Kush kerkon te largoje bustin e deshmorit te Gjuhes greke Aristotel Guma?

H προτομή του εθνομάρτυρα Αριστοτέλη Γκούμα

Procedeengs of The III Panhimarjot Conference -

http://www.himara.eu/adver/KHimariot/konferenca3_1.html

Llambro Ruci shvlefteson "argumentat" e Kristo Frasherit, Luan Malltezit, Shaban Sinanit etj

Le të thonë sa të duan Kristo Frasheri, Luan Malltezi, Shaban Sinani etj.se gjuha e parë në Himarë është shqipja dhe më pas greqishtja. E kjo është thënë qartësisht, por vendosmërisht, pa ekuivoke dhe duke e faktuar

Regjistrimi i popullsise-Presidenti Topi: presione nga qarqe ultranacionaliste

“Ndjeshmëria e madhe është sepse nga individë të qarqeve ultranacionaliste tentohet të bëhet një politikë presioni dhe deformacioni të një procesi që duhet të jetë nacional dhe ligjor” Presidenti la të kuptohej se ai ishte ishte edhe për deklarimin e lirë të etnisë dhe fesë

Ivanov: "ende në rajonin tonë qarqet ultranacionaliste veprojnë në dëm të vendeve të tjera".
(Shqip)

In contrast with 52-personality peticion, in the report of Europian Commission it is said that:

There is a lack of accurate data on minorities in Albania. This situation is expected to be addressed by the conduct of a population census in 2011, respecting international standards including the principle of free self-identification. This census will include optional questions on the ethnic origin, religious affiliation and mother tongue of respondents.

Pse nuk i jepet shtetesia shqiptare fortlumturise se tij Anastasios?

Lufta midis civilizimeve ne Shqiperi e gjen shprehjen ne luften frontale te qarqeve ateiste dhe antikrishtere qe perfaqesohen deri ne kupolen e shtetit per 20 vjet rresht dhe kontrollojne totalisht mediat.
S ipas raportimeve te ShIK-ut dhe shtypit, fondametaliste musilmane kane marre shtetesi shqiptare, kurse kryepeshkopi dekorohet nga Presidenti por ende nuk i ploteson kushtet per shtetesi megjthe qendrimin permanent prej 19 vjetesh ne Shqiperi !!!!


Saturday, November 08, 2014

SHOQATA “BREGDETI” -Rezolute

post by K. Jorgji
SHOQATA “BREGDETI” 
Adresa:  Rr.”Zonja Curre”, Pa.28, Sh.2, Ap.30, Tirana-Albania                                               
Tel.: +355 4 2372150
 

                         
R E Z O L U T Ë
Shoqata Atdhetare  “BREGDETIduke ndjekur me shqetësim në rritje ngjarjet në juridiksionin e njësive administrative Bashkia e Himarës dhe  Komuna e Lukovës, mbledhur në Himarë më datën    XX   nëntor 2014,  në një  tubim gjithëpërfshirës popullor me pjesmarrës nga popullsia nga Palasa në Nivicë duke parë:
·        Se të tërë Qeveritë Shqiptare të periudhës postkomuniste përmes aplikimit të ligjit famëkeq 7501, NUK i kthyen tokat bujqësore pronarit të ligjshëm bregas që e kishte trashëgim nga të Parët e tij,
Se ky ligj  thellësisht antidemokratik dhe antikushtetues që ligjëron  parimet leniniste-enveriane se “toka i perket atij që e punon”  u çeli rrugën korrupsionit, abuzimeve të shumta dhe lindjes së pronarëve të rinj pa asnje lidhje me krahinën tonë,
Se përmes këtij ligji antipopullor dhe në thelb antimoral banorët autotoktone të Bregdetit kthehen de facto në raya, që as edhe pushtuesit Otomanët s’mundën ta bënin në këto treva, duke u mohuar atyre të Drejta Kushtetuese për të jetuar nëpërmjet pronës së tyre dhe krijohen kushte edhe për humbjen e identitetit.

·        Se Reforma administrative territoriale, e cila parasheh bashkimin e Bregdetit Jonian nga Palasa në Nivicë, me Komunën e Vranishtit,  u miratua në mënyrë hapur të njëanëshme nga mazhoranca aktuale, pa konsultuar dhe dëgjuar hapur dhe demokratikisht publikun e dy komunave Himarë dhe Lukovë dhe pa marrë parasysh argumentat për falsitetin dhe mosfunksionalitetin e këtij bashkimi artificial administrativ ne Vranishtin me të cilin, ndonëse me respektin reciprok,  i ka ndarë natyra me male, historia me braktisjen e fesë së të parëve tanë si dhe prioritetet e zhvillimit tradicional dhe aktual ,
se kjo reforme u aprovua duke marrë hapur nëpër këmbë Kushtetutën e vendit dhe  Konventat Ndërkombëtare për Organizimin e Pushtetit Vendor dhe të Drejtave Themelore të njeriut duke zbatuar hapur dhe me cinizem të pashoq parimin e më të fortit në marrjen e vendimeve, tipar që bie ndesh me atë qeverive demokratike,
dhe se ky bashkim në analizën tone nuk sjell asnjë avantazh cilësor të rëndësishëm, por vetëm erozion dhe hollim të së drejtës së Bregasve për të vendosur mbi fatet e zhvillimit të tyre unik ekonomiko-social vetëm për interes së politikës së tanishme dhe duke në kundërshtim me funksionalitetin e pretenduar të reformës

U drejtohet Presidentit, Kryeministrit dhe Kryetarit të Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, si dhe përfaqësive  kryesore diplomatike të akredituara në Shqipëri me kërkesat që vijojnë për:
1.    Rregjistrimin e pronave duke zbatuar kriterin e trashëgimnisë, siç parashikojnë nenet përkatëse të Kushtetutës së Shqipërisë. Kjo pasi sikurse edhe tërë zona kondrinore-malore e Shqipërise, populli i Bregdetit nuk e njeh ligjin 7501 duke qënë se në Bregdetin Jonian tokat nuk janë dhuratë e natyrës, as rrjedhojë e investimeve shtetërore, por janë përfituar me mund e djersë e investimin e bregasve duke shkulur gurët dhe mbartur në kurriz dheun për të kthyer shkëmbin në mjet të egzistencës së tyre nëpër shekuj.

2.    Bregdetasit janë dhe këmbëngulin për rregjistrimin fillestar të pasurive të tyre, pasi vetëm kështu pronat e tyre bëhen efikase dhe aktive në një ekonomi tregu. Por ata kërkojnë me këmbëngulje që rregjistrimi i tyre të bëhet duke :
(a) duke marrë për bazë vërtetimin e origjinës së pronës sipas disponimit të saj në vitin 1945, para kryerjes së Reformës Agrare nga pushteti monist dhe
(b). Duke respektuar transparencën dhe rregullat ligjore të këtij rregjistrimi, proçes që ka tërë shënjat se po kryhet pa transparencen  dhe komunikimin e duhur me publikun  

3.    Kundërshtojnë me forcë projektin e bashkimit të bashkisë së Himarës dhe komunës së Lukovës me atë Vranishtit si një artifakt që i kundërvihet funksionalitetit të pretenduar zyrtarisht. Bregasit duke qenë dhe mbetur historikisht dashamirës dhe miqësore me tërë fqinjët e tyre, besojne se kjo shkrirje me komunen e Vranishtit nuk është as natyrale dhe as funksionale dhe si e tillë ajo vetëm sa do të dëmtojë dy komunat e Bregdetit që kanë një perpektivën e qartë të zhvillimit ekonomik bazuar në turizëm
4.     Mbledhja delegon një përfaqësi nga shoqata “Bregdeti” për bisedime me aktorët e vendimarrjes,  donatorët dhe përfaqësitë diplomatike.(Kontakt 06XXXXXXXXX) 

Nga Tubimi Popullor i Himarës & Shoqata Atdhetare « BREGDETI»

1 comment:

Anonymous said...

Ju mbeturina fenikas te ardhur si refugjate ne trojet e kaones(ka ana e detti) ne atdheun e akilit(akullit birit te detit) . perfaqsoni kalin e trojes brenda keshtjelles pellazgo iliro arbenore. Po beni cmos duke blere kaonas apo NGA anes apo bregas per te ndryshuar etnicitetin e i dentitetin troje treve arbenore. Berthama e ushtrise skenderbeit ishte me epiriot por si per cudi asnje nga pasardhesit e tyre te cilet u nguliten ne itali nuk liste apo flet greqishten e sotme por flasin greqishten e vjeter te epiros pra shqipen e sotme. Prandaj mbylleni halen se do bini brenda