Tuesday, May 15, 2007

"Himara Jone"

mario levendi [pentagramus2007@yahoo.com]

Ne Top Channel, ne emisionin "SHQIP" te henen ndoqem ne satelit edhe ne himariotet nga Italia debatin per Himaren. Qe ne fillim duhet te thekesoj se titulli i emisionit ishte "Himara Jone", a thua se Himara mori rrugen dhe ja dha vrapit jashte Shqiperise.

Si perhere nacionalistet politiko-historiane Kristo Frasheri, Paskal Milo dhe Pellumb Xhufi u perpoqen te tregonin "rrenjet shqipertare" te Himares hellene, duke u perpjekur te fallsifikonin edhe nje here per te verteten rreth Himares. Megjithese ne menyre shkencore Dr. Kristaq Jorgji i ka argumentuar si te pabaza "argumentat" e Kristo Frasherit per Himaren, Paskal Milo qe ka mohuar gjuhen e nenes se tij, i cili per hir te karrikes dhe karrieres politike te toj u sherben interesave nacionaliste shqiptare duke mos u ndjere aspak himariot. Ne token e vete ne Palase ka ndertuar nje goxha keshtjelle ku valevitet edhe "flamuri kombetar shqiptar" si te jete konsullata shqiptare ne Palase dhe jo nje shtepi banimi. Ζ. Milo ka treguar se per interesa politike dhe personale shet cdo gje duke mos mundur ti shpjegoje opinionit publik "pse familja dhe te afermit e tjere te tij jane deklaruar te kombesise greke duke dispononuar keshtu leternjoftimin special te homogjeneve greke" (Ειδική ταυτότητα ομογενών). Nga ana tjeter si i perhershem Pellumb Xhufi vazhdon te fallsifikoje per hesap te vete ceshtjen historike te Himares duke bere biografira si ne kohen e diktatorit Hoxha.

Por edhe pse te sikletuar per te mashtruar rreth Himares dhe historise se saj, ata me ne fund pranuan se ata ndjehen greke dhe meritojne te jene minoritet!!!!

Kane qene gazetaret himariote qe me guximin dhe krenarine, filozofine dhe urtesine himarjote, megjithese nuk i pranuan drejte persedrejti ne debat, argumentuan se cdo gje qe flitet per himaren nga keta pseudo hisoriano-politikane jane fallco. Ilir Paco ka sjelle argumenta per gjuhen dhe kulturen vecanerisht te tri qendrave greqisht folese prej shekujsh,vazhdimesine e sotme te kultures hellene te pacenuar ne shoqerine himariote duke akuzuar Kristo Frasherin per fallsitet te historise se Himares. Niko Anagnosrti qe e degjojme jashte kufijve nepermjet Deutche Velle Radio, foli per vellazerine qe duhet ta karakterizoje shqiptaret dhe greket si popuj fqinje, ndersa gazetari tjeter analist gjeopolitik Stavri Marko foli hapur si cdo himariot tjeter ne bote se "autonomia e himares ka qene prej shekujsh dhe e hequr nga Zogu, por mbi te gjitha ai argumentoi pse duhet ndryshuar Kushtetuta e Shqiperise per vendosjen e gjuhes zyrtare greke ne kendveshtrimin e te drejtave politike dhe civile te vorio epirioteve qe kane mare dyshtetesine nga vendimi i qeverise greke ne pergjithesi, dhe jo vetem himariote si pjesetar te komunitetit etnik grek ne Shqiperi. Per cudi politikanet nuk iu pergjigjen kesaj polemike te Markos duke u rithyer perseri per historine e Himares.

Megjithe perpjekjet dhe interevistat qe grupi realizues kishte bere ne teren ne Himare, emisioni shenoi nje boshllek te papare kur ndonse ne te flitet per per Himaren, perfaqesuesit e saj mundin te flasin vetem 10 minuta ne nje emision qe zgjati me se dy ore.

Une do ta krahesoja emisionin si nje "loje futbolli ku luan nje skuader, e cila ben gola pa portjete dhe pa lojtare kundeshtare , te ndihmuar edhe nga arbitri, por qe ne fund rezultoi fatale per ta, pesojne autogol".Ne vend qe te mbronin interesat e tyre shqiptare, politiko-histrianet e ftuar,realizuan thjesht nje autogol.

Pra Himara sic edhe u vu re qe u pranua nga politiko-historiane shqiptare,madje edhe pa patur kundershtare ne debat, ka qene autonome, me minoritet grek. Shpresojme qe kete mesazh ta kene kuptuar shume te tjere perfshi analiste, gazetare, politikane, historiane qe te kuptojne vlerat e verteta hellene te Himares qe ka dashur perhere te bashkejetoje ne paqe me popullin shqiptar edhe pse ndaj saj nuk jane ndalur padrejtesite.

6 comments:

Anonymous said...

Nese eshte e mundur, ose nese dikush ka arritur ta regjistroje emisionin, mund te vihet ndonje link per ata qe nuk paten mundesi ta ndiqnin?

xhardplayerx said...

HIMARA KA QEN ESHTE DHE DO TE MBETET SHQIPTARE!!! BRAVO TOP HANNEL QE MER KETO NISMA. KA ARDHUR KOHA QE DHE NE TE JEMI PAK PATRIOT..

Anonymous said...

Per historine e Himares nje burim serioz eshte Wikipedia.com.

Aty tregohet se Himara nuk ka qene toke helene, por kaone.Pra ilire.
Kjo popullesi autoktone ishte barbare per helenet; d.m.th. qe ata nuk flisnin gjuhen helene.

Kjo eshte fillimi i historise se Himares, vazhdimin mund ta shikoni ne anglisht ne webside te mesiperm.

Shqipetaret dhe greket mund te lexojne ne kete webside duke hequr komplekset ashtu sic bejme shumica jone ketu ne Amerike, grek dhe shqipetar.

Me respekt Moisiu
Michigan

Anonymous said...

Bikipedia nuk mund te jete burim serioz per deri sa ajo mund te ndryshohet nga cilido qe ka kohe te merret me internet.
Une do te kshilloja te lexoni Hamondin, arkeologun expert per Epirin dhe aty do ta mesoni te verteten.
Te fala
Kostaqi

Anonymous said...

To mono poy kataferei to Top-chanel inai na sispironei akoma toys ximareoys poy niothoyn oti apilitai i politistiki klironomia, i gi tis i perioysies tis. Akus etsi, "Himara Jone". Ma i Himara aniki stoys Himareoys, kai dhen to mirazomaste me kanena.

H Ksanthipi

Anonymous said...

Fenomeni i vendosjes se flamujve (shqiptare) ne disa shtepi ne Himare eshte nje ves i perseritur

A shohim ndonje flamur ne shtepite e deputeteve ne Vlore, Tirane, Korce etj? Jo! Pra Personat qe e vene flamurin kane dy arsye
a) Duan tu thone njerezve se jane te ndryshem nga shumica aty (dmth ne Himare). Te njejten gje ben edhe Petro Koci, deputet i Fierit por nga Himara, apo kandidati per kryetar bashkie Dhimiter Llazari

b) duan te shpetojne nga policia ndertimore kur kane ndertuar ndonje objekt pa leje ose te lehtesohen nga kontrollet financiare te aktivitetet te tyre

O Stefos