Friday, January 11, 2008

Zgjedhjet e Qeparoit alternative per zgjidhje dhe jo konflikte

Shoqata e Bashkim Vëllazërimit e Qeparoit me qëndër në Athinë na kerkoi te ripublikojme thirrjen e dat. 6-01-08 (e ripunuar) te cilen po e japim:

Thirrje

Sot më datë 6-01-2008 në sallën e konferencave në Hotel Mirazh, Athinë, u mblodhën qeparotësit me banim në Athinë të cilët krijuan Shoqatën e bashkim-vëllazërimit të Qeparoit. Kryesia prej 9 vetësh në mbledhjen e saj të parë zgjodhi kryetar të saj z. Dhimitraq Katiu.

Kryesia e shoqatës, në përputhje me diskutimet e zhvilluara në mbledhjen e qeparotësve ju drejton këtë thirrje gjithë qeparotësve ngado që janë:

Qeparotësit në një masë të madhe janë larguar në emigracion apo larg fshatit por rrënjët e tyre kanë qënë dhe vazhdojnë të jenë në Qeparo. Indiferentizmi i viteve të shkuara ka sjellë një gjendje kaotike në fshat duke ja lënë vendin spontanitetit dhe inisiativave që kanë cënuar interesat e qeparotësve në tërësi. Pra duhet ti japim fund kësaj gjendjeje dhe mosmarreveshjeve te kota, të marrim pjesë në problemet e fshatit që janë dhe problemet e secilit. Ai është fshati që na lanë të parët tanë, fshati i kapetanëve dhe ne duhet të punojmë për ti kthyer lavdinë këtij fshati, për ta lulëzuar atë për të mirën e brezave që vijnë. Aty kemi shtëpitë tona, trojet tona, varret e të parëve tanë. Pocizioni i lakmueshëm buzë detit të kthehet në një burim pasurie për të gjithë qeparotësit.

Pa dallime partiake, me moton partia e qeparotësve është Qeparoi, le ti kthehemi traditave morale sic i kemi pasur në shekuj.

Hapi i parë për të ruajtur traditat e fshatit është të zgjidhet një këshill kryepleqësie i fshatit me votat e shumicës së fshatit dhe që të shprehë interesat e gjithë fshatit duke synuar:

-zhvillimin e turizmit sipas kritereve urbanistike

-zhvillimin e agrikulturës dhe ullirit me metodika shkencore dhe përmirësimin e tokës bujqësore me pjesëmarrje në projekte konkurimi finacuar nga Shqiperia apo nga donatorë të huaj.

-zhvilimin e sistemit rrugor të brendshëm që lidhen me detin dhe krijimin e infrstrukturës së nevojëshme, ndricimi rrugor, pastrimit etj

-përmirësimin dhe zgjidhjen e sistemit të furnizimit me ujë të pishëm dhe vaditje

-rruajtjen e pronës vetiake, të përbashkët dhe kishës nga lakmitarët e ndryshëm ku shpesh implikohen edhe persona të veshur me pushtet.

-përdorimin e fondeve që rrjedhin nga pasuria e përbashkët e fshatit për të mirën e fshatarëve.

Pra le të ushtrojmë të drejtën demokratike të votës në 12 Janar 2008 për ti hapur rrugë dialogut me të gjithë ata që dëshërojnë progresin e fshatit. Vetëm një kryepleqësi që gëzon besimin e shumicës së Qeparotësve mund të marrë përsipër sfida të tilla.

Ejani pra dhe votoni në 12 Jenar 2008 për të ardhmen e fshatit.

Zgjedhjet ne Qeparo jane alternative per zgjidhje dhe jo konflikte.

Kandidatet kundershtare jane vellezerit tane, prandaj le të ruajmë gjakftohtësinë, të mos biem pre as e provokimeve dhe as letrave për trojeve që mund të ketë shpërndarë ndokush para zgjedhjeve. Dokumente trualli pa njohjen e Bashkisë janë të pavlefëshme.

Ju ftojmë të votoni kandidatët që kanë prezantuar platformën e tyre para qeparotësve në Athinë ku janë dhe shumica e fshatit:

1. Milto Polo -kandidati që rekomandojmë për në Qeparo fshat.

2. Mico Zhupa, Niqit Guma, Spiro Sava, Aleksandër Guma - kandidatët në Qeparo-Fushë.

Kryetari i Shoqatës së Qeparotësve në Athinë

Orari i zgjedhjeve: Date 12, e shtunë ora 10 -zgjidhet nje kshillëtar në Fshat
ora 12 zgjidhen të tjeret ne Fushë.

Kanë të drejtë votimi gjithë qeparotësit pamvarësisht nga vendi ku e kanë gjendjen civile.

Dhimitraq Katiu.

No comments: