Kush kerkon te largoje bustin e deshmorit te Gjuhes greke Aristotel Guma?

H προτομή του εθνομάρτυρα Αριστοτέλη Γκούμα

Procedeengs of The III Panhimarjot Conference -

http://www.himara.eu/adver/KHimariot/konferenca3_1.html

Llambro Ruci shvlefteson "argumentat" e Kristo Frasherit, Luan Malltezit, Shaban Sinanit etj

Le të thonë sa të duan Kristo Frasheri, Luan Malltezi, Shaban Sinani etj.se gjuha e parë në Himarë është shqipja dhe më pas greqishtja. E kjo është thënë qartësisht, por vendosmërisht, pa ekuivoke dhe duke e faktuar

Regjistrimi i popullsise-Presidenti Topi: presione nga qarqe ultranacionaliste

“Ndjeshmëria e madhe është sepse nga individë të qarqeve ultranacionaliste tentohet të bëhet një politikë presioni dhe deformacioni të një procesi që duhet të jetë nacional dhe ligjor” Presidenti la të kuptohej se ai ishte ishte edhe për deklarimin e lirë të etnisë dhe fesë

Ivanov: "ende në rajonin tonë qarqet ultranacionaliste veprojnë në dëm të vendeve të tjera".
(Shqip)

In contrast with 52-personality peticion, in the report of Europian Commission it is said that:

There is a lack of accurate data on minorities in Albania. This situation is expected to be addressed by the conduct of a population census in 2011, respecting international standards including the principle of free self-identification. This census will include optional questions on the ethnic origin, religious affiliation and mother tongue of respondents.

Pse nuk i jepet shtetesia shqiptare fortlumturise se tij Anastasios?

Lufta midis civilizimeve ne Shqiperi e gjen shprehjen ne luften frontale te qarqeve ateiste dhe antikrishtere qe perfaqesohen deri ne kupolen e shtetit per 20 vjet rresht dhe kontrollojne totalisht mediat.
S ipas raportimeve te ShIK-ut dhe shtypit, fondametaliste musilmane kane marre shtetesi shqiptare, kurse kryepeshkopi dekorohet nga Presidenti por ende nuk i ploteson kushtet per shtetesi megjthe qendrimin permanent prej 19 vjetesh ne Shqiperi !!!!


Saturday, September 06, 2008

Pronat ne bregdet, 12 propozime per kthimin

E Shtune, 06 Shtator 2008 (Koha jone)

Zgjidhja e problemit te prones ne zonen e bregdetit mund te arrihet vetem nese ndiqen 12 pikat e propozuara nga shoqata "Bregdeti". Perplasjet e shumta per pronat ne zonen Vlore - Sarande, ka detyruar kete shoqate qe me ane te nje letre te hapur te propozoje 12 pika me ane te se cilave do ti jepet fundit pergjithmone abuzimet e tokat e bregdetit.

Propozimet

Ish-pronaret kerkojne qe zonen e percaktuar me ligj qe ne vitin 1993 si zone e zhvillimit turistik, zgjidhja e problemit ose reforma e prones, te pranohet me ligj si detyrim per shtetin ne perputhje me kerkesat e Keshillit te Evropes, detyrimet kushtetuese, duke respektuar titujt e pronesise te pranohet me ligj si detyrimi i shtetit. Ky proces te ndahet ne dy faza te vecanta: kthimi dhe pas perfundimit te kthimit te filloje kompensimi. Per kete qeveria duhet te ndaje dhe dalloje se cilat jane pronat ku shteti gezon ligjerisht titujt e mirefillte te pronesise, (neni 41/2 i kushtetutes) dhe cilat jane pronat qe shteti i diktatures iu grabiti pronareve te ligjshem dhe qe duhet t'u kthehen fizikisht te zoterove", thuhet ne promemorie. Gjithashtu theksohet se, "ne pronat qe duhen kompensuar qeveria duhet te percaktoje vetem ato prona qe jane tjetersuar per ndertime banimi para vitit 1991 ose edhe sot vazhdojne te shfrytezohen per nevoja publike konform ligjit, por jo pronat e perfituara padrejtesisht pas vitit 1991 nga politikanet dhe klanet e tyre". "Te percaktohet nje afat kohor per kthimin fizik sipas dokumenteve para vitit 1945. Kthimi t'i behet trungut familjar te trashegimlenesit, pronar i ligjshem (kthim fizik pavaresisht nga zeri kadastral dhe jo kthim te pjesshem vetem trashegimtarit qe jeton ne fshat, se kjo ka futur konfliktin deri brenda familjes).

