Wednesday, September 05, 2007

Kur do zgjidhen kryetaret e fshatit? (kryepleqte?)

Krijimi i nëndarjeve të komunës, sqarimi sipas ligjit

Ligji nr 8652 datë
31.07. 2000
Neni 45


1. Fshati drejtohet nga kryetari dhe kryesia e fshatit. Kryesia është organ këshillimor i kryetarit. Anëtaret e kryesisë së fshatit zgjidhen në mbledhje të fshatit, ku marrin pjesë jo më pak se gjysma e banoreve me të drejtë vote. Në rastet kur fshati përbëhet nga disa lagje, secila nga ato zgjedh një anëtar kryesie. Mënyrat dhe rregullat e votimit përcaktohen nga këshilli komunal përkatës.

2. Numri i anëtarëve të kryesisë së fshatit përcaktohet nga këshilli komunal ose bashkiak (kur në përbërje të këtij të fundit ka fshatra mbi bazën e numrit të banoreve të fshatit dhe lagjeve përbërëse të tij.

3. Kryetari i fshatit zgjidhet nga radhët e kryesisë së fshatit me votim të fshehtë me jo më pak se dy kandidatura.

4. Zgjedhjet e kryesisë dhe të kryetarit të fshatit bëhen një herë në tre vjet pas zgjedhjeve për këshillin komunal dhe jo më vonë se gjashtë muaj pas këtyre zgjedhjeve.
5. Në rastet e krijimit të vendit vakant për kryetarin e fshatit ose për anëtar të kryesisë zhvillohen procedurat e mësipërme të zgjedhjes për vendin vakant. Mandati i të zgjedhurit të ri vazhdon deri në përfundim të periudhes së mbetur të afatit trevjeçar.
6. Procesi i zjgedhjeve dhe veprimtaria e kryesisë dhe kryetarit të fshatit mbikqyrës nga këshilli komunal ose bashkiak përkatës.

(Ne disa krahina te Shqiperise kryepleqte po "emrohen". Vonesa tej limiteve (zgjedhjet lokale u bene qe ne shkurt,pra duhet te kishin pwerfunduar dhe zgjedhjet e kryepleqesive)

No comments: