Kush kerkon te largoje bustin e deshmorit te Gjuhes greke Aristotel Guma?

H προτομή του εθνομάρτυρα Αριστοτέλη Γκούμα

Procedeengs of The III Panhimarjot Conference -

http://www.himara.eu/adver/KHimariot/konferenca3_1.html

Llambro Ruci shvlefteson "argumentat" e Kristo Frasherit, Luan Malltezit, Shaban Sinanit etj

Le të thonë sa të duan Kristo Frasheri, Luan Malltezi, Shaban Sinani etj.se gjuha e parë në Himarë është shqipja dhe më pas greqishtja. E kjo është thënë qartësisht, por vendosmërisht, pa ekuivoke dhe duke e faktuar

Regjistrimi i popullsise-Presidenti Topi: presione nga qarqe ultranacionaliste

“Ndjeshmëria e madhe është sepse nga individë të qarqeve ultranacionaliste tentohet të bëhet një politikë presioni dhe deformacioni të një procesi që duhet të jetë nacional dhe ligjor” Presidenti la të kuptohej se ai ishte ishte edhe për deklarimin e lirë të etnisë dhe fesë

Ivanov: "ende në rajonin tonë qarqet ultranacionaliste veprojnë në dëm të vendeve të tjera".
(Shqip)

In contrast with 52-personality peticion, in the report of Europian Commission it is said that:

There is a lack of accurate data on minorities in Albania. This situation is expected to be addressed by the conduct of a population census in 2011, respecting international standards including the principle of free self-identification. This census will include optional questions on the ethnic origin, religious affiliation and mother tongue of respondents.

Pse nuk i jepet shtetesia shqiptare fortlumturise se tij Anastasios?

Lufta midis civilizimeve ne Shqiperi e gjen shprehjen ne luften frontale te qarqeve ateiste dhe antikrishtere qe perfaqesohen deri ne kupolen e shtetit per 20 vjet rresht dhe kontrollojne totalisht mediat.
S ipas raportimeve te ShIK-ut dhe shtypit, fondametaliste musilmane kane marre shtetesi shqiptare, kurse kryepeshkopi dekorohet nga Presidenti por ende nuk i ploteson kushtet per shtetesi megjthe qendrimin permanent prej 19 vjetesh ne Shqiperi !!!!


Friday, June 22, 2007

Të mbrohet e drejta e pronësisë në Kakome

Pas revanshit të fundit që ka ndërmarë qeveria e sotme kundër të drejtës themelore të pronësisë së individit dhe që përbën bazën e cdo demokracie, mendoj se mbrojtja e kësaj të drejte, nuk mund të ketë as shpresë e as vlerë nëse vazhdohet të negociohet me qeverinë në fjalë. E kam fjalën për tokat e banorëve të bregdetit, të cilat më shumë se kurrë, janë tashmë në rrezik të plotë tjetërsimi..

Të parët bregas që janë ndeshur me fatin e keq të përballjes me një shtet të këtij niveli (dhe them shtet se këtë fatkeqësi e kanë provuar nga kushdo që e ka marë në dorë atë, edhe pse kur ishte në opozitë e dënonte këtë akt), kanë qënë banorët e Kakomesë, të ndjekur kohët e fundit edhe nga ata të Vunoit.
Me sa bëhet e ditur, shteti vazhdon të tregohet brutal me pronarët e ligjshëm të tokave, duke nxjerrë justifikime të paqëndrueshme, për tu mohuar pronësinë banorëve të Kakomesë.

Pa aftësia e plotë e shoqëruar me një ligësi të pangopur dhe të qëllimshme si dhe nga politika të mirëfillta dhe të studiuara te një spastrimi etnik modern për popullsinë minoritare të jugut, ka bërë që të gjitha partitë shqiptare të këtyre 15 vjetëve të fundit, jo vetëm që nuk janë angazhuar për të miratuar një ligj të saktë dhe demokratik për zgjidhjen e problemit të pronave, por të shtërnguara nga presioni i vazhdushëm i një zhvillimi turistik, që nga njëra anë do të justifikonte në një farë mase punën e tyre në sytë e shqiptarëve dhe nga ana tjetër do të mbulonte, me pretesën e këtij zhvillimi, politikat e tjetërsimit të territorit, janë zhytur kokë e këmbë në veprime dhe lëvizje, që hyjnë në kufij të mirfilltë mafioz.

Unë personalisht, kisha idenë që komuniteti Himariot në mbështetje të banorëve të Kakomesë dhe problemit të tyre, të ndërmerte një peticion, drejtuar jo më shtetit shqiptar, po shoqërisë që ka marë përsipër ndërtimin e fshatit turistik të Kakomesë CLUB MEDITERRANEE. Duke shpresuar dhe besuar në seriozitetin e kësaj shoqërie, duhet sensibilizuar ajo, për të kuptuar se zgjidhjet jo demokratike që mund ti japë qeveria shqiptare problemit të pronave të Kakomesë, nuk mund të jenë as definitive dhe as afatgjata dhe se konfliktet me banorët e dhunuar materialisht, jo vetëm që nuk do të jenë pozitive për imazhin e kësaj shoqërie, po ato mund të jenë shumë bllokuese për funksionimin e suksesshëm të këtij investimi.

Nëse ideja e kësaj letre, rezulton e vlefshme për Komunitetin Himariot, kjo letër mund të
dërgohet në adresën e mëposhtme:

CLUB MEDITERRANEE
Largo Corsia dei Servi, 11 – 20122 Milano
Tel. 02 77861 – Fax 7786212 – www.clubmed.com
Direttore: Giorgio Palmucci (Direttore Italia)
Destinazioni: Villaggi turistici in molti paesi

3 comments:

Anonymous said...

Nomizo oti ayto prepei na to parei ypopsi i "Komuniteti himarjot" kai "shoqata bregdeti". Opos blepete edho antalasontai kalees idees

detijon said...

Behe peticionin dhe e firmosim.

Anonymous said...

Peticioni me sa di une eshte bere me inisiativen e pjestareve te club-himara.