Monday, June 25, 2007

“Lutjet nderfetare” jane te ndaluara prej kanoneve te shenjta te Kishes Orthodokse.

"Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare i eshte pergjigjur sot fteses se komunitetit cam te shprehur nga Partia Demokratike per Integrim, per te mbajtur nje meshe ne pershpirtje te viktimave te popullsise çame nga i ashtuquajturi genocid. Permes nje njoftimi per shtyp Kisha Ortodokse ben me dije se respekton parimin per te mos u perzjere, direkt apo indirekt, ne ceshtje politike te brendshme e te jashtme.
Ne pergjigje te kerkeses se PDI, Kisha shprehet se “lutjet nderfetare” jane te ndaluara prej kanoneve te shenjta te Kishes Orthodokse. “ Lutjet per viktimat e luftrave, per ata qe rane per liri per atdhe, kryhen ne kishe sipas tradites se saj dhe jo me porosi partish apo urdhra politikanesh nga Kuvendi” thuhet ne njoftimin per shtyp te Kishes Ortodokse.
Kisha e mbyll njoftimin e saj duke thene se nuk duhet te tentohet implikimi i saj ne menyre te drejtperdrejte apo te terthorte ne lojera politike.
Nga ana tjeter tubimi eshte konsideruar i rrezikshem nga Bashkimi Demokratik i minoritetit grek Omonia qe e quan ate nje demostrim te importuar qe rrezikon integrimin euroatlantik te Shqiperise.

Nga BakanWeb."

4 comments:

Anonymous said...

Puna eshte qe historia nuk fillon ne 1944. Aty mbaroi durimi i popullit grek ndaj kolaboracionisteve cameve me gjithe pushtuesit e huaj te Greqise per gjate 200 viteve rresht (edhe me shume po te dallojme periudhen e pushtimit turk). Masakrat e tyre ndaj popullsise se krishtere nuk kane te sosur.
Prandaj me mire mos na sillni ne blogger probleme came, mjaft i kemi dhe tonat.
Ose te pakten sillni nje informacion ku del i qarte qe ashtu si gjermanet ne Sudete edhe camet ne te vertete morren nje pergjigje nga nje pjese sigurisht ekstremiste greke.
Por duhet te kemi parasysh se ishte lufte civile dhe disa qindramijera te tjere greke te EAM-it (te majte) u ndoqen pertej kufinjve dhe gjeten perkohesisht strehe ne Shqiperi nga ku u debuan me friken e nje sulmi te mundshem grek. Vetem ne 1953, 4 vjet pas mbarimit te luftes civile u dha amnistia nacionale dhe nje pjese u kthye kurse te tjeret ndelen te shperndare ne republikat socialite lindore gjer ne 1986 kur u shemb muri i berlinit.E kush i pengoi camet e ndershem te ktheheshin ne vatrat e tyre?
Ata nje vit me pare , ne 1952 morren shtetesine shqiptare dhe automatikisht, sipas ligjeve te shtetit grek e humben shtetesisne e tyre greke. Pra vete shteti shqiptar e mbylli ceshtjen came duke u dhene atyre shtetesine shqiptare.

Mertiko

Anonymous said...
This comment has been removed by a blog administrator.
Leonidas said...

Tha parakalousa poli tous Moderator na diorthosoun to parapano Comment. Den mas armozei tetoia symperifora edo pera. O kathenas leei tin gnomi tou tekmiriomena kai me epixeirimata.

Euxaristo poli!

Anonymous said...

Sekretari i PDI Amos Dojaka,thote se: "Komuniteti cam ka derguar shume ftesa ne emrat te krereve te larte te shtetit per kete aktivitet te rendesishem, por vetem nje pjese e vogel e tyre i jane pergjigjur atyre. Keshtu, fteses sone nuk iu pergjigj Presidenti Alfred Moisiu, Kryeministri Berisha, Kryetarja Topalli dhe kreret e tjere te partive politike ne vend. I vetmi kryetar partie qe mori pjese ne lutjet per keta viktima ishte kreu i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta. Kjo, per mendimin tim, ndodh sepse politika gjithmone ka luajtur rolin e strucit per sa i perket ceshtjes came. Perkrahja nga politika i ka munguar gjithmone ketij komuniteti dhe per ne kjo eshte e pafalshme, sidomos ne kete kohe kur ceshtja came po fillon te jehoje me fort. Ky komunitet ka nevoje per perkrahje dhe nuk ka te rendesishme vetem zgjidhjen e ceshtjes ekonomike, por ka se pari nevoje per ta mbeshtetur ne dinjitetin e neperkembur vite me radhe. Politika kujtohet per popullsine came vetem ne fushata elektorale, ku kerkon mbeshtetjen e tyre per vota, duke qene se tashme komuniteti cam ze rreth 8% te popullsise se vendit."(Koha jone 29-06-2007)

Atehere kur nuk i mbushka mendjen qeveritareve per te marre pjese, pse e kruan me kishen? Do meshoje kisha per viktima musilmane? keto jane gjera jashte standartit

Kleanthi