Friday, July 18, 2008

Shekulii on line today: Berisha miraton projektin e dhëndrit

Berisha miraton projektin e dhëndrit

Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit ka miratuar gjatë ditës së djeshme Masterplanin e zhvillimit të zonës së bregdetin Jonian. Ky masterplan është realizuar me anë të një kredie të marrë nga e Bankës Botërore dhe si projektues ka qenë një kompani angleze.

Julian Llupo

Fri, 18 Jul 2008 08:10:00

Miratohet harta e fshatrave turistikë që do të ndërtohen në Jug të Shqipërisë

Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit ka miratuar gjatë ditës së djeshme Masterplanin e zhvillimit të zonës së bregdetin Jonian. Ky masterplan është realizuar me anë të një kredie të marrë nga e Bankës Botërore dhe si projektues ka qenë një kompani angleze. Koordinator në këtë projekt ka qenë një zyrë të cilën e ka drejtuar dhëndri i kryeministrit Berisha, Jamarber Maltezi. Sipas këtij projekti tejet ambicioz për gjithë bregdetin jugor, pritet që të kthehen në fshatra turistike dhe zonat e Palasës, Dhërmiut, Vunoit, Himarë-Livadhjasë, Himarë-Pilurit, Porto Palermos, Qeparoit të vjetër etj. Nuk mund të mungonte dhe Kakomeja. Për të vënë në jetë këtë qëllim, qeveria kontaktoi Bankën Botërore, së cilës i kërkoi një hua prej 38 milionë eurosh në total, me të cilat do të realizoheshin të gjitha fazat e projektit. Banka Botërore pranoi kërkesën e qeverisë shqiptare. Për pasojë, qeveria ishte “e detyruar” të fillonte punën për krijimin e Njësisë së Menaxhimit të Projektit, të pagëzuar “Integrated Coastal Development”. Procedurat zyrtare të shtetit shqiptar përcaktojnë se personi që do të jetë në krye të Njësisë së Menaxhimit të Projektit, duhet të jetë i propozuar nga qeveria dhe i miratuar më tej nga Bordi Mbikëqyrës i Bankës Botërore. I pyetur nga gazeta, koordinatori i këtij projekti, njëkohësisht dhëndri i Kryeministrit, ka bërë të ditur se “Plani parashikon rehabilitimin e fshatrave tradicionalë për t’i kthyer në hoteleri të veçantë kulturore si dhe dokumente paraqiten mbi 10 tipa të turizmit që përfshijnë qysh nga restorantet, fshatrat turistike, hoteleritë e deri tek turizmi ekologjik me ndikim minimal në mjedis. Të gjitha do të duhet të detajohen me planet lokale dhe do të fillojnë të zbatohen pas miratimit të projekteve zhvilluese nga pushteti vendor”. Kryeministri Berisha gjatë miratimit të Masterplanit ka bërë të ditur se, “bregdeti shqiptar e kryesisht ai Jonian, prej vitesh përballet me dy fenomene, batërdinë e Ksamilit dhe mungesën e investimeve serioze përgjatë kësaj vije”, ndërsa tha se, “nuk do të lejohen ndërtime në zonat e ullishtave të djegura, fenomen i cili po kthehet në shqetësim”.

No comments: