Wednesday, January 09, 2008

PBDNJ: Kuote te vecante fikse perfaqesimi ne Kuvend

Kreu i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, kerkon qe politika te jape kuota te vecanta perfaqesimi ne Parlament per partine e tij, qe perfaqeson minoritetin grek. Ne nje prononcim per gazeten “Koha Jone”, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, shfaq shqetesimin se per minoritetet nuk ka nje zgjidhje perfaqesimi te drejtperdrejte sic ekziston ne vendet e tjera. Per te, kjo procedure kerkon regjistrimin pergjithshem te popullsise, nje regjistrim i cili ne vend mungon. “Ne baze te ketyre perqindjeve jepen edhe ne Parlament vende proporcionalisht te barabarta per cdo grupim qe zgjidhen me procedura te vecanta. Ne jemi larg nje realiteti te tille. Pra ne s’kemi nje regjistrim te popullsise”, theksoi Dule. Sipas tij, PBDNJ beson se qellimisht krijohet konfuzion per regjistrimin e popullsise, sepse akujt nuk do ti interesonte qe PBDNJ si parti e minoritetit te perfaqesohej me kuota ne Parlament. Nje propozim te tille e ka bere kohe me pare dhe Kryeministri Berisha, teksa eshte shprehur per nje kuote fikse per partine qe perfaqeson minoritetin ne Kuvend, nderkohe qe rezultati i marre ne zgjedhjet e radhes, llogaritet mbi kete kuote. Por, deri me tani, ende nuk eshte marre nje iniciative e tille. Nga ana tjeter, Dule thekson se dy partite e medha ne vend, PD dhe PS, duhet te qendrojne larg perjashtimit qe mund t’ju bejne partive te vogla me ane te taktikave elektorale. “Eshte fatkeqesi qe kur ne Evrope flitet per bashkim, ne Shqiperi shkohet ne kah te kundert, duke perdorur praktika perjashtimi. Keto jane taktika mesjetare te zbardhura prej kohesh, te cilet kane qellim perjashtimin”, tha Dule. Sipas tij, partite e medha nuk duhet te dalin me nje propozim perjashtues per partite e vogla ne momentin e fundit.

(Koha Jone)

No comments: