Kush kerkon te largoje bustin e deshmorit te Gjuhes greke Aristotel Guma?

H προτομή του εθνομάρτυρα Αριστοτέλη Γκούμα

Procedeengs of The III Panhimarjot Conference -

http://www.himara.eu/adver/KHimariot/konferenca3_1.html

Llambro Ruci shvlefteson "argumentat" e Kristo Frasherit, Luan Malltezit, Shaban Sinanit etj

Le të thonë sa të duan Kristo Frasheri, Luan Malltezi, Shaban Sinani etj.se gjuha e parë në Himarë është shqipja dhe më pas greqishtja. E kjo është thënë qartësisht, por vendosmërisht, pa ekuivoke dhe duke e faktuar

Regjistrimi i popullsise-Presidenti Topi: presione nga qarqe ultranacionaliste

“Ndjeshmëria e madhe është sepse nga individë të qarqeve ultranacionaliste tentohet të bëhet një politikë presioni dhe deformacioni të një procesi që duhet të jetë nacional dhe ligjor” Presidenti la të kuptohej se ai ishte ishte edhe për deklarimin e lirë të etnisë dhe fesë

Ivanov: "ende në rajonin tonë qarqet ultranacionaliste veprojnë në dëm të vendeve të tjera".
(Shqip)

In contrast with 52-personality peticion, in the report of Europian Commission it is said that:

There is a lack of accurate data on minorities in Albania. This situation is expected to be addressed by the conduct of a population census in 2011, respecting international standards including the principle of free self-identification. This census will include optional questions on the ethnic origin, religious affiliation and mother tongue of respondents.

Pse nuk i jepet shtetesia shqiptare fortlumturise se tij Anastasios?

Lufta midis civilizimeve ne Shqiperi e gjen shprehjen ne luften frontale te qarqeve ateiste dhe antikrishtere qe perfaqesohen deri ne kupolen e shtetit per 20 vjet rresht dhe kontrollojne totalisht mediat.
S ipas raportimeve te ShIK-ut dhe shtypit, fondametaliste musilmane kane marre shtetesi shqiptare, kurse kryepeshkopi dekorohet nga Presidenti por ende nuk i ploteson kushtet per shtetesi megjthe qendrimin permanent prej 19 vjetesh ne Shqiperi !!!!


Thursday, November 08, 2007

Përshëndetje z. Nesturi.

Përshëndetje z. Nesturi. Mirësevini në bloger-himara.
Për mua nuk jeni i panjohur si analist. I lexoj gati gjithnjë analizat tuaja.
Edhe unë kam sjellë në bloger disa herë shkrime të analistëve të ndryshëm, dhe mospërfshirja e shkrimeve tuaja, nuk është aspak shpërfillje, të paktën jo nga ana ime, po sic u përgjigjën edhe të tjerë është një “jo” kolektive, pra askush nuk ju ka shpërfillur.
E vetmja arsye e mospranisë së shkrimeve tuaja, në blogun tonë (d.m.th edhe tuajin) është fakti se koncepti i këtij blogu, është paraqitja e gjthckaje që ka të bëjë me Himarën dhe himarjotët, qoftë edhe larg, larg.
Analiza juaj, shpesh më rezulton mjaft e goditur. Ma vërteton këtë gjë edhe histeria kundërvënëse e z.Myftari kur ju komenton. Por me keqardhje, kam vënë re se ju si himariot, nuk keni pasur shumë dëshirë të përfshini, apo të analizoni probleme të Himarës tonë, që s'kanë qenë kurrë të pakta dhe asnjëherë pa burime politike. Eshtë e kuptueshme se redaksitë që ju ofrojnë hapsirat e tyre, mund të mos jenë të interesuara për këtë tematikë. Normalisht z.Nesturi, shumë prej nesh nuk janë gazetarë, ose ndoshta asnjë prej nesh nuk është gazetar apo analist dhe megjithatë, nga të gjitha fushat profesionale nga të cilat vijmë, mundohemi në të voglën tonë, ti japim dritë, zë problemeve që ka Himara.
Nuk e di sa himariot ndjeheni ju z.Nesturi, po të qënit himariot ka disa etapa apo gradë. Ka një shkallë ne këto etapa, kur sapo e shkel, kupton shumë gjëra që në shkallët precedente të të qënit himariot nuk i ke kuptuar kurrë ose thjesht ke injoruar ekzistencën e tyre. Kur shkel atë shkallë z.Nesturi, e para gjë që kupton, është se askush nuk na do dhe e fundit, që jemi vetëm. Pra nuk mund te presim kurrë të na vijë e mira apo zgjidhja e problemeve tona, nga jo-himariotët.
Ju me hyrjen tuaj në skenën e blogut tonë, u shprehet se po paraqisni dy shkrime që vlejnë më tepër se shumë të tjera që ndodhen këtu. Kjo mund të jetë shumë e vërtetë, madje padyshim që është e vërtetë, po z.Nesturi sic ju shkruaja pak më lartë, unë nuk jam analist-politik(flas për vete, jo se mu drejtuat mua, po thjesht edhe për tu prezantuar me ju), por analist-programator. Mund të jem edhe elektricist, murator, hidraulik, minator, pra pak rëndësi ka se cili është profesioni im apo i personave të tjerë që shkruajnë këtu. Rëndësi ka që përpiqemi të shprehim mendimet tona për Himarën, për himariotët. Përpiqemi tu japim zë atyre problemeve, që askush tjetër nuk do ta bëjë në vendin tonë.
Askujt nuk do ti interesonte nëse unë paraqisja në bloger një program komputerik host të shkruar në cobol, cics, db2 për ambientet bankare. Ky është profesioni im, po kjo ska lidhje me Himarën. Dikush tjetër, mund të na shkruajë se si ndërtohet një shtëpi, po kjo nuk do ti interesonte blogut tonë. Interesante do të ishte nëse dikush do të na shpjegonte se si ndërtohet një shtëpi himariote në stil venecian.
I them këto z.Nesturi, se edhe shkrimet dhe analizat tuaja, më janë dukur shumë larg Himarës. Ndoshta gabohem, ndoshta nuk i kam lexuar te gjitha, po thjesht ky është mendimi im dhe ndoshta edhe një nga shkaqet që ju nuk keni qenë i pranishëm. E thënë paksa më hapur, ju z.Nesturi nëse vertetë e keni për zemër sic u shprehët, mund të bëni më tepër për Himarën në këtë bloger, për vetë faktin se keni fatin të keni profesionin e analistit, dhe të mos jeni minator apo ndërtues kullash sic mund të jemi ne të tjerët. E kuptoj se është pak e vështirë të lozësh me profesionin tënd, me burimin e të ardhurave me te cilat mban familjen tënde, për më tepër në kushtet lirisë opake të shtypit dhe fjalës së lirë, që të ofron ambienti shqiptar, po kur shkel atë shkallën për të cilën po flisnim me sipër, kupton se do edhe pak kurajo të jesh himariot në ditët e sotme. Ka gazetarë himariotë që e kanë pasur këtë kurajo.
Nëse është e pamundur për ju, d.m.th nëse e keni të pamundur të përfshini Himarën në analizat tuaja në hapsirat që ju ofrojnë, do të ishte e këndshme që të shkruanit dicka vetëm për blogun tonë, ashtu sic bëjmë ne muratorët, elektricistët, inxhinierët, doktorët himariotë.
Këtu nuk paguhesh po besoj se asnjeri prej nesh nuk e quhan humbje kohe atë që bëjmë këtu, sepse e bën vetëm nëse e ndjen.
Nuk ka rëndësi se si e mendoni ju apo nëse jeni në një mendje apo jo me në të tjerët për temat e ndryshme. Rëndësi ka që një himariot si ju, të shprehet për Himarën, të njoh problemet e saj dhe të bëjë sado pak për të. Jemi vetëm z.Nesturi dhe me shumë probleme, po nëse nuk perpiqemi vetë ne, askush ska për të lëvizur asnjë gisht për të mirën tonë.
Duke besuar se nuk jam keqkuptuar nga ana juaj, ju përshëndes përzemërsisht dhe ju jap edhe një herë nga ana ime mirëseardhjen në blogun tonë.

ΜΕ ΣΕΒΑΣΜΟ Ο ΚΥΡΙΤΣΙΣ.

10 comments:

Anonymous said...

ne vend te kometit po sjell nje shkrim te sotem te P. Nesturit, ne revisten Klan

Ne kalin e radikalizmit

A duhet lejuar te perdoret “dore e forte” brenda PS-se, qofte edhe si alternative perballese ndaj ashpersise se Berishes qe shtrengon ne duart e tij si PD-ne ashtu edhe strukturat shteterore? Apo duhet ndjekur rruga tradicionale e reformimit mbi baza institucionale dhe brenda forumeve te PS-se?

Plator Nesturi

Kersheria se cili kah do te dominoje tash e tutje strukturat e Partise Socialiste dhe do te pervijoje linjen politike qe do te ndjeke, se fundmi doli jashte kuadrit te pervecem e qe lidhej me emrat e Rames dhe Nanos. Zhvillimet e kesaj jave, me nje kongres, dy rezoluta te kunderta, nje doreheqje sekretari te pergjithshem e midis tyre nje mori deklaratash te ashpra te figurave kryesore kunder njeri-tjetrit, deshmoi se kuturisja per nje “debat konstruktiv” shkoi me tej se lufta brenda pallatit roze, per supremaci ndaj grupeve rivale. Ajo i kaperceu muret e salles se kongresit, pavaresisht dyerve te mbyllura, duke u shtrire tashme me gjere dhe duke percaktuar njekohesisht radikalizimin e metejshem te ecurise se jetes politike me ngritjen e llogoreve te luftes. Sot per sot, ajo cfare eshte e dukshme rezulton triumfi i kryetarit Rama dhe imponimi i vijes se tij ne kuvendin e socialisteve, fakti qe ne nje gare me Shkelqim Meten, fitorja e tij ne zgjedhjet per kryetarin e ri te PS-se, eshte e mese e garantuar dhe qe ne muajt ne vijim koncepti i “betejes politike” nuk do te lere aspak vend per termin “konsensus”. Por gjithsesi, ne momentet e pritshme te nje konfliktualiteti te ashper midis shumices dhe opozites, si per bllokimin e zgjedhjes se presidentit ashtu edhe per pasojat shoqeruese te zgjedhjeve te parakohshme, kjo nuk do te thote qe idete e ndryshme te shprehura ne kongresin socialist te mos shihen me nje tjeter sy, atehere kur nervat e tendosura e te lodhura te opinionit publik te jene stermunduar nga betejat e politikes.

Debati qe shoqeroi dy rezolutat e paraqitura perpara delegateve te kongresit, ishte vetem pjesa e dukshme e perplasjes midis dy linjave ne gjirin e socialisteve. E para gjykonte se fillimisht i duhet hapur rruge reformimit te brendshem te PS-se, gje e cila kerkon nje kohe te caktuar dhe debat konstruktiv brenda rradheve te saj , cka do t’a fuqizoje dhe t’a pergatise opoziten jo vetem ne fitoren e zgjedhjeve te ardhshme, por dhe ne nje qeverisje te suksesshme te saj. Linja tjeter, qe perfaqesohet nga kryetari Rama, paraqet si objektiv kryesor te platformes se aferme politike, rrezimin e Berishes dhe qeverise se tij si shkaktar te tensionit ne vend dhe qe po behet pengese per zhvillimin ekonomik e per proceset integruese te vendit. Ne kete kuader, sipas ketij gjykimi, edhe reformimi i brendshem i PS-se te behet ne “revolucion” e siper. Nisur nga logjika qe perdoret, te dyja palet kane argumente pro per te deshmuar ne favor te linjes se tyre. Te paret sepse ndryshimi dhe shnderrimi duhet filluar nga vetja, pra nga vete socialistet, per te shmangur ne te ardhmen te gjitha fenomenet negative qe jane verejtur ne qeverisje. Ndersa Rama dhe perkrahesit e tij nxjerrin perballe argumentin se vendi nuk duhet te humbe kohe te vyer ne proceset e tij te zhvillimit e te asociimit nga paaftesia dhe keqmenaxhimi qeverises i Berishes, ndaj duhet perdorur cdo forme per rrezimin e tij. Ne dukje idete e te dyja grupimeve nuk duhet te perbejne ndonje shkak te mjaftueshem per nje perplasje kaq te ashper sic u vu re ne perfundim te kongresit. Por duket se ajo qe e rendon kandarin dhe perben nje lloj frike brenda grupit parlamentar socialist, eshte perdorimi i linjes se “dores se forte” nga ana e Rames. Historikisht, askush nuk ka perdorur dore te forte ne forumet e socialisteve, madje as lideri historik i tyre Fatos Nano. Kjo prerogative ka qene karakteristike per Berishen dhe partine e tij. Ndaj kundershtite e shprehura shnderrohen edhe ne rezistence e nje pjese te grupit qe shtrojne pyetjen: A duhet lejuar te perdoret “dore e forte” brenda PS-se, qofte edhe si alternative perballese ndaj ashpersise se Berishes qe shtrengon ne duart e tij si PD-ne ashtu edhe strukturat shteterore? Apo duhet ndjekur rruga tradicionale e reformimit mbi baza institucionale dhe brenda forumeve te PS-se?

Triumfi i linjes se Rames, asaj te radikalizimit, qe natyrshem do te percillet si efekt domino edhe me gjere ne jeten politike, presupozon qe ne situata lufte kompetencat te perqendrohen vecanerisht ne duart e kryetarit. Ndaj perderisa te vijoje procesi i zgjedhjes se kryetarit te ri dhe zhvillimi i kongresit ne maj, elementet decentralizues, pra te shperndarjes dhe jo grumbullimit te kompetencave te pushtetit ne PS, do te tentojne serish qe piedestali i Rames te jete me i ulet. Rezervat ndaj levizjeve te kryetarit dhe futja ne loje e ish liderit socialist Nano, aq i anatemuar se fundmi nga lidershipi i ri, parashikon nje beteje te ashper qe ne rast pershkallezimi si rezultat i gjuhes se drunjte, rrezikon ne nje krisje te rrezikshme ne kampin socialist. Kjo carje nuk do te kete te beje me godinen roze, sesa me garen se cili nga dy grupimet do te zoteroje numrin me te madh te deputeteve. Ne kete lufte brenda llojit, Rama duket se ka perkrah tij edhe aleatet e tjere te majte ne politiken e radikalizimit. Por ne rast ndarjeje, ashtu sic fitoi shume pike me krijimin e koalicionit te perbashket te se majtes, Rama mund te rrezikoje te akuzohet neser brenda familjes si shkaktar per carjen e vete PS-se.

Kristaq Jorgji said...

Z, Qirici,
Une do te mireprisja komentin tend per z. Nesturi sikur te qe i vertete. Ne fakt, mosbesimi juaj nuk i takon Platorit, meqenese eshte nje nga analistet e perkushtuar Himariote, sikurse edhe te tjere. Ndaj do te doja te pranonit rekomandimet e mia me te mira per te, si nje person i perkushtuar ndaj vendit te tij, qe eshte edhe i imi dhe yti.
gjithe te mirat

Anonymous said...

E megjithate, nje shikim i artikujve te z Nesturi tregon se ne opinionin publik nuk kemi asnje artikull qe te tregoje angazhimin e tij ndaj Himares. Qofsha i gabuar, por do te doja te njihesha me nje artikull te tij qe prek, qofte dhe tagencialisht problemet e Himares.

Stefanos

Kyritsis said...

Fjalet e Dr.Jorgjit jane garancia me e mire per Z.Nesturi. Edhe sikur Sali Berisha te prezantohej si himariot i mire prej Dr.Jorgjit, une nuk do te kisha rezerva per ta besuar. Gjithsesi shpresojme ta kemi prekur miqesisht paksa ne seder z.Nesturi dhe te shohim ketej e tutje ne shkrimet e tij nje perfshirje me te dukshme te Himares dhe problemeve te saj. Fakti qe u prezantua vete ketu, eshte shume pozitiv. Kusari nuk i bie kurre deres.
Xereto ton Stefano kai ton Dr.Jorgji.

Anonymous said...

Faleminderit. Z. Qirici per fjalet e mira. Nuk besoj se do te arrij deri atje te them fjale te mira per kryeministrin e tanishem te Shqiperise. Vec ne ndryshofte... Inshallah..
Por seriozisht tani. Besoj se arikulli i z. Nesturi jo ka dhene nje fakt per punen e tij. Vec kesaj mund te shihni tek sintezen e Konferences PanHimariote se z. Nesturi ka qene teper i angazhuar te mobilizimn e shtypit shqiptar qe e paraqiti gjeresisht kete ngjarje. Po asht ai ka qene moderatori i shume mbledhjeve te zhvilluara para dhe pas konferences PanHimariote. Shembulli i fundit eshte protesta e zhvilluar ne Himare ne 19 Maj 2007, ku ai beri organizimin e saj sebashku me Komunitetin Himariot, shoqates Bregdeti, Bashkine e Himares dhe ate te Lukoves.
allo ta kalla
Kristaq V. Jorgji III

Anonymous said...

Edvin, kritikat e tua jane si shume radikale, edhe ne artikuj vihet re nje gje e tille. Nuk eshte me mire te promovojme vlerat e Himares se sa te meremi me "ata qe s'na duan"?
Merre kete si nje kritike miqesore

Stefaneli

Kyritsis said...

ΕΧΕΙΣ ΔΙΚΙΟ ΣΤΕΦΑΝΕ. ΜΟΝΟ ΣΕ ΑΥΤΗΝ ΠΕΡΙΠΤΟΣΗ ΠΟΥ ΕΙΜΑΣΤΕ ΣΥΝΕΧΕΙΑ ΓΥΡΟ ΑΠΟ ΚΑΘΟΛΟΥ ΚΑΛΑ ΓΕΓΟΝΟΤΑ, ΓΡΑΜΜΕΝΑ ΑΠΟ ΔΗΜΟΣΙΟΓΡΑΦΟΥΣ ΠΟΥ ΔΕΝ ΘΕΛΟΥΝ ΜΕ ΤΙΠΟΤΑ ΤΟ ΚΑΛΟ ΜΑΣ, ΚΑΙ ΜΕ ΑΝΘΡΟΠΟΥΣ ΠΟΥ ΕΙΝΑΙ ΕΤΟΙΜΗ ΝΑ ΧΕΙΡΟΚΡΟΤΙΣΟΥΝ ΓΙΑ ΚΑΘΕ ΚΑΚΙΑ ΠΟΥ ΛΕΝΕ ΕΝΑΝΤΙΟΝ ΜΑΣ, ΣΟΥ ΦΑΙΝΕΤΑΙ Ο ΕΑΥΤΟ ΣΟΥ ΣΑΝ ΝΑ ΣΕ ΕΧΟΥΝ ΒΑΛΕΙ ΣΤΗ ΜΕΣΗ ΚΑΙ ΣΕ ΧΤΥΠΑΝΕ ΜΕ ΠΕΤΡΕΣ.
ΓΙΑ ΑΥΤΟ ΚΑΙ ΠΟΛΛΕΣ ΦΟΡΕΣ ΟΙ ΑΝΤΙΔΡΑΣΕΙΣ ΕΙΝΑΙ ΑΓΡΙΕΣ, ΑΝ ΚΑΙ ΤΟΥ ΗΛΙΘΙΟΥ ΔΕΝ ΕΙΝΑΙ ΚΑΛΟ ΝΑ ΤΟΥ ΑΠΑΝΤΑΣ ΣΤΗΝ ΓΛΟΣΑ ΤΟΥ.
ΣΕ ΧΕΡΕΤΟ.

Anonymous said...

Οκ, ειμαστε συμφωνοι
Στεφανελι

Anonymous said...
This comment has been removed by a blog administrator.
Anonymous said...
This comment has been removed by a blog administrator.