Tuesday, December 25, 2007

Respekti per tjetrin, dashuri per Krishtin


Respekti per tjetrin, dashuri per Krishtin

Anastas Janullatos
E Marte, 25 Dhjetor 2007 (Koha jone)

Fjala e Perendise mori natyren e njeriut dhe u perfshi ne historine njerezore. Kete Ngjarje tronditese kremtojme gjate Krishtlindjeve. Perendia i perjetshem, "Ai qe ka qene, u be per ne ajo qe nuk ishte, dhe ndersa nuk iu largua natyres, mori nga brumi yne".

Por, krahas kuptimit qendror teologjik dhe antropologjik, kjo Ngjarje ka te beje me hollesi te vecanta tipike, qe hedhin drite mbi aspekte te ndryshme te jetes njerezore, sic eshte edhe pervoja e mergimit. Qe ne vitet e Tij te para, Jisu Krishti, Nena e Tij e Permbishenjte dhe Josifi i drejte, moren rrugen e gjate per ne Egjipt (Matth. 2:14), te pajisur me besimin absolut ndaj providences dhe mbrojtjes se Perendise. Pra, Jisui, ende foshnje, ka jetuar si i huaj ne vend te huaj. Ai perjetoi dhe shenjteroi kete forme jete, qe njerez te panumert perjetojne edhe sot e kesaj dite.

Me vone, gjate veprimtarise se Tij publike, Krishti theksoi detyren e respektit dhe interesit ndaj te huajve. Madje, duke folur per fundin e historise, Ai u identifikua me ta. Ne Gjykimin perfundimtar gjate Ardhjes se Tij te Dyte, si kriter baze qe do te ndikoje perfundimisht ne vleresimin e njerezve, Ai percaktoi qendrimin e tyre ndaj te huajve: "Isha i huaj dhe ju me moret ne shtepi", ose per ata qe qendruan indiferente ne kete detyrim: "Isha i huaj dhe ju nuk me moret brenda" (Matth. 25:35,43).

Jisui u gjend ne poziten e "te huajit" si ne fillim ashtu dhe ne fund te jetes se Tij ne toke. Nje himn paraqet Keshilltarin e nderuar Josif, duke i kerkuar Pontit Pilat Trupin e Krishtit te kryqezuar, me keto fjale: "Jepme kete te huaj qe u be i huaj qekurse ishte foshnje", te cilin "hebrenjte" dhe armiqte e Tij te herepashershem "e bene te huaj per shkak te smires".



* * *

Jetesa ne dhé te huaj, mergimi, ka plagosur boten e sotme. Kulmon me emigrimin e zgjerohet me teper nga te qenet i huaj, gje qe e ndiejne shume njerez ne nje mjedis shoqeror indiferent. Te gjithe ata qe gjate ketyre te kremteve rrojne ne mergim apo ne forma te ndryshme mergimi, le te sjellin nder mend me bese Mergimtarin e madh, i Cili perjetoi edhe kete pervoje njerezore dhe eshte i gatshem t'u gjendet prane ne vuajtjet, privimet dhe vetmine e tyre, kudo qe ata ndodhen.

Ato familje qe kane pjesetare te tyre ne dhé te huaj, ndersa mendjen e tyre e kane te drejtuar te te merguarit, dashurine e tyre le t'ia bejne lutje te thelle Atij "qe di te perkujdeset per te varfrit dhe te huajt". Cdo njeri merr mbeshtetje, kur ndien se disa njerez e duan me te vertete dhe mendojne per te, qofte edhe nese ndodhen larg tij.

Shume takojne ne vendin e tyre njerez qe kane lene atdheun te shtyre nga nevoja te ndryshme mbijetese. Frika, dyshime dhe shqetesime ndaj atij qe eshte ndryshe dhe i huaj, synojne t'u mbyllin zemrat. Te gjithe ne qe i besojme vertet Krishtit, le te mos harrojme se respekti yne per te huajin, pasqyrohet ne Vete Krishtin, i Cili u identifikua aq qarte me te.



* * *

Por, pervec atyre qe jane formalisht te "huaj", ne epoken e sotme shpesh vendosim ne kategorine e te huajit edhe njerez te njohur dhe te afert. I largojme dhe i izolojme ata; dhe arrijme derisa te shohim si te "huaj", madje dhe njeriun qe kemi prane. Tendenca e distancimit e shkreton jeten tone. Ashtu si ndryshimet klimaterike ne planet zgjerojne gjithnje e me shume shkretetirat, ne te njejten menyre edhe ndryshimet e sotme sociale shkretojne marredheniet njerezore, sidomos ne qytete. Ndaj, njerezit e perballojne njeri-tjetrin ne menyre patetike, indiferente, si te huaj, dhe e lene veten e tyre te zhytet ne vetmi.

Ky izolim i individit, i egos, shpesh arrin ne piken tragjike te largimit, madje dhe nga elementi me i cmuar i personalitetit tone: nga thellesia e vetes sone, nga nevojat dhe kerkimet tona ekzistenciale. Shume nga ne i shmangemi te merremi me "qenien" tone te vertete, me personin tone te vertete. Perfundimisht ne e kalojme ate si te ishte "i huaj".

Shkaku? Sa me shume largohemi nga "Qenia e Qenesishme", Zoti i gjithesise, Perendia Triadik, aq me shume behemi te huaj me veten tone dhe me te tjeret; jo vetem me ata qe jane formalisht te huaj, pra te ardhur, por edhe me njerezit tane me te afert.

Misherimi i Fjales Hyjnore dhe menyra e Ardhjes se Saj ne toke ka rendesi te madhe dhe unikale per secilin nga ne. Nje himnshkrues i Kishes sone, duke iu drejtuar Perendinjeriut, thote shprehimisht: "I huaj u be ne te tijat, per te thirrur te kthehej ne qiell, ate qe kishte merguar mjerueshem larg nga Parajsa" (Ode I, 24 dhjetor). Me Trupezimin e Tij, me jeten, vepren dhe sakrificen e Tij, Krishti na cliroi nga "mergimi" me tragjik, largimi nga Perendia. Te bashkuar me Te, nuk jemi me "te huaj dhe te jashtem", por "pjesetare te familjes" se Perendise (Efes. 2:19).



* * *

Duke festuar Krishtlindjet, ftohemi te ndergjegjesohemi se respekti yne dhe interesimi per tjetrin, "te huajin", eshte shprehje e besimit dhe e dashurise per Vete Krishtin, i Cili me Lindjen e Tij veshi te gjithe natyren njerezore.

Le te urojme dhe te perpiqemi, ne vitin qe po vjen, per te rritur interesimin dhe dashurine tone per Fjalen e Perendise te bere njeri, Krishtin, dhe per vellezerit tane - si per ata qe ne i quajme "tanet" ashtu dhe per ata qe i konsiderojme "te huaj".

Gezuar Krishtlindjet dhe Vit te Ri te bekuar!

(Fjala e Kryepiskopit te Tiranes, Durresit dhe te gjithe Shqiperise, drejtuar klerit dhe besimtareve me rastin e Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri)

No comments: