Wednesday, March 07, 2007

Ata na urrejne sepse ne nuk duam veten

Postuar nga K. Jorgji per blogger www.himara.eu

nga Lumo Asko

E cfare thane ushtaret ne greke ne ate videon ne internet qe shqiptaret nuk ia kane bere vetes? Madje edhe ne keto vite ne demokraci, nje udheheqes i rendesishem politik (K.I.) ne nje rast kercenoi kundershtaret se “kafkat do t’ua thyente” kur te vinte ne pushtet.

Pak e pesuan shqiptaret nga njeri tjetri gjate diktatures komuniste? Ku ishte “shqiptarizmi i zjarrte” atehere kur gjysma e shqiptareve vritej e sakatohej nga gjysma tjeter?

Shqiptaret dhe greket kane nje histori te gjate, dashurie, urrejtje, nacionaliste e ksenofobie gjithnje ne varesi te klimave politike te mbizoteruar here nga demagoge e sharlatane e here nga bij te ndershem. Fakti qe secila pale pretendon heronjte e njeri-tjetrit, tregon se te paret e tyre te hereshem kane qene njerez te zgjuar, por fatkeqesisht qe nuk munden te krijonin nje tradite te fqinjesise se mire.

Por historia eshte histori dhe ajo nuk kthehet prapa, prandaj edhe quhet e tille.

Greqia eshte nje aleat i rendesishem i Shqiperise, jo vetem per aresye te kufirit te perbashket, por edhe per rolin e saj te posacem. 250 mije shqiptare punojne e jetojne ne Greqi. Te ardhurat e tyre perbejne nje pjese te mire te te ardhurave te Shqiperise. Kur dikush, para se te thote se edhe Greqia perfiton nga puna e tyre, te mendoje se shqiptaret atje u dynden jo se u ftuan nga Athina, por per te shpetuar nga mjerimi ne vendin e tyre, mjerim i shkaktuar nga bashkeatdhetaret e tyre. Ceshtja e Kosoves e shtruar per zgjedhje ka nevoje sot me shume se kurre per nje vote me teper dhe vota e Greqise ne qofte asnjanese, te pakten te mos bejme qe te jete kunder.

Greqia eshte anetare e Natos, ku Shqiperia prej vitesh qendron perpara dyerve te mbyllura te kesaj aleance dhe lutet te hyje. Le te permbahemi e te bejme qe zeri i Greqise ne anen tjeter te kesaj porte te jete per Shqiperine.Greqia eshte anetare e Bashkimit Evropian. Ne se Shqiperia ka qofte edhe nje vote ne favor per anetaresim, me sjelljen tone le te bejme qe ajo te jete vota greke.

Le ta balancojme kete situate, jo me urrejtje, por me zgjuarsi dhe me mjete diplomatke ta shfrytezojme per te shtruar perpara Greqise, Ceshtjen Came.

Dhe se fundi, le te mos harrojme, se jemi nje shtet i dobet, me nje patriotizem fragmentar e identitet te vene ne dyshim nga vete ne, prandaj Kujdes!, sepse nga kokefortesia dhe ndezja e nje fryme urrejtjeje, jemi ne qe mund te humbasim.

No comments: