Thursday, March 15, 2007






Himarjotët u mblodhen përsëri, por për të festuar këtë herë. Ishte dt.11 Mars, në Akrotirio palace që ishte zgjedhur për të thënë dy fjalë nga Bollano dhe për tu argëtuar. Fjalën e hapjes e mbajti z. Alfred Beleri icil ishte dyfish ëzuar që megjithë mungesën e tijtë detyuar në zgjedhje, ato u fituan nga kandidati I Omonias, z. Bollano. Të pranishëm ishin deputë të parlamnetit grek dhe personalitete të tjera. Nga Himara kishte ardhur së bashku me kryetarin dhe një dërgatë e veçantë, bërthama e cila mbrojti votën me vendosmëri nga komisonerët ambiciozë. Gjithashtu ishin dhe dy deputetët e Omonias, z. V. Dule dhe Spiro Peci. Për herë të parë mbas shumë vitesh mirte pjesë në këtë gëzim dhe Pirro Dhima, i cili u prit me ngrohtësi nga himarjotët që përfituan nga rasti për të nxjerrë fotografi përkujtimore përkrah tij. Madje fituesi olimpik për katër herë rradhazi theksoi se tani e tutje ai do të ishte i praniëshëm dhe jo figurativisht por realisht pranë himarotëve. Me duartrokitje u prit gjithashtu dhe prania e Strakoshës, portierit të ekipit kombëtar shqiptar.

“Ju falemnderit që më dhatë votën tuaj për të punuar së bashku për një katërvjeçar tjetër dhe për të arritur rezultatetë tjera-tha z. Bollano.-falenderoj gjithashtu dhe ata që nuk ë votuan duke e konsideruar votën e tyre opozitare si një detyrë për të përmirësuar dhe ndrequr gabimet që sidoqoftë janë bërë në mënyrë të paqëllimëshme-përfundoi Bollano. Edhe z. Dule falenderoi himarjotët dhe i ftoi ata të jenë si gjithmonë zemra e helenizmit në Shqipëri.

Morrën pjesë dhe himarjotë të tjerë që janë shquar për aktivitet letrare si Dh. Gjoka. Por ende ndjehet mungesa e figurave të tjera letrare si ajo e z. O.Goro (dhe e ndonjë tjetri) i cili ka pasur funksionin e kryetarit të bashkisë me votën plebishitare të himarjotëve (si kandidat i Omonias) në vitet 1992-1996. Shpresojmë se në të ardhmen do të jenë më pranë himarjotëve për të reflektuar në krijimet e tyre shpirtin e mrekullueshëm himarjot.

No comments: