë nacionalizëm të vjetruar por edhe të rrezikshëm për atë që e manifeston; për t’iu kundërvënë të vërtetës së realitetit historik dhe të bashkëjetesës shekullore të grekëve dhe shqiptarëve, pa kufij dhe pavarësisht nga nënshtrati i tyre dhe nga arsyet politike që e imponuan atë. Është e vërtetë se Greqia është një fuqi euroatlantike në Ballkan dhe Shqipëria është vend i privilegjuar në marrëdhëniet me Greqinë. Dallimi qëndron se, ndërsa Greqia e ndërgjegjshme për misionin e vet, mundohet dhe mbyll të gjitha kanalet e historisë që helmojnë të tashmen dhe të ardhmen, ashtu siç kanë bërë shumë vende europiane, (ashtu si Evropa përpiqet t’u imponohet Serbisë dhe Kosovës), në Shqipëri ndodh e kundërta. Mbahet hapur komunikimi me të gjitha kanalet e së shkuarës duke bllokuar kanalet e së ardhmes nëpërmjet identifikimit të së tashmes më të shkuarën, që interpretohet si e helmatisur.

No comments: