Friday, June 08, 2007

Cilat motive justifikojne pritjen e z. Bush ne Shqiperi

Në gjithë këtë atmosferë superfestive që ka zënë Shqipërinë, për vizitën e presidentit Bush, duke filluar nga i zoti i “ujkut me gomarin” dhe deri në majat më të larta të qeverisjes, pa munguar të kalojë e të amplifikohet nga tellalli “shtyp shqiptar”, më sjell në mëndje, një histori te viteve 50-60, që e kam dëgjuar prej tim eti.

Bëhet fjalë për vitet e vllazërisë së madhe shqiptaro-ruse. Një rus, pjestar i një delegacioni që vizitonin Shqipërinë e asaj kohe, shprehu dëshirën të shtyhej edhe më tej qëndrave të banuara qytetare dhe të shikonte e të prekte me dorë jetën reale të fshatarit shqiptar pas krijimit të kooperativave.
Si gjithnjë i shoqëruar nga përkthyesi, që njëkohësisht mund të ishte edhe sekretari i partisë dhe punonjës i sigurimit të shtetit, bëri një tur në disa fshatra të labërisë në luginën e lumit të Vlorës. Si
ç shumë nga ne mund ta dinë, nuk ekzistonte mundësia e kalimit të natës në ndonjë hotel në ato zona në atë kohë, madje nuk do të ishte çudi që as sot e kësaj dite, nga kjo anë të mos ketë ndryshuar asgjë. Rrjedhimisht, nëse të zinte nata, do të ishe i detyruar ta kaloje atë i ftuar diku në ndonjë familje dhe të merje një ftesë të tillë, nuk ishte diçka për të cilën duhej të djersije. Fshatarët ziheshin me njëri tjetrin dhe gjithkush e donte mikun në shtëpinë e vet. Është patjetër ky një veprim që personalisht nuk gjej ndonjë shpjegim llogjik, pasi nuk e konceptoj dot, që të dua me çdo kusht të kem të ftuar një të panjohur në shtëpinë time.
Edhe pse në shumë nivele të shoqërisë shqiptare, ky veprim jo vetëm që merr shpjegim, por si gjithnjë virtytëzohet dhe me përmasa hyjnore, për mua ngelet ende di
çka e vështirë për tu kuptuar. Ndoshta jo të gjithë jemi në gjëndje të kuptojmë gjeste kaq “të larta”, ashtu sikundër jo të gjithë kemi kapacitetin, që prej asgjëje të ndërtojmë virtualisht gjithcka.

Duke e mbyllur kllapën e asaj
çka unë kuptoj apo jo, kthehemi tek historia e “turistit” rus. I shoqëruar nga përkthyesi dhe nga sekretari i partisë së fshatit, shkuan të kalonin natën, në shtëpinë e një fshatari që normalisht ishte zgjedhur prej të lartpërmëndurve, për të patur këtë “nder” të madh. Edhe pse ishte koha kur nuk lejohej pronë private e asnjë niveli, fshatari i shkretë, u therri shelegun e vetëm që e mbante të fshehur dhe arriti ta mbushte tavolinën me më shumë gjëra se cmund të hajë një repart ushtarak në tre ditë. Po bollëku i jashtëzakonshëm që kishte shtruar, nuk e linte të qetë dhe në cdo tre fjali, i kërkonte përkëthyesit, të pyeste mikun rus nëse ishte i kënaqur. Përkthyesi përgjigjej në emër të mikut duke u shprehur shumë i kënaqur, po fshatarit pak i interesonte mendimi i tij, atë e gryente përbrenda të merte vesh se çmendonte miku vetë. Pasi hëngrën sa mundën, u shtrinë për të fjetur. Të nesërmen në mëngjes, kur fshatari po i përcillte tek dera, i lutet per herë të fundit përkëthyesit, ta pyeste nëse ishte kënaqur miku apo jo se për këtë nuk e kishte zënë gjumi tërë natën. Përkthyesi ia plotësoi dëshirën fshatarit dhe pavarësisht se si ia përktheu atij, përgjigja që miku i huaj i dha me ftohtësinë më të madhe ishte “Po, po u kënaqa shumë. Në përgjithësi, injorantët presin mirë.”

Duke parë se
çfarë po bëhet për vizitën e presidentit Bush, duke kujtuar se çfarë është bërë dhe si është pritur Bejker, që në atë kohë as nuk kuptohej se cili mund të ishte ndryshimi midis tij dhe vetë presidentit, duke krahasuar me reagimet e vëndeve të tjera kur kanë vizita të tilla, nuk mund të mos pajtohem me teorinë e “mikut rus”.

Paralelizmi më duket se është akoma tepër aktual, vetëm se tashmë nuk flasim për një fshatar të vetëm, realisht injorant dhe realisht utopik në idenë e tij të mikpritjes. Tani flitet për klasa të ndryshme shoqërore, një popull të tërë, që ndoshta nuk është aq injorant sa fshatari i dikurshëm, por që mendon në të njëjtën mënyrë, që histerizohet me bindje dhe reagon po ashtu. Më e keqja është se faktorit injorancë, në këtë rast i shtohet edhe faktorët, ipokrizi, dobësi karakteri dhe cinizëm përfitimi të cilat janë të lidhura shumë ngushtë me njëra tjetrën dhe nga e para mund të rjedhë e dyta, e treta dhe anasjelltas.

Është e
çuditshme po shqiptarët mendojnë me bindje se një pritje e tillë do shihet me sy të mirë prej presidentit Bush, sikur ky i fundit nuk është në gjëndje të dallojë notat e ipokrizisë kur të shohë fotot e tij në cdo cep të Tiranes, sikur Bush të mos ketë asnjë lloj informacioni dhe kur të shoh këtë pritje të “ngrohtë”, do mallëngjehet dhe do u plotësojë të gjitha dëshirat shqiptarëve. Kush mund të jetë ai budalla që nuk kupton këto nota të shtirura? Dhe nëse ekziston një i tillë, ai duhet të jetë patjetër presidenti i Shteteve të Bashkuara? Shumë vende të Europës, kanë lidhje të vërteta, shpirtërore, historike, kulturore e fetare dhe nuk organizojnë kurrë ballkanizma të këtij lloji kur një president amerikan i viziton, ndërsa Shqipëria që është gjëja më e kundërt e Amerikës në të gjitha këto vlera, nuk po flë natë e ditë për të organizuar këtë pritje.

Jam thellësisht kurioz të di se si mund të reagojnë shqiptarët, nëse presidenti Bush flet në mbrojtje të të drejtave të mohuara ose të harruara të minoritetit etnik Grek në Shqipëri. Cila do jetë Amerika në sytë e shqiptarëve në rast të tillë? Do ti vënë epitetin “kurva e re” meqë “kurva plakë” për ta është Europa? Po është lehtësisht e kuptueshme se një pseudo-dashuri, nje pseudo-miqesi e ndërtuar jo mbi vlera, por mbi qëllime përfitimi, shkërmoqet me shpejtësi shumë herë më të madhë se ajo me të cil
ën u ndërtua. Le të presim dhe të shohim spektaklin e radhës të të mbyturit që kapet për flokëve të vet dhe kurrë nuk i shkon mëndja se një provim mund ta marrësh me mik, po nuk qëndron dot mbi ujë në të njëjtën mënyrë.

3 comments:

Leonidas said...
This comment has been removed by the author.
Leonidas said...

Njëra nga rrugët kryesore në qendër të Tiranës do të quhet që nga dita e sotme "Rruga Xhorxh W. Bush"

Ky ka ka qene vendimi unanim i sotem i Këshillit bashkiak të kryeqyetit, vendim që ka lidhje me nderimet që po i bëhen presidentit të SHBA-se në prag të vizitës së tij disa orëshe në Shqipëri, ditën e djelë.

Presidenti Alfred Moisiu pritet t`i dhurojë Bushit një dekorate të lartë mirënjohjeje, ndërkohë që Posta Shqiptare ka emëtuar një pullë të posaçme në tre variante me portretin e shefit të Shtëpisë së Bardhë.

DW-WORLD.DE

Leonidas said...

Omonia përshëndet vizitën e Bushit

GJIROKASTËR - Organizata "Omonia" ka përshëndetur vizitën e presidentin amerikan në Shqipëri. Nëpërmjet një deklarate për shtyp të bërë publike ditën e djeshme, vizita e presidentit amerikan ciësohet si një shtytje ndaj aspiratave të vendit tonë për anëtarësimnin në BE. "Minoriteti Etnik Grek dhe organizata e tij politike OMONIA përshëndesin vizitën në Shqipëri të presidentit të SHBA-së, Xhorxh W. Bush. Konsiderojmë se kjo vizitë merr një rëndësi më të madhe, kur pas 16 vjet përpjekjesh të Shqipërisë për instalimin e demokracisë, zhvillimin ekonomik dhe prosperitetin e popullit të këtij vendi, i jepet një shtytje aspiratave të tij për integrimin e plotë në familjen euroatlantike, i jepet një shtytje konceptimit më të gjerë të të drejtave të njeriut dhe në këtë kuadër të minoriteteve', thuhet në deklaratën për shtyp.

Megjithatë, nga ana tjetër, drejtuesit e OMONIA-s kanë shprehur nëpërmjet kësaj deklarate edhe shqetësimin për mosrealizimin e atyre që janë cilësuar si probleme kardinale të minoritetit grek në Shqipëri. "Ndërkohë, vizita në vendin tonë e presidentit të SHBA-së na bën më optimistë se zbatimi në praktikë i konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe minoriteteve, vlera këto që SHBA i kanë bërë bosht të politikës së tyre të jashtme dhe ua kanë transmetuar gjithë popujve, do gjejë ritmet e duhura siç ndodh në vendet fqinje me Shqipërinë. Shembulli i vendeve fqinje me Shqipërinë, vende që kanë dalë edhe ato nga sistemet totalitare është një shembull zbatimi në praktikë të të gjitha të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve etnike, gjuhësore ose kulturore.

Ndërsa me gjithë predispozicionin në dukje të qeverisë shqiptare, ngelen të pazgjidhura probleme kardinale që preokupojnë Minoritetin Etnik Grek. Ende nuk është bërë një regjistrim i saktë dhe zyrtar i minoriteteve, regjistrim që do evitojë dhe neutralizojë spekullimet e çdo lloji, ende u mohohet pjesëtarëve të komunitetit tonë dhënia e kombësisë që u është hequr nga sistemi i mëparshëm, ende gjuha e komunitetit tonë nuk ka statusin e duhur dhe përdorimin administrativ, aty ku me shumicë banojnë pjesëtarë të komunitetit tonë, ende ekzistojnë probleme të mëdha në çështjet e kthimit të pasurive të individëve si dhe të komunitetit tonë ortodoks etj. Së fundi, duke përshëndetur edhe njëherë vizitën e presidentit Bush, besojmë se kjo vizitë do ketë mesazhe të qarta bashkëpunimi dhe respektimi të komuniteteve të ndryshme në Ballkan, mesazhe paqeje dhe sigurie në këtë rajon ende të trazuar",- përfundon kjo deklaratë për shtyp.

Gazeta "Shekulli"