Monday, December 11, 2006

News: Kryepeshkopi Hristodhulos takim me Papa Benediktin.

11/12/2006 09:01 (ERT)

Vizita e kryepeshkopit Hristodhulos ne Seline e Shenjte do te filloje ne mengjezin e dites se merkure dhe do te zgjase 3-dite.
Zoti Hristodhulos dhe mitropolitet qe do ta shoqerojne, do te kene takim me Papa Benediktin, do te nenshkruajne nje deklarate te perbashket dhe ne vazhdim do te vizitojne kishat e Shen Petros dhe Shen Pavlos.
Vizita e kryepeshkopit ne Seline e Shenjte karakterizohet si permbysje e te dhenave, qe ekzistonin per shume dhjetevjecare ne kishen e Greqise.
Me nje vazo alabastrini per lipsanet, ne te cilin do te jene vendosur 2 nga 14 unazat e zinxhirit qe mbajti te lidhur Apostullin e kombeve –Pavlo, do te kthehet te shtunen ne mengjez nga Vatikani, kryepeshkopi Hristodhulos.
Dorezimi i unazave do te behet gjate ceremonise speciale ne Baziliken e Shen Pavlos, qe gjendet jashte mureve te Romes dhe do te dorezohet nga kallogjeret franceskane qe e ruajne.
Dhe sigurisht eshte nje nga objektet e adhurimit te Kishes Romeokatolike, nga shume objekte qe ka Selia e Shenjte, autentiteti i te cilave shume here shkakton problematizem midis shkencetareve dhe anetareve te kishes.
Unazat e zinxhirit ne fjale, karakterizohen nga bashkepunetoret e kryepeshkopit, si nje dhurate e cmuar e Papa Benediktit per kishen e Greqise dhe ato do te ruhen ne Mitropolin e Athines.

No comments: