Tuesday, February 19, 2008

Valë njohjeje ndërkombëtare e shtetit të Kosovës-Διχάζει το Κοσσυφοπέδιο

Flamuri i shtetit të Kosovës
(text in albanian and greek language)

http://www.dw-world.de/dw/0,,609,00.html
Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Flamuri i shtetit të Kosovës

Vendet që nuk do ta njohin Kosovën ose që e vënë këtë në diskutim janë edhe brenda BE

17 nga 27 vende anëtare të BE pritet të njohin Kosovën ditët e ardhshme. SHBA e njohën Kosovën të hënën në mbrëmje.

Diplomatë të huaj shkuan mbrëmë në presidencën e shtetit të ri të pavarur të Kosovës, pë të shkëmbyer zyrtarisht letra për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Shtetet drejtuese të BE, Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe do ta njohin menjëherë shtetin më të ri të Evropës. Qeveria gjermane do ta marrë vendimin për njohjen e Kosovës të mërkurën, tha nga Brukseli ministri i jashtëm gjerman, Frank Valter Shtajnmajer. Sipas tij 17 nga të 27 shtetet anëtare të BE planifikojnë një njohje të shpejtë të Kosovës.

SHBA e njohën menjëherë të hënën (18.02) zyrtarisht pavarësinë e Kosovës."Ne e përshëndesim popullin e Kosovës për këtë ngjarje historike", thuhet në një deklaratë të publikuar në Uashington nga ministrja e jashtme Kondolisa Rajs. Sipas ministres së jashtme amerikane, Kosova ka arritur të ndërtojë institucione të veta demokratike pavarësisht nga qeveria qendrore në Beograd. Ajo kujtoi "sulmet brutale" ndaj popullatës shqiptare në Kosovë dhe ndërhyrjen e bashkësisë ndërkombëtare nën udhëheqjen e NATO-s. Rajsi tha se presidenti Bush e pranoi kërkesën e Kosovës për të vendosur marrëdhënie diplomatike. Në një prononcim televiziv më parë, presidenti Bush që ndodhët për vizitë në Tanzani deklaroi:

"Kosovarët janë tani të pavarur. Kjo është një gjë, të cilën ne e kemi mbështetur prej kohësh". Ai shtoi se harta e veprimit të metejshëm mbetet plani Ahtisaari.

Edhe Britania e Madhe e njohu Kosovën si shtet sovran. Ministri i jashtëm britanik, David Miliband deklaroi në Bruksel (18.02):

"Qeveria britanike ka vendosur ta njohë Kosovën. Ne do ta bëjmë këtë së bashku me vende të tjera evropiane..."

Ministri i jashtëm i Francës, Bernard Kushner njoftoi njohjen e Kosovës nga Franca që të hënën (18.02) me anë të një letre të presidentit të Francës Nikolas Sarkozi drejtuar presidentit të Kosovës. "Një ditë e madhe për Evropën, një sukses i madh për kosovarët dhe me shumë siguri jo disfatë për serbët", tha Kushneri. Prej korrikut të vitit 1999 deri në janar 2001 Kushneri ishte shefi i parë i UNMIK-ut në Kosovë.

Austria bashkohet me grupin e shteteve që do të njohin Kosovën. Ministrja e jashtme Ursula Plasnik deklaroi se do t'i propozojë qeverisë austriake, në mbledhjen e së mërkurës, që t'i kërkojë presidentit austriak ngarkimin e Plasnikut me formulimin e letrës së njohjes së Kosovës. Hungaria pritet të pasojë. Ministrja e jashtme Kinga Göncz do t'i rekomandojë qeverisë së saj njohjen e Kosovës, njofton agjencia hungareze e lajmeve, MTI.

Shqipëria gjithashtu e njohu të hënën Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran. Në një deklaratë pasdite para mediave të Tiranës, kryeministri Sali Berisha njoftoi njohjen e shtetit të Kosovës dhe ngritjen e nivelit të përfaqësimit mes dy vendeve në rang ambasadorësh. Bullgaria do ta njohë Kosovëwn "brenda javësh", bën të ditur agjencia bullgare e lajmeve BTA. Ministri i jashtëm bullgar, Ivajlo Kalfin tha se me këtë Bullgaria merr parasysh realitetin në rajon, me një përgjigje "të përshtatshme dhe strategjike". Turqia shpalli vendimin e njohjes së Kosovës, me anë të nje letre të ministrit të jashtëm Ali Babacan drejtuar agjencive të lajmeve, ndër të tjera agjencisë Rojters.

Spanja e Rumania nuk do ta njohin Kosovën. Rusia deklaroi se Perëndimi mbështet me njohjen e Kosovës "separatizmin në Ballkan"

Një sërë vendesh të tjera, midis tyre edhe anëtarë të BE bënë të ditur se nuk do ta njohin menjëherë ose nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës. Ministri i jashtëm i Spanjës, Miguel Angel Moratinos, e quajti disa herë hap "ilegal" pavarësinë e Kosovës, pas takimit të ministrave të jashtëm të BE në Bruksel. "Spanja nuk do ta njohë këtë deklaratë të njëanshme, sepse ajo nuk respekton të drejtën ndërkombëtare", bëri të qartë ai. Vëzhguesit e shpjegojnë këtë qëndrim me drojën e Spanjës për ndërmarrjen e hapave të ngjashëm si Kosova nga baskët dhe katalanët. I prerë ishte edhe qëndrimi i Rumanisë. Presidenti i Rumanisë, Trajan Basesku deklaroi të hënën në darkë se deklarata e pavarësisë së Kosovës ka shkelur kufijtë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë. Rumania është më tej kundër, që minoritetet etnike të marrin të drejta kolektive, tha Basesku. Megjithatë Rumania do të marrë pjesë me 175 policë në misionin e BE, EULEX në Kosovë. Ajo druhet për nxitjen e 1,5 milionë hungarezëve që jetojnë në Siebenbürgen për të kërkuar pavarësinë. Në një moment të mëvonshëm do të merret vendimi për njohjen e Kosovës edhe në Athinë. Këtë ia deklaroi televizonit grek NET ministrja e jashtme greke, Dora Bakojani. Ajo tha se pavarësia nuk duhet të bëhet në asnjë mënyrë rast precedent. As Hollanda nuk do të nxitohet me njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ministri i jashtëm hollandez, Maxime Verhagen tha se vendi i tij do të "studiojë më parë me sy kritik kushtetutën, e cila pret ende miratimin, si dhe do të vëzhgojë me vëmendje gjendjen në vend në ditët dhe javët e ardhshme."

Parlamenti rus dhe Këshilli i Federatës e quajtën në një deklaratë të përbashkët njohjen e Kosovës nga Perëndimi një gabim të madh. Shtetet perëndimore dhe para së gjithash SHBA mbështesin me këtë separatizmin në Ballkan, bëri të ditur Duma shtetërore sipas agjencisë Interfaks. Parlamenti dhe Këshilli i Federatës kërkojnë nga udhëheqja ruse "përpjekje diplomatike, për ta kthyer pas këtë zhvillim."

Serbia tërheq ambasadorin nga Uashingtoni

Nga Serbia vijnë ndërkohë reagimet e para ndaj shteteve që kanë njohur Kosovën. Beogradi tërhoqi ambasadorin e Serbisë në Uashington. Ky hap u ndërmor pas njohjes së shtetit të Kosovës nga SHBA, hap të cilin kryeministri Koshtunica e cilësoi në parlament vazhdim të agresionit të NATO-s. Këtë hap nuk e pengoi as një telefonatë e ministres së jashtme amerikane Rajs me presidentin e Serbisë, Boris Tadic, ku ajo theksoi "marrëdhënien e fortë" midis dy vendeve, pavarësisht nga fërkimet për Kosovën.

Auron Dodi



Διχάζει το Κοσσυφοπέδιο

Συγκλήθηκε εκτάκτως χθες το ΣΑ των ΗΕ μετά από αίτημα της Ρωσίας. Δεν κατέστη τελικά δυνατόν να υπάρξει συμφωνία.

Το θέμα του Κοσσυφοπεδίου αποτελεί τα τελευταία χρόνια μάλλον ένα θέμα ρουτίνας για το Συμβούλιο Ασφαλείας των ΗΕ και οι θέσεις των χωρών μελών δεν μετακινήθηκαν ούτε χιλιοστό κατά την έκτακτη χθεσινή συνεδρίαση μετά από αίτημα της Ρωσίας. Η ΕΕ σκοπεύει να αποστείλει μια αποστολή, η οποία θα βοηθήσει στην ανοικοδόμηση της περιοχής. Συνάδει όμως μια τέτοια αποστολή με την απόφαση 1244 του Συμβουλίου Ασφαλείας των ΗΕ σύμφωνα με την οποία η αποστολή του ΟΗΕ είναι υπεύθυνη για τη διοίκηση της περιοχής. Ο Ρώσος Πρεσβευτής Βιτάλι Τσουρκίν λέει σχετικά:

«Η διεθνής κοινότητα θα έπρεπε να αγνοήσει αυτή τη διακήρυξη και η αποστολή των ΗΕ που σταθμεύει εκεί να την κηρύξει παράνομη.»

Για την Ρωσία η ανεξαρτητοποίηση του Κοσσυφοπεδίου δεν αλλάζει τίποτα σε σχέση με τη Σερβία ακόμα και αν η ΕΕ και οι ΗΠΑ έχουν διαφορετική άποψη. Στο κάτω-κάτω όπως δήλωσε ο Βιτάλι Τσουρκίν, δεν είναι όλος ο κόσμος η ΕΕ και οι ΗΠΑ. Μια αντιδιαμετρικά αντίθετη άποψη υποστήριξε όπως άλλωστε αναμενόταν ο Βρετανός πρεσβευτής σερ Τζον Σόουρς

«Κανείς δεν υποστήριξε τη ρωσική πρόταση ώστε να κηρυχθεί παράνομη η διακήρυξη.» Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift:

Σύμφωνα πάντως με σημερινή ανακοίνωση του Πεκίνου, η μονομερής ανακήρυξη της ανεξαρτησίας του Κοσσυφοπεδίου θα μπορούσε να θέσει σε κίνδυνο την ειρήνη και την ασφάλεια στην περιοχή. Η Κίνα, ένα από τα πέντε μόνιμα έλη του ΣΑ του ΟΗΕ, με την ανακοίνωσή της εκφράζει τη βαθιά της ανησυχία για την κατάσταση.

Διχασμένη και η ΕΕ

Η μονομερής ανακήρυξη πάντως του Κοσσυφοπεδίου δεν διχάζει όμως μόνο το ΣΑ των ΗΕ αλλά και την ΕΕ. Ένα μεγάλο μέρος των κρατών μελών με πρωτοστατούντες τη Γερμανία, τη Γαλλία, τη Βρετανία και την Ιταλία ακολουθούν τη γραμμή των ΗΠΑ. Από την άλλη πλευρά Ισπανία, Ελλάδα, Κύπρος, Βουλγαρία και Ρουμανία θεωρούν πως η απόσχιση του Κοσσυφοπεδίου, χωρίς προηγούμενη έγκριση των ΗΕ, μπορεί να αποτελέσει ένα κακό προηγούμενο και να ανοίξει του ασκούς του Αιόλου για ανεξαρτησία και άλλων μεγάλων μειονοτικών ομάδων στην Ευρώπη.

Σήμερα συνεδριάζουν οι υπουργοί εξωτερικών της ΕΕ με θέμα το Κοσσυφοπέδιο και ο υπουργός εξωτερικών του Λουξεμβούργου Ζαν Ασελμπορν προειδοποίησε πως κανείς δεν μπορεί ακόμα να μιλάει για αναγνώριση πριν από τις 6 ή 7 η ώρα σήμερα το απόγευμα. Ο Ντιμίτρι Ρούπελ, ο Σλοβένος υπουργός εξωτερικών, και προεδρεύον του Συμβουλίου Εξωτερικών Υποθέσεων, υπογράμμισε πάντως πως είναι αρκετές οι ευρωπαϊκές χώρες που θα προχωρήσουν σε αναγνώριση. Τέλος ο Ολι Ρεν ο αρμόδιος επίτροπος για τη διεύρυνση της ΕΕ, έσπευσε να δηλώσει κατά την έναρξη των εργασιών στις Βρυξέλλες πως το Κοσσυφοπέδιο είναι μια μεμονωμένη περίπτωση και δεν αποτελεί παράδειγμα.

Επιμέλεια: Μαρία Ρηγούτσου



No comments: