Saturday, November 24, 2007

Leter e Deputeteve te Himares ose me origjine nga Himara

note: Permbajtja e letres u dergua per Blogger nga komuniteti himarjot ne Tirane. Letra nuk eshte firmosur vetem nga z. Ylli Pango, deputet me origjine nga Himara, por jo perfaqesues i saj.


KRYETARIT TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE

Z.SALI BERISHA

I nderuar z. Kryeministër,

Zona e Bregdeti Jonian, e cila është edhe prejardhja e tërë nënshkruesve të kësaj letre, ngelet një nga zonat më të mira për zhvillimin e turizmit shqiptar. Por, ndërsa paraqet këtë avantazh, zhvillimi i turizmit në këtë zonë po ngelet peng i zgjidhjes së problemit të pronësisë.

Prezantimi i situatës, dhenia e sugjerimeve për zgjidhjen e saj si dhe kërkesa për një takim me ju, është edhe qëllimi i dërgimit të kësaj letre.

1. Të dhënat e nxjerra nga Bashkia dhe të dërguara zyrtarisht pranë Komisionit Shtetëror të Tokave, si dhe institucioneve të tjera flasin për një kalim masiv të popullsisë në kufijtë e vjetra. Kjo situatë e Bregdetit, në thelb e njëjtë me shumë vende kodrinore-malore të Shqiperisë, tregon se 2/3 e pronarëve kanë shkuar në pronat e para vitit '46, ndërsa 23% e tyre kanë shkuar në pronat e tyre, pavarësisht se nuk kanë qënë subjekt i ligjit 7501. Të dhënat analitike në nivel bashkie dhe fshati tregojnë se ligji 7501 ose nuk është zbatuar ose është zbatuar keq, duke sjellë një anarki totale me pronesinë.

2. Në tërë Bregdetin ekziston një mentalitet pozitiv në shkuarjen tek pronat e të pareve. Kjo konfirmohet nga vrojtimet tona personale si deputetë, nga pohimet e donatorëve të ndryshem që janë marrë me cështjen e pronave si dhe nga vëzhgimet e shoqatave jo-qeveritare. Kështu studimi i Bankës Botërore në 2006 thekson për bregetin Jonian se "shumica e fshatrave duket se ka rënë në konsensus që ligji 7501 është i pazbatueshëm". Sondazhi i "Shoqatës për Zgjidhjen e Konflikteve", pas një vëzhgimi në Nëntor 2005, konkludon se 90% e banorëve të bregdetit, parapëlqejnë kthimin në pronat e të parëve.

3. Tubimet e ndryshme të banorëve të zonës kanë treguar vazhdimisht se ata janë në kërkim të vazhdueshëm te kthimit tek pronat e vjetra. Në mënyrë të përseritur, ata kërkojne vetëm të zbatohet pronësia e vjetër si opsion i vetëm për zgjidhjen e problemeve të pronësisë. Këto tubime dhe protesta nuk janë me vetëm në Shqipëri por edhe në tërë vendet ku jetojnë bregdetasit, Greqi, Itali, France, SHBA etj.

4. Korupsioni me tokat në bregdet është më se evident. Shkelje madhore janë gjetur pëer vite me radhëe nga Kontrolli i Larte i Shtetit, dhe të evidentuara nga dokumentat zyrtare, qe s’janë veçse "maja e aisbergut", janë një tregues tjetër i keqzbatimit të ligjit 7501.

Ne mbetemi të mendimit se abrogimi i ligjit 7501 do të qe| me kosto të lartë politike dhe me riperkusione ndoshta në tërë vendin për cilëndo qeveri. Ne do të sugjeronim një rruge administrative, që do të ishte më efektive dhe që do të përfshinte edhe konsensusin e popullsisë, siç rekomandohet edhe nga ekspertët ndërkombëtare. Kjo zgjidhje do të qe miratimi nga ana e komisionit të Tokës së Këshillit të qarkut i vendimit të Bashkisë së Himarës për çvleftësimin e 2281 vendimeve të marra për ndarjen e tokës nga komisionet vendore deri në vitin 2000. Shëmbuj të shkeljeve të bëra nga këto 2281 vendime janë dhenia e pronësisë personave jo-subjekt i ligjit; dhenia e sipërfaqes në pronësi mbi atë që u takonte nga ligji; dhenie kullote apo toke publike; mosvulosje apo mosfirmosje e formulareve 6 apo pa numër akti; mos gjetja e procesverbaleve për plotësimin e formularin 6 etj.

Miratimi i këtij vendimi nga ana e qarkut, vendim i cili dërguar pranë Komisionit te Tokes në Këshillin e Qarkut që më datë 18 Tetor 2005, do të hapte rrugen zbatimit të ligjit Nr 7665 për turizmin, datë 21 janar 2001 si dhe ligjit Nr 9235, të cilat do të japin mundësi komisioneve vendore të pronës të zbatojnë konsensusin e arritur nga popullsia. Ne jemi të mendimit se kjo do të ishte rruga me e shpejtë dhe më efektive për zgjidhjen e problemit të pronës në zonën tonë, që do të hapte rrugën edhe zhvillimit të shpejtë të turizmit.

Vetëm një zgjidhje që merr parasysh konsensusin e popullatës në lidhje me problemin e pronës, do të sillte avantazhin e largimit nga amullia aktuale e dëmshme. Kjo të bënte të mundur edhe futjen e zonës në dy projekte të financuara nga Banka Boterore - që do bejnë Rregjistrimin Fillestar të Pasurise dhe të atë të Menixhimit Integral të Zonës Bregdetare. Këto të dyja do të hapnin respektivisht portën krijimit të tregut formal funksionues të tokes dhe planifikimit urban - kushte këto për zhvillimin e turizmit modern.


Ngelemi në pritje të një takimi me ju.

Deputetët:

Spiro PECI

Diana CULI

Nikollaq NERANXI

Ylli PANGO (nuk e ka firmosur tekstin paraprak)

Petro KOCI

Stefan CIPA

Tirane me / /2007

8 comments:

Kyritsis said...

Nuk ka ndonje te dhene tjeter se cilet jane nismetaret e kesaj iniciative(letres)? Ne cilen date eshte eshte shkruar kjo leter? Pse rezulton ne te emri i Ylli Pangos, kur ai nuk eshte dakort me permbajtjen e saj? Permbajtja e letres eshte shume pozitive por keto detaje qe zura ne goje me duken karagjozllek.

himara said...

Sipas derguesit te mesazhit nga komuniteti himarjot ne Tirane kemi kete njoftim
"Sot takova me Spiro Pecin. Me tha se i kane derguar
letren Saliut dhe ai kish kontaktuar me te. Ndaj pritet shpejt ne takim i deputeteve me te. Po te nis edhe letren qe i kane derguar per ta postuar ne web.E kane firmosur te gjithe vec Ylli Pangos."

Pra une kuptoj 1. se teksti eshte ai fillestar me listen e deputeteve me origjine nga Himara
2. i eshte kerkuar edhe Ylli Pangos te firmose por nuk ka pranuar,
3. takimi eshte realizuar keto dite"

Nderkaq nuk arrij te kuptoj ku eshte karagjozlleku. Mund te perdorim nje menyre me etike te karakterizimit te gjerave dhe te kerkojme shpjegime kur nuk jemi te qarte, por te etikojme keshtu apriori informacionin e dhene, mua me duket pak si e tepruar

Kyritsis said...

Nuk me duket se i vura ndonje etikete informacionit. Madje jam shprehur qarte se permbajtja eshte shume poziteve. Mund te shtoj se eshte nje surprise mjaft e kendshme.
Nderkohe, fakti qe Ylli Pango, qe jo shume kohe me pare dilte ne nje interviste ku kerkonte me fodullek te papranueshem te shkelej mbi cdo te drejte pronesie te himarioteve, vetem e vetem qe projektet e tij dhe te dhendrit te Saliut te ecnin perpara dhe prania e emrit te tij ne nje kerkese te tille i reshtuar krah per krah emrave te tjere himariote, kur as nuk ka dashur ta firmose kete leter, nuk mund ti jape seriozitet nje iniciative te tille. Ne nje kontekst te tille, mendoj se termi i perdorur prej meje, nuk eshte aspak jo etik ne nje sjellje te tille, ashtu sikurse nuk ishte as absolut, por i shoqeruar me dyshimin e duhur dhe kerkesen e informacionit per te eliminuar kete dyshim.
Emri i tij nuk duhet te rezultoje ne fund te listes bashke me te tjeret. Komenti i hyrjes mbi te, ishte i mjaftueshem per ti hedhur drite situates. Informacioni ne koment gjithsesi sqaron gjithcka.
Kohet e fundit, kam vene re mjaft kritika per tematiken dhe terminologjine e perdorur prej meje. Kritikat nuk te bejne keq kur ti drejtojne njerezit e tu, ndaj edhe une i kam pranuar me urtesi, po asgje prej meje nuk eshte tendencioze dhe keqdashese. Ndoshta te qenit shume i drejtperdrejte dhe te shprehurit pa doreza nga ana ime, mund te jete thithur negativisht nga dikush, po eshte me mire te ruhemi nga "urtesia" e disa himarioteve te tjere, qe gjenden edhe brenda Komunitetit Himariot, se sa nga terminologjia ime, qe tek e fundit shpreh vecse deshiren qe gjerat te ndryshojne dhe te dalim nga plogeshtia e pritjes pa fund.
Gjithsesi mos mi ndani kritikat, se kritika eshte nje katalizator i mire i ekuilibrit dhe ne momente te caktuara te gjithe kane nevoje.

himara said...

Ok, pergjithesisht komentet e tua jane te mirepritura, si komenete bazuara. Pra rekomandimi im do te ishte qe fuqine e artikujve ta bazojme ne argumentim dhe jo ne efekte emocionale

Anonymous said...

U perpoqa te gjej se clidhje ka Ylli pango me Himaren , e vetemja qe gjeta eshte ajo e botuar ne Gazeten albania
si antar i KOP-it

24. Ylli Pango
Ka qenë dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës. Ka qenë zv.ministër i Arsimit, nënkryetar i Komisionit të Kualifikimit Shkencor të Shqipërisë, kryetar i Këshillit Drejtues të RTSH-së, drejtues-menaxher i Fondit Shqiptaro-Amerikan të Investimeve, drejtues i Seksionit të Psikologjisë e Pedagogjisë në ISP. Pango është diplomuar matematikan dhe mban titullin “Profesor” dhe gradën “Doktor” në Psikologji. Ai ka fituar bursën Fullbright dhe ka studiuar në “Boston University” prej nga ka marrë diplomë të firmosur nga presidenti Klinton. Ka kryer studime pasuniversitare në Universitet e Barit (Itali), Granadës (Spanjë), Leuven (Belgjikë), Montpelier (Francë), Uashington dhe Seatle (SHBA). Zotëron anglishten dhe frëngjishten. Pango është autor i 11 librave dhe qindra artikujve në fushën e Psikologjisë, Sociologjisë dhe studimeve politike dhe ka qenë drejtues apo hartues projektesh mbi problemet sociale dhe ato të strategjisë së arsimit në një sërë organizmash ndërkombëtare si PNUD, KE etj. Aktualisht ministër i Turizmit dhe Kulturës, ish-anëtar i KOP-it. "

Mund te na sqaroje ndokush se cfare lidhje ka me Himaren personi ne fjale?

matrenga

Anonymous said...

Po te perdor nje shprehje qe djalli nuk eshte aq i zi sa e bejne, do te thosha se se ka nje fare hiperbolizimi ne fjalen"qindra artikuj per psikologji" te z. Ylli Pango. Kerkova ne
http://www.scirus.com dhe nuk gjeta asnje artikull te botuar ne revistat shkencore te mirefillta.
Une do ta quaja me shume interes te informohemi (nga ndokush qe mundet) rreth kesaj figure qe ka sado pak lidhje me Himaren

Kosta

Anonymous said...

Pra nga qindra artikuj tani rezulton ne zero artikuj?!!!!

Anonymous said...

Perderi sa eshte minister ne qeverine e Berishes, nuk mund te presim qe te firmoste kerkesen e deputeteve te lartpermendur. Le te jemi pak realiste.

Stelio