Interviste me Max Velon.
Me nje shikim, sheh gjithcka qe te vret syrin. Saranda kahere eshte cilesuar si nje prej perlave te Jonit, pasi natyra vet ka ndertuar nje amfiteater. Amfiteater natyror, qe nuk eshte me, pasi ndertesat e larta mbijne cdo dite, duke marre malin perpjete. Per arkitektin dhe piktorin Maks Velo, "kjo eshte nje goditje psikike per njeriun normal, qe sheh me nje shikim gjithe kete katastrofe urbane". E quan krim ndaj natyres gjithe kete bum ndertimesh, i cili pikaset me nje shikim. "Nese merr parasysh ndertimet qe jane bere, nuk perputhen aspak me numrin e atyre qe pushojne cdo vit ne Sarande. Me se 80% e apartamenteve jane bosh dhe nje pjese e hoteleve po ashtu, dhe bumi i ndertimeve nuk eshte i justifikuar"-pohon Velo.
Jemi buze detit, ne shetitoren e qytetit te Sarandes. Cfare shihni?
Nje nga vlerat me te medha te Sarandes, qe eshte kthyer ne antivlere, eshte se ky qytet eshte shtrire pergjate nje amfiteatri natyror me nje rreze te vogel. Kjo ka qene nje nga arsyet pse eshte vleresuar shume, kur jane vendosur banoret e pare, por edhe kur jane bere ndertimet ne antikitet. Sepse ishte i mbrojtur nga pjesa veriore dhe gji i hapur drejt Korfuzit. Kjo ishte edhe ne bazen e skemes urbanistike te Sarandes. Them ishte sepse nuk eshte me. Keshtu ishte Saranda e ndertuar me vila nje, dy dhe trekateshe. Nese marrim dy qytetet me te demtuara nga ndertimi, Tiranen dhe Durresin, nuk je ne gjendje te dallosh gjithe katastrofen, por sheh vetem nje pjese te tyre. Ndersa ketu, une shoh me nje shikim gjithe katastrofen qe i ka ndodhur ketij qyteti. Vlera eshte kthyer ne antivlere, eshte kthyer ne bumerang, ne goditje psikike per njeriun normal, qe sheh me nje shikim gjithe kete katastrofe urbane, krim qe dallohet me nje shikim.
Eshte piku i sezonit turistik dhe ka jo pak turiste,por a mund te pushohet ketu?
Nuk do thosha se ka shume turiste, por, nese merr ndertimet qe jane bere, nuk perputhen aspak me numrin e atyre qe pushojne cdo vit ne Sarande. Me se 80% e apartamenteve jane bosh dhe nje pjese e hoteleve po ashtu, dhe bumi i ndertimeve nuk eshte i justifikuar. Dhe s'ka se si te justifikohet, dhe ky numer i madh godinash te larta, qe mund te jene mbi 15 mije apartamente nuk ka mundesi relaksi dhe te nje plazhi te pershtatshem, pasi vija bregdetare e Sarandes eshte e vogel. Ndaj edhe s'mund ta perballoje dot kete sasi njerezish te imagjinuar, qe mund ta popullojne.
Kemi udhetuar edhe drejt Butrintit, kemi kapercyer Ksamilin. Mund te parandalohet qe se paku kodrat e tij te mos pushtohen nga betoni, sic ka nisur?
Ajo qe eshte per te ardhur keq eshte fakti se askush nuk behet merak per ato qe thuhen. Me duket sikur jetojme ne nje shtet qe nuk kontrollon asgje dhe nuk merr masa per asgje. Nga ajo qe ka qene vjet, me kete qe po shohim te gjithe sivjet, gati jane dyfishuar ndertimet, pasi kane shkuar pertej portit, edhe ne zonen e pllakave, dhe godinat e larta kane shkuar edhe pertej. Nuk e di a mund te ndalohen! Ato ndertime jane nje masaker e dyte e madhe, pasi gjithcka aty eshte pa asnje lloj logjike, parashikimi a ndalimi dhe te krijojne pershtypjen se keta njerez jane cmendur dhe po shkojne drejt nje miniere floriri, por ne fakt aty nuk e di si do jetojne. Problemi tjeter eshte se keto godina qe ndertohen jane edhe shume te shemtuara.
C'mendoni se do te ndodhe pas pak vitesh, nese ecet me kete ritem?
Vjet ende nuk kishin marre kodrat pallatet e medha, por, me sa po shoh, do te marrin malin perpjete, kane care rruget dhe nuk mbetet gje tjeter vetem ta kalojne ate. Duket se ketu ka rene nje semundje! Duket sikur i ka kapur cmenduria e sigurise se ketu do te vijne te jetojne gjithe nordiket, sepse nuk ka mundesi te shiten tere keto apartamente. Pasi jo vetem apartamentet jane bosh, por edhe hotelet nuk kane me si dikur pushues. Keta duhet te jene te sigurt per nje gje, qe banoret e Evropes do i denojne, pasi evropianet nuk pranojne demtimin e natyres, pasi nuk mund te jetojne dhe nuk ndjehen rehat ne nje qytet qe ka bere krime kaq te perbindshme ndaj natyres. Keta i jane futur me ekskavator malit, sepse ai nuk bertet! Kjo eshte e pafalshme.
Cili eshte fajtori i kesaj katastrofe?!
Per cdo gje qe ndodh kerkojme fajtorin. Po per kete katastrofe ne Sarande cili eshte fajtori?! Velo shprehet: "Jam ne gjendje ta identifikoj fajtorin dhe e kam thene shpesh, por kam pasur reaksione te medha. Fajtori eshte Turqia! Eshte orienti, pasi ketu eshte mentalitetit, te fitosh pa punuar". Ai vijon me tej duke thene: "Kjo eshte logjika, te marrim nje cope mal, te bejme nje pallat dhe te mos punojne me per breza te tere. Kjo do te thote se nuk duan punen, dhe kur ndodh kjo vijne gjithe te keqijat. I vjen Shqiperise '97-a, Gerdeci, betonimi i Sarandes. Nje popull, i cili do punen nuk pranon kurre te ndodhin keto qe kane ndodhur me ndertimet ketu"-perfundon Maks Velo.
(Shekulli)
No comments:
Post a Comment