Thursday, March 29, 2007

Karta e identitetit dhe regjistrimi i popullsise

Eshte folur gjithnje per regjistrimin e popullsise me nenshtetesi shqiptare si kusht i domosdoshem per permiresimin e nje sere problemesh, qe lidhen ne menyre te drejtperdrejte me patjen e nje baze dati reale dhe te modernizuar te frymoreve.

Kjo mbetet akoma nje e panjohur e madhe ne ekuacionin shume te komplikuar te zhvillimit dhe ecjes perpara te Shqiperise, si ne aspektin e rregullit te brendshem ashtu edhe ne permiresimin e imazhit qe jepet pertej kufijve te shtetit, apo edhe te mardhenieve te drejtperdrejta me fqinjin jugor nderkohe qe nje pjese e mire e nenshtetasve shqiptare jane me kombesi Greke.

Eshte e cuditshme pse politika shqiptare, e ka pare problemin e regjistrimit te popullsise vetem ne aspektin elektoral, ose me sakte, kjo e panjohur e ekuacionit behet e dukshme vetem atehere kur flitet per zgjedhje. Ndodh gati gjithnje, qe ne periudha para dhe pas zgjedhore, te flitet bujshem per “kartat e identitetit”, te jepen premtime, afate kohore, te behen llogari kostosh etj.. etj…, madje tani pas zgjedhjeve vendore, thuhet se eshte ngritur nje komision dhe paska filluar edhe puna.

Pyetja qe gjithnje me ka mbetur pa pergjigje ne mendjen time ne lidhje me kete ceshtje, eshte ajo se si do te kryhet numerimi dhe regjistrimi i kesaj popullsie? Natyrisht qe eshte nje pyetje shume teknike, po pas marjes se vendimit per kryerjen e aktit te regjistrimit, metodologjia e zbatimit ne terren, mbetet te jete ceshtja me kryesore, per me teper ne kushtet e sotme ne te cilat ndodhet kjo popullsi duke pasur parasysh ketu shperndarjen neper bote te nje pjese jo te vogel te saj.

Kjo eshte nje pyetje qe askush nuk e ka bere deri me sot dhe prej askujt nuk kemi degjuar ndonje sqarim. Vetem pak dite me pare, ne nje emision televiziv, z.Kastriot Islami u shpreh shume kalimthi se metodat e mundshme jane, ose te shkoje shteti tek individi, ose te shkoje individi tek shteti. E gjithe kjo heshtje mbi aspektin teknik te rregjistrimit te popullsise, nderkohe qe nuk nuk reshtet duke folur per idiotsira nga me te ndryshmet dhe nga me te parendesishmet, me con te mendoj dy gjera; ose jemi akoma shume larg zbatimit konkret dhe gjithcka vertitet ende ne nivele premtimesh, ose ana teknike e zbatimit te ketij procesi duhet te na rezervoje shume surpriza dhe sic dihet, suprizat e dickaje qe quhet “matematike”, nuk mund te jene as te kendshme dhe as te pranueshme. Le te shpresojme qe politika dhe nacionalizmi shqiptar, nuk do ta kthejne matematiken nga nje shkence e sakte ne opinion.

Po cilat mund te jene suprizat e lartpermendura?

Gjithnje duke u nisur nga ajo cka sjell nje proces i tille, mund te themi se kjo “e panjohur” e “ekuacionit”, nuk eshte nje e panjohjur e thjeshte, por ne vetvete permban shume “x” dhe “Y” te tjere, per vete faktin se nga nje rregjistrim i popullsise, mblidhen(shpresoj pikerisht te mblidhen dhe jo te prodhohen) te dhena te ndryshme te tipit: numri i pergjithshem i popullsise, mosha mesatare e saj, perqendrimi i saj ne terren, raporti i sekseve, papunesia, jetgjatesia, arsimimi(ose analfabetizmi) dhe shume e shume te dhena te tjera qe duke mos qene ekspert ne kete fushe, mund edhe te mos u afrohem fare me fantazine.

Ne ato shume e shume te tjera, do te vecoja dy indikatore te tjere, qe jo pa qellim nuk i radhita bashke me te tjeret. Jane pikerisht ata indikatore ku mund te kemi dhe surprizat qe cituam me lart.

Behet fjale per dy te dhena te rendesishme te popullsise me nenshtetesi shqiptare dhe qe ne kohe kane krijuar jo pak here perplasje dhe konflikte, ashtu sic eshte e natyrshme te krijohen perplasje kur flitet me satistika te 1938-es te veshura keto me nje doze te mire nacionalizmi. Jane perqindjet e besimeve fetare dhe te popullsise minoritare. I theksoj dhe i nenvizoj si me te rendesishme keto te dyja, per faktin se deri me sot, nuk kemi pasur probleme per sa i perket raportit te sekseve, po mbi raportet e besimeve fetare dhe popullsise minoritare, problemet kane qene mjaft evidente duke patur shtrirje edhe jashte kufijve.

Pyetjet qe shtrohen jane: “si do te mblidhen dhe regjistrohen satistikat per keta dy indikatore?”, “sa, si dhe nga kush do te monitorohet ky proces?”.

Me duket paksa i pashmangshem veshtrimi i ketij procesi sikur te ishte nje proces zgjedhjesh te mirfillta elektorale. Nuk duhet te jete keshtu, por ne pozitat qe ndodhet Shqiperia dhe sinjalet qe jepen vazhdimisht nga forca te vecanta, te ben te kuptosh se jane te gjitha kushtet qe gjithcka te shikohet si nje pale zgjedhje elektorale me ndryshimin e vetem, qe ketu nuk do te kete te humbur dhe te fituar, po vetem te humbur ose vetem te fituar. Nese ky proces do te merte keto ngjyra, atehere do te niste i gabuar dhe do te perfundonte tragjik, pasi eshte lehtesisht e kuptueshme, se cfare pasojash mund te kete manipulimi i regjistrimit te popullsise minoritare ne lidhje te drejtperdrejte me vete minoritetin por edhe me shtetin fqinj Greqine, ashtu sic kuptohet edhe negativiteti qe do ti trasmetohej Europes kristiane ne rast te dhenash shabllon per besimet fetare ne Shqiperi. Eshte e vertete se ne 50 vjetorin e BE, nuk u cituan rrenjet kristiane te Evropes dhe kjo mund te komentohet ne menyra te ndryshme, po eshte edhe e vertete qe BE perbehet vetem prej vendesh te mirefillta kristiane.

Le te shpresojme qe gjithcka te te ndodhe me se miri, le te shpresojme qe rregjistrimi i popullsise, te mos jene “zgjedhjet” e manipuluara te radhes, po te parat “zgjedhje” te pastra, qe te mund ti hapin rrugen demokracise Shqiptare, le te shpresojme qe pas ketij procesi, gjithsekush te jete krenar per emrin, mbiemrin, dhe kombesine e vet.

Edvin Qirici.

No comments: