Kush kerkon te largoje bustin e deshmorit te Gjuhes greke Aristotel Guma?

H προτομή του εθνομάρτυρα Αριστοτέλη Γκούμα

Procedeengs of The III Panhimarjot Conference -

http://www.himara.eu/adver/KHimariot/konferenca3_1.html

Llambro Ruci shvlefteson "argumentat" e Kristo Frasherit, Luan Malltezit, Shaban Sinanit etj

Le të thonë sa të duan Kristo Frasheri, Luan Malltezi, Shaban Sinani etj.se gjuha e parë në Himarë është shqipja dhe më pas greqishtja. E kjo është thënë qartësisht, por vendosmërisht, pa ekuivoke dhe duke e faktuar

Regjistrimi i popullsise-Presidenti Topi: presione nga qarqe ultranacionaliste

“Ndjeshmëria e madhe është sepse nga individë të qarqeve ultranacionaliste tentohet të bëhet një politikë presioni dhe deformacioni të një procesi që duhet të jetë nacional dhe ligjor” Presidenti la të kuptohej se ai ishte ishte edhe për deklarimin e lirë të etnisë dhe fesë

Ivanov: "ende në rajonin tonë qarqet ultranacionaliste veprojnë në dëm të vendeve të tjera".
(Shqip)

In contrast with 52-personality peticion, in the report of Europian Commission it is said that:

There is a lack of accurate data on minorities in Albania. This situation is expected to be addressed by the conduct of a population census in 2011, respecting international standards including the principle of free self-identification. This census will include optional questions on the ethnic origin, religious affiliation and mother tongue of respondents.

Pse nuk i jepet shtetesia shqiptare fortlumturise se tij Anastasios?

Lufta midis civilizimeve ne Shqiperi e gjen shprehjen ne luften frontale te qarqeve ateiste dhe antikrishtere qe perfaqesohen deri ne kupolen e shtetit per 20 vjet rresht dhe kontrollojne totalisht mediat.
S ipas raportimeve te ShIK-ut dhe shtypit, fondametaliste musilmane kane marre shtetesi shqiptare, kurse kryepeshkopi dekorohet nga Presidenti por ende nuk i ploteson kushtet per shtetesi megjthe qendrimin permanent prej 19 vjetesh ne Shqiperi !!!!


Tuesday, April 15, 2008

Pango nis “stinën” e mashtrimit të turistëve të huaj me reklama, nuk ka projekte pa kthim prone

Nga Niko NESTURI* Kryetar i Shoqatës AK ”Bregdeti” (marre nga gazeta Sot-12-prill-2008)

- Projekti për zhvillimin e Turizmit në zonën e Bregdetit të Jugué, nga Orikumi deri në kufirin Grek, po paraqitet në internet nga ju dhe nga Banka Botërore në “WEBSITE”, të kësaj të fundit, si një projekt që eshtë diskutuar dhe miratuar nga pronarët dhe tani, pritet të fillojë zbatimi i tij, dhe se Banka Botërore, në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, po mbështet iniciativat private për zhvillimin e turizmit të integruar. E vërteta nuk është kështu. Kjo është intrigë dhe mashtrim Publio, i bërë në dëm të të drejtës së popullit të Bregdetit, që po i vidhet prona, në favor të padrejtë të individëve dhe klaneve që nuk u takon. Ky është një korrupsion shumë më i madh, nga ai i trafikut të armëve, që shkaktuan tragjedinë e Gërdecit.

Shoqata AK “Bregdeti” dhe shoqata Kombëtare “Pronësi me Drejtësi”, në takimin e parë dhe të fundit për këtë Project, që financohet nga Banka Botërore, zhvilluar me datën 14 shkurt 2008 në Hotel Tirana, ka deklaruar, se në parim nuk jemi kundër projekteve dhe as kundër studimeve, që janë në interes të zhvillimit, sepse ne jemi të zotët e pronës dhe të vendit. Në takime të mëparëshme, ne ju kemi sqaruar, se kundërshtojmë taktikat e deritanishme, që në emër të studimeve të përligjet vjedhja e pronës tonë të trashëguar. Në takimin e datës 14 Shkurt 2008, ku merrnit pjesë ju z. Pango dhe përfaqësuesi i Bankës Botërore, nga të gjithë të pranishmit u diskutua, madje nga ndonjë me tone të acaruara, por të justifikushme, duke ju kërkuar që paraprakisht, qeveria duhet të kthejë pronat e grabitura, veprim që duhej ta kishte bërë që në vitin 1991, pas abrogimit të ish-Kushtetutës Komuniste të vitit 1976. Pas vitit 1991, shteti dhe ministria e Turizmit, nuk është më pronar i pronave tona dhe çdo tjetërsim që mund të ndërmerret “në emër të ligjit” është plotësisht i paligjshëm. Këtë veprim të dënueshëm, ju zoti Pango po e bëni, duke e maskuar me projekte të zhvillimit të integruar, që po e shfrytëzoni si maskim i programit të “Katovicës” për grabitjen dhe transferimin e paligjshëm të trojeve turistike, të cilat kane pronarë legjitimë.

Ju e dini shumë mirë, se deri sot, titulli “Person i stimuluar” është dhënë nga Ministria e Turizmit, duke abuzuar me ligjin 7665, dhe ka qenë një maskim i vjedhjes së trojeve turistike. Për këtë, ne ju kemi bërë disa denoncime, që janë pasuar nga mos veprimi i Minstrisë së Turizmit. Titullin “person i stimuluar” që u anulua me ligj në vitin 2007, ju duke shfrytëzuar dhe implikuar Bankën Botërore po e zëvendësoni me Projektin për zhvillimin e integruar. Titulli që jepet ka qëllim të caktuar, mbasi maskon të njëjtën manovër, si “Personi i stimuluar”, por tani një korrupsion shumë herë më të madh, se Gërdeci dhe sëe vjedhja sistematike e pronave. Zoti ministër! Siç ju kemi sqaruar në takimin e zhvilluar, në prezencën tuaj dhe përfaqësuesen e Bankës Botërore, projektet nuk bëhen për të qëndruar në ajër dhe sepse këto projekte mund të konkretizohen vetëm pas përfundimit të procesit të kthimit fizik të pronës, mbasi aktualisht nuk mund të zhvillohen e të realizohen projekte.

Në mbledhjen e datës 14 Shkurt 2008, përfaqësuesit e Ministrisë, denoncuan faktin që një Projekt i mëparshëm, i bërë nga një firmë cróate, dështoi dhe nuk u zbatua por shërbeu vetëm që disa zona, të përfitoheshin nga ata që udhëtuan deri në Kroaci dhe paguan më shumë vlera financiare për firmën projektuese, që ajo ta vizatonte dhe fotografonte vetëm atje ku ishte interesi i financuesit. Tani ju po e centralizoni dhe po e gjeneralizoni këtë fenomen negativ në gjithë zonën. Nëse ju nuk do merrni masat për ta bllokuar zyrtarisht këtë manipulim kaq skandaloz, ne do të kërkojmë në Qendrën e Bankës Botërore në Ëashington, në Qendrën e Organizatës Botërore Për Zhvillimin e Turizmit dhe cilindo institución ndërkombëtar që të hetojnë dhe të marrin masat efektive për të ndalur këtë korrupsion të organizuar që implikon dhe Bankën Botërore.

Zgjidhjen e drejtë dhe me ligj dhe jo me armë, të kthimit fizik të pronës në Zonën Vlorë-Sarandë të specifikuar në 10 pikat, që ua kemi paraqitur ju si Ministër dhe anëtar i Qeverisë, por dhe Përfaqësueses së Bankës Botërore në Tiranë dhe që i kemi bërë disa herë publike në gazeta të ndryshme, ju i keni neglixhuar. Ne kemi kërkuar që Banka Botërore të ndërhyjë për këtë problem ashtu siç ka ndërhyrë në Maqedoni ku nën presionin e Bankës Botërore dhe të FMN, Parlamenti i Maqedonisë me urgjencë miratoi ligjin për kthimin e pronave të shtetëzuar nga regjimi komunist. Vetëm duke bërë paraprakisht të njëjtën ndërhyrje edhe për qeverinë Shqiptare, fondet e financuara prej Bankës Botërore për këtë Projekt do ti vlejnë zhvillimit të themeleve të demokracisë. Kjo vlen edhe për projektet e tjera, siç është “projekti për zhvillimin e ullirit” etj.

Nuk mund të justifikohet që Banka Botërore të keqpërdoret dhe të financojë për të shkelur të drejtën e pronësisë, se demokracia fillon me kthimin e pronës tek i zoti e jo me justifikime për kompensim. Në të kundërt me këtë kurs që ju dhe Banka Botërore keni nisur, ne denoncojmë se këto projekte dhe këto para janë vrasëse për demokracinë, vrasëse për këtë popull që boll është vrarë. Me strategjinë që keni nisur këto janë para që shkojnë për të zhvilluar korrupsionin e politikanëve, për vjedhjen e pronës, për nxitjen e vetëgjyqsisë dhe të këqia të tjera. Siç dhe ju kemi sqaruar në zyrë dhe që ju e keni miratuar, kompensimi pranohet vetëm për pronat që vazhdojnë të shfrytëzohen për nevoja publike, si dhe ato prona që deri në vitin 1991, janë tjetërsuar për godina banimi. Këto nuk përbëjnë asnjë problem sepse në Bregdet janë shumë pak dhe ne i zgjidhim vetë me pushtetin vendor, por edhe në rrang Republike këto nevoja janë pak.

Në bazë të dokumentave zyrtare, Shteti Shqiptar është pronar i mirfilltë në mbi 52% të pronave që po ti çlirojë nga pushtuesit që janë kryesisht politikanët e pas vitit 1991, kjo sipërfaqe del e tepron që Shteti të kompensojë të gjithë pronarët, pa pasar asnjë faturë financiare. Ne çuditemi dhe shprehim keqardhje për implikimin e Bankës Botërore dhe tuajin zoti Pango, si anëtar i Qeverisë Shqiptare, që implikoheni në zbatimin e kësaj strategjie antikombëtare, atidemokratike që i përket programit të Katovicës, në një kohë që duhet ti thoni NDAL vjedhjes së pronës, ti thoni Po zbatimit të detyrimeve kushtetuese, ti thoni Po kërkesave të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës; ti thoni Po kërkesave të Senatit të SHBA drejtuar vendeve ishkomuniste, lidhur me kthimin e pronës së grabitur padrejtësisht nga regjimet e diktaturës së mëparshme. Duke besuar në reflektimin tuaj të drejtë, presim sa më parë deklarimin tuaj në shtyp por dhe në “ëeb site” të Bankës Botërore, për suspendimin e këtij projekti të keqpërdorur dhe masat tuaja zyrtare për të mos cenuar të drejtën tonë legjitime për pronën e trashëguar.

*Kryetar i Shoqatës AK ”Bregdeti”

1 comment:

Anonymous said...

Ne vend te komentit po ju sjell nje artikull te Nikollaq Neranxit
Panorama Vendosur: 08/02/2008 - 07:43
• Nikollaq Neranxi

Javën e shkuar, në cilësinë e deputetit dhe si bir i Himarës, ngrita në Parlament ...shqetësimin tim për mënyrën dhe vështirësitë e sigurimit të dokumentacioneve për vërtetimin e pronësisë së trojeve në këtë zonë të vendit. Në Parlament ngrita shqetësimin se procesi i kthimit të pronave në brigjet e Himarës, për pronarët dhe trashëgimtarët e tyre, përbën një kalvar shumëvjeçar dhe të futur në kalenda të çuditshme. Sikundër solla në vëmendje të publikut edhe paralajmërimin se me këtë çështje po kryhen manipulime dhe brenda saj fshihet një korrupsion shumëvjeçar dhe po sajohen projekte, të cilat po cenojnë të drejtën themelore të pronarëve.
Dje përmes mediave u njoha me një letër që katër shoqata të Himarës i drejtojnë Presidentit të Republikës, z. Bamir Topi, të cilat kërkojnë që zgjidhja dhe procedimi për këtë çështje të jenë atribut i pushtetit lokal dhe i institucioneve lokale të Himarës. Në pamjen e parë jam pro kësaj kërkese dhe i bashkohem asaj. I bashkohem kësaj kërkese, pasi i përkas këtij komuniteti dhe hallit që mbart ai nëpër të gjitha vitet e tranzicionit. Pronat e gjyshstërgjyshërve tanë, të babait dhe nënës time, edhe pse jam deputet i këtij Parlamenti, nuk po i marr dot. Dhe kur nuk arrij unë t’i marr, mendoni se ç’ndodh me një qytetar që e ka tejet të vështirë të vijë nga Himara në Tiranë, të presë orët e gjata dhe procedurat tejet burokratike, të marrë vërtetimet nga Arkiva Qendrore e Vendit, të shkojë nëpër zyrat kadastrale dhe të marrë edhe prej tyre vërtetimet, të presë Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe të shkojë më së fundi edhe te zyrat hipotekore. Kjo është një procedurë që në disa raste ka zgjatur deri në vdekjen e ndonjë himarjoti. E lodhshme deri në mallkim.

Mirëpo ky kalvar ka ardhur koha të ndërpritet. Himarjotët e meritojnë të trajtohen sipas Kushtetutës në të drejtën e marrjes dhe pasjes së pronësisë së tyre mbi tokën dhe pronat. Kjo gjë e bën të nevojshme marrjen e një mase të posaçme për zbatimin e reformës në Himarë. Unë mendoj se kjo arrihet duke pasur një interesim dhe veprim konkret të disa niveleve të pushtetit. Së pari, le t’i njihet pushtetit lokal kompetenca vepruese. Të instalohet në Himarë një administratë e vogël, e cila të arkivojë të gjithë dokumentacionin dhe aktet ligjore e nënligjore për të realizuar konkretisht këtë proces. Pranë pushtetit lokal dhe zyrave përkatëse do të ishte me vend të ngrihej edhe një komision i posaçëm, i cili të përfaqësonte të gjitha grupet e interesit për këtë çështje dhe në këtë mënyrë të realizohej konkretisht procesi më i zvarritur dhe të zgjidhej shqetësimi më i madh që kanë banorët e kësaj zone.

Natyrisht për t’u realizuar kjo duhet vullnet dhe angazhim nga të gjitha palët. Kjo realizohet kur nuk ka paragjykime dhe kur procedimi të jetë ligjor dhe institucional. Kjo kërkon transparencë dhe shpallje publike të të gjitha projekteve dhe interesimeve që ka për investime në zonën e Himarës. Në të kundërt, atëherë ekzistojnë të gjitha gjasat që sërish ky proces të mbetet në kalenda, të zvarritet dhe të përdoret nga grabitqarë të pushteteve qendrore dhe lokale. Është mundësia që kësaj here çështja e pronave tona në Himarë të marrë një fillim zgjidhës. Vetëm në këtë mënyrë dhe me këtë mekanizëm, në të kundërt, mendoj se zvarritja e mëtejshme e tij dhe përfshirja e projekteve pa transparencë, do të vijojë aktet e manipulimit të pronësisë dhe do të mbajë të hapur premisat për konflikte pronësore dhe më tej në këtë zonë të vendit.

(R. Karo)