Saturday, January 27, 2007

Më në fund, u shtrua dhe rruga e Qeparoit me asfalt të ri

Supermarketi i pare ne zonen e Himares dyert e te cilit hapen me rele-dedektor (pra pa shkelur asnje buton vete) eshte realizuar nga afaristiambicioz nga Qeparoi Foto Bufi. Tani me shtrimin e asfaltit merr me shume vlere

(marre nga club-himara)

pirgu i heshtur (nenpirgu@yahoo.gr)-Miri Dhrami

Më në fund, u shtrua dhe rruga e Qeparoit me asfalt të ri. Ajo copë rrugë që ishte bërë tmerri i gjithë shoferëve që kalonin mbi të, sot i përket të kaluarës. Për këtë vepër, i jemi mirënjohës vetë gropës së thellë në Shirok, që çau vjet nga marsi, sodokartin e xhipit të kryeministrit, Sali Berisha. Sa të shikonin shoqëruesit se çfarë i kishte ngjarë makinës së kryetarit të shtetit, ai zbriti dhe pushoi për një kafe, tek lokali i L Palit. Aty u gjendën edhe fshatarë të tjerë, që u përpoqën ta ngushëllonin kryeministrin, për defektin në makinë. Por Ai, për të habi të gjithëve, iu tregoi se ishin ata të gjorët për të ngushëlluar, që ishin të detyruar të kalonin gjithë jetën, mbi atë copë rrugë. Dhe po në ata çast, u zotua se sa të shkonte në Tiranë, do të vinte përpara punët, që si segmenti i Qeparoit, por edhe rruga për në Qeparo të vjetër, të shtroheshin njëherë e përgjithmonë, dhe kësaj here nga firma jo kusare. Se firmat kusare u orvatën tre herë për ta shtruar. Rruga u gërmua me skaftiko, u shtrua me çakëll të ri, u ngjesh mirë e mirë, dhe më në fund iu hodh një shtresë e trashë asfaltobetoni. Punët u bënë të sakta, meqenëse rruga e re që po lidh Vlorën me Sarandën, vonon. Ecet me 4-5 km në vit, gjë që do bëjë, se që nga Dhërmiu deri në Borsh, të përfundojë mbas dhjetë vjetësh. Tani kjo gjë, ka një të mirë, dhe shumë të këqëia. Emira dihet. Të këqijat janë se populli i Qeparoit po luhatet të bëhet blu. Ta harrojë ngjyrën e kuqe, dhe PDNJ, dhe të kalojë direkt me të blujtët. Po kështu edhe një përqindje shumë e madhe banorësh në të 7 fshatrat. Pasi e panë që as të kuqtë, por dhe as PDNJ, nuk janë direkt të zotët, që të ofrojnë diçka tek populli i Akrokeravnisë. Kaq sa për të vërtetat e palëkundshme. Gjithë ky sukses, po i shtohet jehonës së ngritjes së shoqatës të rinjve të fshatit tonë të dashur. Diskutova me disa nga ata dhe ngelëm që ti ndihmoj me gjithçka që do të mundem. Qoftë me shkrime, qoftë apo dhe me mendim, për gazetën e re të Qeparoit.

1 comment:

Leonidas said...

Le te shpresojme, presidenti Berisha, te kaloje gjithmone nga fshatrat tona, dhe cdo here qe kalon, te prishet makina ne cdo fshat nganjehere. Keshtu me kalimin e kohes, rruget do te asfaltohen.
Seriozisht tani, keto vepra jane minimumi i infrastruktures qe duhet te kete zona e Himares, n.q.s. pretendon te quhet zone turistike.