Kompensimi

Sipas propozimeve te bera nga shoqata "Bregdeti", procesi i kompensimit duhet te filloje vetem pasi te perfundoje kthimi fizik i pronave te pronaret e tyre. Kompensimi te behet me prona te mirefillta te shtetit, qe perbejne mbi 52% te prones", citohet ne promemorie. Sipas kryetarit te shoqates, "faza e kthimit me ndihmen e shoqates sone, te shoqates "AK Bregdeti" dhe te komunitetit te pronareve te cdo fshati nese do te kete vullnet politik, mund te realizohet brenda pak javeve, duke mbyllur kete burim kryesor te korrupsionit pushtetar dhe burim te konflikteve midis pronareve te ligjshem dhe pronareve fals e te perkohshem, qe ka krijuar politika e pas vitit 1991". Ne pikat e tjere te propozimeve te ish-pronareve kerkohet qe "te shpallen te pavlefshme te gjitha aktet me te cilat drejtuesit e institucioneve shteterore, pas vitit 1991, e kane transferuar pronen e subjekteve te shpronesuar ne persona te trete; pronareve te vertete t'u kthehet plotesisht prona dhe e drejta e parablerjes se objekteve te ngritura mbi tokat e tyre dhe te privatizuara nga qeveria sipas interesave klanore; zhdemtim ose sipas rastit vleresim financiar, personave te trete, qe keto 16 vjet i kane perfituar padrejtesisht dhe po i shfrytezojne pronat e pronareve te ligjshem".



Harta e cmimeve, pas kthimit te tokes

Sipas ish-pronareve, harta e tokave te lira dhe hartat e cmimeve dhe fondi i kompensimit financiar duhet te realizohen vetem pas perfundimit te kthimit. "Kompensimi te parashikohet vetem per pronat qe vazhdojne te shfrytezohen per nevoja publike, si dhe ato prona qe nga viti 1944 deri 1991 jane tjetersuar per godina banimi. Keto nuk perbejne asnje problem sepse jane pak.

1 comment:

Anonymous said...

Po ju sjellim nje koment nga revista Mapo, jo per rigorozitetin e argumentave, shtypi shqiptar pergjitheisht eshte ne krize dhe artikujt u ngjane hartimeve te provimeve te lirimit te kohes se monizmit, ku shrehet pasioni i cdo shkruesi qe natyrisht i intereson te botohet artikulli i tij. Pra artikulli ne fjale eshte thjesht nje kendveshtrimi nga shqiptaret per Himaren:

Himara, Parajsa e dyshimtë e latifondistëve të rinj
Shkruan : Lorenc Vangjeli

Të shtunën e kaluar, një podium i ngritur pak metra larg godinës së bashkisë së Himarës priti në mbrëmje ritme të nxehta afrikane. Dhjetë pjestarët e një grupi me tambure karakteristike nga Kongo kryen një perfomancë të jashtëzakonshme. Kishin mbërritur në një turne shqiptar të sponsorizuar nga deputeti Nikollaq Neranxi dhe Himara ishte një nga stacionet e turit. Ritmi i fortë tërhoqi pushuesit dhe një pjesë e madhe e tyre vërshoi në skenën e drunjtë. Ky ishte prologu i asaj që do të ndodhte, protestës për pronën, ndërkohë që masakra mbi të ka vite që vazhdon. Janë qindra hektarë pranë plazheve më të bukur në vend, ku shumë shpejt një metër katror do të ketë çmimin e tokës mbi vendburim nafte. Eshtë një biznes dhjetra milionë eurosh, është biznesi i të ardhmes ku pronarët herë të rregullt, herë të stisur, do t´u shesin shqiptarëve dhe të huajve me rroba banjoje diellin e nxehtë, detin e pastër dhe pastaj edhe kafen apo peshkun e rezervateve dhe atë të egër. Pikërisht në këtë kohë janë shfaqur dhe ata që në Himarë i quajnë latifondistë, ku vetëm, njëri prej tyre ka mundur të sigurojë mbi 850 hektarë tokë. Në Himarë ka zemërim, ka protestë, ka xhelozi, ka dhe “gjeopolitikë” provinciale nga njeriu më i njohur i zonës, Vasil Bollano, kryetari i bashkisë. Të paktën sipas kritikëve të tij, ai është njeriu që është në qendër të kësaj masakre, sa me padijeninë e tij, po aq dhe me përfshirjen në afera të dyshimta. Porto Palermo, Jala, Gjipeja e Vunoi janë pikat e nxehta ku ka nisur të konturohet biznesi i të ardhmes.

Tension i lartë, tension i ulët
Të nesërmen, të dielën, grupe polifonikë nga jugu do të këndonin këngën e Ali Pashës, të Çerçiz Topullit, kurse në sheshin e ngushtë të qytetit, pushuesit do t´i shoqëronin po duke kënduar dhe vallëzuar. Në fund të koncertit, dy deputetët Nikollaq Neranxi dhe Spartak Ngjela do të flisnin fort dhe do të denonconin kryetarin e bashkisë së Himarës Vasil Bollano, si njeriun që mban peng gjithë Himarën. Vetë Bollano, në një hakmarrje të vogël e meskine, në mëngjez herët u kishte prishur podiumin, por nuk mundi të pengojë mitingun. Në të njëjtin miting atij ju paralajmëruan probleme të rënda me drejtësinë, por dhe me “djalërinë vlonjate”, siç tha Ngjela. “Kjo tokë quhet Himarë dhe zot të saj janë himariotët”, shkruhej në sloganin e mitingut në shqip. Protesta denonconte allishverishet me pronat në Himarë dhe fajtor cilësohej pikërisht eksentriku Bollano. Vetëm disa dhjetra metra më tej, po të dielën, Bollano kishte mbledhur të tijtë po në miting. Me parrulla në greqisht, protestohej po për pronat, por çuditërisht kërkohej dhe hapje shkollash në gjuhën greke dhe natyrisht, nuk mund të mungonte as shprehja për Vorio Epirin. Mbasdite një grup grek i ardhur nga Janina bëri që shumë qytetarë të vallëzonin sërish në shesh. Dy mitingjet e shumëpërfolur kishin ngritur në ekstrem tensionin. Por të tensionuar ishin vetëm pak njerëz; përtej tyre pushuesit e shumtë, kryesisht tiranas që tradicionalisht vinin çdo vit në Himarë, vazhdonin të rreziteshin krejt indiferentë. Pak punonjës policie me uniformë qëndronin rreth dy podiumeve. Edhe ata dukej se mezi prisnin që ato të mbaronin dhe t´i ktheheshin punës së tyre të zakontë: mbushjes së fletëgjobave për parkim të gabuar të makinave dhe shpesh edhe heqjes së targave të tyre me kaçavida. Kryesisht Benz-a me targa Tirane, makina të reja me targa italiane dhe të tjera, përgjithësisht shumë më të vjetra me targa greke. Në mbrëmje, ndoshta vetëm në Himarë banorët nuk mundën të shohin në televizor çfarë kishte ndodhur në qytetin e tyre. Edhe ata të cilët mund të kapnin me satelit programet e televizioneve të kryeqytetit, kishin probleme me tensionin e ulët të energjisë elektrike. Aparatet ndizeshin dhe shuheshin vetë. Energjia nuk arrinte të mbante ndezur as aparatet e televizorëve. Për kondicionerët nuk bëhej fjalë.
“Ujin nuk e keni shumë të ftohtë, nuk punon frigoriferi”, Jani kamarieri i buzëqeshur i lokalit “Magjia e Kimerës”, ndjehej në faj për “hesap” të KESH-it. Një tavolinë me tutje Bollano nuk i ngrinte sytë nga filxhani i kafesë, por as nuk kishte hequr xhaketën e tij me ngjyrë veze. Ndoshta edhe vetë e kishte kuptuar se sidomos në mandatin e dytë ka shkuar shumë larg. Disa çështje penale të hapura ndaj tij dhe një armiqësi e thellë, gati personale me një pjesë të deputetëve të rëndësishëm në Tiranë, e bëjnë që basti i tij për të nesërmen të jetë krejt i paqartë. E vështirë të kuptohet se çfarë mendon; duket se thellë-thellë është i bindur se kthimi mbrapa është shumë më i vështirë se të ecurit përpara në “trojet” e gjeopolitikës ku kuturis të lëvizë. Edhe me ndihmën e një deputeti grek që ndoqi me vëmendje mitingun e tij dhe atë që ai e quajti Kuvendi mbarëkombëtar i shoqatave të bregdetit.
Në mitingun e tij, organet e specializuara kishin vënë re edhe praninë e dy personave të shpallur në kërkim që prej 14 vjetësh, por ato nuk ndërhynë për arrestimin e tyre.
“Bollano qëndron mbas gjithë masakrës që po kryhet me pronat në Himarë. Edhe mbas prishjeve të paligjshme që ndodhën vitin e shkuar në Jalë. Ai është fytyra e korrupsionit dhe paaftësisë në këtë vend”. Nikollaq Neranxi, biznesmeni i suksesshëm dhe deputeti energjik i Kuvendit të Shqipërisë është një nga kritikët më të ashpër të kryetarit të bashkisë. “E kam denoncuar edhe një vit më parë në foltoren e Kuvendit dhe do ta bëj edhe më tej për veprimtarinë e këtij burri grotesk”, thotë Neranxi duke treguar dokumenta mbas dokumentash që sipas tij vërtetojnë bashkëkomplicitetin e Bollanos me masakrën e pronave në bashkinë e Himarës, por dhe me ndërhyrjen e tij me “gur të hedhur dhe dorë të fshehur” në prishjet e ndërtimeve të vitit të kaluar në Jalë. Një ditë mbas dy mitingjeve, Stefan Mato, nënkryetar i bashkisë i dorëzoi Bollanos dorëheqjen. Ishte njeriu që kishte dërguar kërkesën zyrtare të Neranxit për të zhvilluar mitingun.

Denoncimi i Neranxit
Dy koncerte të organizuar njëri pas tjetrit nga deputeti prishën jetën drejtvizore të Himarës. Ka paguar vetë për gjithçka, ka mundur të sigurojë edhe lejen për mitingun e tij, ka mundur dhe të zbrapsë policinë që tentoi ta pengojë duke i prishur podiumin e mitingut. Madje ai morri dijeni edhe për urdhërin e kryetarit Bollano për ndërprerjen e energjisë elektrike pikërisht në kohën kur do të mbahej mitingu. “Kishim edhe gjeneratorë me vete”, thotë duke qeshur vetë ai. Deputeti Neranxi tregon për të paktën tre raste flagrante të trajtimit të pronës, me dijeninë e plotë të Bollanos dhe që duket se kanë mbërritur në duar të dyshimta. Fillimisht për një sipërfaqe fantastike prej 856 hektarësh në Porto Palermo, pronar i të cilave u bë Anastas Cani nga Kudhësi dhe 12 të afërm të tij që pretendojnë trashëgiminë e gjyshit të tyre Mihal Cani. Janë dhe 18 hektarë të tjerë në Jalë, që janë marrë në pronësi nga Fane dhe Leonard Bala, babë e bir nga Vunoi, i pari kryeplak i kësaj komune. Po këtu është dhe një individ tjetër nga Tragjasi që pretendon tokë dhe që për momentin ka marrë një sipërfaqe toke në Gjipe, pothuaj 50 hektarë. Një tjetër pretendim për pronë në Vuno vjen nga Pipo Andoni i cili është në proces gjyqësor për të marrë 100 hektarë tokë që thuhet se të parët e tij i kanë blerë nga Kisha.
“Për të mbërritur në plazhin e Gjipesë, Bollano ka paguar 500 mijë euro për ndërtimin e rrugës, ndërkohë që vetë Himara ka aq shumë nevojë për asfaltin e munguar”, thotë Neranxi. Sipas tij skema për të marrë këtë pronësi toke, ka shkuar që nga sigurimi i dokumentave në arkiv të shtetit, njohjen e tyre me vendim gjykate e kthimin e tyre nga komisioni i kthimit dhe kompesimit të pronave. “Kjo është një luftë për të drejtën, kjo është një luftë për shenjtërinë e pronës. Këtu janë zot himariotët dhe me pronën e tyre nuk mund të luajë Bollano, që po kryen në këtë mënyrë misionin e dikujt”, thotë Neranxi. Të martën, megjithatë, ai mundi të sigurojë një “aleat” të papritur. Vetë kryeministri, në mbledhjen e qeverisë foli për mafian e tokave. “Le ta dorëzojnë vetë tokën ata që e kanë marrë padrejtësisht, në të kundërt, do të veprojnë fuqishëm të gjitha prerogativat penale, si ndaj atyre që e kanë dhënë padrejtësisht, si ndaj atyre që e kanë marrë abuzivisht tokën”, u shpreh Berisha. Me siguri, edhe këto sipërfaqe të jashtëzakonshme toke do të kalojnë në sitë; natyrisht nëse kryeministri e ka seriozisht dhe nëse nuk është e vërtetë ajo që qytetarë të thjeshtë të Himarës e përmendin qartë: “Këta latifondistë të rinj kanë vënë vetëm emrin, ata janë militantë të PD-së dhe mbas tyre qëndrojnë të tjerë nga zyrat e Tiranës”. Në skajin tjetër, në Porto Palermo, pranë kalasë së Ali Pashës është ndërtuar një restorant i ri. Shet edhe peshk nga një rezervat i sapo ngritur në gji. Rruga është pothuaj në përfundim dhe në kodrën përballë kalasë, dikush ka ndërtuar një shtëpi dy katëshe dhe stalla bagëtish të imta. Çuditërisht, nga ana e detit nuk ka asnjë dritare. Ato shohin nga faqja e zhveshur e malit me ngjyrë të trishtuar të verdhë të bimësisë së djegur nga dielli.

