Tuesday, August 28, 2007

JEHONA E FESTIVAL ART NE PALERMO

Click in the picture to increases

ZP-12 Gushti; Festa nën moton "Pjesëmarrja e rinisë në Zhvillim"

Tirane- Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë 12 Gusht, me moto "Pjesëmarrja e Rinisë në Zhvillim", Drejtoria e Politikave Rinore në MTKRS në bashkëpunim me organizatat rinore dhe Fondin e Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA ) do të organizojë një seri aktivitetesh me karakter edukues informues dhe kulturor për rininë. Aktivitetet do të fokusohen në disa qytete të vendit, si Tiranë, Durrës, Vlorë dhe në mbrëmje një Koncert i Madh në Porto - Palermo. Me këtë rast organizatat rinore me mbështetjen e MTKRS dhe UNFPA do të kryejnë fushata informuese dhe sensibilizuese të fokusuara në çështjet e rinisë dhe mbi rolin e rëndësishëm që duhet të kenë të rinjtë në zhvillimin e vendit. Disa nga këto aktivitete do të përfshijnë shpërndarjen e materialeve promovuese dhe mbajtje forumesh mes organizatave rinore në rrethe të ndryshme të vendit, do të diskutojnë për sfidat në sektorin e rinisë me vëmendje të veçantë drejt pjesëmarrjes dhe bashkëpunimit dhe në veçanti për të siguruar promovimin e vlerave rinore në fushën e shoqërisë civile sikurse edhe të zhvillimit të qëndrueshëm, mbi politikat dhe projektet e MTKRS për pjesëmarrjen e rinisë në vendimarje në politikë, qeverisje vendore, në sektorë të ndryshëm të zhvillimit ekonomik, art, kulturë si dhe do të trajtohen problemet që shqetësojnë sot rininë shqiptare. Kulmi i aktiviteteve do të shënohet në 12 gusht ora 21.00, me mbajtjen e një koncerti të madh festiv në Kalanë e Ali Pashës në Porto-Palermo, organizuar nga organizata Art Kontakt Festival në bashkëpunim me MTKRS dhe UNFPA, ku do të marrin pjesë këngëtare dhe grupe artistike nga vendi dhe të huaj. Edicioni i parë i festivalit "Art Kontakt" është celur ditën e premte dhe to vazhdojë deri në 13 Gusht. Ky festival organizohet nga Fondacioni EDS në Kështjellën e Ali Pashës në Porto Palermo, Ky projekt integrohet në programin e Bashkimit Europian "Culture 2000", duke sjellë një ngjarje artistike ku ndërthuren artet vizive, kercimi bashkëkohor, muzikë eskperimentale, si dhe seminare në fushën e trashegimisë dhe turizmit kulturor. Në këtë projekt do marrin pjesë artistë nga Shqipëria, Bosnja Hercegovina, Italia, Sllovenia, Greqia, Kosova, Serbia dhe Hungaria.

Ballakn Web
Një kalë, si ai i Trojës do ta gjejmë sot në Porto Palermo. Kalaja e famshme e Ali Pashë tepelenës do të ndërrojë fytyrë. Përgjatë rrugës që të ëon atje instalacione të mëdha krijuar nga artistë shqiptarë e të huaj do të rrëfejnë në një mënyrë a në një tjetër histori, legjenda, personazhe. Një formë për të sjellë atmosferën e asaj epoke. Hija e rëndë e bazës ushtarake, do të venitet për pak. Sepse kalaja e Ali Pashë Tepelenës do të shndërrohet në një laborator arti. Për tre ditë me rradhë artistë nga Shqipëria dhe jashtë saj do të vijnë me idetë e tyre këtu, në të parin Festival Ndërkombëtar të Artit në Shqipëri i cili do të mbahet nga sot, 10 gusht deri më 13 gusht.

I mbërritur në edicionin e pestë ArtKontakt, tashmë vjen me një Festival Ndërkombëtar që jo vetëm do të sugjerojë “ide të reja” por edhe do të eksperimentojë dhe bëjë ndërhyrje në kontekstin historik dhe arkitekturor të zonës. Për t’u bërë kështu, një dëshmi e asaj se si arti lidhet ngushtësisht me turizmin dhe bëhet përçues e promovues i këtyre vlerave.
Sipas organizatorëve ky festival arti realizohet duke përdorur teknika të reja artistike, dvd video, instalacione, fotografi, balet modern, muzikë eksperimentale, etj. Artistë, poetë, performues nga Shqipëria e jashtë saj do të bëjnë ndërhyrje artistike, duke iu referuar kontekstit historik dhe arkitekturor, për të përmirësuar kështu imazhin turistik të kësaj zone.
Një ndërhyrje artistike nga to që përmenden aty është përshembull elementi simbolik i “Kalit të Trojës”, që ashtu sikurse sugjerojnë artistët hungarezë, “do të jetë një metaforë e mrekullueshme e shkëmbimit kulturor si mjet fitoreje për të thyer fortifikime si simbole të luftrave dhe konflikteve”.

Kalaja e Ali Pashait, e mbushur me ngjarje, gojëdhëna, histori, zakone dhe mënyra jetese për tu rrëfyer, do të shërbejë për të realizuar instalacione të ngritura posaçërisht për për të risjellë atmosferën e asaj periudhe, ngjarje, apo situata.
Stendat e ngritura me botime të artit bashkëkohorë dhe me materiale publicitare të bregdetit shqiptar; sportet ujore siç është kanoa dhe serf me vela; stendat me produkte të prodhuara enkas me stilizim historik; ambjentet me kulinari vendase, si dhe surpriza të tjera do të përbëjnë një tjetër spektakël për të gjithë ata që do të bëhen pjesë e Art Kontakt Festival.

Një program që thyen rregullat tradicionale të spektaklit live, ndërsa do të ndahen e rrëfehen emocione, do të ëndërrohet dhe “bëhet konkrete një utopi”. Në festival do të jenë pjesëmarrës artistë nga Gjermania, Sllovenia, Italia, Franca, Amerika, Serbia, Kroacia, etj. Ndërsa në finale organizatorët thonë se nuk do të mungojnë as çmimet të cilat do të ndahen mbrëmjen e 12 gushtit. ad.pe.

No comments: