Monday, January 21, 2008

Pronaret e bregdetit kunder deputetit Madhi

“Nepermjet medias u informuam se kryetari i Grupit parlamentar te Partise Republikane, deputeti Arian Madhi, i ka kerkuar Qeverise te evidentoje dhe te vere ne dispozicion te kompensimit fizik tokat ne bregdet, te cilat nuk perdoren dhe nuk jane ne pronesi te askujt. Ne emer te Shoqates Atdhetare Kulturore “Bregdeti”, qe perfaqeson pronaret e ligjshem te popullit autokton te zones turistike elitare Vlore-Sarande, iu drejtojme kete leter publike, ju zoti Arian Madhi, per t’ju paralajmeruar se po shperdoroni detyren dhe besimin e popullit qe ju ka votuar dhe po demtoni popullin e bregdetit, me shume se cdo rrebesh antishqiptar, qe ka kaluar historia e kesaj zone, e mirenjohur si nje keshtjelle e patriotizmit.

Ju paralajmerojme publikisht se me kete linje politike anti-pronar, qe ju po e mbroni ne menyre konstante, de fakto e ndaloni mbarevajtjen e anetaresimit ne NATO dhe perafrimin ne BE.

Ju si jurist, e dini shume mire se nuk ka dhe nuk mund te kete “prona te askujt”. Se nje prone i perket individit/grupit ose shtetit. Ju po i propozoni Qeverise qe “tokat e askujt”, t’ju jepen per kompensim pronareve apo ish-pronareve sic ju pelqen politikaneve qe arsyetojne vetem brenda kontureve te mentalitetit etatist dhe komunist. Ju zoti Arian Madhi e tejkaluat cdo parashikim kur flisni per “toka te lira te askujt ne bregdet”… Kjo eshte nje farse qe cdo njeri te ndershem e indinjon.

Sot eshte shume e dukshme se ajo qe nga politika eshte quajtur “reforme“ realisht eshte katrahure dhe ka degjeneruar ne vjedhje “ne emer te ligjit“ dhe ka prekur me teper se gjysmen e pronareve dhe te pronave me vlera te larta turistike. Nga keto ligje dhe nga zbatimi i keq i ketyre ligjeve qe nuk respektojne titujt e pronesise ne praktike kane perfituar klanet e politikaneve dhe te komisioneve qe u komanduan per ndarjen e pronave. Pasojat e kesaj “reforme” jane katastrofike per bujqesine dhe ne vecanti per zhvillimin e turizmit ne zonen e bregdetit Vlore-Sarande:U stimulua korrupsioni ne grabitjen masive te tokave me te mira te pronareve te ligjshem nga politikane e pushtetare te te gjithe rangjeve e ngjyrave.U penguan investimet e huaja. Ju e dini se asnje investitor serioz nuk vjen atje ku ka konflikt pronesie. Konflikti dhe krimet per pronesine po thellohen deri ne familje.Ne pronaret e bregdetit e kemi te qarte se grabitja e madhe e bregdetit eshte maskuar prej ketij klani politikanesh me zhurmen demagogjike se cdo gje do zgjidhet me kompensim.

Ju, si jurist, duhet te ngrini zerin qe te hiqet dore nga tentativat qe jane ndjekur, apo qe vazhdojne te behen, per te regjistruar “si shteterore“ kullotat qe kane qene ne pronesi familjare, ose te grup familjesh brenda fshatrave (mushate e fshatit). Keto zona kane rene ne kthetrat e politikaneve grabitqare, por kjo do te jete per te keqen e tyre. Zgjidhja e drejte juridike e problemit te prones ne zonen turistike Vlore- Sarande realisht eshte e thjeshte, nese do te kete vullnet politik per sa vijon :Kthimi i prones duhet te jete detyrim i shtetit pasi ai i ka te gjitha instrumentet (kadastrat, zyrat e regjistrimit, hipotekat, Arkivin e Shtetit, dokumentet e shpronesimeve, institutin e hartave etj.), per te dalluar cilat jane prona te mirefillta te shtetit dhe cilat jane pronat e shtetezuara per arsyet e ideologjise komuniste. Perfundimin e kthimit fizik te prones tek i zoti, sipas dokumenteve te pronesise se kadastres se para vitit 1945 dhe dokumenteve te rrjedhura prej tyre sipas detyrimeve kushtetuese, ne bregdetin Vlore-Sarande mund te perfundoje brenda 2-3 muajsh.

Kompensimi per zonen turistike duhet te parashikohet vetem per pronat qe shfrytezohen per interes publik sipas ligjit ne fuqi (rruge ura, shkolla etj.), si dhe per ato prona qe gjate periudhes se sundimit komunist u tjetersuan per ndertime banimi. Kompensimi i pronareve te behet me ato prona qe rezultojne se jane prona te shtetit me dokumente te pronesise te para vitit 1945 dhe zhvillimi i strukturave turistike te respektoje kerkesat ambientaliste dhe sociale. Sqarojme se: Procesi i kompensimit si me siper, ne zonen Vlore-Sarande, ka nje peshe shume te parendesishme dhe mund te behet pa ngutje ne nje kohe te dyte pas perfundimit te procesit te kthimit fizik te prones dhe pa u ngaterruar me kthimin.

Te mos lejohet legalizimi i ndertimeve dhe i pushtimeve te paligjshme te tokave te bera nga persona te trete, pas vitit 1991 ne zonen turistike, per lokale sherbimi, bar-restorante etj., por keto troje t’i kthehen pronarit. Te perjashtohen vetem rastet e ndertimeve pa leje kur ne godinat e banimit te ngritura para vitit 1991, banoret pas kesaj kohe, kane bere shtesa anesore, te cilat nuk bien ndesh me planin urbanistik dhe kushtet teknike. Sqarojme se edhe keto jane nje mase e paperfillshme ne qytetet Vlore dhe Sarande.Ne besojme ne mirekuptimin tuaj dhe duke qene te bindur se vetem kthimi i prones tek i zoti do krijoje terren qetesie edhe zhvillimi ekonomik, ju ftojme ne kete debat publik”.

Kryesia Shoqates Atdhetare Kulturore “Bregdeti”

No comments: