Thursday, November 08, 2007

Filozofia e përçarjes së Shqipërisë

Pershendetje,
Jam Plator Nesturi, analist ne media te ndryshme. Besoj se keto dy shkrime i vlejne blogut me teper se shume te tjera. Kam vene re se kam qene paksa i shperfillur ndoshta pse dhe nuk me njihni. Sa per prezantim virtual jam gazetar e kryeredaktor i disa prej organeve gjate viteve 90, si dhe me pas ne detyra te ndryshme ne diplomaci. Jam nga Palasa dhe per te tjerat mund te flasim me gjere kur te pime nje kafe. Aktualisht, jam i kontraktuar per analiza politike etj. per gazeten Shekulli, Revisten Klan dhe gazeten Tirana Observer. Ka patur disa shkrime te cilat kane hyre ne shume sajte te ndryshme dhe po shihja se ne kete blog ( qe natyrisht me intereson me teper), fatkeqesisht isha jo i pranishem. Ndaj mora guximin t'ju drejtohem vete.
Pershendetje
P. Nesturi

Pershendetje z. Nesturi dhe ju falemnderit per dy shkrimet tuaja dhe qe preferoni ti paraqisni ato edhe ne bloger-himara. Perpiqemi te mbajme kontakte me te rejat nga shtypi shqiptar qe u interesojne dhe himarjoteve. Kerkojme ndjese ne se e mendoni shperfillje mos paraqitjen e shkrimeve tuaja ne site deri tani. Por kjo ka ardhe si rezultat i mos njohjes sic e thoni dhe vete.
Ju lutem na dergoni dhe nje fotografi tuajen me nje biografi te shkurter; si gazetar himarjot qe jeni e konsideroj te domosdoshme prezantimin tuaj opinionit te gjere himarjot qe kerkojme te sensibilizojme.
Mirse erdhet ne blogger-Himara, dhe ne se desheroni mund ti paraqisni shkrimet tuaja direkt ne bloger tone
Akroqeravnos

******************************


Plator Nesturi

Botuar ne gazeten Shekulli

Ndërsa në seancën parlamentare po shqyrtohej ngritja e komisionit parlamentar për shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku, në diskutimet e deputetëve insitimi i maxhorancës për heqjen e kreut të organit të akuzës nuk mund të mos lidhej me një tjetër hetim të madh. Atë të segmentit të rrugës Rrëshen- Kalimash për të cilin prokuroria ka kërkuar dhe heqjen e imunitetit të ministrit Basha. Duke e lënë disi mënjanë ndërlidhjen midis këtyre dy çështjeve, për të cilën kanë debatuar politikisht të dyja kahet e parlamentit, ia vlen që ndërtimi i rrugës Durrës –Kukës të analizohet edhe në një aspekt tjetër jopolitik por që ka të bëjë me interesat e shpërfillura të taksapaguesve shqiptarë. Në kushtet kur tryezat e qytetarëve të këtij vendi janë boshatisur, kur çmimet e produkteve ushqimore janë rritur në mënyrë galopante, kur çmimi i karburanteve vijon kurbën e ngritjes së bashku me papunësinë dhe inflacionin, kur kriza energjitike po avullon qindra milionë dollarë të mbledhura nga taksat e shqiptarëve, është normale të reflektosh për nismën surprizë nga ana e qeverisë për ndërtimin e një rrugeqë buxhetin e deritanishëm e ka 800 milonë Euro. Dhe në rastin konkret nuk bëhet fjalë për një investim të huaj, por për investim qindramilionësh të shtetit më të varfër të Europës.

Në deklaratat e ministrit Basha, ndërsa replikon me prokurorinë për hapjen e hetimeve për abuzim me fondet e segmentit Rrëshen – Kalimash, argumenti mbrojtës i përdorur ka qenë se hetimi ndaj tij bëhet për të penguar ndërtimin e kësaj vepre madhore dhe kjo u shërben qarqeve antishqiptare. Pa hyrë në teoritë e konspiracionit, pasi historia e Shqipërisë është e mbushur plot me patriotë dhe tradhëtarë, veshja e qyrkut të patriotit prej Bashës duket se është mbrojtja më e dobët përballë akuzave që ngrihen. Kjo për arësyen e thjeshtë se megjithë cilësimin e Durrës -Kukës si rrugë patriotike, hetimi për mundësinë e abuzimit me fondet nuk është objekt interesimi vetëm i organeve të prokurorisë por e të gjithë taksapaguesve shqiptarë që janë direkt investitorët e ndërtimit të kësaj rruge. Është normale në çdo vend demokratik që të ketë transparencë për çdo qindarkë të investuar nga taksapaguesi i thjeshtë, dhe jo më për 800 milionë euro të shqiptarëve që po i kalojnë këto ditë në pikë të hallit. Mos Basha gjykon si antishqiptar për hapjen e hetimit për fondet e rrugës, gjithë këtë popull që ka hedhur paratë aty dhe që kërkon të dijë se çfarë bëhet me taksat dhe investimin e vet? Basha sidoqoftë ndjek linjën e patriotit, por patriot me paratë e të tjerëve mund të bëhet kushdo.

Lidhur me këtë çështje deputeti Ngjela hodhi një ide brilante ndërsa komentonte trininë midis ndëritmit të Durrës- Kukës, buxhetit të lartë të saj dhe taksapaguesve shqiptarë. Sipas gjykimit të tij, fondi prej 800 milionë eurosh për ndërtimin e kësaj rruge ( ndërsa nuk dihet dhe sa milionë të tjerë do të thithë), përbën një shumë kolosale dhe që është e përafërt me atë të buxhetit të shtetit për një vit. Në këto kushte, kur rruga ndërtohet me paratë e taksave të shqiptarëve, është e natyrshme që ata të shprehnin nëpërmjet një Referendumi gjykimin nëse këto fonde duhen përdorur për këtë rrugë patriotike apo diku gjetkë ku vendi ka nevoja më urgjente. Që tek ne mungon tradita e referendumeve për çështjet thelbësore e delikate kjo është e njohur dhe për këtë mjafton të përmendim dhe fatin e kerkesës për refendum të banorëve të Vlorës për zonën industriale pranë qytetit bregdetar. Por për ndërtime kaq gjigande dhe për më tepër kur investuesit janë taksapaguesit shqiptarë, është thuajse obligim që ata të pyeten ( ose të paktën t’ua kesh premtuar para se t’u merrje votën) se çfarë përbën prioritet për të investuar në Shqipërinë e mbushur plot me halle dhe ku nuk di nga t’a kapësh.

Problemi sidoqoftë nuk mbyllet me kaq. Kjo qeveri ka deklaruar se do të ndërmarrë inisiativa të guximshme përsa i përket veprave në infrastrukturë dhe këto janë relatuar prej saj edhe për buxhetin e vitit në vijim. Kështu, ministri Bode deklaroi në fillim të vitit se prioritet për qeverinë përsa i përket infrastrukturës, përveç ndërtimit të rrugës Durrës- Kukës, do të jenë edhe ndërtimi i akseve të tjerë të rëndësishëm si ai i Rrugës së Arbërit (çka përfshin rrugën e re nga Tirana në Bulqizë për të vijuar më tej drejt Peshkopisë e në vijim), si dhe krijimin e aksit tjetër Kukës- Pogradec. Është e kuptueshme që kush nuk do t’i dëshironte rrugët dhe padyshim këto akse do t’i jepnin zhvillim këtyre zonave dhe do të lehtësonte trasportin drejt fqinjëve. Por pyetja që shtrohet se kush po i pyet shqiptarët- taksapagues- investues nëse i shikojnë dhe ata këto akse si prioritete ashtu si qeveria apo kanë mendim ndryshe?

Po të hedhim një vështrim në hartën e infrastrukturës rrugore në Shqipëri, vërejmë se arteriet lidhëse të saj (sado anemike që janë), përqëndrohen nga Shqipëria e Mesme në Veri të vendit, ndërkohë që autostrada që duhej të shkonte drejt Jugut është ndalur prej vitesh në Lushnje, e cila është veç porta për viset e toskërisë. A nuk duket paksa paradoksale që qeveria megjithë akse aktuale vijon t’i shohë prioritetet për infrastrukturën rrugore pikërisht në veri të vendit, ndërkohë gjysma e vendit në jug nuk përbën prioritet? U harxhua një vit i tërë me idenë e hedhur nga kryeministri Berisha që rruga e Jugut të devijohej nga gjurma fillestare e kalimit nga Levani, për ta zhvendosur nga Berati. Pas humbjes së këtij afati kohor, u vendos sërish që rruga të kalojë nga Levani dhe me këtë rast për fushatën e zgjedhjeve lokale u pre dhe shiriti i inagurimit. Fjalë të mëdha u thanë dhe për rrugën Fier- Vlorë, por fakti është që nuk dihet se kur mund të përfundojë segmenti Lushnjë – Fier dhe jo më të mendohet se asfalti do të shkjojë më tej. Dhe natyrisht këtyre banorëve askush nuk u ka kërkuar mendim se cilat duhet të jenë prioritetet e investimeve në Shqipëri.

Duke iu rikthyer temës së taksapaguesve, ndërkohë ia vlen të theksohet edhe një fakt tjetër i dhimbshëm. Nga një vështrim i përgjithshëm ( pasi të dhënat për këtë çështje nuk bëhen të ditura), gjykohet se shteti ynë burimin e atë ardhurave nga taksat e siguron kryesisht nga Tirana, Durrësi si dhe nga taksapaguesit e jugut të Shqipërisë. Përsa i përket veriut, nga burime të ndryshme e në mënyrë të tërthortë, besohet se shteti e ka të humbur betejën për mbledhjen e taksave. Fakt për këtë janë dhe mospagimet për energjinë elektrike e të tjera forma taksimi për të cilat autoritet deklarojnë në jo pak raste se në zonat e veriut është e theksuar. Ashtu sic është fakt që çdo shqiptar që paguan energjinë, ujin dhe taksat, paguan dhe për ata që nuk ia ndjen të derdhin në arkën e përbashkët të shtetit detyrimet e tyre. Nisur nga kjo anë e medaljes, kur taksapaguesit shqiptarë nuk pyeten se ku do përdoren paratë e tyre dhe ca më tepër kur ata që mbushin me të vërtetë arkën e shtetit shohin se këto investime i mungojnë zonave ku banojnë porse drejtohen gjetiu atje taksat e mbledhura janë në përqindje të ulët, a nuk kanë të drejtë të indinjohen me këtë qeveri? A nuk mund të mendojnë se janë qëllime të tjera të mbrapshta që i lenë zonat e jugut pa investime dhe pa perspektivë zhvillimi? Përqëndrimi në veri i investimeve infrastrukturore dhe shmangia e prioriteteve nga kjo qeveri për zonën e jugut, mund të ringjallë natyrshëm dallimet e dikurshme midis Gegërisë dhe Toskërisë, si dy hapësira të ndryshme dhe ku dallimi i parë nis me preferencat partiake apo me preferencën e një kahu të politikës ndaj zhvillimit të njërës pjesë duke eskluduar tjetrën. Atëherë kush mund të quhet antishqiptar, qytetari që paguan taksat dhe do të dijë se ku venë paratë e tij apo politika që i transferon sipas qejfit dhe preferencës paratë për investime?

Thellimi i mëtejshëm në këtë rrugë të ndjekur nga ana e qeveritarëve, mund të shkaktojë krisje të rrezikshme për më tepër në situatën e ndërlikuartë zhvillimeve në rajon, dhe kjo e vë qeverinë përpara një përgjegjësie të madhe. Do të mjaftonte thjesht një lëvizje e zonës që dikur quhej Toskëri, për të mbrojtur taksat që paguan dhe që ato të përdoren më së pari për krahinën e tyre, që uniteti i përfaqësuar nga centralizimi i pushtetit në Tiranë, të fillijë e të shkërmoqet. Ca më keq nëse këtë do ta përdorte për qëllimet e saj ndonjë forcë politike.

3 comments:

Anonymous said...

Anonymous said...

Po sjellim nje koment nga K. Myftaraj, i quajturi- "vrases me pagese" -nga Abdi Baleta

Monday, 29 October 2007
Nga Kastriot Myftaraj - Ditėn e shtunė, mė 27 tetor, nė ditoren «Shekulli» ėshtė botuar shkrimi i Plator Nesturit «Filozofia e pėrēarjes sė Shqipėrisė».Me kėtė shkrim ia vlen tė merresh pėr disa arsye. Pėr pėrmbajtjen e tij, se ėshtė botuar nė njė gazetė me tirazh tė madh, se autori ėshtė njė ish-diplomat (ka qenė konsull i Shqipėrisė nė Milano pas vitit 1997), se autori ėshtė me origjinė nga Himara (Palasa-ai ėshtė kushėriri i Paskal Milos), se autori nė kohėn qė ka qenė zėdhėnės i PSD dhe gazetar tek gazeta e saj «Alternativa SD» para vitit 1997, ka ndjekur nė Greqi njė kurs 9-mujor pėr kulturėn dhe gjuhėn greke, i cili ka qenė njė expedient i shėrbimit sekret grek EYP pėr tė pėrpunuar gazetarėt dhe intelektualėt shqiptarė, se Nesturi zhvillon nė shkrimin e vet deri nė konseguencė tė fundit, njė tezė tė paraqitur para pak kohėsh nė njė debat televiziv, nga deputeti i PS, Arben Isaraj, i cili gjithashtu nė vitet 1990-1991 ka bėrė nė Athinė njė kurs pėr «ēėshtjet juridike nė Greqinė antike». Tė gjitha kėto e bėjnė Plator Nesturin njė person shumė intrigues. Nė fillim tė shkrimit tė tij, Nesturi kundėrshton argumentin e pėrdorur nga ministri Basha se ēėshtja penale pėr Rrugėn Durrės-Kukės ka filluar nėn nxitjen e qarqeve antishqiptare, qė duan tė pengojnė ndėrtimin e kėsaj rruge. Kėtė gjė Nesturi e shpėrfill si njė teori konspiracioni dhe thotė se ai analizėn e tij do ta bėjė “Pa hyrė nė teoritė e konspiracionit, pasi historia e Shqipėrisė ėshtė e mbushur plot me patriotė dhe tradhtarė”. (“Shekulli”, 27 tetor 2007, f. 19) E megjithatė, ironikisht Nesturi nė shkrimin e tij paraqet pikėrisht njė teori konspiracioni tė llojit tė konspiracionit tė gegėve kundėr toskėve. Nė fillim Nesturi shtihet sikur motivi i tij ėshtė se ai ėshtė i shqetėsuar pėr taksapaguesit shqiptarė. Ai shkruan: “ia vlen qė ndėrtimi i rrugės Durrės-Kukės tė analizohet edhe nė njė aspekt tjetėr jopolitik, por qė ka tė bėjė me interesat e shpėrfillura tė taksapaguesve shqiptarė. Nė kushtet kur tryezat e qytetarėve tė kėtij vendi janė boshatisur, kur ēmimet e produkteve ushqimore janė rritur nė mėnyrė galopante, kur ēmimi i karburanteve vijon kurbėn e ngritjes, sė bashku me papunėsinė dhe inflacionin, kur kriza energjetike po avullon qindra-milionė dollarė tė mbledhura nga taksat e shqiptarėve, ėshtė normale tė reflektosh pėr nismėn surprizė nga ana e qeverisė, pėr ndėrtimin e njė rruge qė buxhetin e deritanishėm e ka 800 milionė Euro. Dhe nė rastin konkret nuk bėhet fjalė pėr njė investim tė huaj, por pėr investim qindra-milionėsh tė shtetit mė tė varfėr tė Evropės”.(“Shekulli”, 27 tetor 2007, f. 19) Por, deri mė sot Nesturi nuk na ėshtė shfaqur i shqetėsuar nga fakti qė kompanitė e mėdha greke nė tregun e telefonisė mobile, karburanteve, ndėrtimit tė veprave infrastrukturore, si dhe bizneset e shtetasve shqiptarė tė lidhur me Greqinė qė kanė krijuar monopole nė tregun e ushqimeve tė pėrpunuara, pijeve etj, kanė siguruar privilegje abuzive nė Shqipėri, duke u shkaktuar shqiptarėve pas vitit 1997, njė dėm qė shkon nė miliarda euro. E megjithatė Nesturi nuk ka folur dhe shkruar kurrė pėr to. Ai e ka vetėm me kompaninė amerikane “Bechtel” dhe Rrugėn Rrėshen-Kalimash (pjesė e aksit Durrės-Kukės, apo mė saktė Tiranė-Prishtinė) Nė kėtė rrethanė, nuk ėshtė e tepėrt tė ndėrtosh njė teori konspiracioni rreth angazhimit tė Nesturit nė kėtė ēėshtje. Nesturi e ka vetėm me bizneset amerikane, “Bechtel”, AMBO dhe jo me ato greke. Pastaj Nesturi fillon e ndėrton teorinė e vet tė konspiracionit, edhe pse thotė se i shpėrfill ato: “Po tė hedhim njė vėshtrim nė hartėn e infrastrukturės rrugore nė Shqipėri, vėrejmė se arteriet lidhėse tė saj (sado anemike qė janė), pėrqendrohen nga Shqipėria e Mesme, nė Veri tė vendit, ndėrkohė qė autostrada qė duhej tė shkonte drejt Jugut ėshtė ndalur prej vitesh nė Lushnje, e cila ėshtė veē porta pėr viset e Toskėrisė. A nuk duket paksa paradoksale qė qeveria me gjithė akset aktuale vijon t'i shohė prioritetet pėr infrastrukturėn rrugore pikėrisht nė veri tė vendit, ndėrkohė qė gjysma e vendit nė jug nuk pėrbėn prioritet? U harxhua njė vit i tėrė, me idenė e hedhur nga kryeministri Berisha qė rruga e Jugut tė devijohej nga gjurma fillestare e kalimit nga Levani pėr ta zhvendosur nga Berati. Pas humbjes sė kėtij afati kohor, u vendos sėrish qė rruga tė kalojė nga Levani dhe me kėtė rast, pėr fushatėn e zgjedhjeve lokale u pre dhe shiriti i inaugurimit. Fjalė tė mėdha u thanė dhe pėr rrugėn Fier-Vlorė, por fakti ėshtė qė nuk dihet se kur mund tė pėrfundojė segmenti Lushnjė-Fier dhe jo mė tė mendohet se asfalti do tė shkojė mė tej. Dhe, natyrisht, kėtyre banorėve askush nuk u ka kėrkuar mendim se cilat duhet tė jenė prioritetet e investimeve nė Shqipėri”. (“Shekulli”, 27 tetor 2007, f. 19). Por ėshtė njė fakt se gjatė kohės qė PS ishte nė pushtet, nė vitet 1997-2005, dhe dihet se lidershipi i kėsaj partie dhe qeveritė e krijuara prej sa, ishin tė pėrbėra nė shumicė me njerėz me origjinė nga Toskėria (tė tre kryeministrat e PS nė vitet 1997-2005 ishin me origjinė nga kjo zonė), investimet nė infrastrukturė u pėrqendruan nė Jug tė vendit, ndėrsa nė veri tė vendit, investimet nė infrastrukturė qenė minimale. Nė rast se pėr infrastrukturėn nė Veri nuk investonte as koalicioni i PD dhe e aleatėve tė saj, i ardhur nė pushtet nė 2005, atėherė duhej qė pėr kėtė pjesė tė vendit mos tė investohej kurrė. Nė rast se atje po investohet sot diēka mė tepėr, ky duhet parė dhe si njė kompensim pėr mungesėn nė investime gjatė tetė viteve tė qeverisjes sė majtė. Nėse do tė ndjekim logjikėn e Nesturit nė tė anasjellėn e saj, atėherė del se e majta nė pushtet nė vitet 1997-2005, qė nė shumėsinė e lidershipit tė saj pėrbėhej nga njerėz me origjinė nga Toskėria, qėllimisht u tall me shqiptarėt e Gegėrisė, nė dy anėt e kufirit (edhe Kosova ėshtė Gegėri), kur pėr rrugėn u vu njė taksė e posaēme, tė miratuar nga parlamenti, dhe megjithatė me paratė e mbledhura nga kjo taksė, nuk bėri as njė studim fesibility pėr tė qenė nga ana e saj, dhe as projektin e kėsaj rruge, kur tė ardhurat e mbledhura nga kjo taksė do tė mjaftonin pėr ta bėrė njėzet herė projektin e rrugės. E megjithatė kėto para u pėrdorėn pėr qėllime tė tjera nga qeverisja e majtė, nė kundėrshtim me ligjin. Fakti qė qeveritė e majta, gjatė gjashtė viteve nė pushtet pas ēlirimit tė Kosovės, u sollėn nė kėtė mėnyrė, e rėndon shumė tė majtėn, se dihet qė vendet fqinje, Serbia, Greqia, por dhe fuqi tė mėdha jodashamirėse ndaj shqiptarėve, si Rusia dhe Franca, nuk e duan ndėrtimin e kėsaj rruge, qė ėshtė «shtylla kurrizore» e njė shteti tė bashkuar shqiptar. PS, si dhe pjesa tjetėr e sė majtės nuk mund ta mohojė qė nė Beograd, Athinė, Moskė etj., kanė qenė shumė tė kėnaqur qė deri nė vitin 2005, sa kohė qė PS ishte nė pushtet, nuk u bė as projekti pėr ndėrtimin e kėsaj rruge. Kėtu nuk do tė ishte absurde tė ndėrtoje njė teori konspiracioni. Mė tutje Nesturi, zhvillon nė terma mė tė sofistikuara atė parullėn e hedhur nė vitet 1992-1997 dhe qė ėshtė riaktivizuar pas vitit 2005, se me Berishėn nė pushtet, taksat e nxjerra nga shqiptarėt e Jugut, por Veriu po shpenzohen nė dėm tė Jugut. Nesturi shkruan: “Duke iu rikthyer temės sė taksapaguesve, ndėrkohė, ia vlen tė theksohet edhe njė fakt tjetėr i dhimbshėm. Nga njė vėshtrim i pėrgjithshėm (pasi tė dhėnat pėr kėtė ēėshtje nuk bėhen tė ditura), gjykohet se shteti ynė burimin e tė ardhurave nga taksat e siguron kryesisht nga Tirana, Durrėsi, si dhe nga taksapaguesit e jugut tė Shqipėrisė… Nisur nga kjo anė e medaljes, kur taksapaguesit shqiptarė nuk pyeten se ku do pėrdoren paratė e tyre dhe ca mė tepėr kur ata qė mbushin me tė vėrtetė arkėn e shtetit shohin se kėto investime i mungojnė zonave ku banojnė porse drejtohen gjetiu, atje taksat e mbledhura janė nė pėrqindje tė ulėt, a nuk kanė tė drejtė tė indinjohen me kėtė qeveri? A nuk mund tė mendojnė se janė qėllime tė tjera tė mbrapshta, qė i lenė zonat e jugut pa investime dhe pa perspektivė zhvillimi? Pėrqendrimi nė veri i investimeve infrastrukturore dhe shmangia e prioriteteve nga kjo qeveri pėr zonėn e jugut, mund tė ringjallė natyrshėm dallimet e dikurshme midis Gegėrisė dhe Toskėrisė, si dy hapėsira tė ndryshme dhe ku dallimi i parė nis me preferencat partiake apo me preferencėn e njė kahu tė politikės ndaj zhvillimit tė njėrės pjesė, duke eskluduar tjetrėn. Atėherė, kush mund tė quhet antishqiptar, qytetari qė paguan taksat dhe do tė dijė se ku venė paratė e tij, apo politika qė i transferon sipas qejfit dhe preferencės paratė pėr investime?” (“Shekulli”, 27 tetor 2007, f. 19) Atėherė ēfarė do Nesturi, qė investime nė infrastrukturė tė bėhen vetėm nė Jug tė vendit dhe nė zonėn Tiranė-Durrės ku banojnė shumė njerėz me origjinė nga Jugu? Dhe nė Veri mos tė ketė investime? Por taksapagues ka dhe nė Veri dhe madje edhe nė zonėn Tiranė-Durrės ka shumė taksapagues me origjinė nga Veriu i Shqipėrisė. Njė pjesė e madhe e kompanive me qendėr nė Tiranė dhe nė Jug tė vendit, deri edhe nė zonėn e minoritetit grek nė Dropull, i sigurojnė njė pjesė tė mirė tė fitimeve nga mallrat e ndryshme qė ēojnė nė Kosovė. Pastaj Rruga Durrės-Kukės (Tiranė-Prishtinė) do tė kontribuojė nė zhvillimin e Veriut, ēka do tė bėjė qė tė rritet kontributi i kėtyre zonave nė tė ardhurat publike. Kjo rrugė do tė ketė efekt pozitiv tė tėrthortė dhe nė zonat ku nuk kalon, si nė atė Lezhė-Shėngjin, por dhe nė Shkodėr, pasi nė Milot ajo lidhet me portin e Shėngjinit dhe kėshtu sigurohet lidhja me Shkodrėn. Se investimet e mėdha bėhen me njė sens perspektive mė tė gjatė, jo vetėm se e tashmja, por edhe se e nesėrmja e afėrt. Pastaj, nuk duhet harruar se Jugu ka njė borxh historik ndaj Veriut, se pasuria shqiptare, e vėnė gjatė pesėdhjetė viteve, nė njė masė tė madhe nga tė ardhurat e nxjerra nga minierat, pyjet, hidrocentralet e Veriut, pas vitit 1990, u privatizua kryesisht nga njerėzit me origjinė nga Jugu, qė e pėrdorėn atė si bazė pėr biznes. Pėr kėtė mjafton tė thuhet se vetėm me njė vendim tė qeverisė sė majtė, nė maj 1991, u privatizuan me ēmime simbolike mijėra e mijėra dyqane, magazina, restorante, bare, nė dobi tė punonjėsve dhe ata qė pėrfituan nė Tiranė dhe nė Durrės, ku vlera qe mė e lartė, qenė kryesisht me origjinė nga Jugu. Ky ėshtė fakt. Pastaj pse duhet qė dallimet midis Gegėrisė dhe Toskėrisė (nė fakt Nesturi fjalėn “dallim” e pėrdor si eufemizėm pėr “urrejtje” se dallimet ekzistojnė dhe sot dhe nuk kanė asgjė tė keqe) tė ringjallen pėr ēėshtjen e Rrugės Durrės-Kukės, dhe mos tė ringjalleshin me rastin e kėtij abuzimi tė madh, qė bėri qė pasuria kombėtare e privatizuar tė shkonte kryesisht nė pronė tė njerėzve nga Jugu. A nuk ėshtė drejtori pronari i gazetės “Shekulli”, ku shkruan Nesturi, Koēo Kokėdhima, me origjinė nga Jugu, qė ka privatizuar pėr njė copė bukė pas vitit 1997, shumė prona publike (ish ndėrmarrje), dhe qė i ka shitur me vlerė tė lartė, ose do t’i shesė nė tė ardhmen? Pra, gjėrat nuk janė kaq tė thjeshta sa i bėn Nesturi. Nesturi thotė pėr atė qė ai e quan tendencė e qeverisė sė sotme pėr tė diskriminuar negativisht Jugun dhe pėr tė favorizuar Veriun, se: “Thellimi i mėtejshėm nė kėtė rrugė tė ndjekur nga ana e qeveritarėve, mund tė shkaktojė krisje tė rrezikshme, pėr mė tepėr nė situatėn e ndėrlikuar tė zhvillimeve nė rajon dhe kjo e vė qeverinė pėrpara njė pėrgjegjėsie tė madhe. Do tė mjaftonte thjesht njė lėvizje e zonės qė dikur quhej Toskėri, pėr tė mbrojtur taksat qė paguan dhe qė ato tė pėrdoren mė sė pari pėr krahinėn e tyre, qė uniteti i pėrfaqėsuar nga centralizimi i pushtetit nė Tiranė, tė fillojė e tė shkėrmoqet. Ca mė keq, nėse kėtė do ta pėrdorte pėr qėllimet e saj ndonjė forcė politike”. (“Shekulli”, 27 tetor 2007, f. 19) Toskėria quhej dikur Toskėri dhe kėshtu quhet dhe sot, se emėrtimet gjeografike mbeten siē kanė qenė, dhe Toskėria ende nuk quhet Epir, siē do t’i pėlqente Nesturit. Nė paragrafin e mėsipėrm Nesturi kėrcėnon se nėse nuk ndėrpritet ndėrtimi i Rrugės Rrėshen-Kalimash, pjesė e aksit Durrės-Kukės, atėherė nė Shqipėrinė e Jugut do tė ketė njė rebelim tė armatosur dhe shteti shqiptar do tė shpėrbėhet, duke u ndarė Toskėria nga pjesa tjetėr e vendit, Gegėria. Kur Nesturi, njė ish-diplomat i shtetit shqiptar pėr tetė vite, shkruan kėshtu, atėherė ke tė drejtė qė mbi kėto premisa tė ndėrtosh njė teori konspiracioni serbo-grek kundėr shqiptarėve. Njė prej specialistėve kryesorė tė Athine pėr ēėshtjet shqiptare, nė fillim tė viteve nėntėdhjetė, gjenerali i shėrbimit sekret grek, Nicolas Grillakis, njėherėsh dhe kėshilltar i kryeministrave grekė Papandreu dhe Micotakis, ka publikuar nė vitin 2001, nė Athinė, librin e vet “Dėshmoj ngjarjet dramatike”. Nė kėtė libėr, Grillakis, tė cilin Nesturi duhet ta njohė se ka dhėnė leksione “kulture greke” nė kursin qė ai bėri nė Greqi, bėn njė analizė tė zhvillimeve nė Ballkan nė vitet ‘90 tė shekullit tė kaluar (XX), duke u pėrqendruar tek pozicioni dhe interesi nacional i Greqisė nė kėto zhvillime. Pjesėt kryesore tė kėtij libri, ku trajtohet ēėshtja shqiptare dhe problemi i Vorio-Epirit, janė publikuar prej ditores sė Tiranės “Korrieri”, nė mars 2002. Grillakis shkruan nė librin e vet pėr Shqipėrinė: “Ndeshja Veri-Jug ka rrėnjė mė tė thella qė njihen para krijimit tė shtetit shqiptar... Duhet thėnė se me fisin e toskėve, atė epirot dhe jo ilirik, kemi lidhje tė pėrbashkėta tė pakontestueshme racore dhe kulturore (muzikė, valle, fustanellė, doke e zakone, karakteristika trupore, etj.)” (“Korrieri”, 8 mars 2002, f. 17) Pra, gjenerali grek Grillakis kėrkon qė tė instrumentalizohet resentimenti historik mes Jugut dhe Veriut, respektivisht Toskėrisė dhe Gegėrisė nė Shqipėri, nė dobi tė Greqisė, duke i nxitur jugorėt (toskėt) tė orientohen nga Greqia, edhe duke i bindur ata se janė mė tė afėrt kulturalisht dhe racialisht me grekėt se me bashkėkombėsit e tyre veriorė, gegė. Nė kėtė sens, Grillakis shkruan mė tutje, duke iu referuar ngjarjeve nė Shqipėri nė vitin 1997: “Si u referua, ekziston njė ndarje e thellė Veri-Jug nė Shqipėri dhe ky revolucion ishte pėr vendin tonė njė rast i rėnė nga qielli pėr shtrirje paqėsore tė hapėsirės jetike tė helenizmit nė zonėn e toskėve, nė Shqipėrinė Jugore”. (“Korrieri”, 8 mars 2002, f. 17) Nė kėtė kontekst, sipas gjeneralit Grillakis duhej: “tė shpejtohej rėnia e tiranit gjakpirės tė helenizmit vorio-epirot, Sali Berisha, por edhe groposja pėrfundimtare politike e tij; qė Shqipėria e Jugut (raca toske) tė mund tė gjunjėzojė Veriun nė shkallė tė gjerė, derisa tė garantohen sa mė mirė kushtet pėr harmonizimin e lidhjeve Greqi-Shqipėri; Pėr tė arritur brenda mundėsive federalizimin Greqi-Shqipėri, me objektiv tė sigurt nėnshtrimin e Veriut nga Jugu, ose edhe ndarjen Veri-Jug”. (“Korrieri”, 8 mars 2002, f. 17) Duke konsideruar kėto qė shkruan gjenerali Grillakis kuptohet se ėshtė nė interesin e Greqisė nxitja e urrejtjeve ndėrshqiptare mes jugorėve dhe veriorėve, toskėve dhe gegėve. Greqia, ashtu si aleatja e saj Serbia, duke parė se zhvillimet nė Ballkan janė duke shkuar kah bashkimi i trojeve shqiptare nė njė shtet tė vetėm nacional dhe ndėrtimin e Rrugės Durrės-Kukės e shikojnė si pjesė tė kėtij projekti, po riaktivizojnė planet e hershme pėr ta shpėrbėrė shtetin ekzistues shqiptar me njė rebelim tė armatosur nė Jug. Artikulli i Nesturit ėshtė njė version i manualit qė historikisht kanė pėrdorur grekėt dhe serbėt pėr tė nxitur toskėt kundėr gegėve nė Shqipėri. Njė miku im shqiptaro-amerikan mė ka treguar njė ndodhi me studiuesin e famshėm amerikan Samuel Huntington. Miku im mė tregoi se vitin e kaluar pati rastin ta takonte Huntingtonin nė njė pritje ku ishte i ftuar. Atje njė nga tė ftuarit i tha Huntingtonit se a nuk i dukej se e kishte ekzagjeruar shume kur nė librin e vet “Kush jemi ne?” (2004), paralajmėron futjen e SHBA-ve nė njė konflikt tė ngjashėm me atė nė Bosnje-Hercegovinė pėr shkak tė potencimit konfliktual tė identitetit tė hispanikėve tė SHBA-ve, nė raport me amerikanėt protestantė dhe tė shenjave secesioniste promeksikane tė komunitetit hispanik, dhe se mos ndoshta kishin tė drejtė ata qė e akuzonin Huntingtonin se kishte nxitur konfliktin ndėrfetar dhe ndėretnik nė SHBA-tė. Samuel Huntington iu pėrgjigj kėsaj vėrejtjeje se ndoshta vlerėn mė tė madhe tė librit tė vet ai e shikonte nė atė se i tregonte elitės hispanike nė SHBA-tė dhe intelektualėve hispanikė perspektivėn qė e priste vendin nė rast se ata vazhdonin ta drejtonin komunitetin e tyre nė kėtė rrugė tė rrezikshme dhe nuk pranonin tė asimiloheshin nė komunitetin anglofon amerikan, ēka do tė sjellė reagimin e radikalėve tė palės tjetėr nė emėr tė mbrojtjes sė SHBA-ve. Pas kėtij libri pėrfundoi z. Huntington, ata (intelektualėt hispanikė) nuk mund tė shfajėsohen nesėr duke thėnė se nuk e parashikuan se ēfarė do tė ndodhte. Pra, nė njėfarė mėnyrė Huntington e pati konceptuar librin e vet si njė ftesė pėr hispanikėt e SHBA-ve pėr tė arritur nė atė qė nė teorinė e lojėrave quhet njė “Nash solution”, (Zgjidhja “Nash”), qė bazohet nė balancėn e kėrcėnimeve. Sipas kėtij koncepti, tė dy palėt nė njė lojė, qė mund tė jetė njė marrėdhėnie biznesi, politike, shtetesh, etnish, grupesh sociale nė njė shtet etj., do tė jenė tė kėrcėnuara nė rast se nuk do tė shkohej deri tek njė marrėveshje. Njė shembull tė gjetjes tė “Nash solution” nė marrėdhėniet ndėrkombėtare e patėm gjatė periudhės sė “Luftės sė Ftohtė”, kur ekzistonte rreziku i luftės sė pėrgjithshme bėrthamore quhej si “ekuilibri i frikės” i ardhur nga “shkatėrrimi i sigurt i ndėrsjelltė”. Sipas kėtij koncepti, asnjėra nga superfuqitė, ose fuqitė bėrthamore, aleate tė tyre, nuk guxonte qė t’i pėrdorte armėt bėrthamore, pasi kjo do tė ēonte nė pėrdorimin masiv tė tyre, ēka do tė shkaktonte shkatėrrimin e sigurt tė tė gjitha palėve tė involvuara. Pasi miku im pėrfundoi sė treguari kėtė histori, unė i thashė se me tė njėjtin motiv si Huntington, edhe unė kisha botuar dy libra “Nacional-islamizmi shqiptar” dhe “Kalvari i gjysėhanės”, ku ndėr ēėshtjet e tjera, pėrpiqesha tė kthjelloja mendjen e atyre intelektualėve toskė qė mendojnė si Nesturi mbi atė se ē’do tė ndodhte nė rast se edhe pala tjetėr, pra gegėt, mendojnė dhe veprojnė si ata. Ashtu si hispanikėt e SHBA-ve pas botimit tė librit tė Huntingtonit, edhe ata shqiptarė qė mendojnė si Nesturi, pas botimit tė kėtyre librave, nesėr nuk mund tė thonė se nuk e patėn parashikuar se ēfarė do tė ndodhte. Gjėrat nuk janė aq tė thjeshta siē thotė Nesturi se “Do tė mjaftonte thjesht njė lėvizje e zonės qė dikur quhej Toskėri, pėr tė mbrojtur taksat qė paguan dhe qė ato tė pėrdoren mė sė pari pėr krahinėn e tyre, qė uniteti i pėrfaqėsuar nga centralizimi i pushtetit nė Tiranė, tė fillojė e tė shkėrmoqet. Ca mė keq, nėse kėtė do ta pėrdorte pėr qėllimet e saj ndonjė forcė politike”. (“Shekulli”, 27 tetor 2007, f. 19) Nė Toskėri, shumė njerėz dhe lėvizje politike tė majta, historikisht i kanė marrė me shumė lehtėsi kėto lloj aventurash, madje duke sfiduar edhe fuqi tė mėdha si Britania e Madhe dhe SHBA, siē bėri Enver Hoxha nė vitet 1944-1946, kur u dha ultimatum trupave anglo-amerikane qė tė largohen nga Shqipėria (shtator 1944), u bėri njė atentat terrorist nė Kanalin e Korfuzit, nė 1946, si dhe i shtyu diplomatėt amerikanė tė largohen nga Shqipėria nė 1946 me akuzat se kishin organizuar sabotime nė ekonominė shqiptare. Aventura nė Toskėri kundėr Rrugės Durrės-Kukės, pėr tė cilėn paralajmėron Nesturi, ėshtė njė deja vu e kėsaj tė viteve 1944-1946, se vė nė shenjė interesat amerikane, duke qenė se kompania “Bechtel” qė po ndėrton rrugėn, ėshtė amerikane. Madje kjo aventurė nė Toskėri ka filluar me lėvizjen pėr mbrojtjen e Gjirit tė Vlorės kundėr konsorciumit amerikan AMBO. Nė Aleancėn pėr Mbrojtjen e Gjirit tė Vlorės janė mbledhur enveristė vlonjatė qė marrin pensione nga Greqia. Dhe pas kėsaj aventure qėndron PS e Edi Ramės, i cili edhe pse tradhton identitetin e vet kriptohebre, kur bėn ēmos pėr tė treguar lidhjet e tij me hebrenjtė, si origjinė shqiptare ka atė nga Berati, pra Toskėria. Nė debatin pėr ēėshtjen e Rrugės Rrėshen-Kalimash qė u mbajt nė emisionin «Opinion», nė Tv Klan, nė 12 shtator 2007, Arben Isaraj, deputet i PS, ish-zėvendėsministėr i brendshėm, ish-inspektor i pėrgjithshėm i SHISH pranė kryeministrit, duke replikuar me Lulzim Bashėn, nė njė moment kur ky i fundit po thoshte se vitin e kaluar kishin dhėnė kaq e aq para pėr kėtė rrugė, u shpreh se: «Po ia keni hequr ujėsjellėsit tė Vlorės, ose tė Leklit (Tepelenė-K.M.) dhe i keni ēuar andej». Se ē’kupton Isaraj, me origjinė vlonjato-gjirokastrite me fjalėn «Andej» qė e theksoi me pėrbuzje dhe indinjatė tė qartė, kjo ėshtė e qartė. «Andej» pėr tė ėshtė Shqipėria e Veriut. Dukej qartė se Isaraj kėrkonte tė nxiste urrejtjen e vlonjatėve dhe tepelenasve (toskėve) kundėr veriorėve (gegėve). Dhe kur kėtė e bėnte, Isaraj, ish-inspektori i pėrgjithshėm i SHISH pranė kryeministrit, kjo do tė thoshte se kjo ka qenė direktivė e fshehtė pėr shėrbimin sekret gjatė qeverisjes sė majtė. Pas kėtyre qė thotė Nesturi del qartė se kjo aventurė nė Toskėri frymėzohet nga Greqia, veē tė tjerash (edhe Isaraj nė vitet 1990-1991 ka bėrė nė Athinė njė kurs pėr «ēėshtjet juridike nė Greqinė antike»). Ata qė kanė mendje pėr kėto lloj aventurash, duhet ta dinė se gjėrat nuk janė aq tė thjeshta siē thotė Nesturi, me gjasė i instruktuar nga Grillakis, se do tė mjaftonte thjesht njė lėvizje nė Toskėri qė shteti shqiptar tė shkėrmoqej. Nėse kjo ndodhi nė 1997, ndodhi se SHBA atėherė mbanin njė qėndrim dashamirės ndaj kėsaj lėvizjeje, pėr motive tė politikės sė kohės. Por sot kjo lėvizje po ve nė shėnjestėr interesat amerikane. Nė rast se aventurierėt e Toskėrisė, pėr tė cilėt flet Nesturi, tė nxitur nga Greqia, mendojnė tė bėjnė njė provė force edhe me SHBA, atėherė mund tė paguajnė njė kosto, tė cilėn thjesht nuk e imagjinojnė dot edhe nė ėndrrat e tyre mė tė kėqija. Nesturi, pėr tė legjitimuar kryengritjen nė Jug, mbėshtet tezėn e Ngjelės pėr njė referendum, nėse duhet tė ndėrtohet ose jo kjo rrugė, sipas kontratės aktuale me kompaninė amerikane “Bechtel”. Nesturi shkruan: “Lidhur me kėtė ēėshtje, deputeti Ngjela hodhi njė ide brilante, ndėrsa komentonte trininė midis ndėrtimit tė Durrės-Kukės, buxhetit tė lartė tė saj dhe taksapaguesve shqiptarė. Sipas gjykimit tė tij, fondi prej 800 milionė eurosh pėr ndėrtimin e kėsaj rruge (ndėrsa nuk dihet dhe sa milionė tė tjerė do tė thithė) pėrbėn njė shumė kolosale dhe qė ėshtė e pėrafėrt me atė tė buxhetit tė shtetit pėr njė vit. Nė kėto kushte, kur rruga ndėrtohet me paratė e taksave tė shqiptarėve, ėshtė e natyrshme qė ata tė shprehnin nėpėrmjet njė Referendumi gjykimin nėse kėto fonde duhen pėrdorur pėr kėtė rrugė patriotike apo diku gjetkė, ku vendi ka nevoja mė urgjente. Qė tek ne mungon tradita e referendumeve pėr ēėshtjet thelbėsore e delikate, kjo ėshtė e njohur dhe pėr kėtė mjafton tė pėrmendim dhe fatin e kėrkesės pėr referendum tė banorėve tė Vlorės, pėr Zonėn Industriale pranė qytetit bregdetar. Por, pėr ndėrtime kaq gjigante dhe pėr mė tepėr kur investuesit janė taksapaguesit shqiptarė, ėshtė thuajse obligim qė ata tė pyeten (ose tė paktėn t'ua kesh premtuar para se t'u merrje votėn) se ēfarė pėrbėn prioritet pėr tė investuar nė Shqipėrinė e mbushur plot me halle dhe ku nuk di nga ta kapėsh”. (“Shekulli”, 27 tetor 2007, f. 19) Nė rast se hapet kjo loja e referendumeve, atėherė tė bėhet dhe njė referendum pėr kompanitė greke tė tregut tė telefonisė mobile, pėr ato tė tregut tė naftės, pėr bankat greke, pėr privatizimet e vitit 1991 me ēmime simbolike nė dobi tė punonjėsve, pėr privatizimet e Koēo Kokėdhimės e tė tjerėve si ai, qė ka blerė ish-ndėrmarrje qė kishin llogari bankare ekzistuese me shuma deri 10 herė mė tė mėdha se ēmimi i shitjes, tė cilat u bėnė tė Koēos pas blerjes, etj., etj. Me referendumin pėr rrugėn Ngjela hodhi njė ide diabolike qė tashmė, me kėto qė thotė Nesturi, duket qartė se ka qenė me proveniencė greko-serbe, se ky referendum ka si qėllim qė tė kultivojė tek shqiptarėt urrejtjen kundėr SHBA, se lupus in fabula (ujku nė pėrrallė) nė kėtė ēėshtje do tė jetė kompania amerikane “Bechtel”, sipas klisheve propagandistike tė kohės sė Enver Hoxhės tė kompanive amerikane qė u pinė gjakun popujve.

Anonymous said...

Lemerisesh nga dekuksionet e te shtuquajturit gazetar e nje fare Myftaraj qe shkrimet e tij ngjajne me nje pacavure me te cilen nuk fshin dot as dritaret se do ti lyente me bloze (ne vend qe ti pastronte).

Fakti qe z. Nestori ka bere kurs ne Greqi merret si njolle ne biografi nga enveristi i shquar Myftaraj (ndonse ne dukje hiqet si antienverist). Po specializimi ne Itali dhe gjekte pse nuk e komenton?

Budallleku i myftaraj (i myftiut te lagjes) eshte akoma me i madh kur justifikon nje vjedhje te tille si ajo qe behet ne rrugen "patriotike"me kundervenien qe duhet "te marrim hak per Enverin me shoke qeqene nga jugu ".

Kush e lexon me vemendje artikullin sofist te Myftaraj do konstatoje se ai eshte pjese e anijes se urrejtjes ndershqiptare (musilmane e te krishtere), madje ai eshte qymirxhiu i kesaj anijeje (sepse anija e tyre punon me qymir)

Anonymous said...

Pergjithesisht ky lloj gazetari ka dy instrumente: 1. informacion te pasur
2. ideja qe do te mbjelle.

Pra gatimi i informacionit eshte ne funksion te idese qe desheron te mbjelle.
Psh meqe nisem nga komenti i tij kunder z. Nesturi, ai ka ne klishene e tij faktin qe Nesuri eshte kualifikuar ne Greqi.
Don te arrije ne perfundim qe Nesturi eshte sherbetor i Greqise

Atehere merr te gatshem modelin e Enverit, dmth qe eshte llogjike te presim qe perfundimi i Myftiut eshte i drejte (ai ka ngrene e pire me te deklasuar)!!!
Fakti qe z. Nesturi eshte kualifikuar edhe ne Itali nuk i intereson ta sjelle te pakten ne kete artikull, sepse nuk i dalin hesapet per te vene Nesturin me shpatulla per muri.

Po te vazhdojme llogjiken e myftiut (mytiou, myftari eshte njesoj per mua), mund ti bejme atij pyetjen:
Pse nuk shosh ne siten e tij me qindra musilmane te rinj qe jane "shkolluar"ne vendet arabike ?
Pse nuk merr ne konsiderate punonjesit e ministrise se jashtme qe kane njekohesisht shtetesi turke (zvnedes ministrja e fameshme shqiptare)?

Duket se nuk i del hesapi me kete menyre

Stefaneli