Sunday, October 26, 2008

Qendresa e drejtesise

Aleksander Cipa

("Sot" on line 26-10-2008)

Drejtësia shqiptare si shtyllë e shtetit të së drejtës dhe, e tillë edhe për demokracinë, gjendet aktualisht në një konflikt ekzistencial me krerët zyrtarë të shtyllave të tjera të sistemit. Pra, prej vetë kryeprokurores së republikës, si dhe prej artikulimeve të ministrit të Drejtësisë dhe Kryeministrit të vendit, është pranuar ekzistenca e këtij konflikti institucional. Rrethanat e krijuara në kohën e shtrirjes së këtij konflikti favorizojnë përdorimin politik të tij, por njëkohësisht edhe penalizimin e drejtësisë me injektimin e sindromit të politizimit të saj. Këto rrethana natyrisht që kanë lidhje të pashkëputur edhe me kontekstin dhe zhvillimin elektoral në vend. E vërteta është se deri tani, në pamjen e kaqshfaqur, ky konflikt ka ekspozuar pushtetin më potencial, atë Ekzekutiv, në një tendencë mbizotërimi. Në këtë tendencë duket se në misionin dhe forcën e duhur reaguese, nuk gjendet pala tjetër e diadës politike, pra "korpusi" kryesor i së Majtës.


"Mbizotërim, shkruan Norberto Bobbio, nuk do të thotë përjashtim i palës tjetër. Si në rastin kur e Djathta e mbizotëron të Majtën, ashtu edhe në rastin e kundërt, të dyja palët vijojnë të ekzistojnë njëkohësisht e të gjejnë te njëra-tjetra arsyet e ekzistencës së vet…"

Në rastin e fundit, e Djathta në qeverisje ka arritur të përfitojë nga diversiteti dhe disharmonia që ekziston brenda së Majtës së vendit. Ka qenë kjo ndoshta arsyeja që disa prej faktorëve më të rëndësishëm dhe më potencialë ndërkombëtarë që monitorojnë zhvillimet dhe ndjekin thellimin e standardit demokratik në vend, kanë qenë si kurrë ndonjëherë më parë, më reagues se edhe vetë opozita kryesore e vendit. Në jo pak raste, deklaratat politiko-diplomatike të ambasadorëve me ndikim, kanë qenë më të shpejta dhe më të drejtpërdrejta se sa ato që ka artikuluar PS si forcë kryesuese e opozitës. Ky reagim i tyre është një kontribut rregullues për balancën dhe frenimin e forcës së prirur për shtim të etjes pushtetare.

Në këtë qëndrim dhe reagim të ngadaltë politik, socialistët e vendit kanë verifikuar se koha e humbur në reagimin e tyre është fituar prej faktorësh të tjerë. Kjo sjellje koniunkturale e dy palëve të diadës politike, është lexuar dhe po lexohet prej faktorëve të tjerë si një presion i leverdishëm për qeverisës të sotëm dhe për ata që pretendojnë për nesër.

Në këtë koniunkturë të sajuar prej diadës politike, e vënë para provës së përdorimit dhe të deformimit, gjendet Drejtësia shqiptare. Kambanat tashmë kanë rënë të gjitha për këtë rrezik.

Pas artikulimit të ambasadorit të SHBA-së, të ambasadorëve të BE-së, pas disa ekspertëve të institucioneve të ndryshme kontinentalë, si dhe pas deklaratës vlerësuese të programit EURALIUS, mund të thuhet se "kjo shtyllë e sistemit" është në provën fatale të goditjes.

A do të deformohet "kjo shtyllë"? A do të shkojë konflikti institucional mes ministrit të Drejtësisë, Prokurores së Përgjithshme dhe Kryeministrit deri në Parlament?

Kjo dilemë është pezull. Droja për ndodhjen e saj është shumëfishuar. Nuk është vetëm këmbëngulja e shumicës parlamentare të dominuar prej autoritetit të Kryeministrit që na e bën edhe më të shfaqur këtë rrezik. Është pezullia politike që ka sjellë ky konflikt në skenën e debatit dhe reagimit politik, që ka penalizuar forcën vepruese të drejtësisë në tërësi. Kjo kohë që politika i merr drejtësisë, shkon gjithmonë në favor të krimit dhe strukturave të tij.

Sa herë në polemikën parlamentare dhe politike ka pasur riciklim të luftës antikryeprokuror, është dashur të shfaqet diferenca mosmarrëveshëse mes Ministrisë së Drejtësisë-Gjyqësorit dhe Kryeprokurorit. Fakti që ngjet edhe tashmë një riciklim i tillë, flet hapur se politika për llogari dhe shërbesë të vet, kërkon të përdorë sistemin. Kjo koniunkturë po favorizon pa mëdyshje krimin elektoral në vend. Sipas të gjitha gjasave dhe duke iu referuar kohëvonesave të rrezikshme për përgatitjen e Kodit Elektoral, të paketës ligjore për zgjedhjet dhe paqartësitë e deritanishme se, si dhe cila do të jetë administrata zgjedhore në vend, mund të thuhet se zgjedhjet e 2009-ës janë të rrezikuara prej kriminalizimit politik dhe sabotimit juridik.

Ish-kryeministri socialist, Pandeli Majko, në një debat televiziv të këtyre ditëve, duke dashur të karakterizojë tipologjikisht politikanin Berisha në raport me kryeshtetarin Berisha u shpreh: "Berisha nuk bën dot sistem, por bën vetëm regjim". Politologjikisht kjo është një sentencë karakterizuese, të cilën Kryeministri në ballafaqim me konfliktin e fundit institucional, nuk e zhvlerëson dot. Për këtë arsye principiale dhe themelore, Drejtësia duhet ta fitojë betejën me politikën. Ajo pjesë e politikës që kontribuon sot në amortizimin e goditjes mbi Drejtësinë, është e uruar, sepse përfaqëson motivin dhe misionin e shtetbërjes së drejtë. Ndërsa ajo pjesë e politikës që flirton për një motiv të ardhëm qeveripasës, ka për të marrë ndëshkimin moral dhe pse jo edhe elektoral.

Qytetari shqiptar e ka fituar plotësisht shqisën e ndarjes së sinqeritetit prej amoralitetit dhe karakterit koniunktural të politikanëve dhe skotave të tyre mbështetëse. Automashtrimi i politikanëve se mund të gjenerojnë fushata për të arritur dominencë dhe zotërim pushtetesh që nuk u takojnë, është disfatë parathënëse për ta. Në këtë mëkat të përsëritur, politika jonë s‘ka pse bie rishtazi, pasi ata nuk e kanë në dorë dhe nuk e marrin dot përsipër manipulimin e bindjes qytetare, siç manipulojnë aktualisht me lehtësi, rezultatet e sondazheve dhe shërbimet démodé të disa mediave.

Sfidat që ka sot Drejtësia shqiptare nuk mund të vihen në lakun e shërbesës apo përdorimit politik. Kryeministri Berisha i ka fituar provat e para të humbjes së kësaj beteje. Tendenca e tij si kryesues i palës më të fuqishme të diadës politike, është e dënuar t‘i shkaktojë kosto dhe pësim politik. Nëse Kryeministri këmbëngul në këtë kah, do të ndëshkohet edhe prej rikthimit të paragjykimit apo reminishencës me të shkuarën e tij si ish-kryetar autoritarist i shtetit. Për ta shmangur këtë konflikt me kosto, Berisha i sotëm duhet të mos shfaqë asnjë simptomë nostalgjike me Berishën e vjetër.

Beteja e sotme me kryeprokuroren po formësohet si një ndeshje për sistem. Devijanca e këtij qëllimi prej Kryeministrit apo shumicës së Djathtë, do të ishte zvogëlim i motivit të vogël për "regjim", përballë motivit të madh parimor për sistem dhe progres afirmues. Përmes përballjes së deritanishme në këtë konflikt, ne po bëhemi dëshmitarë të një qëndrese me përkrahës në shtim të Drejtësisë, përballë një shumice që zvogëlohet prej qëllimit të kritikueshëm. Shtimi i zërave dhe institucioneve në përkrahje të pavarësisë dhe autoritetit ligjor të Drejtësisë, vjen jo më prej faktorësh të paktë dhe të brendshëm, por prej institucionesh që e kanë seriozisht integritetin e demokracisë së vendit në tranzicion të lodhur.

6 comments:

Anonymous said...

Artikulli intereant i A. Cipes tregon se himarjotet e kane ne gjak konceptin e drejtesise. Bravo
mertiko

Anonymous said...

Me duket se e gabim or mik, A.cipa eshte negativ per himaren. Per te mbijetuar si gazetar e ka shitur himaren prej kohesh. E ke lexuar nje artikull qe kraheson himarjotet me drogistet e lazaratit? Me keq smund te behet

stefaneli

Anonymous said...

nuk e di por une nuk e besoj pa argumente ate qe me thoni
Mertiko

Anonymous said...

Ore flini ne kembe ju?

Po sjell nje pjese nga nje artikull ku i fameshmi Aleksanser Cipa ben analogjine mes Himares dhe Lazarait(me duket e kam lexuar tek gazeta shqip):

Lazarati si Himare dhe himara si lazarat (Aleksander Cipa)......

Jo. Perceptimi im, ka të bëjë vetëm me funksionalitetin e shtetit, institucioneve dhe legjitimitetin veprues të përfaqësuesve vendorë. Në raport me Lazaratin, shteti duhet të sakrifikojë fonde, burime punësjellëse, investime deri edhe të industrisë së lehtë artizanale apo edhe të industrisë përpunuese të prodhimeve blektorale dhe bujqësore. Shteti duhet të futet ndryshe në Lazarat, jo me blinda dhe me plane operative ndërhyrjesh të RENEA-s apo specialeve të Ministrisë së Brendshme. Shteti duhet të dëshmohet bujar me Lazaratin në një mënyrë reale dhe fisnike. Shteti duhet të rikthejë në Lazarat inteligjencën e emigruar dhe të ekziluar jashtë vendit. Natyrisht ka edhe opsione të tjera të rrugëzgjidhjes, për ta futur kontrollin shtetëror në Lazarat dhe jo të fryhet kriza e moshyrjes së shtetit në Lazarat.
Në këtë optikë, dhe natyrisht si i pakrahasueshëm kurrsesi me Himarën, Lazarati është sfidanti i shtetit dhe demokracisë institucionale në skajin jugor të vendit.
Në këtë optikë, sjelljet e lazaratasve të hashashit me himariotët e Bollanos, janë sa të pakrahasueshëm, aq edhe të ngjashëm. Motivet e kundërvënies së lazaratasve dhe himariotëve (në një pjesë të mirë të tyre) ndaj shtetit ligjor unitar, janë padyshim të ndryshme, të suportuara nga burime të ndryshme, të manifestuara në mënyra të pangjashme dhe për qëllime të pakrahasueshme. Sjellja e papjekur kontestuese, e llojit të himariotëve që përmenda më sipër, ka bërë të mundur deri edhe kultivimin patologjisë antishtet. Kjo patologji ka shumëfishuar pamjet shfaqëse, ka shtuar iluzionet e qytetarëve të paformuar dhe të painformuar, ka prishur mirëorientimin e një pjese të komunitetit dhe ka shndërruar në realitet indoktrinimin separatisto-politik të një pjese qytetarësh.
Pamje tjetër, por me ngjashmëri përmbajtjeje antishtet, shfaqet në qendër të Lazaratit. Një pjesë e grupeve kriminale të Lazaratit vazhdon ta mbajë peng këtë fshat me tipologji dhe ngarkesë nacionalizmi primitiv. Ky grup e ka kthyer Lazaratin në një kështjellë të vetrrethuar, ku natën ësëbëhet gjumë për shkak të ërojeve të hashashitë dhe ditën, bëhet karshillëk, ndaj sikletit që ndjejnë autoritetet e policisë lokale, të cilët gjatë 18 vjetëve janë ndërruar dhe ndëshkuar, më së shumti, për shkak të ërojeve të hashashitë. Në Himarë natyrisht që ngjet më ndryshe dhe për një qëllim krejt tjetër. Injeksioni politiko-etnik gjeneron akte patologjike ndaj tabelave të shkruara shqip, duke hedhur nëpër murre dhe duke korrigjuar (për herë të parë në historinë e fiseve himariotë, kjo ngjau në periudhën post-ë99-të), mbiemrat e himariotëve, sipas rregullave gramatikore të greqishtes. Ky injeksion u shtri në të shtatë fshatrat e Himarës, përfshi edhe Kudhësin, pas një indikacioni të dalë prej kryebashkiakut kryeomonist.
Në Himarë ka pasur raste që është sulmuar rajoni i policisë, sikundër edhe në Lazarat është sulmuar me breshëri tronditëse e arsenal armësh ëdo tentativë ndërhyrëse nga policia. Natyrisht, unë sëjam naiv të besoj në ngjashmëritë e këtyre banorëve, që për arsye të ndryshme vazhdojnë të shtojnë kronikën e sjelljeve të tyre antiligjore. Lyp mirëkuptim prej lexuesve dhe banorëve të të dy zonave që përmend, se nuk nënkuptoj këtu gjithëpërfshirjen e tyre. Autorësitë e rasteve të ngjara si në Himarë dhe në Lazarat kurrsesi nuk janë vullneti dhe bashkëfajësi e gjithë banorëve.
Të dy këto realitete të pakrahasueshme, riprodhojnë incidente të krahasueshme antishtet e antidemokraci.
Në këto dy zona periferike, aplikohet vetëm një demokraci jofunksionale. Kaq jofunksionale është demokracia lokale e Lazaratit dhe Himarës, sa nuk teprohet të thuhet se demokracia këtu është vijueshmërisht e vetdiskredituar. Realiteti i tyre i pakrahasueshëm, ka shumëfishuar metedologjinë e njëjtë. Në Lazarat është naive të besosh vërtetësisht se ka dhe funksionon pluripartizmi politik lokal. Ngjyrat partiake aty, përfaqësohen me komandimë dhe imponim dhunuesish, në ëdo vendimmarrje apo reagim publik. Shëmtia e proceseve elektorale në Lazarat është po aq e krahasueshme me shëmtinë e proceseve zgjedhore që zhvillohen në Himarë. Në Himarë vijnë autobusë elektoralë dhe disa deputetë të parlamentit grek, të cilët në përgjithësi i përkasin spektrit të partive të vogla radikale apo nacionaliste, ndërsa në Lazarat, kutitë e votimit mbrohen nga ërojet e hashashitë dhe jepet ai rezultat që u telefonohet këtyre ërojeveë. Policia shkon e i merr këto kuti, pasi jepet ëshenjaë e ërojeve të hashashitë. Ndërkohë që në Himarë, rezultati zgjedhor aprovohet nga marrëveshja Tiranë-Athinë dhe mbrohet pse jo edhe nga ëmarinsaë civilë të MAVI-t. Në Lazarat ka një korrupsion politik elektoral, nga Tirana te rojet e hashashitë, ndërsa në Himarë një korrupsion dhe një qëllim politik nga Himara në Athinë dhe nga Himara në Tiranë. Paralelet krahasuese mes asaj ëka gjeneron protagonizmi antishtet në Lazarat dhe Himarë, ëtakohenë në një pikë.

Ne Lazarat kultivohet hashash dhe te mbjellat e tyre mbrohen me "gjak". Kurse mega Aleksandri i ve ne nje rang ngjarjet ne Himare me Lazaro-kolumbinanet dhe mund te them se ky eshte nje njolle e madhe ne historine gazetareske te tij.
Himarjotet me nje histori te gjate te lavdishme kerkojne:
a) zgjedhje te lira
kurse segmente te caktuara shteterore sistematikisht deformojne vullnetin e zgjedhesve dhe kur himarjotwet protestojne (e drejte elementare demokratike) gazataruce si puna e mega aleksandrit i quajne ata kundra shtet djhe te manipuluar.
2. himarjotet kerkojne te jene zoter ne tokat e tyre dhe kur gjykatat dhe segmente te caktuara shteterore u a vjedhin, himarjotet protestojne (edhe kjo eshte e drejte demokratike)
3. Himarjoteve kerkojne tu prishin shtepite ne Livadh (kurse pergjate bregut te sarandes nuk behet nje gje e tille) dhe kur himarjotet ngujohen ne rruge per te penguar ruspat qeveritare mega aleksandri i quan ata kundra shtet

4. Himarjotet kerkojne te arsmihohen ne gjuhen e tyre amtare kurse mega aleksandi i quan ata te manipuluar politikisht nga qarqe te caktuara.

5. Himarjotet kerkojne nje polici qe te respektoje qytetarin dhe kur ata protestojne kunder veprimeve arbitrare (e drejte kjo demokratike), ndersa policia zbraz karikatore kunder qytetareve te pa armatosur, mega Alekssandri e quan kete veprimtari kunder shtet!!!!
Doni me per mega Aleksandrin?
Pra te krahesosh lazaro-kolimbianet me himarojtet e europianizuar nuk i sherben as Himares as Shqiperise.

Stefaneli

Anonymous said...

Komentin tim ne fund te tekstit te Aleksander Cipes po e sjell edhenjehre qe te mos ngaterohet komenti im me ate te Cipes:

Ne Lazarat kultivohet hashash dhe te mbjellat e tyre mbrohen me "gjak". Kurse mega Aleksandri i ve ne nje rang ngjarjet ne Himare me Lazaro-kolumbinanet dhe mund te them se kjo eshte nje njolle e madhe ne historine gazetareske te tij.
Himarjotet me nje histori te gjate te lavdishme kerkojne:
a) zgjedhje te lira
kurse segmente te caktuara shteterore sistematikisht deformojne vullnetin e zgjedhesve dhe kur himarjotwet protestojne (e drejte elementare demokratike) gazataruce si puna e mega aleksandrit i quajne ata kundra shtet dhe te manipuluar.
2. himarjotet kerkojne te jene zoter ne tokat e tyre dhe kur gjykatat dhe segmente te caktuara shteterore u a vjedhin, himarjotet protestojne (edhe kjo eshte e drejte demokratike), mega aelsandi i quan se i i manipulon kryetari i bashkise
3. Himarjoteve kerkojne tu prishin shtepite ne Livadh (kurse pergjate bregut te sarandes nuk behet nje gje e tille) dhe kur himarjotet ngujohen ne rruge per te penguar ruspat qeveritare mega aleksandri i quan ata kundra shtet

4. Himarjotet kerkojne te arsmihohen ne gjuhen e tyre amtare ti shkruajne emrat e tyre sipas drejtshkrimit te gjuhes se tyre amtare (ne perputhje me konventat e Hages) kurse mega Aleksandi i quan ata te manipuluar politikisht nga qarqe te caktuara.

5. Himarjotet kerkojne nje polici qe te respektoje qytetarin dhe kur ata protestojne kunder veprimeve arbitrare (e drejte kjo demokratike), ndersa policia zbraz karikatore kunder qytetareve te pa armatosur, pikerisht nje dite para vizites se programuar te nje titullari te larte grek, mega Alekssandri e quan kete veprimtari kunder shtet!!!! Asnje fjale nga mega |aleksandri per portretin e atyre shtetareve qe gatuajne trazira ne himare.
3. Ne rruge vendosin tabela pa lejen e autoriteteve lokale dhe per me teper me shtremeberime ne trashekimine kulturore te himares (psh shkruhet kisha e Shen Stavridhit duke ngateruar toponimine me shenjtore), mega Aleksandri ne vend qe te dale ne mbrojtje te se drejtes se autoriteteve lokale dhe trashegimise kulturore te Himares, u quan keto veprime kunder-shtet dhe inkurajon shtetin te burgose himarjote.

Doni me per mega Aleksandrin ?
Pra te krahesosh lazaro-kolimbianet me himarojtet e europianizuar nuk i sherben as Himares as Shqiperise.

Stefaneli

Anonymous said...

Ne te vertete kam ngelur si i dh... pas argumente per figurene Alekandrit.
por megjthate artikulli qe lavderova mendoj se e meriton. Puna e gazetarit eshte komplekse dhe me shume faqe. Me saduket edhe sandri e nje faqe te erret.

Mertiko