Pluhur dhe plehra
Himara ngjan si një ishull. Në një kuptim krejt tjetër të kësaj fjale. Për të mbërritur aty duhet të kesh nerva të forta dhe amortizatorë po të fortë të makinës. Një rrugë e tmerrshme, njëlloj si një mundësi për të bindur njerëzit se rruga deri në parajsë është e vështirë dhe kalon nga sakrifica.
Rruga është e shtruar deri në Dhërmi dhe më pas fillon tmerri. Ndoshta askund tjetër në Shqipëri nuk ka një rrugë aq të tmerrshme si ajo që të çon në Himarë. Vende-vende ajo është e hapur, por askush nuk punon dhe tabelat që paralajmërojnë ndërtimin, financuesin, drejgtorinë e rrugëve dhe zbatuesit i ka mbytur pluhuri. E të njëjtës situatë është dhe rruga brenda Himarës që parakalon të gjitha plazhet e saj. Rruga ka nisur të shtrohet diku pranë kryqëzimit që të çon në Pilur. “Çfarë bën bashkia?”, ankohet një qytetar. Janë jo më shumë se 3 kilometra rrugë brenda për brenda që nuk kanë parë asfalt që nga koha e Enver Hoxhës. Himarioti me banim në Tiranë, me profesion inxhinier ndërtimi thotë se nuk duhen më shumë se 100 mijë euro për kilometër që të shtrohet një tapet asfalti mbi rrugë, i mjaftueshëm për të mbyllur gropat e frikshme dhe për të shmangur pluhurin e përhershëm. E njëjta situatë dhe për plehrat. Të paktën në dy javët e para të gushtit në asnjë rast ato nuk u tërhoqën nga kazanët e rrallë dhe të mbushur deri në majë. Po kështu, edhe rrëpirat anës rrugëve ishin mbushur me plehra që kutërbonin. “Sikur kanë ngordhur qen dhe mace bashkë”, thotë inxhinieri. Në Himarë nuk prodhohet asgjë dhe gjithë qyteti jeton vetëm me shërbimet që afron gjatë muajve të verës. Portokallet janë tharrë sepse askush nuk ju bën shërbime, kurse ullinjtë e shumtë bëjnë kokrra çdo vit, por sa vjedhësit, sa mungesa e punës, i bën pothuaj të pavlefshëm për himariotët.
“Po të mos na japin pronën, unë them që të ndalojmë dhënien me qera të dhomave për tiransit. Të mos vijë asnjë këtu verën tjetër”, një nga përkrahësit e Bollanos që vazhdon të komentojë dhe tre ditë më pas mitingun e kryetarit të bashkisë jep “recetën” absurde. Flet greqisht me zë të lartë, por të tjerët e kundërshtojnë. “Çfarë do të hamë pastaj? Zhavor?”

Kulla e Babelit
Gjithë javën ishte mjaft nxehtë dhe suprina e detit ngjan se përton të lëvizë. Në tarracën e një pensioni familjar në Himarë, zhurmat e makinave që lëvizin në rrugë dëgjohen me vështirësi. Në rrugë ka shumë pluhur. Por vetëm pak metra mbi të, në një kodrinë të thyer me banesa që mbijnë shpatit të saj, ajri është krejt i pastër. Hoteli, për të mbërritur deri tek ai duhet të ngjitësh plot 98 shkallare, është i rrethuar me gjelbërim. Një pjeshkë është mbushur plot me kokrra të pjekura, por sa fruta ndodhen në degët e saj, po aq janë rrëzuar edhe përdhe. “Nuk ja mbajnë degët, mor bir”, Klementina Mato, e ëma e nënkryetarit të bashkisë së Himarës, Stefanit, një grua në moshën e tretë, 74 vjeç me një gjuhë plot metafora, thotë se edhe ky vend i ngjan një peme pjeshke. “Njerëzit shkëputen nga degët dhe bien në këmbë të njerëzisë së huaj”, thotë ajo. Nga ballkoni i hotelit ajo ndjek me vështrim tetë nipërit dhe mbesat e saj; në skaj të hotelit është ndërtuar dhe një pishinë dhe fëmijët lahen brenda saj me brohorima. “I kam rritur vetë, janë fëmijët e tre djemve të mi. Dy janë në Amerikë, tre në Greqi dhe dy këtu në Himarë”, thotë Klementina, grua e një montatori të vjetër që “ka ndërtuar fabrika dhe uzina në të gjithë vendin. Që nga Fierza e Komani në veri e deri në Fier tek Azotiku. Iku shpejt dhe më la me rroba të zeza, të paktën të shihte bijtë e bijve”, thotë ajo.
Dhe pikërisht këtu zë fill dhe një çudi e jashtëzakonshme: komunikimi i shtatë kushurinjve të parë. Përgjithësisht të gjithë banorët e Himarës janë dygjuhësh, ata flasin shqip dhe greqisht, por në këtë rast diçka ishte ndryshe. Dy nga nipërit e Klementinës, ata janë edhe nipërit e deputetit Nikollaq Neranxi, flisnin pothuaj vetëm anglisht, tre të tjerët të rritur në Athinë kishin vështirësi të komunikonin në shqip, kurse ata që banonin në Himarë, flisnin mrekullisht edhe shqipen, edhe greqishten. Dhe kjo dukej se ishte arsyeja që për fëmijët e një gjaku, komunikimi rridhte në tre gjuhë dhe ata bënin në çdo rast edhe përkthyesin e njëri-tjetrit. Kryesisht në anglisht. Në hotel ndodhej dhe një çift maqedonasish dhe tentativa e tyre për të hyrë në pishinë, u shoqërua me një kërkesë në gjuhën e tyre. Pastaj e njëjta kërkesë e përsëritur në anglishte të varfër. Fëmijët nuk i kuptuan fillimisht dhe qeshën, por megjithatë u bënë vend. Një kullë Babeli në miniaturë. Një portë daljeje për të gjithë; i bashkonte anglishtja. Klementina mbush një pjatë të madhe me pjeshkë, i lan dhe ua afron të gjithëve në anë të pishinës. “I kam rritur vetë, për Zotin nuk kanë parë kurrë doktor, sepse isha unë doktori i tyre që kur ishin kërthinj”, thotë ajo duke përmendur Zotin në çdo fjali. Edhe Klementina ka jetuar për pothuaj 16 vjet në Greqi, njëlloj siç kishte punuar tërë jetën në çdo skaj të vendit, iku atëherë kur njerëzit u shpërndanë si kokrrat e pjeshkës sepse nuk i mbanin më degët.

Rei, adoleshenti nga Tirana
Dy-tre disko dhe një shumicë baresh që përgjithësisht shesin frape dhe jo kafe ekspres, janë argëtimet e vetme në qytet. Eshtë megjithatë një parajsë për adoleshentët. Rei është një nga ta. Djali i një pedagogu të njohur të historisë, qëndron gjithë ditën në një nga lokalet e qendrës së Himarës. Dy farmaci, butikë, restorante dhe ushqime të shpejta shërbehen kudo. Librat shiten në minimarkete, kinemaja mungon, godinës së spitalit i ka dalë pronari dhe është braktisur. Lokalet i kanë tryezat në buzë të detit, kurse banaqet e bareve që në darkë shërbejnë dhe si restorant, ndodhen në anën tjetër të rrugës. Ka hyrë në bisedë me kamarieren e tij, një vajzë simpatike me sy të mrekullueshëm. Ajo jeton në Greqi gjithë vitin dhe kthehet të punojë në lokalin e të atit. Pothuaj nuk di fare shqip dhe me Rein komunikon në anglisht. Ai e pret kur mbaron punën e lodhshme dhe më pas shkojnë në disko deri në të gdhirë. Sepse në Himarë duket se sidomos të rinjtë nuk flenë fare. Se çfarë ndodh mes ritmeve të çmendura të verës, mes birrave dhe cigareve të ndezura fshehur, kjo pastaj është një punë që prindërit do të ishte mirë të mos e mësonin.
Në kohën kur Rei nisej për në disko, në hotelin në majë të kodrës, tetë kushurinjtë e komunikimit në tre gjuhë, shkojnë të hanë darkë. Hanë diçka të shpejtë në këmbë të pjeshkës gjigante, degët e të cilës nuk i mbajnë dot kokrrat. Ashtu si dhe vetë Himara nuk mban dot bijtë e saj gjaknxehtë. Që kanë aq shumë nevojë për anglishten. Por që në mëngjez mbajnë në këmbë atlete plazhi të prodhuara në Kinë, shtrihen në peshqirë që vijnë nga Turqia e shezlongë italianë dhe lahen pa shumë kokëçarrje në plazhet e mrekullueshme të parajsës himariote.